Gjyqi ndaj Mark Frrokut, Tom Doshi i del në mbrojtje

26 Tetor 2016, 13:59Kronika TEMA

Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi i ka dalë në krah ish deputetit Mark Frroku, mes të tjerash edhe në akuzë për ndërtim pa leje. Në seancën e sotme, deputeti Doshi ka theksuar para trupit gjukues se kati i fundit i hotelit që i është shitur prej tij, Mark Frrokut ka qenë i legalizuar.

“Kam pasur kontratë shit­blerje me Mark Frrokun. I kam shitur një hotel në rrugën e Durrësit, hoteli kati i fundit është i legalizuar. Në hotel nuk ka pasur asnjë shtesë”­ ka thënë Doshi.

Më tej, duke folur për akuzën Doshi ka sqaruar: “Aty nuk ka pasur ndërtim pa leje. Ka qenë vetëm një tendë. Nuk e di në ç’baza e ka ngritur prokuroria akuzën. Po të ishte kështu, gjysma e Tiranës duhet të ishte në burg”, raporton Panorama.

Akuza ndaj Frrokut për hotelin

Më datë 12.04.2015, nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore te Komisariatit te Policise Nr.3 Tirane është konstatuar se në rrugën e Durrësit, pranë Bllokut të Ambasadave, mbi një ndërtim ekzistues 4 katësh, plus një shtesë një kat në të gjithë sipërfaqen e ndërtimit i cili rezulton të jetë ish Hotel Pensioni, po kryheshin ndërtime pa leje konkretisht shtesë anësore një kat. Nga ana e policisë gjyqësore janë kryer veprimet e para hetimore si kqyrja e vendit të ngjarjes, pyetja e personave që kanë dijeni për rrethanat e faktit, është kërkuar informacion nga institucionet shtetërore kompetente dhe nga administrimit i të gjithë këtyre akteve ka rezultuar se:

Shtetasi Mark Frroku me anë të kontratës noteriale Nr. 4238 rep dhe 2384 kol, datë 01.09.2014, ka blerë disa prona të paluajtshme si truall, apartamente, njësi biznesi dhe garazhe nga shtetasi Tom Doshi, ku vlera e përgjithshme e kontratës është rreth 740.000.000 (shtatëqind e dyzetëmilion) lekë të reja. Me anë të kësaj kontrate deputeti Mark Frroku ka blerë dhe pasurinë, e cila është një sipërfaqe trualli 314 m2. Mbi këtë sipërfaqe trualli është ndërtuar ndërtesa 4 katëshe ish Hotel Pensioni, dhe mbi këtë ndërtesë ekzistuese është shtuar edhe një kat shtesë, si dhe është bërë edhe një shtesë 1 katëshe anësore e cila është pa leje ndërtimi. Kjo provohet dhe nga procesverbali Nr. 26 datë 14.04.2015 i Inspektoriatit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar si dhe nga shkresa Nr. 230 prot datë 21.04.2015 e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ku kërkohet mbështejta e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë për ekzekutimin e vendimit për prishje objekti të kundërlgjshëm shtesë anësore 1 kat, me subjekt Mark Frroku.

Nga hetimi ka rezultuar se kjo shtese anësore nuk ka qenë e ndërtuar në kohën e blerjes së këtij objekti , por është ndërtuar pas blerjes së tij nga shtetasit Mark Frroku, i cili ka aplikuar për legalizimin e këtij ndërtimi pa leje të organeve kompetente në zyrat e ALUINZI­t Tiranë në datën 24.11.2014

1 komente në “Gjyqi ndaj Mark Frrokut, Tom Doshi i del në mbrojtje”

  1. Mirakell of fridom says:

    Kuku me mut, doshi dhe frroku qe flasim me shifra te tilla! A dine keta zoterinjte te na tregojne se si i bene keta shume se nga bilancet e profarmes deri ne 2013, si i vetri biznes legjitim pervec droges, rezulton se Tom doshi ka fituar jo me shume se 100milion te reja per 12vite bashke. Kaq ka deklaruar ne tatime. Tani ky morrec ku e gjen forcen te dale si pa te keq dhe te flase me shifra te tilla??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje