Samir Mane shet “Skopje City Mall” në Maqedoni për 92 mln euro

balfinKompania shqiptare Balfin ka regjistruar një shitje rekord për Shqipërinë dhe rajonin, të një prej projekteve të saj më të suksesshme.

Kështu, qendra e madhe tregtare Skopje City Mall, e projektuar, ndërtuar dhe menaxhuar nga Balfin MK, pjesë e Grupit Balfin, pas katër viteve jetë, u shit për shumën e 92 milionë eurove.

Pronarët e rinj të kësaj qendre tregtare do të jenë Hystead Limited të Mbretërisë së Bashkuar.

Më poshtë deklarata e plotë e Balfin Group:

“Balfin Group, grupi më i madh i investimeve në Shqipëri, ka kënaqësinë të shpallë shitjen e Skopje City Mall tek Hystead Limited në Mbretërinë e Bashkuar për 92 milionë €.

Skopje City Mall është projektuar, ndërtuar dhe menaxhuar nga Balfin MK, pjesë e Grupit Balfin, dhe është funksionale prej viti 2012. E vendosur në zonën urbane të kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupit, Skopje City Mall është qendra e parë moderne në Maqedoni me një koncept komplet të ri që sjell bashkë blerje, zbavitje dhe shoqëri. Si qendra më e madhe e këtij lloji në rajon, Skopje City Mall zhvillohet për të qenë një pikë referimi e Shkupit modern dhe destinacioni i parë i markave botërore si Inditex Group (Zara, Massimo Dutti, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius), Tom Tailor, Nike, Cinneplex, Nine ëest dhe shumë të tjerave në 130 dyqanet e saj. Me mbi 7 mln vizitorë në vit, Skopje City Mall është qendra tregtare më e vizituar dhe më e suksesshme në Maqedoni.

Hystead Limited (Hystead), një kompani Britanike, është një sipërmarrje ndërmjet Hyprop Investments Limited (Hyprop) 60%, dhe PDI Investments Holdings Limited 40%. Hyprop është një Trust Publik Investimesh i Pasurive të Paluajtshme me fokus në qendrat tregtare në Afrikën e Jugut me një vlerë tregu prej më shumë se 2 miliard Euro. Blerja e Skopje City Mall është e fundit në rradhën e blerjeve të qendrave të tjera tregtare që Hystead ka realizuar në rajon prej këtij fillimviti, e cila është pjesë e strategjisë së Hystead në krijimin e një fondi Evropian në rritje të qendrave tregtare.

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë, menaxhim i hapësirave tregtare apo industriale, shërbime, telekomunikacion, fincancim i konsumatorëve, industri minerare, turizëm, energji dhe agrikulturë. Balfin Group është një aktor kryesor në tregjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare duke vepruar në 10 vende”.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Samir Mane shet “Skopje City Mall” në Maqedoni për 92 mln euro”

  1. krysho ludovik says:

    u terhoq nga maqedonia korcari
    nuk i dihet e, me mire 92 milione euro sesa hic

  2. Arbnori says:

    Po si nuk po del nje strukture qe tia nxjerre fundin e kazanit parave te investuara nga ky farr biznesmeni i lavatriçeve Saimir Msne vellai binjek i Rezart Taçit. Parate e kujt luan ky tip biznesneni prodhim made on Albania?

  3. Samir mane says:

    80.milion eur jane te bankave ….

  4. Baton Gostivari says:

    KOMPANIA e INFERIORITETIT KULTUROR “DALFIN” po të ishte imanente shqiptare, nuk do ta emërtonte projektin me variantin sllav, të surrogatuar – “SKopjeto” CiTY, por edhe më bukur, identike me lashtësinë tonë “Shkupi Cyteta”

  5. Brahoo says:

    po vijn zgjedhjet,nuk duhet te na gjejne te papergatitur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *