Trump: Clinton sjell Luftën e Tretë Botërore!

26 Tetor 2016, 21:12Bota TEMA

Edhe pse është kulmin e fushatës presidenciale si një nga kandidat për Shtëpinë e Bardhë, kur bëhet fjala për biznes, Donald Trump merr disa ditë pushim nga politika.

Ceremonia e hapjes së hotelit më të ri “Trump”, disa blloqe larg shtëpisë presidenciale, pritet të jetë madhështore. Përpara se të merret me fushatën në Karolinën e Veriut, ai ka vendosur t’i përkushtohet përurimit të njërit prej hoteleve që është cilësuar si më luksozi, ku investimi kap vlerën e 212 milionë dollarëve, ndërsa rivalja politike, Hillary Clinton po e kalon ditëlindjen e saj të 69 në shtetin ku kanë filluar votimet e hershme, në Florida.

Por Bloomberg ka një lajm të mirë për Donald Trump. Sondazhi i tyre e ka nxjerrë 2 pikë para republikanin në shtetin e Floridas. Përpara se të shkëputej nga fushata, miliarderi bëri një deklaratë thumbuese për kundërshtaren e tij, Hillary Clinton, duke shënjestruar këtë herë politikën e jashtme, raporton TCH.

Planet e Clintonit për Sirinë, tha Trump, mund të çojnë në fillimin e Luftës së Tretë Botërore.

“Ajo nuk ka asnjë plan të qartë për Sirinë. Me Clintonin presidente do ta gjeni veten në Luftën e Tretë Botërore. Ajo nuk di çfarë bën, siç ndodhi edhe me Libinë dhe me çdogjë tjetër që ka marrë përsipër. Siria sot nuk është më Siri. Siria është Rusia dhe Irani i ri që ndërtuam me njërën prej marrëveshjeve më të këqija që unë kam parë ndonjëherë”, u shpreh ai.

1 komente në “Trump: Clinton sjell Luftën e Tretë Botërore!”

  1. Baton Kita says:

    Po, marrëveshje skandaloza që e bëri me krah Rusinë.
    Administrata Obama, do kujtohet si administrata më pasive në historinë ndërkombëtare të SHBA.
    Trump është i pallogaritshëm, ndosht ia do shpirti pragmatizmin, konformizmin, por në arenën ndërkombëtare duket se paraprihet të fusë kokën në rërë. Shumë më keq se oportuniteti i administratës Obama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje