Dekorimi i 67 ballistëve nga presidenti Nishani, reagon Vito Kapo: Çmenduri

26 Tetor 2016, 09:27Dossier TEMA

Vito Kapo, ish­-partizane gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe një nga figurat kryesore të diktaturës si bashkëshorte e Hysni Kapos e cilëson një çmenduri dekorimin e Presidentit Nishani ndaj 67 ish­anëtarëve të Ballit Kombëtar.

E pyetur nga “Panorama” se çfarë shije i ka lënë ky dekorim, zonja Kapo i cilëson përfaqësuesit e Ballit tradhtarë, të cilët bashkëpunuan me pushtuesin e huaj kundër interesave të vendit.

“Nuk ka gjë më të ulët. Çfarë mund të them?! E pashë dhe m’u duk një çmenduri. Si mund të dekorosh ata që u bashkuan me pushtuesin e huaj kundër partizanëve, bijve të popullit. Së bashku me pushtuesin e huaj ata luftuan kundër çlirimit të vendit sepse, nëse donin çlirimin e vendit, duhet të ishin në krah me partizanët.

Ata kanë qenë dhe mbeten tradhtarë të Shqipërisë, të cilët jo vetëm nuk duhen dekoruar, por as duhen zënë fare me gojë. Këto gjëra dihen publikisht. Mos më lëndoni më shumë zemrën me këto gjëra”, u shpreh e veja e Hysni Kapos, figurës numër dy të sistemit komunist në Shqipëri.

Historiani

Paskal Milo, historiani i njohur, ka kërkuar që dekorime të tilla duhet të marrin fund, pasi zhvlerësojnë rolin e Presidentit dhe vlerën e dekoratave. Milo e ka quajtur ngjarjen si kriminale dhe të dënueshme, por ajo, sipas tij, ka ndodhur në kushtet e luftës.

Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe me mijëra shqiptarë që u vranë sipas tij nga pushtuesit, ballistët dhe zogistët. Milo është shprehur se Mehmet Shehu u kritikua nga Enver Hoxha për vrasjen e 67 ballistëve pa gjyq, duke e quajtur ngjarjen si shumë të rëndë, por sipas historianit, Shehu vazhdoi pushkatimet e kundërshtarëve.

“Për çfarë ideali demokratik u vranë këta njerëz dhe kujt i shërbeu nga ata në atë kohë? Ata ishin viktimat e luftës si mijëra të tjerë të vrarë nga pushtuesit, ballistët, zogistët dhe nga partizanët. E dhimbshme, e trishtueshme, e dënueshme, por ky ishte realiteti i kohës.

Keqpërdorimi i vrasjes së tyre dhe spekulimi me vrasjen e tyre është i pafalshëm. Ndaj dhe duhet ndalur epidemia e dekorimeve për qëllime të politikës së ditës, sepse zhvlerëson vetë titujt e lartë dhe të nderuar, por edhe institucionin që i akordon ato”, u shpreh Milo.

Edhe Fatos Klosi, një nga polemistët e majtë, e ka quajtur si qesharak vendimin e Presidentit për të shpallur si “Martirë të Demokracisë” 67 anëtarët e Ballit Kombëtar, të pushkatuar në vitin 1943 nga Mehmet Shehu. Klosi tha se ndiente keqardhje për Presidentin.

Ai tha se një ngjarje të tillë, nuk e kanë vlerësuar presidentet e tjerë dhe askush nuk i bëri  martirë. Fatos Klosi ka ironizuar me Presidentin, duke thënë se porosinë e ka marrë nga ballistët që jetojnë në Amerikë.

28 komente në “Dekorimi i 67 ballistëve nga presidenti Nishani, reagon Vito Kapo: Çmenduri”

  1. me thene te drejten says:

    Martire te derrokracise fashiste ?

    1. B says:

      Ma thuaj dallimin ndërmjet komunizmit dhe nazisocializmit – fashizmit.
      Njeriu i ri socialist është njeriu i madh fashist, sa për ilustrim shkollor …

      1. me thene te drejten says:

        Me siguri nuk e ke mbaruar klasen e pare ?

    2. Etniket says:

      Vito,shtrige,Kapo,bashkeshorti i saje,Hysni spiun titisti,Mehmet Shehu,Koci Xoxe( Maqedono udbash,ishin te gjithe pro jugosllave dhe anti shqiptar.Kush mbrone keta lugeter,jane edhe me te zinie se vete ata.Koha do e tregon te verteten.

  2. ADN says:

    O Panorama, perse duhet opinioni I kesaj kermes?
    Me qe e niset, intervistoni dhe Nexhmijen.

  3. Moisi Golemi says:

    Te dekorohen larot e nazizmit si “Martire te demokracise”, vetem ne Shqiperi ndodh. Edhe nazist edhe demokrat, nuk je dot. Vetem nqs nisesh nga standartet berishisto-eleziste te demokracise.

    1. B says:

      OR Moisi trubolshevik!

      Kapaciteti mendor që ke nuk arrin vecse të kopjojë mendimet e dëgjuara – indiktrinimet – tradhëtarë, armiq, reaksionarë, mbeturina, bashkëpunëtorë, kolaboratorë, kullakë, revizionistë

      1. heu bre says:

        Jam i sigurte se nje car si puna jote as nuk e di se kujt i thone bolshevik ? ? ?

  4. Baton Gostivari says:

    VITO KAPO, MILO, KLOSI e bashkëmendimtarë si ju!
    SHOQJA VITKO, ti i quan TRADHËTARË 67 patriotët shqiptarë, viktimat e cmendurisë bolshevike!
    Ti ke qenë dhe ke mbetur një në një pikë, nuk ke evoluar aspak për të mirë.
    Kam një pyetje që të referohet ty, por edhe Milos dhe Klosit. Cfarë kapaciteti patriotik, intelektual, njerëzor (humanitar), vizionar pate ti, krahasuar me këto 67 dhimbjet tona kombëtare, ose Enveri karshi M. Frashërit, Mustafa Krujës etj? (ti nuk ke shpirt keqardhjeje, empati për jetë njerëzish, të pafajshëm, që u prinë nga ideali KOMBËTAR, që kuptoshin dhe e kishin të qartë se komunizmi, bolshevizmi na sillte e na solli shkatërrimin e trupit e të shpirtit kombëtar. Koha foli qart)
    Ju përqafuat iluzionin dhe fatkeqësinë MARKSIZËM – LENNIZËM (parulla që valviteshin kudo, bile edhe mbi shkallaret e Stadiumit “Q.Stafa” , (mesazh botës!!!) dhe na trajtoni neve NACIONALISTËVE (e vetmja e mirë që morëm nga ana juaj sipas ligjësisë që zbuloi Freudi – pohime nga ndërdija. dhe na i atribuoni edhe TRADHËTINË. Flas me përgjegjësi, pa të keq. Ju jeni të pallogaritshëm, qenie të indoktrinuara, pa logjikë.
    Ti shoqja VITO je ajo që je, por kur Milo, që e dimë të ketë shkollim historiani dhe del e na flet si tifoz injorant futbolli për cështje aq madhore si ATDHEU, IDEALI KOMBËTAR, SAKRIFICA NJERËZORE për këto IDEALE me fjalorë ordinerësh, cështja bëhet më fatkeqe.
    Ne që ushqehemi dhe shpihemi nga këto interesa kombëtare dhe ideale atdhetarie, është e natyrshme që të ndjejmë keqardhje për këto viktima të shkaktuara edhe nga ti dhe njëherit kemi edhe detyrim moral që të respektojmë sakrificën e 67 dhimbjeve dhe të shprehim një mirënjohje e falënderim, akt të cilin ti e quan “CMENDURI”.
    Po, cmenduri është ky reagimi yt , cmenduri kronike nga ana juaj – ti me shokë.
    Ti VITO, MILO, KLOSO, pa dyshim që e dini se ku ndodhen Suedia e Finlanda dhe popujt e vendet balltike. A mos dini dicka për historinë e tyre të së njejtës periudhë, kur ne ishim, sipas jush, edhe nacionalstë edhe “tradhtarë” . (III) Edhe nacionalistë edhe tradhtarë!!! – përkufizim i një shpirti e truri të ndrydhur.
    Ndërmjet Shqipërisë së asaj kohe dhe këtyre shteteve e popujve kishte shumë elemente identike, të ngjashme dhe rrjedha paralele.
    Heroi, trimi, visionari, atdhetari më i madh finlandez i asaj periudhe ishte bashkëpunëtori këmbëgulës i Hitlerit, pra i Gjermanisë naziste, i cili për të shpëtuar Finlandën nga ekspanzioni bolshevik rus, u bë aleat i Htlerit.
    Po të rastisni e të shetitni shesheve të qyteteve finlandeze, do t´ju bie në sy një shtatore mjaft e infrastrukturuar përreth, akt mirënjohjeje e popullit finlandez “për tradhëtinë”, sipas “konceptit tuaj ideohistorik, që iu dha grusht turinjve bolshevikëve pushtues rusë.
    RESPEKTI FINLANDEZ për këtë atdhetar (tradhëtar, sipas jush) është dhe do të mbetet EPIK.
    Ju jeni tradhëtia kombëtare dhe bsnikë të tradhëtisë. Cmenduri.

    1. ca po thu o Shabono says:

      Baton Gostivari (ne fakt Mahmud Derdimeni) as mos keni shpresen me te vogel se do lani surratin tuaj te ndyre te KOLABORACIONISTIT! Dridhu e sperdridhu si kurvat,ju jeni damkosur perfundimisht ne histori si Bashkepunetore te pushtuesit fashist! E vetmja e drejte qe keni eshte TE HANI MUT,sot e pergjithmone!

    2. Etniku says:

      Shtriga partizane,bashkeshortja e kriminelit partizan,(Hysni Kapo),Vita Kapo,ishin plehra partizane titiste,rankoviciste,koci Xoxiste,milladiniste etj.qe ndihmuan edhe ne Tragjedine e Tivarit.Mehmet Shehu ishte udbash jugosllave dhe per kete ai vrau ballistet dhe deshti te vras edhe Enverin,por te gjitha i pagoi ne shtratin e ti te vdekjes.
      Bravo z.President,per keto dekorime te mirefillta atdhetare.

    3. Shqiptar says:

      Ik ore pirdhu. U bere ti kelysh serbi te vleresosh personalitetet shqiptare…

  5. SHQIPERIA ETNIKE says:

    BATON gostivari!!!!
    E ke gabim mor “Mike”…por ju keni Mendimin Tuaj….dhe mos na Beni Krahasime me Finlanden….dhe eshte FATKEQSI PER JU QE KERKONI TE VINI SHENJEN E BARAZIMIT MIDIS NGJARJES DHE KOHES NE TE CILEN JETOJME…
    Ngjarja ka Ndodhur ne nje Perjudhe kohore prej afro 70-te vitesh….DHE TE GJYKOSH ATA(Viktimat) DHE TI Beshe “Martire Demokracie” SOTE eshte jo Vetem Injorance..por eshte NGRITJE E KULTIT TE BASHKEPUNTOREVE TE OKUPATORIT PER TE VARROSUR Luften -Nacjonal-Clirimtare…
    Presidenti @@@ Bujar Nishani eshte Marjonet e Sali Berishovicit Spiuni i Njohur i UDB-se Serbe ne Kupolen e Politikes Shqipetare…
    1.-Pse te Mos Dekorohen edhe Viktimat e Pezes Heroike qe Luftuan Okupatorin Italjan???Pse te Mos Dekorohen Viktimat e Mallakastres(U quajten Viktima)…qe Luftuan kunder Okupatoreve Italjane Pa Dallim Bindjesh Politike….DHE Nga Sistemi i Komuniste u Lane ne Heshtje:p-sh 37-Burra te MASAKRUAR NE FSHATIN LAPULEC DHE 12-Burra te Masakruar ne Lavdan po te Mallakastres????U Masakruan nga Italjanet dhe Bandat e Isa Toskes..dihet Historikishte se keta nuk ishin Komuniste apo Partizane apo edhe me keq Balliste….per keta dhe shume te Tjere ne Shqiperi duhet te kishte Mneduar Presidenti Bujar Nishani..qe Nishani mos te te mbetet…
    Pra na Dekorohen ata qe Ishin ne Radhet e Ballit??Por Balli kombetare ne Shqiperine e Pushtuar nga Gjwermanet..u Armatos nga Gjermanet..dhe u pagua po nga Gjermanet….MOS VALLE GJERMANET Per Kohen qe behet Fjale Pushtonin Vendet e Europes “NE EMER TE DEMOKRACISE”?????

  6. Mbesa e De RADAJVE says:

    PLAC, moj ZEMËRKATRANE, PLAC!

    Si nuk të dhimbsen ata shpirtëra njerëzish të cilët kishin “faj” se ishin të gatshëm të japin edhe jetën për të dashurën SHQIPËRI ETNIKE.
    Ju jeni shpirtërat e tradhëtisë – MUKJE.

  7. Ballist says:

    Kjo mumie apo kafshe komuniste thot se komunistet ishin bijt e popullit….hahahaha e Ballistet bijt e kujt ishin mori shtrige komuniste….mori kriminele egersire….

    1. e di ti says:

      Ballistet ishin bijte e KURVAVE, si puna jote … ? ? ?

    2. Lugati says:

      pu pupupupu sorra komuniste baxhelle su ngopet me gjak sjqiptari ju plera hiqeni se late nome hazetare pabuksa morracak

  8. lume e det says:

    Zhgaravine plake… Ende nuk jeni ngopur me gjak!!! Llumra te ndyre do te mbeteni ne histori…

    1. e di ti says:

      LLUMI KA VEC NJE EMER NE HISTORI : KOLABORACIONIST I FASHIZMIT!
      Nuk keni shanc ta ndryshoni historine ju mbetjet e shurrosura te saj ?

    2. Lugati says:

      hiqeni mer ket sorren nga ktu se late nom si sju vje i cik turp mer burra kjo baxhelle komuniste me familjen e saj kane pi gjak shqiptari su ngopen kto ushnja plera njerez

  9. Mentari says:

    Po akoma Spermen Enveriste duhet te pyesim neve per te dekoruar antikomunistet e diteve te para ne kombit shqiptar.Ata Indivite qe me pare pranuan vdekjen sesa te beheshin Komuniste antishqiptare,vegla qorre ne doren e armiqve me te medhenje te kombit shqiptar atyre Sllaveve te jugut.Vito Kapo,Paskal Milo e shanlepiesi tjeter Kolosi jane antishqiptar sepse per ata dhe me “lejen” e tyre duhet te dekorohen vetem ata qe kane qene Bolshevike ,komuniste e vrases ne sherbim te lrimineleve Hoxha-Shehu Si nuk kane turp qe akuzojne djemt e moshave 15 deri me 24 vjec te vrare pabesisht nga dora gjalakatare e nje krykrimneli qe quhej Mehmet Shehu dhe I akuzojne si bashkepunetor me pushtuesit kur dihet shum mire se ai batalioni I tyre nuk kishte SNJE BASHKEPUNIM ME PUSHTUESIT .Deklarata tyre perpara plumbit ishte; Derr behem vetem komunist nuk behem. ka nje domethenie shum te madhe sepse ata ishin te bindur se komunizmi ishte kanceri I kombit shqiptar qe mbas gati 50 vjeteve u provua pa pasur neveoj per deshmimtar dhe sot qe kan kaluar plot 73 vjet nga flijimi I tyre Sperma Enveriste akoma proteston,akoma kerkojne te lthejne rroten e Historise famekeqe Komuniste ne ate vend qe e ben germadh,labarayor minjsh dhe minjet ishin shqiptaret.Keto kriminele qe kane ngelur gjalla sot dhe pa pike turpi hapin e gojen e tyre te qelbur ata duhen asgjesuar me inxheksion helmi sepse ata qelbesia po e lodhin kete popull aq shum dhe pa asnje meshire.Turp te kene Mbeturinat Enveriste antishqiptare zoti ju denofte familjet e tuaja qelbesira.

  10. Darius says:

    Cfare ishin Ballistet……Shqipetare.
    Po Partizanet…………….Shqipetare.
    Ku eshte Diferenca???

  11. Balli Kombetar says:

    Reagim i Institucionit të Presidentit të Republikës

    26 tetor 2016

    Institucioni i Presidentit të Republikës hedh poshtë të gjitha sulmet dhe provokimit e adresuara nga nostaligjikët enveristë të diktaturës më të egër dhe të urryer të pasluftës së Dytë Botërore në Evropë, Diktaturës Hoxhiste.

    Kujtimi dhe dekorimi i 67 nacionalistëve të ekzekutuar nga dora kriminale e një grupimi të bolshevikëve shqiptarë të orientuar nga të dërguarit jugosllavë, është një detyrim dhe përgjegjësi historike e Shqipërisë së sotme euro-atlantike.

    Asnjë prej martirëve të ekzekutuar dhe në asnjë moment të vetëm të jetës së tyre nuk pati një bashkëpunim me pushtuesin.

    Përkundrazi, ata ishin luftëtarë të lirisë kundër nazi-fashizmit.

    Ata u ekzekutuan në mënyrën më makabre të mundshme vetëm për faktin se ishin kundër modelit dhe ideologjisë bolshevike, që një grup individësh po përhapnin përmes terrorit në viset shqiptare.

    Ata u ekzekutuan në mënyrën më kriminale të mundshme pasi ishin kundër shitjes së trojeve shqiptare tek të huajt.

    Ata u ekzekutuan se kërkonin orientimin perëndimor të Shqipërisë.

    Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron të papranueshme ringjalljen e urrejtjes staliniste, veçanërisht kur ajo vjen nga anëtarë të Kabinetit Qeveritar të një vendi anëtar i NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Evropian.

    A nuk u ekzekutuan pa gjyq me qindra intelektualë në qytetet e Shqipërisë me akuzat e rreme të bashkëpunimit me pushtuesin?

    A nuk u ekzekutuan dhe burgosën me qindra klerikë martirë me akuzat e rreme të bashkëpunimit me pushtuesin?

    A nuk u ekzekutuan, burgosën, interrnuan me qindra mijëra shqiptarë të pafajshëm me akuzat se ishin bashkëpuntorë të “imperializmit” dhe të “revizionizmit”?

    A nuk u ekzekutuan në kufi me qindra të rinj me akuzën se donin të tradhëtonin Atdheun dhe partinë?

    A nuk u konfiskua çdo pronë shqiptarëve me akuzën se ishin armiq të pushtetit po të pasuroheshin me pronat e tyre?

    A nuk u burgos brenda një kampi të madh me tela një popull i tërë i lënë në varfëri ekstreme dhe padituri të thellë me akuzën se liria është opium për popullin?

    Ky realitet shqetësues tregon se sa shumë është dëmtuar shoqëria shqiptare nga moshetimi dhe mosdënimi i krimeve të komunizmit, si i vetmi vend ish-diktatorial që nuk e ka kryer këtë proces.

    Këto provokime na treguan edhe njëherë se sa seriozisht e kërcënuar mbetet liria jonë.

    Ata që e kanë përdhosur Luftën Antifashiste dhe sakrificat për liri të shqiptarëve duke kryer krime mbi shqiptarët, do të mbeten përjetësisht në altarin e turpit të historisë së kombit shqiptar.

    1. Shqiptar says:

      Mire jua bene. Tradhetar ishin.

  12. Bashkimi says:

    Ballistet si patriote te vertete luftuan per nje qeshtje te drejte. Te mos harrojme se gjate kohes ne fjale(1939 -1945)shqiperia ishte per here te pare e njohur ne kufinjte e vete natyral. Gjate kesaj kohe te gjitha vendimet e padrejta dhe imorale te konferences se paqes u hodhen ne plehra.
    Kjo ishte me rendesishme per ceshtjen kombetare shqipetare se cdo gje tjeter. Perkundrazi ,komunistet e trathtuan qeshtjen kombetare duke kryer masakren e tivarit,duke i dorezuar kosoven serbise,duke krijuar aleanca antikombetare me shtete dhe popuj qe historikisht jane gatuar me ndjenja antishqipetare. Bandat kriminale te Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut me ndihmen e krimineleve sllave vrane me mijera patriote te vertete nacionaliste shqipetare. Injoranca,naiviteti,mungesa e edukates familjare, i bene keta dordolece bujq te paedukuar te vendosen ne anen e forcave me te erreta te njerezimit ,ne anen e sllaveve komuniste. Patriote te vertete jane Prek Cali,Shaban Palluzha, Mithat Frasheri, Xhafer Deva, te cilet luftuan per te miren e kombit.

  13. Bashkimi says:

    Ballistet si patriote te vertete luftuan per nje qeshtje te drejte. Te mos harrojme se gjate kohes ne fjale(1939 -1945)shqiperia ishte per here te pare e njohur ne kufinjte e vete natyral. Gjate kesaj kohe te gjitha vendimet e padrejta dhe imorale te konferences se paqes u hodhen ne plehra.
    Kjo ishte me rendesishme per ceshtjen kombetare shqipetare se cdo gje tjeter. Perkundrazi ,komunistet e trathtuan qeshtjen kombetare duke kryer masakren e tivarit,duke i dorezuar kosoven serbise,duke krijuar aleanca antikombetare me shtete dhe popuj qe historikisht jane gatuar me ndjenja antishqipetare. Bandat kriminale te Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut me ndihmen e krimineleve sllave vrane me mijera patriote te vertete nacionaliste shqipetare. Injoranca,naiviteti,mungesa e edukates familjare, i bene keta dordolece bujq te paedukuar te vendosen ne anen e forcave me te erreta te njerezimit ,ne anen e sllaveve komuniste. Patriote te vertete jane Prek Cali,Shaban Palluzha, Mithat Frasheri, Xhafer Deva, te cilet luftuan per te miren e kombit. Te mos harrojme se kombi shqipetare ishte dhe eshte nder me te rrezikuarit ne europe nga fqinjet sllave dhe tutoret e tyre ruse. Cdo aleance me keto turma eshte antishqipetare.

  14. Foli kamunistja me pashaporte Amerikone haha………

  15. askush says:

    Sa shume komente per nje teme qe nuk i hyn me ne pune vecse historianeve!
    Si nuk pashe nje koment per “lajmin” e protezave falas ne spitalin e traumes.
    Si nuk shqetesohet njeri kush e fitoi tenderin e radhes per protezat?
    Pse nuk pyet njeri sa te kushton vertet te shkelesh ne spitalet shteterore?
    A gjenden vertet keto “proteza falas” apo pas vetem nje jave do mbarojne masat?
    Nese proteza eshte falas, sa kushton mjeku?? Po ndihmesi, infermieri, anestezisti dhe sanitarja?
    Kane aq shume halle te gjallet ne Shqiperi sa zor t’i vije radha te vdekurve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje