Në Tiranë jetohet më mirë. Rritja ekonomike, e pabarabartë

27 Tetor 2016, 20:10Ekonomia TEMA

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se, Shqipëria është një vend me pabarazi ekonomike, ku rritja e mirëqenies nuk ka qenë e njëjtë në të gjithë territorin e vendit. Në vjetarin e fundit statistikor, INSTAT raporton se, për rajone të caktuara, të ardhurat mesatare për frymë ndryshojnë deri në dy herë.

Sipas shifrave, qarku më mirëqenien më të lartë në vend është Tirana, ku prodhimi i brendshëm për frymë llogaritet në 665 mijë lekë. Por vetëm pak kilometra më larg, në Dibër, i njëjti tregues është dy herë më i ulët, ose vetëm 320 mijë lekë për frymë. Ky është edhe niveli më i ulët në rang kombëtar. Për rajonet e tjera, të ardhurat për frymë luhaten ndërmjet këtyre dy skajeve.

Tendenca e zhvillimit të pabarabartë mes rajoneve gjeografike të vendit ka vazhduar edhe gjatë viteve të fundit. Sipas INSTAT, ekonomia shqiptare u rrit në vitet 2013 dhe 2014 respektivisht me 1 për qind dhe 1.83 për qind. Por, për të njëjtën periudhë, Rajoni i Veriut ka qenë në recesion ekonomik, me rënie të prodhimit -0.12 për qind dhe -0.18 për qind, përkatësisht për 2013-n dhe 2014-n. Ky rajon përfshin 5 qarqe, të cilat janë Dibra, Durrësi, Shkodra, Kukësi dhe Lezha.

Sipas INSTAT, gati gjysma e aktivitetit ekonomik në vend është përqëndruar në vetëm dy rrethe, që janë Tirana dhe Elbasani. Në vitin 2014, këto dy qarqe dhanë mbi 45 për qind të prodhimit kombëtar të vendit, ndërsa 55 përqindëshi i mbetur i “tortës” së ekonomisë është ndarë ndërmjet 10 qarqeve të tjera.

Pabarazia mes rajoneve duket se do të jetë një nga sfidat më të mëdha të politikave ekonomike, ku aktiviteti ekonomik tenton të përqëndrohet në Shqipërinë e Mesme, ndërsa rajonet e tjera, veçanërisht ai i Veriut rrezikon të mbetet pas./ TCH

3 komente në “Në Tiranë jetohet më mirë. Rritja ekonomike, e pabarabartë”

  1. Leku says:

    Po shume nga kjo ndikohet edhe nga gjeografia e vendeve perkatese. Normal qe ne maje te malit nuk do kesh dot te njejten ekonomi me Tiranen. Cudi madje qe nuk ka akoma me shume migrim drejt qyteteve te medha dhe Tiranes ne vecanti. Duket sikur njerezit jane te hipnotizuar qe te vazhdojne te jetojne maleve ne varferi, nderkohe qe mund te levizin neper zona ku mund te behet me shume lek.

  2. tiku says:

    kjo eshte dicka qe ka ekzistuar edhe me para, gradualisht ky hendek do mund te balancohet vetem permes politikave rregulluese qe dhe qytete si dibra te ofrojne te gjitha kushtet e pershtatshme per qytetaret e tyre

  3. lidia says:

    pak a shume keshtu ndodh edhe ne vend te tjera te rajonit apo me gjere, per nje vend te vogel si ky i joni normalisht qe do jete Tirana qendra e gjithe aktivitetit ekonomik, mendoj se me kalimin e kohes kjo gje do arrihet edhe per qytetet me te njetin zhvillim si Dibra, duhet ta kemi parasysh qe deri dje shkohej per vota dhe askush smendonte se si mund te investohej sot pak a shume kjo menyre te menduari ka nisur te ndryshoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje