Kristiandemokratët, Mirela Ferracaku: Akti i fundit i Gjykatës Kushtetuese, vetëgjyqësi!

27 Tetor 2016, 10:25Politika TEMA

Deputetja e re e parlamentit shqiptar, Mirela Ferracaku, në profilin e saj në Facebook, e ka konsideruar vetëgjyqësi aktin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo e ka vlerësuar tërësisht të kalbur sistemin e Drejtësisë në vend dhe Gjykatën Kushtetuese si sintezë e degradimit në çdo hallkë të saj.

Po citojmë statusin e plotë të deputetes së Partisë Kristiandemokrate në rrjetet sociale:

Kthimi i Vetingut nga Gjykata Kushtetuese është “grahma” e fundit e një sistemi që po perëndon. Është sintezë e degradimit total, e kalbëzimit në çdo hallkë të një perandorie korruptive që për vite me rradhë ka plaçkitur dhe vrarë ëndrrën për Drejtësi të një populli të tërë.

Se në ç’gradë është dekompozimi i këtij sistemi mjafton të sjellësh në mendje vetëm një fakt: Të vetmin nen që ktheu Kushtetuesja është vlerësimi ndërkombëtarisht i trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vetëm kësaj i tremben ata…

Dhe ky vlerësim përfshin kontrollin e pasurive, integritetin në gjykim dhe aftësinë profesionale. Është thellësisht e qartë frika e tyre. Lë pastaj kur e ço nëpërmend se vetë Gjykata Kushtetuese është objekt i Vettingut është për të vënë duart në kokë.

Në cilin parim të Drejtësisë Universale, subjekti mund të gjykojë vetveten?!

Kjo është vetëgjyqësi!

2 komente në “Kristiandemokratët, Mirela Ferracaku: Akti i fundit i Gjykatës Kushtetuese, vetëgjyqësi!”

  1. ..... says:

    Te lumte moj zonje. Te lutem ndihmo ca nga ata 1/2 burra qe jane ne parlament per te reflektuar se te vjen keq si jane shperfyturuar. Meso o islam si gjykohet e si flitet, se eshte turp per ty. Meso nga shoket e tu, te cilet edhe pse te pa kenaqur nuk shkuan te jetonin te kolibja e qenit saaliii dhe ujwereve te tjere. Turp duhet te te vij, asnjehere nuk eshte vone.

  2. ..... says:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje