BATUTAT/ Banori: Jam i kompletuar 90%. Rama e përqafon: Unë mezi u kompletova 51%

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ramaKryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Shishtaveci, akuzave të opozitës, për mungesën e investimeve në tre vitet e kësaj qeverisje.

Gjatë një takimi me fermerët, Rama u shpreh se ata që akuzojnë sot, kanë qenë në pushtet për 25 vite dhe kanë bërë më shumë dëme sesa punë. Kreu i qeverisë theksoi se PD po tenton të helmojë shqiptarët me dëshpërimin e saj.

Flasin në emër të popullit për varfërinë, por nuk e dinë se çfarë është varfëria. 20 e ca vite e kishin mundësinë dhe nuk e bënë. Kanë kaluar nga karrigia në karrige dhe nga partia në parti, për punët e tyre në emër të popullit. Këta s’kemi çfarë t’i dëgjojmë, sepse i kemi parë.

Bënë më shumë dëm sesa punë, janë bërë edhe punë, por janë bërë më shumë dëme. Me të gjitha ato para që janë harxhuar, kanë dalë nga xhepi i shqiptarëve nga taksat për 25 vite me punët që janë në oborrin e shtëpisë tonë, llogaria s’del. Po të shikosh sa para janë harxhuar për ujësjellësa nga ’91, sot do të kishim shtruar tubat e ujit për Shqipërinë, Kosovën dhe Tetovën.

Ky është realiteti. E këta dinë vetëm të helmojnë dhe të marrin për hunde sa më shumë njerëz që dëshpërimi i pengon që të shohin shpresë dhe që lodhja ua ka sosur durimin”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se konfliktet për pronat kanë sjellë 8 mijë vrasje e plagosje në 25 vite.

“8 mijë vrasje e plagosje në Shqipëri, për pronën, kjo është një masakër. Për faj të shtetit, për faj të këtyre që bëjnë teori, që na bëjnë me gisht ne për plagët që hapen vetë. Duan ta marrin sërish për budalla këtë popull, a thua se nuk ishin në pushtet për 25 vjet. Pse nuk i bënë këto?“, tha Rama.

Batutat

Në takimin e sotëm nuk kanë munguar batutat që kryeministri Rama ka bërë me banorë të Shishtavecit në Kukës.

Teksa numëroi reformat e qeverisë dhe të tjerat që pritet të pasojnë, Rama ka thënë para banorëve se është e vërtetë që nuk është bërë aq sa duhet për Kukësin.

Por, ka theksuar se është vënë themeli, që nuk mund të shkulet, edhe nga ata që mund të pasojnë atë, nëse nuk fiton zgjedhjet.

“Unë kam ardhur këtu që deri kur të rri kushti të jetë të bëjmë reforma, pastaj 4 vjet, le të thonë nuk e mbajmë dot vlla, se do fillojmë me kamomil me rrena, por reformat i bëmë, se nuk do thonë më hajt tani lidhuni nëpër tela, kush ta kapi ta kapi, do vijë njeri pas do i fershellejë e do thotë bjere Pasqyrën, Vitrinën, Kristalin, hajde diplomat, u vu gardhi. Ne kemi vënë vetëm themelin, nuk kemi bërë shtëpinë”­ tha Rama.

Rama: U zgjata por me dha frymëzim rruga dhe dielli. Unë me Partizanin jam, nuk kam shpresë të ketë tifozllik të madhe për mu, por Partizani do fitojë nuk diskutohet.

Banori: Unë jam fermer, ka dy- tre pyetje, se kështu jam i kompletuar 90%.

Rama: Hajde të të përqafoj pak se qenke 90% i kompletuar, unë vetë mezi u kompletova 51%.

Banori: S’ka gjë se ke kohë

Rama: Po mo po, ajo po.

Banori: Kemi probleme me ligjin 70501, nuk kemi konflikt me njëri-tjetrin, por me ligjin..

Rama: Nuk të premtoj, se thonë nuk mban pretimet, unë me veten bëj premtime që i mbaj dhe ato që kam bërë i mbaj një më një. Për gjatësinë që kam nuk rrej, se të shkurtrit rrejnë me kollaj, nuk e kisha me ty, flas për politikën, në jetë e kam mësuar i gjati është shërbëtor i të shkurtërit.

Banori: Ne na e kanë premtuar dhe stërpremtuar rrugën. Ne e duam rrugën.

Rama: Unë ta kam premtuar?

Banori: Na e kanë premtuar kryeministrat para jush, na e ka premtuar Fatos Nano.

Rama: Më vjen keq, Fatosin e kam mik, por nuk i kërkoj dot llogari.

Banori: Na e kanë premtuar edhe të PD-së tetë vjet.

Rama: As atyre nuk u kërkoj dot llogari.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *