Anulohen HEC-et në Theth. U shkelën kontratat koncesionare

26 Tetor 2016, 15:55Ekonomia TEMA

Anulohen HEC-et në Theth.

Në letrën që Ministria e Energjetikës i dërgon koncesionarit mbi lumin Shalë, jepen arsyet e prishjes së njëanshme të marrëveshjes, duke konstatuar shkeljet që janë bërë, raporton TCH.

Këto shkelje kanë të bëjnë me mungesën e raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, skemës së shfrytëzimit hidroenergjetik, raportet hidroenergjetike dhe hidroteknike, si dhe ato të planit të biznesit.

Shoqëria është njoftuar disa herë për të plotësuar dokumentacionin e munguar në projektin e zbatimit të dorëzuar formalisht, por nuk e ka kryer. Një tjetër shkelje, sipas Ministrisë së Energjisë, është mosrinovimi i Sigurimit të Kontratës nga koncesionari brenda afatit të përcaktuar.

Por ndërtimi i HEC-eve në Theth është kundërshtuar edhe nga shoqëria civile, pasi ndërtimi i tyre do të shkatërronte turizmin në këtë zonë, e cila vitet e fundit po pret shumë vizitorë, veçanërisht të huaj. Në projekt ishte parashikuar ndërtimi i 6 hidrocentraleve me fuqi të instaluar 127 megavat dhe prodhim vjetor të energjisë prej 530 mijë megavat.

4 komente në “Anulohen HEC-et në Theth. U shkelën kontratat koncesionare”

  1. a says:

    Nje veprim mese I nevojshem teper I cmuar qe duhej.Do zoti dhe shpetohet kejo mrekulli qe qut valbone e thethe.

  2. Angjelini says:

    Ma se fundi nje lajm i mire. Faleminderit te gjite atyre qe protestuan kunder ketij krimi ekologjik edhe shteteror.

  3. Shqipri Etnike says:

    Lajmi me i mir per sot.

  4. Dritan says:

    Uroj që të anullohen edhe ato ne Valbone edhe pse kanë filluar tashme prej kohesh duke shkatërruar peizazhin edhe natyrën e Valbonës.
    #MosMaPrekValbonën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje