Berisha takon ambasadoren greke, “harron” paktin e Detit, por akuzon qeveritë socialiste…

BerishaIsh- kryeministri Sali Berisha sot zhvilloi në një takim ambasadoren e Greqisë në Tiranë, zonjën Eleni Sourani.

Përmes një njoftimi për mediat Berisha tregon temat e bisedës mes të cilave njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Greqisë, apo edhe akuza ndaj qeverive socialiste, por nuk ka asnjë fjalë në lidhje me traktatin e detit.

Njoftimi i plotë i dalë nga zyra e ish-kryeministrit:

I urova ambasadores Sourani suksese në misionin e saj dhe shpreha mirënjohjen për ndihmën e madhe e të gjithanëshme që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në këto 25 vite. Greqia i ka dhene nje ndihme te çmuar Shqiperise ne procesin e integrimit ne NATO dhe BE,emigracioni shqiptar ne Greqi dhe investimet greke ne Shqiperi kane peshen e tyre dhe kontributin e çmuar ne bashkepunimin midis vendeve tona.

Une shpreha optimizmin tim se marrëdhëniet midis dy vendeve tona, te cilat nuk kane asnje pretendim territorial ndaj njeri tjetrit, do përmirësohen vazhdimisht për të arritur nivelin që meritojnë.

Nënvizova se mes dy vendeve dhe popujve ka baza të forta për bashkëpunim dhe marrëdhënie miqësore e të shkëlqyera në të ardhmen. Problemet e trasheguara duhet te zgjidhen duke njohur realitetet. Sikunder mendoj se duhet shmangur nga kushdo perdorimi i tyre per qellime elektorale.

Ambasadorja më shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë në nënshkrimin e traktatit të miqësisë Shqipëri-Greqi që ishte një hap i rëndësishëm përpara në marredhëniet mes dy vendeve. Ajo theksoi se Greqia e sheh Shqipërinë si një partner dhe aleat në NATO dhe mbeshtet integrimin eruopian te saj.

Në takim nënvizova nevojën e njohjes së Kosoves nga Greqia, si një hap që i kontribuon stabilitetiti në rajon. Theksova se midis Kosovës dhe Greqisë nuk ekziston asnjë pengesë për njohjen, dhe marrëdhëniet dhe çështjet bilaterale midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe zgjidhja e tyre nuk duhet ndikojnë raportet e Greqisë me Kosovën. Ambasadorja pohoi përparimin e marredhënieve te Greqisë me Kosovën, të udhëhequra nga interesi bilateral.

Theksova se qeveria greke, me dy vizita të ministrit të jashtëm ka treguar vullnet për ti çuar mardhëniet me Shqipërinë përpara. Në takim mbështeta pikëpamjen se Traktati i vitit 1996 perben një bazë solide në marredhëniet tona, dhe për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes të dy vendeve, në interes reciprok te qytetarve ne të dy vendet. Por theksova gjithashtu se nëse ky traktat nuk do të ishte bllokuar nga qeverite socialiste që erdhen ne dy vendet tona ne pushtet pas firmosjes se Traktatit gjërat do mund të kishin ecur shumë më mirë.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Berisha takon ambasadoren greke, “harron” paktin e Detit, por akuzon qeveritë socialiste…”

  1. katarakti says:

    Ka rifilluar lojen. Ka nevoje per ndihmen e Greqise “Skenderbeu idyte” qe te vije ne pushtet. Dhe eshte gati jo te fali detin, por t’i jape Greqise gjithe Toskerine, deri ne Shkumbin. Ja ky eshte palaçoja i dy gishtave lart. Patrioti i Kosoves!

    1. Shqiptar says:

      @katarakti.Mjafton te degjosh militantet e PD-se te cilet Saliu i ka bindur se banoret ne Jug te Shkumbinit Jane Greke.Normal qe Sali Shpellar Skenderbeu se ka problem qe Greqia te shtrije ndikimin deri ne Shkumbin.Janullatosi u dekretua nga Sali Berisha Kryepeshkop pikerisht me kete qellim.Ortodokset Shqiptare te numerohen si Greke.

  2. Trebeshina says:

    Pse svjen ambasadori britanik, gjerman apo italian aty o Sali, po vetem ambasadorja greke?
    Se Perendimi nje satrap kriminel, hajdut dhe delirant si ty e do ne qeli, ndersa per greket je dhe do ngelesh dobiçi i tyre! E dine qe ajo pak qe ka ngelur nga Partia Demokratike vazhdon dhe eshte prone e jotja familjare dhe greket vazhdojne e kerkojne puthadore dhe antishqiptare deshperimisht tek kufoma e partise tende.
    Edhe sumçen e sodomizuar qe shet per lider ja u çove bashke me budallain Strazimiri, fashisteve te vorioepirit ne Amerike per tu garantuar atyre nenshtrim dhe besnikeri, nga ana e kupoles se re qe ke sajuar.
    Por epoka e tradhetareve te flliqur si puna jota mbaroi. Vendin bashke me kermat qe ke pjelle e ke mes flliqesirave te burqeve dhe nderkohe qe ben plane ne kurriz te Shqiperise, te gjithe shqiptaret dhe aleatet Perendimore jane duke te te bere gati qeline dhe arkivolin.

  3. Dylqinja says:

    Ambasadorja e Gre-qise ka takuar enkas kete personazh donkishotesk per diversion diplomatik ndaj qeverise shqiptare, duke u paraqitur edhe vete ajo si nje donkishot femror. Por me kete veprim terheq mbi vete edhe urrejtjen qe kane shqiptaret ndaj kesaj figure antishqiptare sic eshte doktorr leshi.

  4. Demokrati i vertete says:

    Besoj i ke thene qe mos ta heqi ligjin e luftes, sepse me sa duket Greqia eshte me mendjen e luftes ndaj Shqiperise, kete e deklaroi Ministri i jashtem grek Niko koço-ja, . Per kete shkove e takove, por nuk na the more autorizim nga Lulzim Basha apo i ke me koken tende, sepse na duhet kjo transparence. Ceshtjen Came dhe ate te detit e dime qe nuk e ke trajtuar,sepse je lodhur duke u marre me to. Urime demokrati i vertete

  5. Faro says:

    Tamam diten e parlamentit gljykoi me te rendesishme viziten tek amb greke????!!!!!!
    Cili eshte mesazhi qe desheron te na dergoj ne dhe vecanerisht amerikaneve dhe europes?

  6. petriti says:

    Nuk po kuptoj gje, ne emer te cilit zoti Berisha takoi ambasadoren Greke, kush e autorizoi kete patriot te madh te zhvilloj kete takim?
    Nqs eshte takuar thjesht si qytetar I shqiperise, atij nuk I takon te diskutoje probleme te ketij niveli.
    Mendoj gjithashtu se z.Berisha e ka mbyllur karrieren (me Greqine psh ngaterroi keq Shqiperine) dhe nuk I lind e drejta te perzihet ne punet e te tjereve. Por gjithashtu shoh nje synim te keq te Berishes, sapo u dha lajmi qe Shqiperia do te hapi negociatat me BE, ai menjehere takon ambasadoren e Greqise, a thua te kene lidhje keto dy ceshtje?
    Berisha tashme duhet te prese verdiktin e drejtesise per shkaterrimet e bera Shqiperise per vitet ’90-92, per luften civile te shkaktuar direkt prej tij ne vitet ’96-97, per grushtin e shtetit te vitit 1998, per Gerdecin, 21 Janarin, e shume e shume deme te tjera te shkaktuara ketij vendi, te cilat vetem drejtesi mund ti identifikoi e denoje.

  7. Fatosi-kosove says:

    Po kush tjeter e takon katragjyshin e smure,ambasadorja greke dhe ambasadori serb e rus,ah sa kishte dashur qe sot ta takonte edhe millosheviqin dhe ti ankohet se Rama i ka prishur raportet vllaznore me serbine,ti ankohet ati se pa ndihmen e tij veshtire do ta kete qe te rikthehet ne pushtet,e ai si çdo here i gatshem ti ndihmoje pe kete ndihme do ti kerkonte edhe disa qindra vajza te reja per nuse ne serbi,dhe pastaj do te kishin vershuar votuesit e ndershem per te votuar per sali berishen ,lulin e nishanin,do te kishin ardhur edhe disa nga kosoav qe kane dokumente te serbise,bile do te vijne edeh deputet si arben gashi,gani geci edhe pse vtasin jerez jane te paprekshem dhe kur behet fjale per te votuar per “atdhetar” jane te gatshem te ngrihen edhe nga varri sepse keshtu ju kerkon nana serbi.

  8. Treviso says:

    kryekrimineli nuk shkon dot ne shtetin grek per per te punuar ne favor te tyre, por fton ambasadoren ne zyren e tije. Kush eshte ai shqiptare qe i beson ato qe ka shkruar ne medja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *