A po përgatit Nishani dekorimin e krerëve të ballistëve e legalistëve?! Emrat kandidatë…

bujar-nishani-cover_1477548931-3236929Kreu i shtetit me sa duket nuk do të ndalet nga debatet që kanë shpërthyer, për të pajisur me kartë dekorimi të gjithë eksponentët që nuk kanë qënë komunistë, dhe që në Luftën e Dytë Botërore kanë bashkëpunuar ose jo me fashizmin.

Teksa në rrethet politike dhe në radhët e historianëve janë ndezur polemikat për dekorimin e 67 ballistëve, në Divjakë të Lushnjes, në tavolinën e Presidentit të Republikës ka disa kërkesa për dekorimin e krerëve të Ballit Kombëtar, por edhe të Legalitetit.

Ndërsa historianë dhe disa politikanë kanë kritikuar vendimin e Presidentit, duke i kërkuar edhe tërheqjen e dekorimit të 67 ballistëve, kreu i shtetit, Bujar Nishani, pritet të shkojë më tej, duke dekoruar krerët dhe personalitetet e Ballit Kombëtar.

Kërkesa është bërë nga Partia e Ballit Kombëtar Shqiptar, në dy forma, në formë shkresore, por edhe me anë të thirrjes publike. Por, në tavolinën e Presidentit mësohet se ka edhe kërkesa të tjetra, të bëra nga Partia Demokratike, nga degë të saj në rrethe si dhe nga ish-të përndjekurit politikë, për dekorimin e disa figurave, për të cilët disa historianë thonë se ka dokumente se kanë bashkëpunuar me pushtuesit, kundër partizanëve shkruan shqiptarja.com.

Lista prioritare

Në krye të listës për t’u dekoruar janë Abas Ermenji, Vasil Andoni, Sulejman Meço, Haki Blloshmi, Ramazan Dervishi dhe 21 të tjerë të vrarë në Martanesh, Estref Myftiu, Skënder Muço, Abdulla Allarupi, Habi Kasimati dhe 6 të tjerë, Nebil Çika e 15 të tjerë, Hazis Sharra, Hazis Çami etj. Gjithashtu, Presidentit i kërkohet dekorimi i 185 ballistëve të vrarë në Korçë.

Ndonëse Presidenti, sipas burimeve, pritet të dekorojë para mbarimit të mandatit dhjetëra përfaqësues të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, kreu i Partisë së Ballit Kombëtar Shqiptar, Adriatik Alimadhi, ka disa rezerva për Nishanin. Sipas tij, kreu i shtetit është i prirur të dekorojë emrat që i propozohen kryesisht nga Partia Demokratike dhe Simon Miraka.

Kërkesa për Abas Ermenjin

Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar Shqiptar, Adriatik Alimadhi, me anë të një shkrese, i kërkon Presidentit të Republikës dekorimin e Abas Ermenjit. “I nderuar President, në emër të Partisë së Ballit Kombëtar dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë t’Ju drejtohem për dekorimin e Profesor Abas Ermenjit.

Mendojmë se ka ardhur koha që të vlerësohen në vazhdimësi kontributet e të gjithë Nacionalistëve Shqiptarë që dhanë jetën e tyre për bashkim dhe vëllazërim kombëtar. Ne mendojmë se nga ky proces i nisur shqiptarët do të dalin më të bashkuar dhe është një hap i drejtë drejt bashkimit kombëtar”, thuhet në shkresë.

Apeli për Presidentin

Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar Shqiptar, Adriatik Alimadhi, i ka kërkuar edhe një herë dje Presidentit Bujar Nishani të dekorojë krerët dhe personalitetet e Ballit Kombëtar. “Të dekorohen të gjithë ata shqiptarë që provohen nëpërmjet fakteve dhe dokumenteve për veprimtarinë e tyre në përputhje me interesat e larta kombëtare.

Të gjithë drejtuesit, komandantët, ish-personalitetet e Ballit Kombëtar. Të gjithë ata që u vranë dhe u therën nga dora kriminale komuniste, partizane, nga krimineli Mehmet dhe krimineli Enver. Dekorimi të bëhet nëpërmjet një strukture apo komisioni shtetëror për të kaluar në filtër të gjithë ata që kërkojnë të nderohen nga institucionet kompetente të shtetit shqiptar.

Për LANÇ

Balli kombëtar kërkon edhe ndryshimin e emrit të LANÇ si dhe rishikimi i statusit të veteranëve të luftës. “Të dyshohet emri i apo statusi i veterani të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të emërtohet me një emër tjetër për t’u përfaqësuar e gjithë periudha e luftërave heroike, që kane bërë shqiptarët historikisht kundër pushtuesve të huaj.

Në fund mendoj se do të shkojmë drejt një procesi shumë të rëndësishëm që quhet pajtim kombëtar, ndryshe shqiptarët do të vazhdojë të jenë të ndarë dhe kjo nuk i shërben kombit tonë”, thotë Alimadhi.

Lista e krerëve dhe përfaqësuesve të Ballit që pritet të dekorohen:

Abas Ermenji

185 ballistë të vrarë në Korçë

Vasil Andoni

Skënder Muço

Tofik Sqeri

Nezir Muzhaqi

Dhimitër Sallo

Besnik Çano

Qeramudin Sula

Xhevdet Bulgareci

Behxhet Bulgareci

Boço Kalo

Xhaferr Sahnini

Dino Lako

Refat Boskovi

Sulejman Meço

Haki Blloshmi

Muharrem Kapllani

Ramazan Dervishi dhe 21 të tjerë të vrarë në Martanesh

Estref Myftiu

Hazis Sharra

Hazis Çami

Abdulla Allarupi

Dhimitër Fallo

Zija Gashi

Habi Kasimati dhe 6 të tjerë

Nebil Çika e 15 të tjerë

Isuf Luzaj

Thoma Orollogaj

Ismail Golemi

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “A po përgatit Nishani dekorimin e krerëve të ballistëve e legalistëve?! Emrat kandidatë…”

  1. adriatiku says:

    A ka me dinjitet ky shtet dhe ky president? U kthye ne nje rutine te disa njerzeve medioker, antikombtar dhe pa asnje lloj morali Deri ne fund do dekoroje dhe Benito Musolinin dhe Adolf Hitlerin. Dhe keshtu do shkoj ne Europe i kompletuar, ndersa per ate problemin qe ngre Alimadhi, nje kelysh idiot, per pajtim kombtar, kjo do thellohet me teper. Une nuk pajtohem kurre me Vrasesit qe i kane sherbyer fashizmit se dhe gjithe perendimi dhe Europa i ka denuar, bile deri me pushkatim. Por ashtu si e filloi Sali Berisha dhe vazhdon edhe sot, rryma antikombtare dhe pergjakja vazhdon dhe sot. Pa le qe do ti nderroje dhe emrin Luftes Nacional-çlirimtare! Ku shkon zoti Nishani? Mos valle te pret edhe ty fati fashizmit dhe nazizmit qe e bota e luftoi dhe permbysi? Deri kur do te heshtin keta njerez qe po i mbyt skllaverimi idiotesk antishqiptar?

  2. luli says:

    Nuk Kuptoj, ky parlament kaq te veshtire e ka ta qeroni kete plehre, apo duhet te merrni miratim nga Europa pse ben dekorimin e bashkepunetoreve te fashizmit

  3. hakmarrja e popullit says:

    PLERA,shkel mb igjakun e atyre qe nuk kursyen jeten per lirine e ketij vendi.Si hije do te shfaqen ne gjume e do te zene frymen o president i pfekaleve ,se ti nuk perfaqeson dot popullin,por ata qe te vendosen ne ate karrike.Te ka pare perendia o gjysmak nga trute e nga fiziku yt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *