Qytetari: Pse vajte me antiplumb në Prishtinë? Rama: Më vjen keq për ju që iu tall e përdor si të ishit dele, një katragjysh që ka zbulu Facebook-un në pleqninë e thellë

Pas aludimeve të disa portaleve dhe më pas të doktorit se kryeministri Rama në vizitën e tij në Kosovë mbante veshur antiplumb, në Facebook-un e kryeministrit Rama ka patur edhe pyetje mbi këtë spekulim.

Siç shihet nga fotoja e mëposhme, Albert Gjoni i shtron një pyetje kryeministrit se pse kishte vajtur me antiplumb në Prishtinë.

Por, siç ndoshta se priste, Alberti ka marrë përgjigje nga kryeministri i cili duke qeshur i thotë Gjonit se i vjen keq që po e përdor e tall Berisha.

Ja shkëmbimet e komenteve :

Albert Gjoni:Nje pyetje kam une: pse vajte me antiplumb ne Prishtine sot?,leri keto kazana e kso gjerash palidhje se spo ecin?”

Edi Rama: “Ha ha ha ha ha, o zot o zot, sa keq me vjen per ju qe ju tall e perdor si te ishit dele nje katragjysh qe ka zbulu facebook-un ne pleqnine e thelle.

Po cfare antiplumbi mor Albert, eshte jelek sportiv o zotni, dhe s’eshte faji im qe une vishem si ma thote mendja, kurse e ju merreni me stampat e me plumbat e veshjeve te mia. Hajde hajde, antiplumb thote katragjyshi e ju me vrap mbas tij sikur e keni çoban! Merru o mik me ndonje liber a ndonje pune e mos harxho kohe me katragjyshin se ai ate pune ka, hap kazanin digjital e nxirr prej aty mbeturinat e botes se rrenave…”

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d1-344-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d1-344.jpg","attachment_id":"571809"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/rama-25-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/rama-25.jpg","attachment_id":"571810"}]
                 Loading...