Vasili: Pezullimi i Vettingut vonon “Drejtësinë”. Përfitimi dinak nga koalicioni, “inteligjencë” bizantine

26 Tetor 2016, 23:51Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha, se pezullimi i ligjit të Vettingut sjell vonesa për reformën në drejtësi. Ai theksoi se vendimet e gjykatave duhen respektuar. Ai deklaroi se opinioni i Komisionit të Venecias do të ketë rol shterues në këtë drejtim.

“Të gjithë ne presimin implementimin sa më të shpejtë të reformës në drejtësi dhe Vettingu, natyrshëm ishte një nga momentet kyç në këtë proces.

Sigurisht kjo prodhon vonesa, të cilat nuk kënaqin kërkënd, por vendimi i Gjykatës është vendim i Gjykatës Jemi detyruar ta presim. Sigurisht, unë nuk e kam pasur në sjelljen time politike zakon që të komentoj vendimet e gjykatave aq më tepër që nuk kemi vendim përfundimtar.

Për fat të mirë, kemi një pezullim të përkohshëm dhe opinioni i Venecias do të ketë një rol shterues. Ne jemi shpresëplotë se do të kemi një konkluzion të shpejtë”, tha ai në studion e lajmeve të “Ora”.

Vasili tha se LSI-ja ka këmbëngulur që ligjet të miratohen me konsensus për shkak se sjellin qëndrueshmëri afatgjatë. “Do të ishte mjaft e dobishme të kishte konsensus në mënyrë të veçantë ligji për ligjin e qeverisjes së gjyqësorit.

Është ligji 7 i paketës së parë. Zgjidhjet konsensuale janë ato që na vënë në hullinë e qëndrueshmërisë:, tha kreu i grupit parlamentar të LSI-së.

Ai foli edhe për raportet me PS-në. “Është një raport korrekt. LSI vazhdon të kultivojë dhe të qëndrojë konsekuente e asaj që quhet korrektesë shembullore politike në respektimin e marrëveshjeve.

Bashkë me këtë ka stabiluar edhe një dimension në politikën shqiptare. Dinakëria në mos mbajtjen e marrëveshjeve apo një lloj përfitimi në mënyrë të pakuptueshme është një lloj “inteligjence”.

Ne nuk na duhet një inteligjencë e tillë e prapambetur bizantine. Një korrektesë në marrëveshje është shembull për qytetarët që dimë të jemi korrekt edhe në marrëveshjet me qytetarët. Ne kemi investuar për ndershmëri dhe kësaj i kemi qëndruar deri në fund”, tha ai.

9 komente në “Vasili: Pezullimi i Vettingut vonon “Drejtësinë”. Përfitimi dinak nga koalicioni, “inteligjencë” bizantine”

  1. mergim tari says:

    Si eshte puna……. KUR BEN MORAL K***VA PER VIRGJERINE.
    E temerrshme

  2. Fshatari says:

    Jeni parti sh e ndershme me ne krye I M

  3. Lungara says:

    Vasili , me këto që thotë , është edhe demagog edhe bizantin !
    Në konsensus me Saliun mund të miratohen vetëm palo ligje . Konsensusi me Saliun nuk është fitore e demokracisë por , tradhëtia e saj . Konsensusi me mafjen e ka rrokullisur Shqipërinë poshtë e më poshtë .
    Politika , në Shqipëri , është në duar të maskarenjve !
    Llapni maskarenj , është dita juaj !

  4. Angjeline says:

    Hajduter jeni. Cfare konsensusi kur PD eshte kundra pastrimit te gjyqesorit. LSI Eshte parti bandash dhe se e tille bashkpunon me PD dhe banden e gjykatave.

  5. Skypion says:

    LSI-ja ka dallim nga PD-ja dhe PS-ja,sa i perket perceptimit popullor,por edhe opinionit analitik.
    Nese PD-ja dhe PS-ja urrehen nga elektoratet reciproke,LSI-ja nuk percmohet nga te dyja.
    Nese PD-ja dhe PS-ja mund te simpatizohen apo antipatizohen nga ” te pavendosurit”, LSI-ja percmohet nga to.
    Votat qe i merr LSI-ja ,ajo teprice votash nga elektorati besnik socialist qe e e ka votura qe ne themelimin e saj,eshte vote qe jepet per interes dhe me percmim.Me percmim dhe interes.
    Konjuktura politike,ka krijuar kete situate te cuditshme interes-urrejtjeje te nje pjese te zgjedhesve me LSI-ne.
    Ne rastin me te pare qe do te prishej kjo konjukture,LSI-ja do te kthehej ne “identitet”,domethene me votuesit e saj te fillimit ish-socialiste hatermbetur,domethene njefare PSD-je apo PDS-je e milogjinuesheve.
    Kjo konjukture eshte shume delikate.Vetem pak mjafton,dhe forca e LSI-se te kthehet ne nje dobesi te saj.
    Asnje lloj bizantinizmi nuk do te mund ta sherbente pastaj per ta ringritur.
    E meqe ra fjala,as kjo inteligjenca e prapambetur skraparllikisht bizantine e Petrit Vasilit,nuk do te mund t’i bente derman.
    Por sa te jete Edi Rama ne krye te PS-se,LSI-ja do te vazhdoje e pashqetesuar lojen e saj skraparllikisht bizantine.

  6. gezimi says:

    Do ta shohim edhe nje here ndershmerine e kurvave! Por mjere ata qe bien ne prehrin e tyre.

  7. para laci says:

    o vasil kurva po kur gjykatat marrin vendime te padrejta ti nuk e komenton? apo vetem kur eshte kunder ty o ilir metes. konsens me pd? po do te thote qe sistemi i hajdutave (drejtesi) te mos ndryshoje….. a juve a per tju q ato robt kurva

  8. Angjelini says:

    Vetem kur flet kundra hajdutit tend me bllok ne dore flisini ju te Lesh-Se-Ise. Nuk te vjen turp te heshtish para kesaj kasaphanje qe po behet ne gjykatat shqiptare kunder popullit te pambrojtur. Kerkoni konsensusin e PDs se inkriminuar deri ne fyt. Ptu u dhjefsha rracen. Hajduter, maskarenj, vrases dhe tradhetar. E keni tepruar. Reforma te kalohet dhe ti me gjith banden tende te shkoni ne burg.

  9. saliu says:

    Vazhdo me sharje ndaj Rames, sepse sa me shume e shan aq me shume ia rrit reputacionin. Rama as merret fare me Ty se nuk ia vlen, Jeni deshtaket me spektakolare qe ka pare historia.
    Do ta shihni ne zgjedhjet vendore se sa peshe keni ne elektorat. Nuk do tiu mbeshtese asnje shtrese e popullsise sepse jeni bere zedhenes te Zjarrvenesit e kriminelit Sali, Jeni bere patterica e dallkaukeve shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje