Fergi analizon Premier League: Ja favoriti për titullin kampion

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

fergusonAlex Ferguson insiston se Manchester United mund ta fitojë titullin e Premier League këtë sezon, por pranoi se rivalët lokalë të Manchester City janë favoritë. Nën drejtimin e Jose Mourinho, “Djajtë e Kuq” renditen aktualisht në vendin e shtatë, gjashtë pikë mbas Pep Guardiolës dhe të tijve, pas nëntë ndeshjesh. Megjithatë, shefi legjendar në “Old Trafford”, Fergie, i cili e mori titullin e fundit në stolin e Manchester United në sezonin e tij të fundit, në vitin 2013, tha për ESPN:

“Është e vështirë të parashikohet fituesi i titullit në Premier League, sikurse ka qenë kështu për shumë vite. Unë mendoj se ka pesë kandidatë të mundshëm, me Manchester City më të favorizuarin. Por, edhe Manchester United është ende atje, në garë për titullin, nese gjen qëndrueshmëri në rezultate, së shpejti. Edhe pse mund të jesh gjashtë apo tetë pike larg kreut, pas 9 ndeshjesh kampionat është ende e mundur për të arritur objektivin madhor.”

Lidhur me lavdinë e Premier League, e cila këtë sezon pritet të jetë më e forta në histori, Ferguson thotë: “Rivaliteti dhe përvoja e Guardiolës me Mourinho e bën një kampionat më emocionues. Nuk duhet të harrojmë edhe Arsenalin, sepse ka një skuadër më të guximshme. Aftësitë e Guardiolës janë përtej debatit, Conte është duke e drejtuar Chelsea në rrugën e duhur, ndërsa Mourinho po rivalizon Guardiolën. Jose ka fituar Ligën e Kampionëve me dy klube të ndryshme dhe tituj në tri liga të ndryshme. Për mua, edhe Mauricio Pochettino ka potencial fantastik. “Spurs” kanë një përzierje të mirë të rinisë dhe përvojës. Lojtarët e nivelit të lartë si Harry Kane apo Eric Dier u lënduan, por Tottenham ka një pozitë të mirë.”

Leicester City tronditi botën e futbollit sezonin e kaluar, duke fituar titullin. Të besuarit e Ranierit e përfunduan kampionatin 10 pikë të qarta para Arsenalit të vendit të dytë. “Dhelprat” kanë luftuar deri më tani, edhe këtë sezon, por në kampionat janë në vendin e 12-të, nëntë pikë larg kreut. Lidhur me këtë rast, Ferguson tha: “Politika e tyre e transferimit ishte fantastike. Leicester City mori lojtarë me një uri për sukses dhe një vullnet për të fituar, jo lojtarë të mbiçmuar. Ata janë një shembull i mirë për klubet e tjera në kampionatin anglez. Në futboll, gjithçka është e mundur!”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Fergi analizon Premier League: Ja favoriti për titullin kampion”

  1. Vm says:

    Me vjen keq, po nuk mesova as nje gje te re nga analiza e trainerit te famshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *