Sali, demarshet e fundit i ke!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

keti-300x280Nga Keti Bazhdari

 

Nese te shkelqen mustaku sot, dije se shpejt do te varet, jo se kanë për të të varur për mustaku, jo. Mustaku do varet për ty, edhe një grumbull rrëmujaxhish poshtë tij, sepse ti Sali ke një aftësi të vecantë për t’i kacavarur këta të fundit poshtë vehtes.

Duhet ta pranojmë që je psikopat i vecantë, psikopat karriere, me aftësinë, që përvec vehtes, të bindësh me hir e pahir dhe psikopatë të tjerë më pak të talentuar, të të ndjekin si bishti i qenit në cmendurinë tënde, pa e parë të arsyeshme ta vënë në dyshim qoftë edhe njëherë të vetme fundin. Në këtë mënyrë mbani për… ose frymëzoni njëri tjetrin në iluzion, sikur cdo gjë shkon vaj. Por vaji me kohën avullon e sëbashku me të dhe përshtyma.

Dhe psikopatët e llojit tënd, problemin kryesor e kanë patur historikisht me kohën. S’dijnë të bejnë llogaritë. Të bindur që po bëjnë më të mirën për vehte, harrojnë c’është më e mira për tjerët dhe zhyten më shumë e më shumë në krimet e veta.

Varin shpresën te fija e flokut ose e mustakut dhe kërkojnë ta sfidojnë. Nëse ka dicka që është e pasfidueshme, është koha, sidomos kur fillon numërimin mbrapsht. Dhe e juaja sapo ka filluar. Lufta me korrupsionin nuk është trill, është lufta e shenjtë për mbijetesë e një shoqërie.

Njerëzit mund të shtypen e mbahen në padijen e tyre deri kur ta ndjejnë rrezikun e disintegrimit shoqëror, po kur vjen ai moment, instiktet e turmës bëhen mijra herë me intuitivë, dedektues e të paparishikueshëm se instiktet e një grupi budallenjsh dhe në këtë mënyrë shoqëritë ia kanë dalur të autorigjenerohen në momente vendimtare dhe të dalin mbi ta.

Cudi për ty Sali se ti duhet ta dish mirë se për cfarë po flas, që nga 97!

Ndërsa për Vetting-un, nuk është nevoja të shtoj asgjë, pasi nuk ka mbetur njeri që të mos e kuptojë se ai është ligji më pro-shqiptarë i gjithë historisë tonë, sikurse nuk ka nevojë të sqarohet se kush po e pengon, pasi është e qartë si drita e diellit, por kam një koment të shkurtër për plangprishësit, tani për të gjithë bashkë: Vetting-un sapo e kthyet në kauzë madhore.

Në kauzën e cdo shqiptari për të jetuar në një shoqëri ku ndjehet i barabartë para ligjit, i pacënuar nga zbatimi i tij, me zgjidhje të drejta e të bazuara në një standart të unifikuar e ku korrupsioni të mos jetë më përcaktuesi i fateve të tij. Kur shoqëria arrin këtë pjekuri, ta dini se sa herë një lob apo klan i krimbur e ka sfiduar në të kundërtën, historia ka njohur vetëm një sistem, atë që s’njeh mëshirë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

42 komente në “Sali, demarshet e fundit i ke!”

  1. eri says:

    Zj. Bazhdari ! Me vjen keq qe Shkodra ka humbur nje shans aq te madh qe te administrohej nga ti dhe tashme besoj se cdo dite e me shume po e kupton se c’humbi. Vleresoj analizen tende , vizionin tend , forcen , personalitetin dhe integritetin tend.
    Analiza e mesiperme eshte shume e goditur dhe gishti tregues i joti shenjon saktesisht.
    Bravo

    1. radovani says:

      Ik o femer debile se mbete duke u shitur lart e poshte me budallalleqe per nje cope deputete. Gjatoshi i ka mbyll listat e ska vend per ty kete here vec po e ngrite shume piacen po s’ke takat per te arrit shitesit e droges

  2. Antoni says:

    Bravo Bazhdari e ke myt.

  3. Dyrrahu says:

    Te gjitha qe i keni shkruar moj, zonja Keti, qendrojne, por kujte ia keni thene?
    Sali Berisha eshte i plagosuri i reformes, pra reforma e ka plagosur, nese lejon qe te futet ne funksion reforma, atehere ai to te vdes. Prandaj po mundohet qe ta pengoje ligjin dhe ta zgjas sa me shume anarkine ne drejtesi.
    Saliu e ka presidentin, e ka “drejtesine” dhe e ka prokurorine nen sundim. Keto marioneta jane te perdorura ne menyre efektive, por jo gjate sepse ligji do te ndryshoje dhe ai do t’i pergjigjet ligjit te ri.

  4. Gasper says:

    Po ti Keti a ndihesh e barabarte para ligjit, apo para partise? U lodhem me aktore qe qajne hallet tona ne skena te inskenuara. Kjo eshte dhe e keqja e madhe ne Shqiperi, ka shume aktore dhe aktore te cilet akterojne ne emer te publikut dhe shumices. Dhe e bukura eshte se ndryshojne vazhdimisht ngjyra, drita, skena dhe skenare e regjizore. Kjo vjen per arsye se ende kane publik qe e ndjek teatrin. Po sikur mos te frekuentohej dhe mbushej teatri nga publiku? Keta do te akteronin per vete, sepse nuk do ti shikonte njeri dhe nuk do ti interesonte askujt per skenen dhe skenarin. Kjo do te ishte pozitive, sepse teatri i mashtrimeve do te falimentonte.

    1. Aleksander says:

      Gasper,ke te drejte qe thua u lodhem me aktoret por vete i kemi zgjedhur.Pra nuk kemi ditur te zgjedhim.Une si dashamir i Shkodres e vlerave qytetare te saj,uroj me shpirt qe shkodranet te zgjedhin heren tjeter QYTETARINE qe Keti e rreflekton me pash .Shkodra meriton te drejtohet nga qytetaret e jo nga trungjet e nyjet, te lindur ne qytet por qe ne vetvehte jane thjesht PROVINCIAL…shih Zhelefinen e kryetaren aktuale …nje cope NYJE.

      1. Gasper says:

        Po ta mendosh sakte, populli nuk zgjedh asgje por thjesht gjoja pyetet me vote, per emerimet dhe listat qe i bejne partite, parti qe kane te njejten politike ne thelb dhe ndryshojne vetem nga ngjyrat dhe pseudosherret midis tyre. Ky nuk eshte sistem demokratik, por eshte thjesht nje iluzion demokracie. Ky iluzion eshte i rendesishem qe te mbahet gjalle nepermjet mashtrimit, ne menyre qe shumica e njerezve te mos ta kuptojne qe jetojne nen nje sistem skllavopronar modern multipartiak ne dukje, por nje parti ne veprime. Pak te thella keto pune, por jane te thjeshta per tu kuptuar neqoftese nuk je molepsur nga balta e lojes.

  5. krysho ludovik says:

    kush do i thote kesaj qe i mungon talenti letrar se la nam atje ku eshte edhe turperon edhe ata qe kane qene keto 25 vjet me PS

    1. GR says:

      Po ik o pall merru me thelbin e lere formen…
      Ktu po digjet fshati ti ngele tu u depilu…
      Idiot…

    2. Mirakell of fridom says:

      Edhe edhe edhe gek mek meg aaaaah uh hiiih, me cfare ta gjykosh ti moj injorante Ketin?! Ti meso te shkruash nje fjali pastaj jepi zor vehtes per me tej.

    3. Shkodrani says:

      Turp asht per ata qe po na lejne pezull tash 25 vjet e kusur e ska mbet gja pa i ba ktij populli e krime pa ba e pa u denu per to. E ti don me vu note ne hartim . Shko mor andej bashke me saline e sorollopin e tij qe kane talent vetem vjedhje , vrasje , shkatrrim . Shih ca bani ne 97 , 21 janar , gerdec e spo ju hyn ferr n’kambe se njerz si puna jote i han maraku i cilsise se harrimit para denimit t’krimit

    4. shqipe says:

      “… Jo,se, me foshte gjithjne gjyshja mue: – O Leme, me falni,O Ludovig,o ludovig!… Eeeeee….,i foshja une / A c’po na ha mun”,me foshte ajo

  6. shpresa says:

    Ti je gjigande , shembull per mu ndjek e mu perkrah. Ti kishte dhe disa tjere si ti ky vend , athere kishte me kene ndryshe . Njerzve si ti u trembet sala e salilojcat qe po e ndijne se po u vjen fundi . Njikshtu si ke nis , vazhdo se ky vend ka nevoje per femra t’forta e t’ vendosuna si ti.

  7. Treviso says:

    O te lumte pena.

  8. Held H Kraja says:

    E dashuroj stilin e vecante te kesaj zonje dhe me vjen mire sepse ka kurajon dhe aftesine t’i thote gjerat pa doreza. Nje intelektuale e mirwfilltw, jo mediokre si shumica.

  9. Hysen. H says:

    Edhe pse nuk je ne kry te bashkise. Ti je prezent dhe e pazevendesueshme me kontributin qe ke dhen dhe vazhdon pa u kursyer, per artin, letersine, per aktrimin,muziken, per shendetin dhe ekonomine e njerzes, te tille i duhen vedit tone.Qofsh e Bekuar.

  10. Thone se paraqitja te tregon dhe shpirtin !

    ? ? ??????.

  11. Bushi says:

    Zonja Bozhdari bravo! Je trime dhe e zgjuar.Mire ja thua ne sy kriminelit Sali Berisha per krimet monstruoze qe ai ka bere.Drejtesia do i jape ate qe i takon,ate qe ka deshire populli.Denimin me te rende.

  12. Yllka says:

    ende nuk paska mesuar shqip kjo?

  13. CNN says:

    ende nuk ka mesuar shqip kjo?

  14. End says:

    Ky eshte fundi. Keta pleha ne vend we te zhduken me lezet, guxojne te bllokojne dhe te sabotojne procesin me te rendesishem ne historine e Shqiperise. Po antikushtetuse e antinjerzore jane forma si hyt ne kete loje, qe jeni pjese e kesaj loje, korrupsioni qe keni mbi shpatulla nder vite, dhe guximi juaj idiot qe te merrni vendime te tilla, biles antikushtetues eshte edhe oksigjeni qe ju thithni cdo dite qe hapni syte. Ju patet fatin e madh te jetoni ne kete periudhe antikushtetuese ne adn te saj , ne te kundert do ishit mi kanalesh ashtu ne fakt siq jeni ne shpirt.
    Nuk do mesin Shqiperia peng e 50 antishqiptareve psikopat per shum kohe. Kur njerezit ta kuptojne do ju gjujn me gure e ju do zvarritni me keq se gjarperijte duke kerkuar meshire..

  15. LORA says:

    E nderuar Keti,shembja teresore e sistemit te dreqesise “gjin gjoni” ,te 25 vjetve te fundit ,eshte nje proces shume I veshtire ,,,edhe per hir te faktit rrenqethes (qe nuk e kuptoj pse ti e anashkalon krejt ) qe sistemin perbindesh antishqiptar nuk e ndertoi vetem mortjemadhi brekedhjere me stanin e tij,,,,nje dore te mire ndihme dhe shkelje syri ne ngritjen dhe konsolidimin e ketij kancer-sistemi ka edhe e Majta e nano-kurvave.Apo jo ?
    Ne gjithe veshtiresite e kesaj rruge,i jap te drejte dhe I jam fort mirenjohese Kryeministrit Rama qe e kerkoi me ngulm autoresine euroatlantike te ligj-berjes dhe te ligj-zbatimit te Reformes ne drejtesi.Sepse Ai ka qene dhe eshte mese I kthjellet per guret nen rrota qe vendosen edhe nga dhjaksat e majte.Por ky eshte nje process qe do t’i siguroje shpetimin shqiptareve dhe Shqiperise;ndjej siguri per kete .Ja per shembull,sot Gjykata Kushtetuese kaloi ne filtrin e vetting-ut te vemendjes publike,,,,dhe ngeli ne provim.

  16. grag says:

    Lir Meta ( i konsesuit 140 per Vetingun ne Korrik) ka ndonje koment? Apo ferkon duat dhe pret te beje pisllikun e rradhes?

  17. Vjosan says:

    Bravo, Keti! Ti ke shpirt, ti ke zemer. Por mbi te gjitha ti ke zemer. Dhe zemra eshte mbi te gjitha! Falenderime per kete shkrim te mrekullueshem! Sikur Shkodra e mencur te kish me shume karaktere si ty!

  18. Sokol says:

    Ka dy vjet qe mbas humbjes se gares me nje tjeter zero me bisht te sojit te vet qe lexon psikologji per me lehtesu dhimbjen e depresionit Ku ka ra. Aty ka lexu dhe per turmat te cilat po u leshuan fillojne me vilen dhe punishtet e saja se nuk merren me budallalliqet e saj. Nuk zune mend me pa punet e tuaja por don me u kru prap me mjeshtra qe te shtryllin dhe te hedhin si lekure limoni

    1. Keti says:

      Po falemnderit! Biles po qe se ke ndonje liber tek biblioteka yte per te ma sugjeruar, do e mirprisja.

  19. ALBAN DEGA says:

    Mendime

    GRUSHT SHTETI ANTIKUSHTETUES I GJYKATES KUSHTETUESE

    – Konflikt i paster interesi… Per jete a vdekje

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ashtu sic pritej ndodhi e prapritura e pritur. Gjykata Kushtetuese vendosi te pezulloje dhe ti riktheje per rishqyrtim Komisionit te Venecia ate qe Komisioni i Venecias e kishte shqyrtuar dhe miratuar paraprakisht jo nje por disa here.
    Rastesi? Si objekt dhe subject i Reformes ne Drejtesi dhe si shpirti i saj i miratuar me unanimitet nga organi me i larte ligjevenes i Shqiperise, Kuvendi i saj, me 140 prej 140 votave te mundshme, perfshi secilin dhe te gjithe deputetet e PDSH-se, qe e apeloi shpirtin e saj… Vetingun.
    A mund te ndodhte ndryshe. Me pejashtim te atyre qe vrasin veten nuk ka shembull ne historine boterore qe nje gjykates apo Gjykate te kete denuar me vdekje vetveteen. Aq me pak mund te ndodhte kjo me Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise, kryetari dhe anetaret e se ciles jane zgjedhur me minimum in e votave, 70.… 71edhe ato te whittler!
    Nuk mund te te ndodhte ndryshe me nje gjykate qe ka per anetare gjykates te kapur me ze e me figure ne biseda me mafioze duke deklaruar “ Jane duke na pergjuar !”!
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje gjykate anetare e kryetar te se ciles kane pasuri e prona, llogari te fshehta bankare…. prej miliona dollaresh apo eurosh te pajustifikuara ligjerisht me rrogat e tyre dhe familjeve te tyre sikur te kishin punuar per 50 vjet apo 100 vjet , pa shpenzuar asnje cent , e jo me pak se 9 vjet me shpenzime marramendese nga ata vete e familjet e tyre…!
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje gjykate te perzgjedhur me lupe ala Xeni- Gita e ala Sali Karaxhici jo per te bere e dhene drejtesi por per te siguruar paprekshmerine ligjore te Kadafit shqiptar dhe familjes natyrore e “Cetes se gangstereve te tij” politike!
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” vetem e vetem per te kontrolluar e minuar cdo fushe e cdo qelize te shtetit shqiptar per gati 25 vjet!
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje gjykate e gjyqtare te inkriminuar e sterkorruptuar, te tredhur nga politika rrenimtare e shtetit shqiptar fizikisht si ne 1997-en e 14 shtatorin e 1998-es, te komanduar ne cdo vendim jetik per shqiptaret si “ autostrada e kusarise 500 milione eruoshe te kombit”, masakra makabre e Gerdecit, ekzekutimi publik e 4, plagosja e torturimi i qindra prtotestuesve paqesore e krejt te pafajshem te 21 janarit 2011, vjedhja e cdo pale zgjedhjeje parlamentare apo lokale me 8 majin 2011 si maskarada me e paturpshme e antidrejtesise shqiptare, pas asaj te 26 majit 1996.…
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje gjykate e gjykates qe ne vend te japin, shesin drejtesi e ligj atij qe paguan me shume, sipas ligjit te Saliqit e Luigjit te 14-te “Ligji jam une “
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me Gjykaten Kushtetuese te 70 votave e cila i jep fuqi me te madhe vetvetes se ajo e shumices se cilesuar te 86 votave te organit kryesor legjislativ te Shqiperise ne baze te aritmetikes se Tom Ndrecajve e Gjin Gjoneve, Plepave e Vitrinave, Kristaleve e … gjirizeve te Berishes, qe ne vend te jepnin dije e dituri, shisnin diploma e tituj shkencore jo vetem brenda Shqiperise por ne mbare Boten edhe per persona qe nuk kishin shkelur kurre ne truallin shqiptar!
    Gjithcka mund te bente Gjykata Kushtetuese por kurrsesi nuk mund te denonte me vdekje vetveten e ceten e banditeve faqezi me otga te zeza ne radhet e saj.
    Pse?
    Sepse, ata qe i kishin emeruar me pagesa te majme e kontrata besnikerie ala Mafioze kurresi nuk mund ti hapnin driten jeshile e jepnin leje per te vrare vetveten dhe Padrinon e tyre, Sali Berisha me ceten e tij te kusareve dhe vrastareve.
    Jo pse Berishes i han palla per asnjerin prej tyre e familjet e tyre, por sepse drejtesia eshte mina me e sofistikuar dhe me jetike per ruajtjen e sundimit te tij kusar e vrastar. Duke vrare drejtesine e nje shteti ai rivret vete shpirtin e tij. Ligjin , shtetin ligjor para te cilit cdo qytetar e cdo shtetas eshte e duhet te jete i barbate para ligjit.
    Pse !? Sepse shtetin shqiptar Sali Berisha nga “ ne populli, me popullin e per popullin”, qe eshte shpirti dhe zemra e demokracise, e ka kthyer “ ne Sali, me Saliun e per Saliun” nga shteti diktatorial barbar komunist i “Partise Shtet” e ka kthyer ne “Njeriu Shtet“, e ka kthyer ne nje Salistan.
    Me vendimin e saj per pezullimin e perkohshem te Vetingut, Gjykata Kushtetuese e Shqiperise sot ne fakt ka kryer nje grushti antikushtetues shteti.
    Aq larg shkon cmenduria dhe absurditeti i saj sa nje shoqate, nje sindikate, Unionit te Gjyqtareve te Shqiperise, para te cilit edhe kryemafiozet a Koza Nostras dhe Ngradhetas, Al Capone e Luciano Vito , John Goti e Carlo Gambino duken si engjej, i jep komepetenca ligjvenese gati te njejta me ato te Kuvendit te Shqiperise. Po citoj fundin e vendimit te saj absurd deri ne cmenduri .
    Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise vendosi :
    …” – Pranimin e kerkeses se Unionit te Gjyqtareve te Shqiperise per te marre pjese ne gjykim si subjekt i interesuar “( !? )
    Cili ligj, cila dispozite kushtetuese, cili nen i ligjeve te Republikes se Shqiperise i jep tager ligjor nje sindikate, nje shoqate, cilado qofte ajo, per te marre pjese ne gjykim si subjekt i interesuar!?
    Si mundet qe nje sindikate, shoqate profesionale te behet pjestar ne gjykimin e nje ligji kur cdo anetar e drejtues e saj jane objekt dhe subjekti kryesor i Vetingut, pra i Vleresimit te Gjyqtareve e Prokuroreve!?
    Me e pakta konflikt i mirefillte interesi, cka perben nje shkelje flagrante ligjore qe denohet nga kodi penal e nje varg ligjesh te tjera te Republikes se Shqiperise. A ka lapsus e shkelje me te hapur ligjore te Gjykates Kushtetuese se Republikes se Shqiperise se ky vendim i saj nul nga ana ligjore.
    Rastesi!? Aspak . Vete Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise eshte ne konflikt interesi kur behet fjale per kete ligj thelebesor per Reformen ne Drejtesi te miratuar me unanimitet nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise!
    Si i tille vendimi i saj eshte nje grusht antikushtetues i mirefillte shteti! Eshte nje perkjeje per jete a vdekje per te ruajtur statukuone e korrupsionit ne antidrejtesine shqiptare, nje orvajtje antikushtetuese per te vonuar dhe minuar krejt Reformen jetike ne Drejtesine shqiptare ne bashkepunim e ne sherbim te Mafias politike shqiptare e nderkombetare me ne krye Padrinon Sali Berisha dhe SHQUP-in.
    Reforma ne Drejtesi ne udhekryq! Shqiperia ne rrezik!
    Shqiptare vigjilente… Syceltesi!

  20. Capaculi says:

    Shkrim për ata që dinë të lexojnë. Një përshkrim i veçantë i realitetit të ndyrë në kohë të ndyra. Mbi të gjitha një thirrje për ata pak që dinë se kambanat po buçasun për të zgjuar letargjikët që thjesht vegjetojnë. Ti veshësh këtij shkrimi ngjyra politike do të thotë që injoranca është e frikshme. Si Salushi ka shumë në atdheun tonë që jetojnë, jo mbijetojnë, mbi injorancën e pashembullt që ka kapluar një pjesë të madhe të kombit tonë.
    Në dashtë ajo pjesë e pa ndotur e kombit tonë merr fund drama e stërgjatë e popullit Shqiptar!

  21. Adn says:

    Keti! Keta qe thone Bravo, Jane pensionist.

  22. suadi says:

    t zonje, se as zonje e zonjushe nuk je
    nuke shikon se dhe sala dhe edi njesoj jane
    shiko sa hajduta ke ven ti ne dogana ne tatime me rekomandimin tan, sa fonde ke marr ti idjote per bisnesin tan, spaguna as taksa e tatime
    se pretendon per deputete mer shemull nga ajo Hafizja ajo eshte zonje me shkolle jo si puna jote qe nuk dihet nga te erdhi bisnezi,
    mos gjyko sale e sali se te tane njesoj jeni,
    ca bane ti moj femer njerezit e mire e me shkoll nuk i fut ne pune ti ne shkoder, po ata pa shkoll se vjedhin per ty

    1. Keti says:

      Ja pra per ate po luftoj qe ti te kesh ku t’i denoncosh me fakte, jo te humbasesh kohen me anonim duke shkruar c’te vjen per mbare.

  23. Egnatia says:

    BRAVO Keti vlen te lavderohesh, nuk i heq asnje pike e presje shkrimit tend. Je intelektuale e mirefillte ku duhet te marrin shembull te gjitha ato femra qe bejne rolin e prostitutes politike duke na e shpifur kur dalin ne TV a thua dalin per te terhequr vemendje me paraqitjen e tyre duke u lyer e zhgerryer deri ne infinit e jo per ate qe ato debatojne.

  24. mirel says:

    Shiko mos je varur ti per mustak te Saliut, te ato te poshtmet, pa Saliut tja rruac e tja pastrosh mire, sic po ja ben sherbimin Ramiut.
    Kujt kujton se do ja hidhni me kete teorine qe Salua eshte psikopat?
    Saliu dhe banda e pushtetit nuk bejne asgje per shkak te psikopatise.
    Kjo eshte nje legjende e krijuar enkas per te prodhuar idiote apo nje mendesi idiote ne popull qe e keqja e ketij kombi vjen nga pskikopatia e nje njeriu.
    Qe e ardhmja e Shqiperise mbahet peng nga nhe cyryk dhe i cmendur.
    Gjoja nuk e dini qe kete kasaphane te degradimit te shtetit shqiptar e kemi pasoje aksidentale te nhe budallai..nderkohe qe cdogje eshte e mirellogariturme perpikmerine me te madhe per te zhvatur sa me shume te jete e mundur dhe per te prodhuar ide te tjera zhvatese.
    Dhe ato qe kane marre jo ligjerisht do i mbrojne se sjane budallenj qe te vesh ti me Takun dhe tua marresh me nga nje artikull ne gazete.
    Po te kishe iluzione te tilla do te thosha ty psikopate..por nuk eshte puna te iluzionet se lloji i jot vuan nga deshira per te bere karr-iere, me deshtim inteligjence.
    Ti , Taku, Veliaj, TahirTahini ato lloj bythelepiresish qe vareni pikerisht te ato mustaqe. .mos ta them se ku..
    Po ik se na hape barkun..c.re femer

  25. Emigranti says:

    Bravo zonja Keti Bazhdari, lume familja qe te ka, pore edhe ne krenohemi qe nje vajze si Ju. Mjere shkodranet qe humben rastin, per drejtimin e bashkise se SHkodres. Faleminderit per guximin dhe shkrimet tuaja, per diskreditimn qe beni vazhdimisht, antishqiptarit Sali Berisha, mashtrusit, kusarit e vrastarit te shqiptareve, kudo qe jane. Dergimi ne gjukaten kushtetusete te vetingut nga PD dhe Sali Berisha, eshte perpjekja e fundit qe ky moster dote shpetoi nga krimet dhe abuzimet e bera, pore ky dhe zagaret qe e pengojne vetingun , vecse thellojne krimet e bera , se sdo shpetojne, dote nga ndeshkimi qe meritojne.

  26. lorenci says:

    Bravo Shoku LEME.

  27. lorenci says:

    bravo shkoku Leme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *