Libri i të përndjekurit nga Kosova, turbullon dashurinë për Enverin: Diktatori shqiptar sabotoi kauzën e Kosovës

27 Tetor 2016, 17:41Rajoni TEMA
Libri i të përndjekurit nga Kosova, turbullon dashurinë për

Esat Myftari, autor i librit “Kosova dhe Enver Hoxha”

Libri “Kosova dhe Enver Hoxha” i autorit Esat Myftari nga Peja, i burgosur i regjimit komunist në Shqipëri, zbulon dokumente historike sesi diktatori shqiptar sabotoi kauzën e Kosovës.

Nga Ervin Qafmolla

Prezantimi i librit “Kosova dhe Enver Hoxha” më 13 tetor, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, i cili paraqet dokumente historike të kohës së regjimit komunist në Shqipëri me Kosovën në fokus, nuk kaloi pa replika dhe kundërshti.

Pavarësisht natyrës së tij dokumentuese, pati pjesëmarrës që gjatë prezantimit vunë në dyshim krimet e regjimit të Enver Hoxhës – një dëshmi se miti i diktatorit u ka mbijetuar kohëve e fakteve dhe vazhdon të jetë i gjallë.

Vetë libri i autorit Esat Myftari nga Peja, diplomat karriere i Shqipërisë dhe studiues politolog, paraqet për herë të parë dokumente zyrtare të viteve 1968 dhe 1981, në të cilat pasqyrohet roli i Hoxhës dhe qeverisë komuniste të Shqipërisë në sabotimin e çështjes kosovare gjatë establishmentit jugosllav.

“Kosova dhe Enver Hoxha” përfaqëson një punë kërkimore në arkivat e kohës së diktaturës shqiptare, dhe rendit një sërë komunikimesh diplomatike, deklarata dhe letërkëmbime të brendshme të vendimmarrjes komuniste në Shqipëri.

Një sërë librash për regjimin enverist janë publikuar në Shqipëri dhe në vende të tjera, por ky material është i pari që ka një fokus të posaçëm mbi këtë temë.

Alfred Serreqi, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë në qeverinë e parë demokratike pas rënies së komunizmit, nga viti 1992 deri në 1996, i cili e kishte lexuar librin, e quajti atë një material objektiv, pa vrojtime personale të autorit.

“Është një libër studimor… që është kryer me kritere të vërteta shkencore. Kjo është arsyeja që libri është çliruar nga subjektivizmi e nga qëndrimi politik”, tha Serreqi. “E cilësoj si një libër që synon të destruktojë mitet, dhe miti kryesor është miti i Enver Hoxhës”, theksoi ai.

parathënien e librit, Myftari shpjegon se ka hulumtuar raportime të diplomatëve shqiptarë në Beograd, Vjenë, Ankara, Stamboll e Paris, si dhe ka dokumentuar veprimtarinë e nacionalistëve nga Kosova.

Por, disa nga elementët pikantë që përmban ky material, sipas Myftarit, ekspozojnë sabotimin sistematik që i bëhet çështjes së shqiptarëve të Kosovës në tërësi, dhe posaçërisht njohjes së saj si republikë nga Enver Hoxha.

Madje, dokumentet dhe faktet e publikuara, pasqyrojnë edhe përndjekjen nga qeveria komuniste e Shqipërisë të veprimtarëve nacionalistë nga Kosova, në një kohë që brenda qeverisë jugosllave kishte diskutime – reale apo thjesht formale – për mundësinë e shpalljes së Kosovës republikë.

“Demonstratat e ’68-s dhe diskutimet u banë për Kosovën republikë, ky ishte boshti i kërkesës, dhe të thuash ti [Enver Hoxha] si i pari i kombit shqiptar se ‘po e bëtë ju Kosovën republikë, me të gjitha mjetet Shqipëria do t’ju luftojë’, unë nuk mundem me i dhanë dum tjetër veçse kjo është një tradhti kombëtare, sepse ai e ka ditë se një refuzim i tillë ia konsolidonte pushtetin atij [vetë]. Dhe fundit i fundit, Enveri nuk e ka ba as për Shqipërinë, e ka ba për të siguru pushtetin e vet”, thotë Myftari.

Një ndër dobësitë e pavarësisë së Kosovës, në krahasim me vendet e tjera të ish-Jugosllavisë, është se ndërsa ato u ndanë nga trungu jugosllav duke pasur statusin e republikës, Kosova konsiderohej si krahinë e Serbisë.

Sipas dokumenteve të publikuara në librin e Esat Myftarit, një pjesë e kësaj përgjegjësie duhet t’i faturohet Enver Hoxhë

Por edhe pse përmbajtja e librit ende nuk ishte e njohur për shumicën e të pranishmëve në prezantimin e tij, mospajtimet lidhur me krimet e Hoxhës, dolën në pah mes përplasjeve në sallën e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Një nga të pranishmit në aktivitet, Rudi Berisha, rreth të 30-ave, shfaqi dyshime nëse regjimi i Enver Hoxhës, ishte përgjegjës për krimet që i ngarkoheshin dhe nëse viktimat e tij ishin vërtet të pafajshme.

“Shpesh kemi dëgjuar që Enver Hoxha ka burgosë e ka ekzekutu. Shumë pak kemi dëgjuar se çfarë aktakuzash kanë pasur këta të burgosur. Është mirë me na shpjegu të burgosurit e me na sjellë fakte pse janë burgosë këta nga diktatori Enver Hoxha”, tha Berisha.

Autori i librit, i cili vuajti 10 vjet në burgjet e Enver Hoxhës në Shqipëri, nuk i priti mirë këto dyshime.

“Shiko ti djalë, ne këtu jemi në përgjithësi të moshuar [dhe] të gjithë në një mënyrë ose tjetër jemi munduar për… kombin shqiptar. Nuk e kuptoj në atë moshë të re me ba pyetjen ‘pse s’po tregoni pse ju ka burgosë’. E tmerrshme. E tmerrshme. Unë për shembull, jam dënu për agjitacion e propagandë”, tha Myftari.

Dyshimet për krimet e Hoxhës u pritën me të qeshura dhe me komente humoristike në sallë.

Një nga të pranishmit, Uk Bashota, nuk e fshehu ironinë kur recitoi një vjershë të kohës së komunizmit në Shqipëri, gjatë romancës së këtij regjimi me komunistët kinezë:

“Fol Enver le të tundet deti

Krejt shqiptarët i ki me veti

Enver Hoxha, Mao Ce Duni

Janë si buka edhe gruni

Sikur malet legjendare

Rroftë miqësia kino-shqiptare”

Ndërsa pjesëmarrës të tjerë u revoltuan nga mbështetja për Enver Hoxhën.

“Unë banoj në Shqipëri, jam rrit aty dhe si e njoh unë Enver Hoxhën, nuk ka njeri që e njeh. Faktet tona i dimë ne, kështu që ju, vetëm teorikisht e njihni Enver Hoxhën”, një tjetër i ftuar tha i revoltuar.

Megjithatë, këto reagime nuk i fashitën dyshimet për rolin e Hoxhës në çështjen kosovare.

“Kam dëgjuar Enver Hoxhën, në bazë të atyre debateve dhe fjalimeve që i ka pasë, kur ka folë koxha shumë për Kosovën; ka folë për Kaçanikun, ka këndu kangë për Kaçanikun. Nuk po dal me mbrojt Enver Hoxhën, por po dal që… ju me ma zbulu të vërtetën. Ato fjalime që ka mbajt për Kosovën, a kanë qenë fjalime false, a nuk kanë qenë të vërteta, a s’ka pasë Enver Hoxha mënyrë emocionale për Kosovën”, tha Berisha.

Këto dyshime e detyruan autorin e librit të shpjegojë se pavarësisht përdorimit të nacionalizmit shqiptar si vegël propagande nga regjimi i Hoxhës, e vërteta pas maskës së diktatorit ishte shumë më e errët.

“Një manipulator i tillë komunist siç ishte Enveri, t’i quante nacionalistët si anti-shqiptarë, kjo është e pakonceptueshme. Unë jam i trishtum në një aspekt tjetër, që edhe në institucionet e Kosovës… gjej njerëz që vazhdojnë me jetu me mitologjinë e tij”, tha Myftari.

Esat Myftari, punoi një vit si gazetar në të përditshmen e Kosovës, Rilindja, deri në vitin 1963, kur u arratis në Shqipëri, ku shërbeu si arsimtar për disa vite në Shëngjin. Në vitin 1976 ai u dënua me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë.

Janë të shumta rastet e shqiptarëve të Kosovës, të cilët pasi u arratisën drejt Shqipërisë për të shijuar lirinë e një shteti shqiptar, atje i priste përndjekja brutale e regjimit enverist.

Por, pavarësisht krimeve të dokumentuara të Enver Hoxhës dhe dhjetëra mijë viktimave të regjimit komunist në Shqipëri, miti i një prej diktatorëve më të ashpër të periudhës së Luftës së Ftohtë, vazhdon t’i mbijetojë kohëve.

Rudi Berisha nuk është i vetëm në pëlqimin apo dyshimet e tij mbi rolin e diktatorit shqiptar. Sidomos në Kosovë, kujtimi i diktatorit të Shqipërisë fqinje vazhdon të mbahet lart me fanatizëm nga simpatizantë e ithtarë të tij.

Në të shkuarën përplasje të ashpra mes simpatizantëve të Hoxhës dhe kritikëve të tij janë pasqyruar më parë edhe në Emisionin Jeta në Kosovë.

“E adhuroj pse asht Enver Hoxha i qartë, i pastër, i drejtë; e ka majt Shqiprien sa o kanë gjallë, sikur një zog i pastër, kurrfarë problemi s’ka ndodh… tash në këtë kohën e sotme ka shumë ndryshime. Enver Hoxha kur ka qenë, ka qenë Shqipëria një grusht i kthjellët sikur uji i detit”, thoshte Sadije Bytyçi, atëherë simpatizantë e diktatorit komunist.

Dashuria për Enver Hoxhën në Kosovë është më e institucionalizuar në Ferizaj, ku ndodhen zyrat e Frontit Popullor për Kultivimin e Veprës së Shokut Enver Hoxha. Deri më sot, Fronti ka lëshuar rreth 5000 libreza anëtarësimi dhe të paktën 300 prej tyre pretendohet se disponohen nga anëtarë aktivë.

Esat Myftari thotë se tifozllëku për Hoxhën në Kosovë, shpjegohet kryesisht nga mungesa e përvojës personale.

“Ajo që i bashkon të gjithë këta njerëz pavarësisht nga mosha, është ngaqë nuk kanë përvojë të drejtpërdrejtë personale, pra nuk e kanë përjetuar atë regjim. Në veprat e Enver Hoxhës kurrkund nuk do gjeni asnjë sharje për Kosovën, por gjithmonë lavdërime dhe një dashuni krejt false. Prandaj ta gjykosh Enverin vetëm nga ato që ka lanë trashëgimi nga shkrimet e tija të redaktume, ndoshta edhe të antidaktume, siç thonë biografistët e tij, është një gabim elementar”, thotë Myftari.

Autori thotë se ka edhe mbështetës të tjerë të enverizmit, të cilët nuk vuajnë nga injoranca.

“Ka një kategori tjetër në Kosovë që kanë gëzuar privilegjet e atij regjimi në Kosovë dhe që duke e mbrojtur, për shembull… edhe Fadilin [Hoxhën] edhe Enverin ose regjimin komunist në përgjithësi si sistem, duan ta mbrojnë dhe justifikojnë vetveten”, thotë Myftari.

Linda Gusia, sociologe dhe ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, thotë se mungesa e diskutimit të hollësishëm të fakteve për opinionin publik, si në Shqipëri dhe më pas në Kosovë, ka lejuar që të mbijetojnë paqartësi dhe dyshime për Enver Hoxhën.

“Edhe në Shqipni mungon ballafaqimi me të kalumen, dhe kryesisht ka ndodhur në përjetime të rrafshit personal. Shqipnia mbetet një ndër vendet e pakta ish-socialiste që nuk i kanë hapur dosjet, që nuk është përballur në mënyrë institucionale me çfarë ka ndodhur”, thotë Gusia.

Gusia vë në dukje se në Kosovë janë dëgjuar shumë pak rrëfimet mbi krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe si rrjedhojë miti i tij ka mbijetuar.

“Për një periudhë shumë të gjatë është ndërtu një lloj miti i shtetit të fortë që ka ekzistu gjatë kohës së Enverit, dhe mendoj se një nga arsyet përse në Kosovë romantizohet e glorifikohet periudha e Enverizimit ka të bëjë pikërisht me brishtësinë e shteteve aktuale, përkatësisht Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Gusia.

“Dhe mendoj që kjo është edhe një tendencë e kthimit në një periudhë, kur diku në historinë e afërt kemi pasur një lloj shteti që ka funksionu”.

Gusia thotë se mes dashurisë për enverizmin dalin në pah edhe prirje patriarkale të shqiptarëve të Kosovës.

“Autoriteti i një burri të fortë shtetnor që di me thënë ‘jo’, di me u përla me të gjithë dhe me mbrojt integritetin dhe sovranitetin. Mendoj se ky është një element tjetër i përfytyrimeve sesi ka qenë koha e Enverizmit; kjo tendenca me na pëlqy autoriteti, dikush që na tregon çka me bo, një figurë e ashpër e babës e cila e udhëheq shtetin, është një mënyrë patriarkale sesi e mendojmë shtetin”, shpjegon ajo.

Ndërkohë që libri i Myftarit sapo ka dalë në shitje, dhe efekti i tij për perceptimin e Enver Hoxhës në Kosovë mbetet për t’u parë, vetë botimi i tij është një tregim brenda tregimit.

Myftari thotë se në mungesë të mbështetjes financiare për librin, në një hakmarrje të fatit, përdori para nga dëmshpërblimi i burgut në komunizëm për ta botuar atë.

“Kur i hyra kësaj pune që kishte shpenzime të mëdha… ndërsa unë me një pension modest, m’u premtua mbështetje nga një biznesmen i joni në Amerikë dhe në ditët e fundit u tërhoq, dhe një tjetër në Shqipëri. Dhe u gjenda para dilemës me e botu a mos me e botu librin, dhe u detyrova ta botoja edhe me paret e dëmshpërblimit të burgut.”

34 komente në “Libri i të përndjekurit nga Kosova, turbullon dashurinë për Enverin: Diktatori shqiptar sabotoi kauzën e Kosovës”

  1. Bislimi says:

    Perse nuk e tregon dosjen e tij Esat myftari, perse u denua, cili ishte shkaku, aktakuza, cfare pranoi ai vete ne gjyq etj. Ai eshte denuar si bashkepunetor i UDB dhe kete e ka pranuar, ka pranuar edhe pseudonimin e tij si agjent, qellimin pse ka shkue ne Shqiperi…etj.. e mira, per saktesi, eshte qe esati te publikoje edhe dosjen e tij dhe jo te beje sikur nervozohet kur e pyesin. te keqija Enveri ka pasur boll, por njerezve te UDB u ka tregue vendin.

    1. Lugati says:

      or bislim ngjo ktu ti ke menjen tate po po i them ene une nja dy gjona ato qi u arratsnin nga kosova kishin dy zhgjidhje e para ishte si puna rexhep mejdanit qi u bo spiun i sigurimit shtetit i sposorizum nga udb se sigurimi shtetit shqiptar ne kohen e komunizmit ishte udb vete dhe ato qe s pranoshin me bo spiun perfundoshin n burg

    2. joel shkodra says:

      Ka pasur shume te denuar kosovare ne ate kohe. Te gjithe ishin spiune te UDB? Nese ishte keshtu, perse pranoheshin ne Shqiperi? Shembulli i 2-3 prej tyre duhej te behej mesim e te mos pranoheshin te tjeret e jo te mbusheshin burgjet tona edhe me kosovare. Historianet duhet te ndihmojne me dokumente perse behej kjo loje nga regjimi i Hoxhes.

  2. Bislimi says:

    Pse nuk e publikon Esat Myftari dosjen e tij, pse eshte denue si agjent i UDB. Enver ka t keqija boll, por agjenteve te UDB u ka tregue vendin. Esati e ka panue vete ne gjyq se eshte agjent, se ka ardhe me mision, gati krejt gazetaret e rilindjes kane qene agjente, e thote edhe Mehmet Kraja.

    1. Vjosa says:

      Z. Bislimi,
      Nuk mund te them a ishte apo nuk ishte z. E. Myftari agjent i UDB,por vetem nje gje eshte e qarte tani e 25 -vjet: KRYE /AGJENTI i UDB ne Shqiperi ka qene Enver Hoxha. Ata e sollen dhe ata e mbajten ne pushtet deri sa vdiq. Ato ”sharjet”ne gazeta e libra, per revizinistet jugosllave ishin te gjita fallse… Ai merrej vesh me padronet e tij per bukuri. Eshte fakt i njohur qe te arratisurit shqiptare drejt jugosllavis, UDB i kthente dhe Enveri i varte ne litar ,ndersa te gjithe KOSOVARET qe mendonin se do te gjenin shpetim tek Mema Shqiperi, ktheheshin mbrapsh ne duarte e Tito- Milloshevic.Edhe ndonje qe nuk u kthye perfundoi ne SPAC.

  3. Moni says:

    Kush tha se ne kohen e Enver Hoxhes u ndalua filmi, letersia dhe muzika e huaj. Mos ja fusni kot. Te gjithe filmat amerikane Western jane shfaqur ne Shqiperi. Shume filma italiane dhe latino-amerikane, me vone greke dhe turk.
    Ndersa per letersine skeni cfare thoni hic. Gjithe koloset e letersise boterore jane botuar ne Shqiperi.
    Letersia greke, Aristoteli dhe Homeri, Shekspiri, Hygoi, De la Roka, Heminguei, Gorki, e dhjetra e dhjetra shkrimtare te tjere qe brezi i ri i asaj kohe i njihte ne maj te gishtave.
    -Sot po qe nuk lexohen me shkrimtaret boteror. Me thoni cilin shkrimtar njeh brezi i 20 apo 30 vjecareve te sotem. Oh harrova, njohin Noizin dhe Stresin apo Kozman. Lenci nam lenci…
    -Ju kujtoni se jeni i vetmi burim dezinformacioi juve. -Jane gjalle ende ata qe lexonin te gjithe librat ne treg dhe femijet e tyre kane deshmimtare bibliotekat ne shtepi te prinderve. Sa per kulturen, Enverit i vini te maja e organit juve, se nga nje popull injorant klasik e beri te krahasueshem dhe te konkurueshem ne kulturen boterore.

  4. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Ju, në Kosovë, nuk u lejohet as t`i merrni nëpër gojë dhe jo më t`i sulmoni Shqipërinë dhe Enver Hoxhën. Lëreni të merremi ne, si të hardallosur që jemi, prandaj edhe po zhytemi thellë e më thellë në gjiriz. Esat Myftari, njeri pa personalitet, dhe sojsëzë e bukëshkalë të tjerë si ai, janë për t`i përcmuar dhe jo për t`i dëgjuar. Elementët kundërkombëtarë dhe kundërshqiptarë e kanë dijtur dhe e dinë fare mirë se pa përlyer e rrëzuar Enver Hoxhën, ata nuk bëjnë dot “hije”. Jo vetë kaq, por kundërenverizmi është “tregu” më fitimprurës dhe, ca e ca, e kanë shfytëzuar këtë maksimalisht, duke realizuar “profite” të majme. Atdhetarët shqiptarë, sidomos në Kosovë dhe në viset e tjera etnike shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi, dhe në diasporë, nuk bën të bien pre e marionetave, provokatorëve dhe matrapazëve të interesave kombëtare. Se cfarë është bërë në të mirë Kosovës e viseve dihet fare mirë, prandaj, mos pështyni se do t`u pështyjnë! Edhe shtërngimi i rrypit, edhe sakrificat e tjera që janë bërë në Shqipëri, kanë qenë të lidhura me Kosovën dhe viset. Kaq, pak fjalë e shumë dashuri, për atdhetarët shqiptarë kudojanë!

  5. Maria Logoreçi says:

    PO ORE SURRAT I QELBUR !
    Shaqiri, yt ate me siguri te pat mesuar si te tradhetosh Shqiperine qe te pat strehuar. Nje çudi me duket qe ne Rregjistrin e Drejtorise se Burgjeve, vertet ti rezulton te jesh arrestuar me 29.03.1976 por nuk dihet kur te kane liruar. Mbase me njehere te kane shpjerdhur per ne Pejen tende te hordhive antishqiptare te Ahmet Zogollit.

    Enverit i rruan koqet edhe pas vdekjes ti edhe tere fisi yt i qelbur nga orgjilleku sex-pagesor. Mes jush natyrisht. Pty.

    1. E vertete says:

      Z.Mari,perse po mbrone kurven e Milladinit,Mugoshes,Titos,Rankoviqit etj.Psikopati Hoxha eshte fajtori kryesor qe:Lejoi te vriten mbi 3000 atdhetare te rin je te pa armatosur kosovare ne Tragjedine e Tivarit,traumatizoi tere atdhetaret tjere dhe besimtaret nga Hani i Hotit deri ne Koispol,s’beri asnje lufte frontale partizane me nazistet,por lufte civile ndereetnike, tradhetoi Kosoven dhe se fundi ishte kunder Kosoves Republike etj.etj.Per kete edhe e dekoroi Tito dhe Rankovici,kee dhe Esat Pashe Ttoptan tradhetarin.Ju, ende si duket nuk keni logjike te theni te vertete.Po mos te ishte Kryetrimi i demokracise,dr.Sali Berisha me trimat e tjere Demokrat,ende edhe sot ishit me zi se Mosuli i Kurdistanit.Tani eshte me mire te mbylleni gojet dhe te luftoni krimin,kanabisin dhe te punoni si nje shoqeri e civilizuar europiane.Vetem bashkimi kombetare do na shpetoi,e jo perlarja dhe percarjet primitive te pa suksesshme.Edhe sot ne Parlamentin shqiptare ka pasoja te tmershme qe vijne nga bijte e ish sigurimit dhe udbashve titist.

  6. alban says:

    Ah Esat ,Esat.Shume mire qe ben libra,por thuaj te verteten.A ke thene ne liber qe ke qene deshmimtar ne ndonje gjyq ne lezhe.Pse nuk thua akuzen e vertete per te cilen je denuar?A ke botuar pjese te dosjes tende……..?Me sa duket detyra jote e fundit per UDB eshte botimi i ketij libri.Me vjen keq vetem per krushqit e tu,te cilet mund te benin ndonje liber dhe e gjithe Lezha do i kuptonte sepse atyre i rane ne qafe(po ti i re).

  7. aqif tahipi says:

    Edhe ky e siguroi medaljen nga jari ,tani qe na doli me botime.Nje gje eshte e sigurt ,qe spiunet e udb ishin dhe jane si minjte e halese ose qenefit ,qe nuk njohin as komb as gjak ,por dine vetem tu shiten serbeve se bashku me grate dhe motrat e veta.

  8. mirel says:

    Qeneria ne aksion.
    Paska thene Enveri se mos e beni Republike Kosove ..se cfare!?
    Po kercenonte Jugosllavine?
    Ska ngelur me legen e spiun i UDBse pa bere nje biografi ye Enverit.
    Kerma te qelbura.
    Rreziku i vertete i Shqiperise, ju felliqesira ye serbeve

  9. Ortopedi says:

    Enveri mund te kete plote e plote te gabime e te meta pergjate qendrimit ne pushtet,
    veçse nuk mund te akuzohet si antikosovar. Une nuk e njoh kete “Myftarin’ por kam
    njohur te tjere si ai. Madje ne vitin 1981 nje mase e madhe te rinjesh kosovare erdhen ne Shqiperi, pas revoltave studentore te atjeshme me parullen “Kosova Republike”.
    Ata jo vetem u strehuan por edhe u shkolluan ketu. Me ka treguar nje punonjes i Ministrise se P Brendshme te asaj kohe qe Enver Hoxha kishte dhene nje udhezim posacem per ta,per menyren e trajtimit te tyre:
    Konkretisht edhe nese mes ketyre te rinjeve apo personave te rritur zbuloheshin te infiltruar (spiuna) te UDB-se,madje edhe kur vertetohej rekrutimi i tyre,nuk duhej te burgoseshin,vecse duke i keshilluar apo duke u kujtuar kete fakt. Arsyeja ishte se UDB-ja jugosllave kishte bere rekrutime masive qellimisht qe edhe nese zbuloheshin do te arrestoheshin tek e fundit si shqiptare (pra i sherbente per goditjen e tyre) por edhe nese do te mbanin lidhje agjenturore,prape kishte
    fitim per informacionet qe vilte.Po i njejti punonjes i asaj kohe na ka treguar se ata sistemoheshin ne
    dhoma e apartamente te nivelit te mire per kohen,madje me interesim te posacme per t’u gjendur mire.
    E nese e lexon kete koment dikush nga keta te rinj qe ka qene ne Berat atehere do te kujtohet persa me siper.
    Sidomos ai djali qe kishte ardhur se bashku me te dashuren e tij adoleshente,e cila per shkak te moshes, iu eshte dorezuar prinderve te saj kosovare (te cilet ishin zyrtare te larte te regjimit jogusllav ne Kosove) jashte deshires se saj per t’u kthyer
    ne Kosove. Te thote ai dhe shoket e tij si i trajtonin populli ,mesuesit apo edhe organet e tjera te pushtetit te asaj kohe,perfshi edhe Degen e P Brendshme
    E verteta eshte ajo qe ka ndodhur.Fat i madh qe njerezit deshmitare te ketyre ndodhive jane gjalle.

  10. Albano says:

    Une nuk jam as zogist as enverist, por them se te dy keta shqipetare kane vlera per popullin e tyre. Te dy kane jetuar ne kohe te ndryshme dhe kur qeverisej ne menyra te ndryshme, te pa krahasueshme me te sotemen. Te dy kane qene diktatore. Ne qoftese do te me pyesni se cfare kane bere per Kosoven apo per shqipetaret e tjere qe jetojne ne kufijte e sotem te Serbise, ne Mal te Zi , ne Maqedoni apo ne Greqi, them se gjendja politike apo geopolitike nuk ka qene e favorshme per ta.
    Ne vecanti per Kosoven Enveri ka pasur nje ndjeshmeri me te madhe. Me kujtohet qe me ka treguar nje i njohuri im se ne nje bisede midis Enverit dhe Myslim Pezes, ku kane qene prezent edhe udheheqes te tjere, Enveri i ka thene Myslimit qe ishallah nuk na del shpirti pa marr Kosoven.
    Pra deshira ka qene ne qiell por mundesite ne toke.
    Por kursesi nuk mund ti flaken vlerat e tjera, nuk dua ti permend ketu cfare ka bere per Shqiperine. Por vetem nje dua te permend, qe nuk duhet harruar propaganda qe behej ne Shqiperi, qofte dhe boshe, qe i frymezonte shqipetaret e Kosoves per te kerkuar me teper liri. Kjo nuk duhet harruar . Por ka te tjera plot. Nje prej tyre eshte dergimi i nje armate arsimtaresh per te sherbyer ne Kosove, e tjere, e tjere.
    A ka pasur te meta Enveri? Sigurisht qe ka patur. Por ne gjykimin perfundimtar i jepet Cezarit ate qe i takon Cezarit.
    Tani une i bej nje pyetje vehtes, a duhet te besohet nje person qe ka qene i denuar per nje apo tjeter aresye. Une them se nuk eshte i besueshem.

  11. katarakti says:

    Duhet te jesh maskara me brire qe te thuash se Enveri ishte kunder shpalljes se Kosoves republike. Vetem te lexosh shtypin e saj kohe, viti 1981, e kupton se sa fort regjimi i atehershem perkrahu Kosoven. Mos harroni se ne ate kohe kosovaret ne stadium therrisnin EHO, EHO. Enveri ishte nje nacional komunist. Pa dyshim qe ishte diktator dhe ka bere edhe shume krime, por per prrkrahjen qe i ka dhene Kosoves i duhet hequr kapelja. Por sot eshte ne mode ta shjne Enverin me nene dhe me babe. Dhe per çudi, kete e bejne, pikerisht ata qe deri dje i lepinin bythen. Tmerr dhe turp.

    1. Jeronim de Rada says:

      Kosova nuk e pati perkrahjen e Enverit. Dashuria e tij duhej te ndahej ne mes te Popoviqit, Mugoshes, Tempos , Rankoviqit … dhe Kosoves. Fatkeqesisht Enveri zgjodhi serbo-malazezet!

  12. vjola says:

    O PERENDI E MADHE do te na e bejne historine te burgosurit dhe ballistet , fevzinjte e koke tulat e tjere . Mortja tju haje edepseza .

    1. joel shkodra says:

      Epo nje çike duhet t’i degjojme edhe keta, o Vjola, se boll degjuam per 50 vjet (e po i degjojme akoma) “historianet” e Enverit.

  13. luani u.s.a. says:

    Dr. Vehip (Veip) Proda qen dhe klysh i Enver Hoxhes te mbulofte turpi… me kete vlen te theksohet se gjate regjimit te Enver Hoxhes jane internuar 65 mije shqiptare ne kazamate te ndryshme shqiptare nje nder ta ishte edhe i nderuar dhe respektuar Prof. Esat Myftari i cili ne kalimin e kufirit ilegale Kosove – Shqiperi eshte arrestuar nga Sigurimi dhe eshte denuar me burg te kohes se diktatorit Enver Hoxha babait te juaj Dr.Vehip(Veip) Proda e cila ne ate kohe Sigurimi dhe UDBA-ja Jugosllave ishin ne bashkpunim ne denimin e shqiptareve te Kosoves qe ishin patriot dhe atdhetar ne organizimin e demostratave ne Kosove per bashkim te Shqiperise dhe Kosoves ne te cilen nga regjimi jugosllave qe ishin te ndjekur kalonin kufirin ilegale nga Kosova ne Shqiperi…!

  14. Ericson says:

    Z.Esat, me vjen keq por libri juaj antishqiptar do te perfundoje ne koshin e plehrave jo vetem ne Ferizaj!
    Po e leme per nje moment anen ideologjike e politike represive per regjimin e ish kampit komunist lindor qe identifikohet me emrin e Enver Hoxhes!
    Po e shohim po per nje moment, anen shteterore te maredhenieve midis Jugosllavise e Shqiperise .
    Sikunder e di edhe ti Shqiperia ishte atbote nje vend i vogel e i varfer dhe me nje popullsi afro dy milion e gjysem banore,krejesisht i izoluar qofte nga bota Perendimore e sidomos nga Bashkimi Sovjetik!
    Tani ,qofte edhe me logjiken me te thjeshte foshnjarake,nuk mund te matej ushtarakisht apo ne tjeter menyre shteti liliput i Enverit me Jugosllavine titiste e monarko fashistet greke per te marre Kosoven e Camerine, kupton apo jo, sado qe kishte Kinen Popullore aleat, e madje thuhet se atbote Kina kishte deklaruar se kush prek Shqiperine eshte ne gjendje lufte me Kinen!

    Ti Z. Esat ,tani , right now, si i themi ne ne Shtetet e Bashkuara, qe ta flesh mendjen ,po qe i zoti e kaq trim (se Enver Hoxha ishte frikaman!) shko e merrii ti pervec Kosoves qe eshte shtet i pavarur ,Camerine e viset shqiptare ne Maqedoni , Mal te Zi e Presheve etj.!
    Meqe je i pamundur per shkak te pleqerise mos i lodh kot djemte a niperit e tu qe me siguri studjojne apo kane mbaruar ne universitete Europiane apo shqiptare!

  15. xhemi says:

    N’a doli dhe nje rrote k.ri tjeter, qe paska bo liber…..

  16. adriatiku says:

    Nje pyetje kam per kete Myftarin: sikur te mos ishte denuar 10 vjet burg, a do e shkruante ne nje menyre te tille librin? Une vete nuk e besoj se nuk e ka jetuar vetem ky kohen e Enver Hoxhes dhe nuk ka shume nevoje per dokumenta te jashteme te kundershtareve te Enver Hoxhes. Pse ata do shkruanin mire ne keto dokumenta?! pastaj per brenda vendit i dime te gjitha dhe sicili i shkruan librat sipas qejfit dhe deshires se tij dhe lexuesit jane gjithmone ata qe e pelqejne dhe u ka mbushur oreksin. Fashizmi, nazizmi, komunizmi kapitalizmi dhe pjeset e imta te brendeshme te tij dhe personave qe i kane drejtuar keto vende i ka historia si materjal te pa jetersueshem, ndersa spekullimet me shkrime inaçe jane pa vlere. Sot nje ne dy shqiptar ka shkruar libra, valle te gjitha keto do te jene material per shoqerine?! Absurde.

  17. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    I “nderuari” Luan,
    Unë kam dalë me emër, duke i pritur sulmet sic po veproni ju me një ndërsyerje patologjike e agresive, ndërkohë që fshihesh. Kjo tregon karakterin e secilit prej nesh. Unë po e ripërsëris një thënien time: “Shkruaj për shqiptarët, aspak për larot, balot, spiunët dhe zagarët”, prandaj “njihe vetveten”! Në qoftë se ke “burrërinë”, që po e shfaq në ilegalitet, ndonëse na adresohesh nga larg, të pres për kafe kur të vish në Shqipëri dhe të diskutojmë si shqiptarë! Unë qëllimisht shkruaj me emër e mbiemër, pavarsisht kostove.

  18. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    I nderuari” Luan,
    Unë kam dalë me emër, duke i pritur sulmet, sic po veproni ju me një ndërsyerje patologjike e agresive, ndërkohë që fshiheni. Kjo tregon karakterin e secilit prej nesh. Po e përsëris një thënien time: “Shkruaj për shqiptarë, aspak për larot, balot, spiunët dhe zagarët”, prandaj “njihe vetveten”! Në qoftë se keni “burrërinë” që po e shfaqni në “ilegalitet”, ndonëse adresoheni nga larg, ju pres për kafe kur të vini në Shqipëri dhe të debatojmë si shqiptarë. Unë qëllimisht shkruaj me emër e mbiemër pavarësisht kostove.

    1. adriatiku says:

      Po mire Vehip (Veip) ate Dr. pse e çon para emrit? Ketu nuk diskutojme per tituj shkencor, por jemi njerez te thjeshte qe komentojme seicili sipas dijeve, mendjes apo dhe deshires. Ate Dr. nuk e çon as zoti Berisha ne facebbok qe eshte nje personalitet madhor per ato qe ka bere, qofshin ato te mira apo te keqia. Bile une nuk shikoj qe edhe autori librit Esat Myftari nga Peja qe erdhi ne Shqiperi si i derguar u udb-se, nuk ka çuar para emrit ndonje Dr apo Pr, megjithese ka pasur nje dije e shkolle qytetrimi antishqiptare te larte si agjent. Bile, bile, po shtoj qe presidenti Nishani duhet ta dekoroje per ate qe ka kryer, bile para Wetingut, se pastaj do kemi mundime te krijojme komisione per te pastruar ato qe ka felliqur presidenti.

    2. adriatiku says:

      Po mire Vehip (Veip) ate Dr. pse e çon para emrit? Ketu nuk diskutojme per tituj shkencor, por jemi njerez te thjeshte qe komentojme seicili sipas dijeve, mendjes apo dhe deshires. Ate Dr. nuk e çon as zoti Berisha ne facebbok qe eshte nje personalitet madhor per ato qe ka bere, qofshin ato te mira apo te keqia. Bile une nuk shikoj qe edhe autori librit Esat Myftari nga Peja qe erdhi ne Shqiperi si i derguar u udb-se, nuk ka çuar para emrit ndonje Dr apo Pr, megjithese ka pasur nje dije e shkolle qytetrimi antishqiptare te larte si agjent. Bile, bile, po shtoj qe presidenti Nishani duhet ta dekoroje per ate qe ka kryer, bile para Wetingut, se pastaj do kemi mundime te krijojme komisione per te pastruar ato qe ka felliqur presidenti yne nga sakatlleku mendor.

    3. adriatiku says:

      Po mire Vehip (Veip) ate Dr. pse e çon para emrit? Ketu nuk diskutojme per tituj shkencor, por jemi njerez te thjeshte qe komentojme seicili sipas dijeve, mendjes apo dhe deshires. Ate Dr. nuk e çon as zoti Berisha ne facebbok qe eshte nje personalitet madhor per ato qe ka bere, qofshin ato te mira apo te keqia. Bile une nuk shikoj qe edhe autori librit Esat Myftari nga Peja qe erdhi ne Shqiperi si i derguar u udb-se, nuk ka çuar para emrit ndonje Dr apo Pr, megjithese ka pasur nje dije e shkolle qytetrimi antishqiptare te larte si agjent. Bile, bile, po shtoj qe presidenti Nishani duhet ta dekoroje per ate qe ka kryer, bile para Wetingut, se pastaj do kemi mundime te krijojme komisione per te pastruar ato qe ka felliqur presidenti yne nga sakatlleku.

  19. Lugati says:

    ore kte zotnine une se njof dhe ju historianet e ppsh po na thoni enveri ktu enveri atje..enveri ishte njishi udb myslum peza me haxhi lleshin po ashtu..ne kohe te luftes kush ishin kshilltaret e enver kurves dushan mugosha dhe miladin popovic qe ishin njerzit e titos dhe mas lufte…ku u njoften kta njerez me ekmeri e kuq kasapin e shqiptarve enver kermen..i ka prezantu heroi babe myslym peza ferrave dhe zotnija e tij haxhi lleshi…ju flisni por tju vi zor kur thoni qe enver bucja dote kosoven ju nuk jeni n terezi doni me mulu mutin me shurre..e kto dite ka fillu nji fushate denigruse kunder shqiptarve jo komunist dhe atdhetare e papame..ju doni me na nxjerre te paster kriminelat komunist shqiptar qe kane vra epre nashkombasit e vet si ne asnje vend te botes edhe stalinit do ju dridhshin gjunjet po te lexoje ca krimesh ka bo klika enverhoxhiste kundra popllit vet..tju turp ju gazetare bythqima plera qe po nxirrini teza pafajsie kto dit n favor te komunistave shqiptare(serb)turp turp turp turp

  20. Bambi says:

    O te q… ceshtjen kosovare… ne vitet 68. Ju paska sabotuar Enveri juve…
    Ju dhe kur u shkatrrua gjithe Jugosllavia, s’ua mante b… te hidhnit nje pushke per vehten tuaj.

  21. luan ymeri says:

    O ti miku qe pretendon te analizosh E.Hoxhen,shpjegohu per lidhjet e tua me U.D.B ne,se ata qe jane marre me ty dine shume gjera,prandaj vetem kategoria e juaj nuk kane asnje lidhje me mbrojtjen e ceshtjes kosovare dhe shqiptare.

  22. saliu says:

    O komentus te dashur pse irritoeni se thot te pa verteta nje ish agjent i UDBse qe shteti dhe partia punes e rrasen ne burg dhe ja hodhen çelsat ne det , ky po nxier dufin e vet esht gjyna , ky po te ishte burr i dilte perball ENVERIT mos bej si prostitut sot qe ai ka 40 vjet i vdekur , nuk ngeli nje malok si ky qe nuk e ka par kurr ENVERIN me sy te bej sitorin e ati burri shteti , ky ka qen nje ordiner qe sot ka veshur nje kostum dhe ben si filozof , ky esht vetem antishqiptar njeri qe ka zgjedhr ne at koh te luftonte kra agjenturave te huaja per interesat e veta private , kjo esht e verteta pyeteni tju tregoj aktakuzen e vet dhe do ta merni vesh me çfar llumi keni te beni , kosvar kan ardhur rreth viteve 80te mbaj mend qe nga 100 vet q u futen nga kufiri 80 vet i derguan ne lushnje , kurse 20 djem e vajza i futen tek konvikti mjeksis dhe i futen ne fakultet degen qe deshironn i caktuan dhe nje rrog zyrtari per te jetuar nja 7500 lek ne at koh dhe vazhduan jeten normalisht , kuse kta 80 qe u dergua ne lushnje ishin koleget e kti shkrimtarit , UDBja bashk me kta student futi dhe 80 agjentet e vet me nenshtetsi kosovare dhe ne lushnje i shtruan ne dajak dhe ja kthyen mbrapç ne kufi shtetit jugosllav e i than qe i ke agjentet e tu kta majmunet , se bashk me kta studentat je jav para erdhi lista nga informatoret dhe agjentet ton nga ish jugosllavia , bashk me sven e ktyre ksovarve qe ishin agjent te UDBse ne at koh , pjesa tjeter ata qe kishin hyr me ndershmei shteti i asaj kohe i mbajti ne pellemb te dores kjo esht histria.

  23. MH says:

    Te jeni kaq serioz dhe te sakte mbi bemat e diktatorit.Habitem qe rrespektoni dhe adhuroni ne maksimum Sali Berishen qe nuk ka lane gja prej gjajet pa ba kunder vendit dhe kunder kosovarve.
    Ndersa vetem nga nominimi i emrit diktator duhet te kuptoni qe asnji i till nuk pranon te shesin troje e shtetit por e kunderta si diktator kerkon me cdo mundesi deri ne sakrifikim te rrisin teritorin e shtetit per tu ba i fuqishem dhe me za.

  24. ALPINI,
    Trima mbas lufte dhe te mencur mbas kuvendit ka me shumice,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. D
    Dardani

    Per dijenine tuaj, Vehip Proda eshte nje intelektual shqiptar me integritet, nje patriot i mire qe gjith jeten deri sa vdiq ja kushtoi çeshtjes kombetare. Vehipi per shkak te posteve te rendesishme ne dipllomaci, ka qene njohesi me i mire, me i thelle i çeshtjes se ish Jugisllavise dhe veçanerisht Kosoves e Viseve dhe ka kontribute te hereshme e te drejtperdrejta ne finalizimin e Kosoves Shtet, Republike e pavarur e demokratike. Ka punuar ne sektore te rendesishem ku i eshte dhene mundesia te njohe te gjith elementet patriote te ardhur nga Kosova e Viset ne Shqiperi si dhe te gjith berrloget qe i niste UDB-ja per Shqiperi. Ky ka qene Dr. Veip Proda.

    Lini një Përgjigje