Berat/ Gjimnazisti vret veten, pasi shokët e tallnin pse ishte nga fshati

26 Tetor 2016, 11:45Kronika TEMA

Një 17-vjeçar nga Berati ka vrarë veten, pasi shokët e klasës e tallnin për shkak të origjinës nga fshati.

Ngjarja ndodhi dje në qytetin e Beratit.

17-vjeçari P. Xhaferaj dyshohet se i ka dhënë fund jetës në kushtet e një ngarkese të rëndë psikologjike, pasi shokët e konsideronin atë si “fshatar” dhe e mbanin larg tyre.

Burime nga Policia bënë të ditur se nga hetimet e deritanishme dyshohet se adoleshenti kishte rënë pre e bulizmit (talljeve) në shkollë dhe nuk e ka përballuar dot psikologjikisht këtë, raporton Panorama.

Nga të dhënat rezulton se Xhaferaj kishte ardhur për të studiuar në shkollën profesionale të Beratit dy vite më parë, pasi në fshatin e tij nuk ka shkollë të mesme.

Por ai nuk ka arritur dot të futet në shoqërinë e djemve të klasës, të cilët e nënvlerësonin atë si një djalë fshati.

Ai është ndier i përjashtuar, pasi nuk e bënin asnjëherë pjesë të shoqërisë së tyre.

Madje, sipas të dhënave, disa nga shokët e klasës e tallnin atë në vazhdimësi, duke i shkaktuar stres të vazhdueshëm.

Mësohet se kohët e fundit ai kishte shfaqur shenja të dukshme të ngarkesës emocionale.

Ai nuk afrohej me asnjeri dhe nuk bëhej pjesë e asnjë aktiviteti të klasës së tij.

Policia ka marrë në pyetje disa nxënës së vitit të dytë, të cilët kanë pohuar se ai qëndronte i tërhequr dhe menjëherë pasi mbaronte mësimi nisej me furgon për në fshatin e tij, rreth 20 km larg qytetit të Beratit.

Këtë rrugë ai e kryente çdo ditë me furgonë të linjës. Kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme.

17- vjeçari ka blerë një sasi fostoksine në qytetin e Beratit dhe sapo ka mbërritur në banesë, e ka pirë atë.

Familjarët e kanë gjetur pa ndjenja dhe në gjendje mjaft të rëndë, duke e transportuar menjëherë për në spitalin e Beratit por, fatkeqësisht, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve ai nuk ka arritur dot të mbijetojë.

10 komente në “Berat/ Gjimnazisti vret veten, pasi shokët e tallnin pse ishte nga fshati”

  1. Baton Kita says:

    O shpirti i shkretë e i njomë! Po si nuk gjete pak forcë!
    Ti ishe nga fshati dhe jetoje ndërmjet të pashpirtëve.
    Të ndristë shpirti, o yll i shuar!

  2. Absurditet says:

    Dhe te imagjinosh qe te gjithen kete e beri per faj te nje grupi injorantesh ne nje vend si Berati, pa kuptuar qe edhe prejardhja nga Berati ne vetvete mund te diskriminohet nga nje grup injorantesh ne Tirane, ashtu sikurse edhe prejardhja nga Shqiperia mund te diskriminohet nga nje grup injorantesh ne Itali, ose prejardhja nga Italia mund te diskriminohet nga nje grup injorantesh ne Amerike. Cfare kane te perbashket te gjitha keto shembuj? Qe duhet te jesh injorant ose njeri i keqformuar per te diskriminuar mbi baza prejardhjeje. Nuk duhet cuar jeta dem vetem sepse injorantet te diskriminojne!

  3. Illyrian says:

    U prehtë në paqe!

  4. S says:

    U prefte ne paqe .Sa per shkaktaret e ketij veprimi turp ..

  5. jorgji prifti says:

    Fatkeqesi e madhe per te gjithe ! Nuk duhet te arrihet kurre ne ekstrem . Ne jemi e do ngelemi populli me injorant ne bote sepse nuk hiqet kurre epiteti qytetar e fshatar dhe kjo eshte gjeja me e felliqur qe ngeli nga sistemi Enver hoxhes rrazismi i jashtem shqiptar – italian ka perendia bese po rrazismi brendshem eshte shume here me i rende kur te gjithe lahen akoma nje here ne jave i ndriste shpirti !

  6. Edi says:

    Bukur e ke thene Baton

  7. Kritiku says:

    Djaloshit iu prehte shpirti ne paqe! Eshte tragjike nje rast i tille. Kjo tregon degjenerimin e shoqerise. Djali paska qene njeri shume i mire dhe me shume seder, qe ne fund te fundit e dergoi ne nje vendim te tille.
    Po ju te vetequjatuajtu gazetare perse jeni akoma gjalle? Sa here ju kemi kritikuar dhe ju kemi vene epitete te te gjitha llojeve dhe akoma nuk ju ka vrare sedra? Ju shkruani por as vete nuk e keni idene se çfare shkruani. Ne titull shkruani qe ishte gjimnazist dhe me poshte ne artikull shkruani qe ai frekuentonte nje shkolle profesionale. E kuptoni ju dallimin e te dy keto termave te shkollave? Akoma nuk e keni mesuar qe fjala “vit” ne shumes shkruhet “vjet” dhe jo “vite”? Shkruani qe djaloshi erdhi per te studiuar ne Berat dy vite me pare. Ore “dru-me-pre”, shkruhet “dy vjet me pare”! Ju shkruani qe ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Beratit dhe me poshte shkruani qe pasi ka arritur ne banesen e tij, qe i bie te ishte ne fshat, 20 km larg, ka pire helmin. Tani na e thoni ku fillon dhe ku mbaron qyteti Berat? Eshte ky qytet te pakten 20 km i gjere?
    Do te ishte me mire qe “rrugen” e te gjorit, ta ndiqni ju te vetequajtur gazetare dhe ne lexuesit te mos lexojme me te tilla idiotesira.

  8. Spartaku says:

    Gjynah.Iken djali 17 vjeç,qe familja mezi e ka rritur,me mundime e sakrifica.Sokeve te tij nga qyteti,t’u vij turp,se kane çuar drejt vdekjes nje djal me seder.Por ata jane qytetare injorant.Ngushellime familjes se tij.

    1. Gjynaf, njoh fshatar qe jan me mir se qytetaret (nqs kshtu mund te quhen…..) kta injorantet ktu duhen djegur te gjall……

  9. elitex says:

    Si fillim ngushellimet kesaj familje dhe ju prehte shpirti ne paqe ketij femije. Persa i perket racizmit, besoj se ka fajin greku apo jo, qe eshte racist me shqiptaret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje