Ben Blushi: Nëse ka edhe një mundësi për ta rrëzuar këtë qeveri, unë votoj pro

26 Tetor 2016, 08:20Politika TEMA

Ish-deputeti i PS-së, Ben Blushi deklaroi se është në opozitë dhe se opozita nuk është Basha.

“Jam në opozitë, por opozita nuk është Basha. Unë jam në opozitë me qeverinë. E nuk ka lidhje me Bashën. Opozita nuk barazohet me Bashën.

Në këto 25 vite a ke parë një njeri që të ketë ikur nga qeveria në opozitë. Kjo nuk ka ndodhur, ndërsa e kundërta ndodh rëndom. I janë shtuar 7 mandate qeverisë pasi ikën nga opozita. Nëse ka qoftë edhe një mundësi për ta rrëzuar këtë qeveri, unë votoj pro”, tha Blushi në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, në “News24”.

Ai tha se, shkaku kryesor që u largua nga PS-ja ishte mohimi i të drejtës që iu bë për të kandiduar në garë për zgjedhjet për kreun e PS-së.

Blushi iu përgjigj kryeministrit Rama, i cili në të njëjtën studio e cilësoi Ben Blushin si, “shkrimtar që s’ka bërë asnjë punë”.

“Edi Rama s’ka kapacitet të vlerësojë punët që kam bërë unë. Një nga këto punë që unë kam bërë i ka prirë Edi Ramës. Sepse për shkakun tim është aty ku është”,- tha Blushi.

“Ai është sovjetik, që mendon se edhe librat e një shkrimtari janë pronë e partisë”, vijoi Blushi.

2 komente në “Ben Blushi: Nëse ka edhe një mundësi për ta rrëzuar këtë qeveri, unë votoj pro”

  1. ilia says:

    TI TE HA MUTIN.

  2. adriatiku says:

    Gazetat kane nevoje per lajme dhe Blushi eshte gati, megjithese do katandiset si Kreshnik Spahiu. Po keta s’kane as turp, as nder, jane kthyer ne palaço, prandaj cirku nuk funksionon se e bejne ish politikanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje