De Biazi “tremb” Shqipërinë: Nëse më telefonon Interi…

26 Tetor 2016, 12:17Sport TEMA

Xhani De Biazi nuk i mbyll derën mundësisë për të marrë stolin e Interit. Trajneri i Kombëtares shihet në Itali si një ndër kandidatët për të drejtuar zikaltrit nëse shkarkohet Frank De Buri.

60-vjeçari ka folur për herë të parë për këtë çështje në një intervistë për mediat lokale të Udines, pasi ndoqi në stadium ndeshjen Udineze-Peskara (3-1) të dielën. I pyetur se si do të vepronte nëse në telefonin e tij mbërrinte një thirrje nga Apiano Xhentile (selia e Interit), De Biazi u përgjigj prerë: “Do përgjigjesha dhe do bisedoja”.

Duke analizuar gjendjen aktuale të klubit nga Milano, tekniku kuqezi komentoi: “Pas Tripletës e kanë humbur sigurinë. Duket sikur nuk dinë ç’peshq të kapin”.

Në fund De Biazi foli edhe për Juventusin e Milanin: “Juve nuk është ende në formën më të mirë, ndoshta do ta arrijë më vonë. Mbase po ngatërrohet paksa me supremacinë e vet. Kurse Milani më ka befasuar me të rinjtë italianë”.

9 komente në “De Biazi “tremb” Shqipërinë: Nëse më telefonon Interi…”

  1. Anonim says:

    Gam gam kot.

    Asnje ste merr, ai qe ka ndermend te te marr mbyll kontraten e smeret me gazetat.
    Do me shit veten me zor, ai qe ka oferta sben ze, i mbyll ato.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Rri o matuf duke pare rrusht e komshiut dhe gezo qe ti ke hardhi gjithashtu..

  3. ........ says:

    DE BIAZI treb fshataret SHQIPTAR por njerzit qe kan llogjik dhe e njohin sportin i gezon se nuk ka ç jep me ganiu ne kte ekip tani ka filluar dhe po degradon , me mir te largohet dhe urojm me ngritje ne detyr tek interi , do ta kujtojm me rrespekt sa nuk esht von , kombetarja jon tashme ka nevoj per nje trajner me profesional se ganiu , se ne jemi per progresin jo regresin , tani ganiu ngaqe nuk ka çte jap me shum do shkaterroj punen e ber rrug tjeter nuk ka , i uroj rrug te mbar .

  4. ........ says:

    AS QE na behet von , jo te trembemi , si ganiu gjen me lopat le te vij nje tjeter me mir se ky do ta bej punen ky nuk di te bej nje ndrrim ,naj shpifi mledh vetem lojtar shkatrrus , po kur do vij dita qe te ndertojm nje her loj sulmi se na u shpif me kte loj muti , le te rrifemi por te luajm si ter bota siç luajtem me francen , ne at ndeshje nuk kish frik ganiu se ishte pa pik dhe u habit kur ne fituam se nuk e dinte as vet se çfar ishte ne gjendje te bente ekipi se i mbledh gjithmon 10 lojtar ne mbrojtie dhe kujton se na kenaq me kte loj muti , le te shkoj , me mir njemij her MIREL JOSA se ky.

  5. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Mosssssssssssss , sa u trembem , na vajti tensioni maksimum.
    Mjere Interi thuaj, qe ne keto momente eshte ne buze te gremines , po vajti xha Ganiu , do te beje “nje hap perpara” ……..

  6. asd says:

    Te ishte ne doren time e kisha perzene me shkelma bytheve… kete italianuc te gatshem te na tradhetoje ne cdo moment.

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ka ndryshim te madh midis nje trajneri te ekipit kombetar,me ate te nje klubi futbolli.Kjo eshte pika me e dobet e De Biazit,i mungon kjo pervoj !

  8. Emigranti says:

    Xhani De Biazi se vui andare via da nacionale nostra noi e apogiamo bandiera nostra mezo fresce ,come pensi lei se mancan profesori di Albania?!

  9. Dashi says:

    Te chiama Montelupone provincia di Macerata dove stavi ani fa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje