Të ndalim hashashizimin e mediave!

25 Tetor 2016, 09:46Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Nuk e kisha venë re, sepse nuk i lexoj fare disa gazeta, sikur edhe në burg të isha dhe sikur të mos kisha se çfarë të bëja gjithë ditën, aq të mërzitshme janë, por, dje, rastësisht, nga reagimi krejt rromapërtoma i dikujt, mora vesh se aktualisht ka edhe:

“media të hashashit”.

Në çfarë kuptimi? Që botojnë paçavure propagandistike, gjoja në emër të mendimit të lirë, dhe justifikojnë, mbrojnë, frymëzojnë hashashizimin e ekonomisë shqiptare.

Mirë droga që kapet thuhet se digjet, por çfarë do të bëhet me këta gazetarë që pretendojnë pa pikë turpi se e bëjnë këtë sipas koncepteve liberale të ekonomisë.

Këtij i them unë hashashizim i trurit. Ta shpëtojmë median nga hashashizimi! Mos na hashashizohet media!

A ka më shoqatë gazetarësh apo jo?

A ka më deontologji të medias apo jo?

Unë e kam detyrë të jap alarmin përsa më sipër. Mos më thoni pastaj, po studjuesit çfarë bëjnë!!!

Një ditë, disa qenie të papërgjegjshme që nuk njohin tjetër, veçse interesin e tyre grykës, pa dije dhe kulturë, në emër të liberalizmit ekonomik druaj se do të na servirin edhe industrinë e shitblerjes të organeve njerëzore. Shiten organe, bie çmimi i tyre, do të thonë, thahet tregtia. Ky është arsyetim kriminal në themel.

Në emër të lirisë ekonomike po na propagandojnë ekonominë e krimit!

Kanë dalë hapur.

Nuk ka nevojë fare për hetime !!!

4 komente në “Të ndalim hashashizimin e mediave!”

  1. Profesori says:

    Artan Fuga !Ju lutem ,zbato rregullat e qarkullimit rrugor(si ne France e Shqiperi,si kudo ne bote),vendos ne koke kasken.Mendoj qe policia rrugore qe nga ky moment mund te te vendose gjobe sipas rregullores meqe ka dokument foton e botuar ne media.
    Ju falenderoj per mirekuptimin!

  2. aqif tahipi says:

    O tani ,nuk na plas shume @ari tek mediat “e pavarura ” ne votuesve te ps pasi shumica e tyre hane persheshin e saliut.Deri ne 2013 luanin rolin e qorrit qe nuk shihnin hashashin ne lazarat dhe kudo ne shqiperi ,ndersa tani qe moren urdher nga ai (saliu ) qe jua ben shurren ne surrat prej 25 vitesh na u kthyen ne puritane. Patjeter qe goditja e bankes se lazaratit per shqupin do sillte reaksion dhe keto sulme te te gjitheve ju jane provat.

  3. era says:

    Nuk ja vlen komenti per nje vemje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje