DEBATET/ Rama dush të ftohtë deputetëve: S’jeni as në terren, as në seancë. Urgjent në bazë

ramaGjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar socialist, Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat dhe porositë ndaj deputetëve të tij, për mungesat në seancë plenare dhe angazhimit të tyre në terren.

Rama u ka kërkuar deputetëve të mos dalin jashtë vendit pa lejen e Gramoz Ruçit, ndërsa ka urdhëruar që ata të lëshohen në terren pasi fushata është në prag. Kryeministri ka kërkuar që deputetët të jenë pranë qytetarëve dhe të ndërlidhin ata me institucionet për çdo problem që mund të kenë, shkruan Shqiptarja.com.

Debatet në grupin e PS:

Gramoz Ruçi: Në seancë janë disa ligje të rëndësishme, disa edhe me shumicë të cilësuar që shtyhen për më shumë se dy javësh për mungesë deputetësh. Kjo është një gjë që s’duhet të përsëritet dhe nuk kemi pse vendosemi në një pozitë të tillë në raport me opozitën dhe aleatët.

Edi Rama: Mungesa e deputetëve në seancë ka sjellë shtyrje votimi, sepse ne nuk bëjmë dot votat. Deputetët nuk dihet se ku janë, jo vetëm gjatë javës, por as edhe të enjten. Është e papranueshme që vijnë në seancë dhe marrin fjalën apo rrinë aty gjithë kohës ministrat që nuk kanë të drejtë vote, ndërsa deputetët që detyrën e tyre parësore kanë miratimin e ligjeve, nuk janë aty.

Kjo nuk duhet të ndodhë. Askush nuk duhet të jetë jashtë shtetit apo askund tjetër ditën e seancës. Këtej e tutje, asnjë deputet nuk mund të largohet jashtë vendit pa lejen e kryetarit të Grupit. Gramozi do të vlerësojë në raport edhe me axhendën nëse dikush mund të ketë luksin të largohet nga seanca.

Së dyti, kam disa kohë që bëj një tur të gjatë në të gjithë Shqipërinë. Kudo njerëzit më ankohen se nuk kanë takuar deputetët e zonës dhe nuk i kanë parë asnjëherë në zonën e tyre. Ju nuk jeni as në seancë, as në zonë. Nuk e kuptoj ku jeni. Nuk keni më luksin të rrini në Tiranë.

Të gjithë duhet të jeni në terren, jo vetëm në qendra qytetesh, por edhe në fshatra. Takoni njerëzit dhe tregojuni çfarë ka bërë qeveria. Nga reformat që kemi marrë, tek legalizimet që po bëjmë, e akoma më shumë tek rritja e pagave që po afron.

Po bëhet shumë punë dhe po kalon në heshtje. Është në dispozicion një fond prej 300 milionë eurosh, për ndihmë të fermerëve. Shumica prej tyre nuk e kanë idenë dhe s’kanë informacion si të aplikojnë.

Ju duhet tu rrini në kokë këtyre çështjeve. T’i sensibilizoni. Deputetët duhet të jenë në qendër dhe me vëmendje ndaj qytetarëve. Kudo që ka një problem legalizimi apo tapie, apo diçka tjetër me administratën, ju duhet të ndërhyni për të zgjidhur problemin.

Fatmir Xhafaj: Ne kemi ende të pa miratuar ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Unë mendoj që ne duhet të avancojmë në këtë çështje. Duhet të sigurojmë votat tona në këtë drejtim, pastaj opozita të bëjë c të dojë. Nëse nuk e miratojmë këtë ligj, reforma në drejtësi nuk bëhet funksionale.

Arta Dade: Unë u njoha në Kolonjë me vështirësinë e një fëmije, që si ai mund të ketë me dhjetëra e qindra të tjerë në Shqipërisë, që nuk ka me çfarë të shkojë në shkollë dhe që bën një rrugë rraskapitëse drejt dijes. Ky është një realitet që nuk përputhet me shekullin që jetojmë.

Edi Rama: Ky shqetësim, dhe shumë si ky, që qytetarët mund të adresojnë nëpërmjet deputetëve, do të merren në konsideratë nga qeveria dhe të shohim se ç’mund të bëjmë aty ky mund të zgjidhim.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “DEBATET/ Rama dush të ftohtë deputetëve: S’jeni as në terren, as në seancë. Urgjent në bazë”

  1. Albanistan, o Kolumbi e Bekuar says:

    Albanistan o Edram….si njoni tjetri njilloj Jan….
    Tallni bithen me ket popull bageti deri sa te vi dita per pak liri
    Tallni koqet dhe menderet beni shurren si shatervan dhe thoni nuk lam nam
    Rrofte Partia dhe Edvini me shume se Like Florini.
    Dite te mira do vijne Jo vetem per Lazarat pot gjithe Shqiperine
    Se ne krye kemi Partine qe na udheheq me hashash e tru lavazh.

  2. xhemi says:

    Hahahaha, jo mor daku se s’jemi keq me pa akoma teater, meqe jane zgjedhjet ne 2017-ten. Tani duhet te jene ne baze deputet??? Per c’arsye???? Jo or zoteri jo, me ligj deputetet duhet te jetojne ne baze!!!!!!
    Deputet qe “voton” ai popull, jetojne te gjithe m’Tirone?! Ne kryeqytet? Ne cilin vend te botes, e keni pa ju kete????
    Sipas llogjikes 25 -vjecare, fshatareske parlamentare shqiptare, deputetet duhet te jetojne m’Tirone se mblidhen nje here ne jave (te enjteve) me bo portokalli dhe show fshatresk mode. Vetem per keto dy gjera, jane te vlefshem deputet shqiptare!!!!!
    SIipas jush i bie qe ne USA, Austri, Gjermani…. etc, te gjithe deputet jetokerkan ne Washington, Vjene, Berlin…etc. Qenka mire keshtu, me i zgjidh hallet e popullit me korespondence.
    Jep Zhozi show m’parlament, gjoja po zgjidh hallet e Shkodres duke jetu m’Tirone, ose Brace punon per Beratin me FB duke jetu m’Tiron….. etc , etc.
    Jo ore zoteri jo, me LIGJ secili deputet (pervec qeverise) duhet te jetoje ne baze, si rrjedhoje eshte prane problemeve te bazes!!!!!!!
    Dashkeni me shku ne baze ju tani??? Tani qe jane zgjedhjet??? Eshte teper vone……

    1. elona says:

      Po tani o xhemi, se erdhi veza te bytha dhe e shikon e degjon vete cfare pakenaqesie ka.LSI do i fusi brrylin, humbje do kete nga Blushi (edhe pse s’del asnje hapur), s’ka asnje siguri.Deputetet pa perjashtim kane rregulluar vetem dashnore e familjare, njeri me debil e idiot se tjetri, pra s’kane shtuar asnje vote, madje me pakenaqesite qe kane krijuar kane humbur vota, paret pale-pale, 1 rruge ne jave jashte shtetit minimalisht, te gjithe kalamajte me shkolle ne usa austri zvicer e france.As s’hapin tel, as s’kthejne me pergjigje nqs gabimisht e hapen heren e pare.
      Une vete jam nga nje njesi ne Tirane, anetare, komisionere, numeruese prej me shume se 12 vjetesh, dhe deputetin langaraq qe para cdo zgjedhje me behet si burr, me 2000 sms e e-maile ne dite, e kam pare vetem rastesisht neper bllok e gjate veres ne Jale, si edhe fb kuptohet.Mbledhje derdhje partie therrasin vetem ata qe duan te katapultojne, kane nja 2-5 zara secili qe ua ben qejfin dhe anasjelltas, bejne me pislliqe e punesime pa merite, dhe s’e qethin fare per tjeret.Tani, pikerisht tani, i erdhi veza te bytha dhe duhet te shkojne ne baze.Mire keto qe i kane bazat ne nje cep tjeter te albanistanit, po keta tjeret ne Tr???Ky qe them une, ka 100.000 zgjedhes e s’di sa mije anetare, vetem me 3 qe ben pazarlliqet rri ne kafe dhe del ne fb e ben sattus(me keta te 3 gjithmone):Njesia nr.x…ne veprimm, ne aksion, prane halleve te popullit etj…lexoji o Endri Fuga apo ndonje tjeter dhe percillja mbretit keto komente, se me siguri fle mbi dafina nga mashtrimet e langaraqerve qe ka zgjedhur per te perfaqesuar interesat e popullit.

  3. sucks says:

    O Qypa, qe sdini te organizoheni. Deputetet dhe kryetaret tuaj nuk kane frike se nuk u kerkoni njeri llogari. Shikoni ata te LSI-se, jane aktiv se u kerkohet gjithmone llogari.

    Si e monitorini ju te PS-se punen? Hic nuk e monitoroni. Vijne deputetet, takojne dy tre kryetar partie, bejne ca muhabete dhe ikin prape. PS-ja eshte kalbur. Dy tre persona qe e mbajne partine mbyllur ne cdo bashki si prone te tyren. Fusni dhenien e llogarise demokratike ore qypa para se te jete shume vone. Shperbleni njerezit me aktiv dhe punetore. Krijohuni atyre mundesi qe te vijne, te hyjne dhe te japin kontribut. Kjo nuk behet me nje takim sot dhe nje takim mot. Kjo behet duke punuar cdo dite.

    Majft u morret duke pire raki me njeri-tjetrin. Po jua marrin pushtetin nga duart ca budallenj, sic ua moren turqit bizantineve. Ngelet duke vene kryetar Colin ne rrethe dhe duke hequr Lolin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *