Kush është Dusho Markoviç, kryespiuni që po bëhet kryeministër i Malit të Zi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

markovicGjukanoviç cakton njeriun e shërbimeve sekrete për të drejtuar qeverinë e re të Malit të Zi.

Partia Demokratike e Socialistëve ka mandatuar Dushko Maroviçin, një 58-vjeçar që është një nga më të besuarit e Milos.

Jurist me profesion, Markoviç ka qenë që nga pavarësia e Malit të Zi si dora e fortë e shërbimit të fshehtë të shtetit të ri.

Puna më e fundit e Markoviçit është pikërisht kapja e grupit që kishte synim të shkaktonte trazira dhe të merrte peng kryeministrin Gjukanoviç.

Markoviç, karrrierën e ka nisur si drejtues vendor i komunës malore të Majkovacit në kufi me Serbinë.

Por Milo-ja e ka marrë pranë vetes që në vitin 1991 kur e emëroi aekretar të Përgjithshëm të qeverisë dhe prej atëherë e ka vënë në poste “hije” por shumë të rëndësishme, që praktikisht i kanë ruajtur lëkurën kryeministërit të shumësulmuar të Malit të Zi.

Në vitin 2005, Dusho Markoviç emërohet si drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe prej atëherë ai u kthye në zyrtarin më të “frikshëm” të vendit dhe njeriu që ruan sekretet e politikës dhe botës së krimit.

Është njeriu që ka ruajtur ekuilibrat e brishtë gjatë periudhës së pavarësimit dhe zyrtari që paralajmëroi për rrezikun rus, raporton portali Tesheshi.com.

Markoviç duket se do të drejtojë një kabinet që të ekzekutojë atë që ka ditur dhe që i ka raportuar shefit të tij.

I mandatuari për kryeministër që prej vitit 2010 , ai është krahu i djathtë i Gjukanoviçit në qeverinë e tij si zv.kryeministër për çështjet e Sigurisë dhe Politikës.

Mediat malazeze e kanë komentuar këtë hap të Gjukanoviçit jo si një largim përfundimtar por si një mënjanim të përkohshëm.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *