Vdiq në burg pas përdhunimit të mbesës, familja e Thoma Çalës zbulon skandale të tjera seksuale

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

thoma_calaZemra e 47-vjeçarit Thoma Çala nuk ka mundur të përballojë më tepër akuzat e mbesës së tij për abuzim seksual, të cilat nuk i pranoi kurrë.

Rreth një vit pas denoncimit të mbesës së tij, Thoma Çala humbi jetën pak javë më parë në paraburgimin e Fierit, ku priste vendimin lidhur me akuzat për abuzim seksual me të mitur. Sipas mjekëve, shkak për vdekjen e 47-vjeçarit është bërë çarja e aortës.

Familjarët e Thoma Çalës shprehen të vendosur për të çuar deri në fund amanetin e tij, për zbardhjen e së vërtetës. Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24” ishin sot bashkëshortja, vëllai dhe motra e Thoma Çalës, të cilët u përballën live me babain e vajzës që pretendon se u përdhunua nga xhaxhai i saj. Por përplasja ka qenë e ashpër me akuza të forta nga të dyja anët.

Babai i vajzës Anesti Çala, në një lidhje telefonike në studio, akuzoi vëllain e tij Sokol Çala për lidhje intime me bashkëshorten e të ndjerit Thoma Çala.

“Kur kemi patur ditëlindjen e fëmijëve. Të tërë mblidheshin në shtëpinë time. Sokoli ka thyer dy telefona në shtëpinë time sepse është zënë me zotin Thoma. të nesërmen i kam mbledhur të dy dhe u kam thënë si është problemi. Zoti Thoma dyshonte sikur Sokoli kishte qenë me Verën. Ka thënë vija nga puna i gjeja me shalë përpjetë.”- deklaroi Anesti Çala.

Vëllai i tij, Sokol Çala iu përgjigj akuzave duke thënë: “E futët njërin vëlla në burg, e vdiqët aty, doni të vdisni dhe tjetrin tani?

Motra e vëllezërve Çala, Lindita iu lut Anesti Çalës që të tregojë të vërtetën.“Në të ka ngelur ndonjë pikë ujë në damar trego të vërtetën. Ti ja bërë gropën vëllait, ti u gëzove.”- tha zonja Lindita.

Perplasja xhaxha-mbese ne TV

Pak ditë para vdekjes, Thoma Çala u përball me mbesën e tij, përmes një komunikimi telefonik nga paraburgimi, në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti”.19-vjeçarja K.C dha detaje rreth pretendimeve të saj për abuzim seksual nga xhaxhai i saj, kur ishte vetëm 14 vjeç. Vajza deklaroi se xhaxhai Thoma Çala e përdhunonte në shtëpinë e tij, gjatë kohës që e shoqja ndodhej në Greqi. 19-vjeçarja pretendon se xhaxhai e ka kërcënuar dhe ajo ka patur frikë të tregonte, deri në momentin që i fejuari i saj i ka kërkuar llogari për faktin se nuk ishte e virgjër.

Në emision ka ndërhyrë edhe vetë i akuzuari, përmes një telefonate nga paraburgimi. Thoma Çala hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke e quajtur mbesën nepërkë.“Mbesa ime pretendon se më ka shërbyer dhe gjatë shërbimit pretendon se unë kam përfituar. Hetime nuk ka fare, kemi kërkuar tabulate telefonash nuk kanë dalë. Ajo që në gjyq i hiqet si e dëmtuar, është një nepërkë.

Eshtë njohur me një djalë dhe ka ardhur në shtëpi ka kërkuar fejesë brenda dy javësh. I ati i ka thënë të çova për shkollë, nuk të çova për burrë. I ati i tha nëse dështon fejesa, vetëm e vdekur do kthehesh në shtëpi. arsyeja që mua më akuzojnë është pse dilje në Fier dhe e merrje. Sepse nëna e saj më thoshte dil merre kur kthehej nga Tirana dhe unë isha taksi falas për fisin. Mbesa ime ishte vajza ime”- deklaroi Thoma Çala.

Denoncimi i vajzes

Denoncimi i vajzës për xhaxhain e saj është bërë më 6 shtator 2015. Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg pa afat ndaj Thoma Çalës, i cili akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur.

Prokuroria ka paraqitur si provë dëshminë e të resë, e cila ka pretenduar se është përdhunuar nga xhaxhai i saj Thoma Çala, në prill të vitit 2010, kur ajo ende nuk kishte mbushur 14 vjeçe. Mësohet se denoncuesja ka theksuar se 47-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe e ka kërcënuar që të mos i tregonte njeriu se pastaj do t’i dilte nam i keq. Ajo ka shpjeguar se në atë kohë, xhaxhai jetonte i vetëm, pasi bashkëshorten dhe fëmijët i kishte në emigrim, në Greqi. Për më shumë se një vit ai ka qenë i vetëm në shtëpi, ambientet e së cilës janë kthyer në vendin ku ai abuzonte seksualisht me mbesën e tij të mitur në atë kohë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Vdiq në burg pas përdhunimit të mbesës, familja e Thoma Çalës zbulon skandale të tjera seksuale”

  1. Klea says:

    Nuk late vese pa marre ne Greqi o njerez

  2. Paqesori says:

    Pale kur vini parashtesen e nderuar…Zoti dhe Zonja perpara emrit te ketyre plehrave te shoqerise …i humbni vlerat e verteta…

  3. ........ says:

    AH nuk keni faj o fshatar se erdhi koha qe rrini kot dhe nuk keni me çfar te mereni , shikoni ter diten e perendis telenovela dhe pornografi qe ja u japin televizionet shqiptare ne vaktin kur hani buk dhe ju hiken truri dhe nuk dini çfar beni pastaj , para vitit 90te nuk ju vinte mendja as per grat tuaja se rrinit nga mengjesi ne dark duke punuar ne koprativ dhe dit djele ne aksion xhvishnit miser, po sa mir e paske njoft ket popull mer ENVER HOXHA , paska qen me te vertet gjeni mer zot , tani shikojn pornografi nga mengjesi ne dark rrin kot e pin raki dhe mendja tek dafllaku i rri katundarve nga mengjesi ne dark dhe shkerdhejn njeri tjetrin pastaj. popull i marr fund , tek e fundit kjo tregon qe europa amerika dhe ojqte SHQIPTARE ja kan arritur qellimit ne meyren me prefekte me e degjeneru ket popull , hallall. RROFT RROMANI VRIMA .

  4. Bazarhesap says:

    Fat i madh qe kane thyer qafen ne greqi kauret e felliq

    1. korcari says:

      o turk ik pirdhu

    2. true says:

      Nuk jane kaur or derdiment por jane Arab qe kane vene emra kauri per te punuar ne Greqi.

  5. Burgu says:

    Ne dhomat e paraburgimit ne shqiperi vriten njerezit. Avokati popullit dhe familja e ketij duhet te kerkojne autopsi. Ai eshte qelluar ne kraharor dhe i shkaktoj vdekje.
    Edhe ai maksi kombinatsi qe u arrestua pwr pedofil ne te njejten menyre u qellua ne paraburgim. Pergjegjesit duhet te dalin para drejtesise. Edhe saimir tahiri duhet te pergjigjet para drejtesise.
    Pse ankohen gazeta shqiptare per vrasjen e atij karwlit ne greqi kur keto jane mide ne burgjet shqiptare????? Famija e ketij duhet te kerkoje ndihme nga drejtesia evropiane qe ti jepet fund njehere e mire vrasjeve ne burgje nga punonjesit

  6. F.K says:

    Dhe fat i madh që ngele ti bazaro,hidhi nje sy ne you tube incestit muslim te shikosh tmerre te legalizuara ne emer te fese qelbur tënden ,te pakten keta “kaurre”po perballen me nje gjyq ,po te bota jote ndodhin keto cudira?

Lini një Përgjigje te Burgu Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *