DEBATET/ Sherr femrash: Albana Vokshi përplaset dhe shahet me Klodiana Spahiun

vokshi spahiuDështimi i dy komisioneve të thirrura nga opozita ditën e djeshme, kanë bërë që Albana Vokshi të mos e mbajë veten.

Ajo është përplasur me deputeten e PS-së, Klodiana spahiu, me të cilën ka shkëmbyer edhe fyerje.

Replika:

Albana Vokshi: Vendimi është marrë dhe nuk gjendet as me një faqe. Nuk mundet të miratohet vetëm një VKM pa një studim. Mos mbroni atë që s’duhet mbrojtur se jeni dhe mjek…

Eduard Bejko: Unë jam deputet këtu. Dhe mos bëni interpretime politike, pse duhet të flasim ne pa pasur ministrin përballë.

Albana Vokshi: Ato para që duhet të shkojnë në shëndetësi për të shpëtuar jetë, nuk duhet të shkojnë në xhepat e shokëve të ministrit. I kemi kërkuar ministrit të na japë informacionin për check up-in dhe ka refuzuar…

Eduard Bejko: Po ka arsye objektive që nuk ka ardhur. Po përgatiten.

Klodiana Spahiu: Moj zonja kryetare, po qetësohuni…

Albana Vokshi: Mos më ndërprit. Është e turpshme ajo që keni bërë. Në një ditë keni censuruar dy dëgjesa, një për sharrën dhe vrasjen e një 17-vjeçari, dhe dëgjesën për check up-in që bën fjalë për miliona euro që duhej të shkonin për të kuruar të sëmurët.

Klodiana Spahiu: Po sa herë që ka kamera axhitohesh, moj e dashur. Qetësohu, të lutem. Ke 3 vjet që ke zënë ekranet…

Albana Vokshi: E ke shqetësim ti që dal unë në ekran?

Klodiana Spahiu: Unë kënaqem kur del ti dhe flet… Seanca do të zhvillohet javën tjetër.

Albana Vokshi: Nuk e përcakton qeveria axhendën e Parlamentit, a keni dinjitet ju apo jo…? Jeni dhe mjekë.

Klodiana Spahiu: Krimin po e bën ti që s’i lejon njerëzit të bëjnë kontrolle. Ti po bën krim.

Albana Vokshi: Ti qenke sëmurë. Shko bëj check up-in të lutem.

Klodiana Spahiu: Ti je njeriu i vetëm në Republikë që u thua njerëzve mos bëni check up-et. Do të të vrasë ndërgjegjja.

Albana Vokshi: E tha kryeministri që ka dalë burri me barrë, e ka pranuar vetë kryeministri. Janë në stres, tha, dhe mund të dalin burrat shtatzënë.

Klodiana Spahiu: Këto janë paturpësi që i bëni vetëm nga injoranca.

Albana Vokshi: Është turp që kanë 2 vjet që kanë bërë analizat dhe s’kanë marrë përgjigjen e mamografisë. Ato gra mund të kenë vdekur në dy vite. Klodi, i mbarove detyrat që të ka dhënë Beqaj dhe Rama. Hesht tani.

Klodiana Spahiu: Moj zemra ime, ty ti jep detyrat Lul Basha. Unë s’kam nevojë fare të bëj politikë, se më njohin të gjithë se çfarë di të bëj. Mua s’m’i jep detyrat as Edi Rama, as Ilir Beqaj… Ti e ke betejë personale me Ilir Beqajn.

Albana Vokshi: Pse kështu ta tha Iliri ty?! Të thërras ndonjë ministër tjetër unë të flas për check up-in?!

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “DEBATET/ Sherr femrash: Albana Vokshi përplaset dhe shahet me Klodiana Spahiun”

  1. genci says:

    Albana Vokshi, idiotja me madhe nder femra!

  2. nina says:

    o zot kur flet kho Vokshi, ma gerdit jeten.. me vjen te shkoj ne wc menjehere … qelbesira.. se sa ishte donte vetem te bente sfilata mode per treguar sa bukur vushesh si fshatare…

  3. Toni says:

    vokshi eshte mesuar me policet e kosoves qe i shane me liber shpie,nuk e ija qe kjo eshte femer..

  4. Fatosi-kosove says:

    Ju lutem shqiptar te dashur mos shqetesohuni pe gjendjen e PD-s sepse fatmiresisht njerez si kjo vokshi jane pasqyra me e mire se çnivel kane,kjo vokshi shau,kercenoj dhe ne fund largoi nga puna kater polic te kosoves dhe per kete krenohet dhe pse eshte i vetmi “sukses” i saj,e kam pare edhe para disa ditesh ne nje debat televiziv per zgjedhjet ne Diber dhe jam tmerruar nga ato shprehje qe kam degjuar nga goja e saj,prandaj jam krenar qe sjam pjese e PD-s dhe quditem se si nuk ndalen nje here shqipatret te shofin se kush ishte ne PD dhe kush ka mbetur,te gjithe ata qe kishin hallin e vendit dhe kombit ose i kane vrare klika e vokshit ose i kane detyruar te ikin nga vendi,prandaj kjo eshte pasqyra me e mire qe shqiptaret duhet ta shohin para se ta japin voten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *