Rritja e rrogave dhe pensioneve, një drekë jo falas

25 Tetor 2016, 20:40Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Nese nuk ke paguar për një drekë në restorant, gjasat janë që atë ta ketë paguar dikush (një mik apo pronari i restorantit), ose që do ta paguash më vonë.

Edi Rama ka deklaruar këto ditë se qeveria do të përdorë vitin tjetër një fond prej 100 milion dollarësh për rritjen e rrogave të punonjësve të administratës dhe të pensioneve. Por a do të jetë kjo një drekë falas për qindra mijra njerëz?

Në kushtet kur banka qendrore nuk lejohet të prodhojë kartmonedha për të financuar qeverinë, çdo rritje e shpenzimeve e kësaj të fundit financohet ose duke rritur të ardhurat nga taksat, ose përmes rritjes së deficitit buxhetor. Por Rama ka deklaruar se deficiti buxhetor nuk do të rritet vitin e ardhshëm. Pra, i bie që financimi i rritjes së rrogave dhe pensioneve do të realizohet përmes rritjes së të ardhurave nga taksat.

Dhe Rama na e ka treguar tërthorazi sesi do të realizohet kjo gjë.

Kur dha sihariqin për fondin 100-milonësh, Rama deklaroi gjithashtu se do të rritet edhe rroga minimale nga 220 milë lekë të vjetra në muaj, në 300 mijë lekë. Përmes kësaj lëvizje, rritet praktikisht me 35% taksa e sigurimeve shoqërore e shendetsore që bizneset derdhin sot në shtet për punonjësit që figurojnë me rrogë minimale në borderotë e tyre zyrtare.

Pavarsisht se sa para marrin realisht punonjësit në sektorin privat për punën që bëjnë, shumica dërrmuese e bizneseve raportojnë rrogë minimale për shumicën dërrmuese të punonjësve të tyre. Me rritjen e rrogës minimale që duhet të raportojnë bizneset, rritet edhe detyrimi i tyre ndaj shtetit, pavarsisht se punonjësit do të vazhdojnë të paguhen realisht aq sa paguhen sot.

Në fakt, rritja e rrogës minimale ndikon tërthorazi edhe për një rritje tjetër të të ardhurave të shtetit. Specialistët me rroga të larta dhe të vetëpunësuarit në profesionet e lira kanë një tavan sa 5-fishi i rrogës minimale që u taksohet për sigurimet shoqërore. Deri më sot atyre u taksohen për këtë qëllim vetëm 1.1 milion lekë të vjetra të ardhura bruto në muaj , ndërsa vitin tjetër do t’u taksohen deri në 1.5 milion.

Por a i vlen ekonomisë ky transferim parash nga bizneset dhe specialistët me rroga të larta tek punonjësit e administratës dhe pensionistët?

Ekonomistë me prirje të majta, duke filluar nga Kejnsi, kanë qenë gjithnjë të mendimit se një transferim i tillë nxit konsumin, pasi një masë e madhe njerzish me të ardhura modeste e përkthejnë rritjen e të ardhurave të tyre në blerje të menjëhershme. Në këtë mënyrë, rritet kërkesa për produktet dhe shërbimet që ofrojnë bizneset, të cilat kanë përfitime të mëvonshme kur ndodh një gjë e tillë.

Ekonomistë me prirje të djathta, duke filluar nga Hajeku, kanë qenë gjithnjë të mendimit se një transferim i parave përmes taksave nga bizneset tek popullsia frenon investimet, pasi bizneseve u mbeten më pak para për investime. Në këtë mënyrë nuk rritet punësimi, e për rrjedhojë, nuk rritet konsumi në afate të gjata.

Dhe cilat nga këto shkolla të mendimit ekonomik është e saktë?

Historia ka plot shembuj që disa herë i kanë dhënë të drejtë njërës, e disa herë tjetrës…

4 komente në “Rritja e rrogave dhe pensioneve, një drekë jo falas”

  1. Tarrasi says:

    Cila shkolle ekonomike eshte me e sakte ?
    Per kete pyesni Robin Hudin !

  2. MBRETI says:

    shko mer rrote ka”i s nuk rrit qeveria rrogat e sektorit privat por vete ato te administrates dhe punonesve te sketorit publik. cope hajdari. shko rrit floket se je bere si ” i fundit i mohikaneve” lafshe synetlliku

  3. NDRICIM STOPI says:

    SHO MER LAFSHE SYNETLLIKU RRIT FLOKET SE JE BERE SI IDIOT , NUK RRIT QEVERIA RROGAT NE SEKTORIN PRIVAT. COPE HAJDARI , PASK EBO ANALIZE TI

  4. Dikush says:

    Per cfare investimesh e keni fjalen ne Shqiperi? Jo po mos kane firmat R&D pale…Ne Shqiperi eshte hendeku mes te pasurve dhe te varferve gjigand. Duhet ngushtuar pak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje