Tom Doshi batutë pas lapsusit të prokurorit: Ju pëlqen shumë të më thërrisni “i pandehur”. Unë deputet më 2017…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

tomaTom Doshi dhe Mark Frroku janë përballur disa herë në prokurori pasi Doshi deklaroi se ishte pikërisht Frroku ai që mësoi planin për eliminimin e tij nga Durim Bami, ndërsa sot përballjen e radhës e kanë pasur në gjykatën e Tiranës, aty ku deputeti i Shkodrës ka dëshmuar në favor të Frrokut.

Por gjatë seancës deputeti Doshi është kapur me prokurorin e çështjes, i cili ka bërë një lapsus duke e quajtur të pandehur.

Doshi-prokurorit: Ju pëlqen shumë të më thërrisni ‘i pandehur’

Prokurori: Ju kërkoj ndjesë, është lapsusi im

Më tej, Doshi ka deklaruar se do të jetë deputet edhe në zgjedhjet e 2017-ës, pa saktësuar se me cilën forcë politike do garojë.

Krahas akuzave për vrasje, fshehje të të ardhurave, mbi ish-deputetin kristiandemokrat rëndon edhe akuza e ndërtimit të paligjshëm, për të cilën deputeti Doshi deklaroi t’i ketë shitur një hotel, mbi të cilin Frroku nuk ka bërë asnjë shtesë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Tom Doshi batutë pas lapsusit të prokurorit: Ju pëlqen shumë të më thërrisni “i pandehur”. Unë deputet më 2017…”

  1. Dorina says:

    Plehra, te gjithe plehra jeni. Kur do shpetoje ky popull nga ju????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *