Një përgjigje enveristëve, për vrasjen e ballistëve në Lushnje

27 Tetor 2016, 09:25Politika TEMA

Për enveristët që nuk e dinë ende se vrasjet e ballistëve në Lushnjë i ka pranuar si krim edhe partia e tyre.

Nga Kastriot Dervishi

Prej disa ditësh, enveristët reagojnë në formën e tyre kundër dekorimeve që kreu i shtetit u bëri disa martirëve të luftës civile në Shqipëri, të vrarë në Lushnjë më 21.10.1943.

Kundërveprimi i tyre ishte thjesht inatçor dhe klasor, në mbrojtje dhe justifikim të plotë të këtij krimi e gjithë krimeve të tjera të kryera nga komunistët. Në këtë postim, po publikoj disa të dhëna që provojnë se këtë krim e kanë pranuar e dënuar me kohë, vetë ata që e kanë kryer dhe nuk është nevoja të dalin sot në vitin 2016 kaq të zbuluar si avokatë të mbrojtjes së këtij krimi.

Mehmet Shehu, 30.10.1943 i shkruan shtabit komunist, ndër të tjera: “Porse këtë radhë gabimi, faji kryesor është imi personalisht, mbasi gjyqi kryesohej prej meje dhe, deri diku, të 2 anëtarët e tjerë kanë qenë influencuar prej meje. Unë, i dehur relativisht nga urrejtja kundër ballistëve tradhtarë, i revoltuar nga krimet dhe tradhtitë e tyre, i rrëmbyer nga temperamenti mikroborgjez i çasteve, qesh i mendimit për këtë masë të pamasë!”. (AQSH/AP, F.41 (shtabi i ushtrisë ncl), V.1943, D. 32, fleta 10).

Më 25 nëntor 1944, Enver Hoxha deklaroi në plenumin e 2-të që u zhvillua në Berat: “Ne shihnim mirë se ç’rezultat dilte nga puna e këtyre shokëve (Liri Gega dhe Dushan Mugosha-shënim). Shihnim që në Vlorë bëheshin ekzekutime, shihnim vrasjet në brigadën e 1-rë, shihnim veprimet sektare të “Shules” (Kristo Themelkos), por për këto veprime mjaftoheshim me një kritikë të përciptë për Mehmet Shehun, p.sh. duke i thënë se nuk e kishte mirë”. (AQSH, “Plenumi i dytë i Beratit”, Tiranë 1996, faqe 159).

Vija terroriste ishte më e theksuar te Dushani dhe te “Aliu” me Lirinë. Dushani gjoja ishte kundër terrorit. Ishte kundër vrasjeve që bërë Mehmeti (Shehu) në Dumre, por atë asgjë s’e pengonte të vriste pa gjë të keq më tepër se Mehmeti. Në këtë pikë unë isha pasqyra e “Aliut”. Kur vinte ndonjë nga fronti, kur thuhej se ky apo ai vepronte keq dhe vendosnim ta vrisnim. S’kishim një vijë të qartë për këtë çështje. (AQSH, “Plenumi i dytë i Beratit”, Tiranë 1996, faqe 163).

Po në këtë mbledhje, Sejfulla Malëshova deklaroi: “Për tendencat terroriste në parti. …Terrorizmi si në popull e si në ushtri, në parti, tregon së pari dobësinë e vijës sonë; së dyti mosbesim në popull; së treti tregon se ne nuk kemi lidhje me masat. Terrori si sistem në historinë e lëvizjes revolucionare, gjithnjë ka qenë i lidhur me mosbesimin në popull, ka treguar dobësinë e atyre që e kanë përdorur. Nuk bëhet mobilizimi i masave me terror… Me terror po i zgjidhim të gjitha punët… Kështu në partinë tonë, po duken simptomat e degjenerimit nga një parti politike në një bandë kriminelësh. Këto janë shenja sigurisht. Kështu që shumë herë nuk di të dallosh ku është puna politike dhe ku është krimi. Shoku “Shule” tha se këto vrasje që janë bërë në Tiranë, janë bërë sepse ai ka urrejtje të madhe ndaj armikut. Urrejtje duhet të ketë çdo komunist për armikun, por tjetër është të kesh urrejtje, tjetër është të bësh krime… Kështu sektarizmi degjeneroi në terror dhe terrori u bë shumë herë krim… Terrori zë vend të madh në punën tonë politike”.

Xhelal Staravecka shkruan: “Mehmeti pushkatoi në Golem të Lushnjës 69 katundarë dhe fali 10 nga vdekja, pse ishin ortodoksë.

Mehmeti kur i kapi katundarët, megjithëse nuk kishin zbrazur asnjë armë kundra tij, kishte vendosur t’i pushkatonte të gjithë, mirëpo partizania e atëhershme që më vonë u bë gruaja e Mehmetit, Fiqret Sanxhaktari, për të hyrë në simpati të Dushanit, cernogorasit ortodoks, i propozoi Mehmetit të hiqte nga pushkatimi 10 katundarë që ishin ortodoksë me pretekstin se si minoritet nuk mund të kundërshtonin për të mos shkuar me të tjerët të popullonin çetën e Isa Manastirliut. Të nesërmen Dushani më dha lajmin ç’kishte ngjarë në Golem të Lushnjës, më tha për Fiqretin që ishte vajzë shumë e mençur dhe një komuniste shumë e mirë, aq sa në radhët e komunistëve shqiptarë nuk kishte më të mirë se ajo.

Edhe sot çuditem dhe thërras me të madhe pse e bëri Mehmeti atë diskriminim: ata ishin krejt me Isanë, për ata krim duhej pushkatoheshin të gjithë ose në qoftë se dëshironin të përdorej një farë mëshire, pasi asnjë nuk kishte bërë qëndresë kundër çetës së Mehmetit, duheshin falur të gjithë, ose tek e fundit dhe të pushkatoheshin 7-8 apo 10 persona, duke i konsideruar bashkëpunëtorë e simpatizantë të Isa Manastirliut dhe jo 69 katundarë pse e kishin lafshën e prerë dhe të mos pushkatoheshin 10-të pse s’ishin lafshpaprerë nuk kishin guxim të mos i bindeshin Isa Manastirliut”.

(Xhelal Staravecka “Para gjyqit të historisë”, Paris 1975, dorëshkrim, faqe 226)

Për herë të fundit për këtë ngjarje shkroi vetë Enver Hoxha. Në vitin 1982 ai linte këtë shënim: “Ky ekzekutim është i tepruar, pa vend dhe i gabueshëm, pse në vend që të na sjellë fitim, na dëmton. Duhet të kemi parasysh se katundarët që ndodhen në çetat e Ballit janë elementë të pafajshëm, të pasqaruar dhe viktima.” (“Titistët”, Tiranë 1982, faqe 117, shënimi poshtë faqes).

36 komente në “Një përgjigje enveristëve, për vrasjen e ballistëve në Lushnje”

  1. Lugati says:

    kjo ishte pergjigja dy rrjeshta????o mero editori ka tre dit qe e pres editorialin mga ana jote per ket ceshtje kurse ti si gazetaruc qi je e ke menjen me i gjemu mrapa lulit..saliut..ben blushit..karmines..izet haxhise..spartak ngjles..erjon braces..the aq te varfer jeni si hazetare qe nuk e prekni argumentin ku oshte problemi mero djali mjere ju qe e mani beten per hazetare..edhe botoi komentet e mija se sjane mai gjo kushedi edhe bohuni cik mo serioza mos myllni sy e vesh para ktyne gjonash

    1. Grigor says:

      Nuk e kuptoj pse nuk filtrohen shkrimet ne gazete, por botohet çdo lloj shkrimi idiot. Komentet i kuptoj sepse vijne nga njerez te thjeshte, disa me mllefet e tyre dhe disa me mall e nostalgjira.
      Por gazeta ka per detyre te perçoje mesazhe cilesore sepse ben edhe edukimin e njerezve me aftesine per aresyetim dhe shprehje cilesore te mendimit. Ideologjia pastaj nuk ka vlere, ose ka vetem vlere te perkoheshme.
      Ky Kastriot ‘Kungull’ Dervishi, qe pretendon te beje kunder pergjigje, as vete nuk e di ku kerkon te dale, jo me te beje nje artikull cilesor. Komentuesi Landi me poshte eshte shume me cilesor nga Dervishi.
      Dervishi kerkon te mbroje veprimin idiot te Presidentit per shpalljen “Martire te Demokracise” te disa ballisteve qe me bashke apo pa dashje ishin rreshtuar ne krahun e armikut, si gjithe Balli Kombetar.
      Ku eshte merita e ketyre te vrareve pa gjyq? Çfarë bene ata per demokracine pervecse shkruan si dele dhe u vra ne si dele?
      Presidenti i Shqiperise ka bere nje veprim te turpshem politik. Nuk ka asnje aresye per te justifikuar kete veprim. Thjesht ai vertetoje per here te fundit qe eshte nje kukull e ndyre ne duart e ish-komunistit te terbuar Berisha.
      Qe ka vend ketu per te aresyetuar se Mehmet Shehu duhet denuar pas vdekjes per krime kunder njerezimit, kjo kuptohet fare qarte. Kjo do behej edhe sikur te flisnin per pushkatim pa gjyq te 67 ushtareve gjermane te kapur rob. Ne betejës eshte ndryshe. Roberit nuk pushkatohen pa gjyq. Eshte akt terrorist. Do te thote kjo qe 60 e ca gjermane te vrare pa gjyq t’i shpallim “Martire te Demokracise” shqipetare sepse luftuan kunder partizaneve “komuniste”?
      Mehmet Shehu ka bere nje akt terrori. Nuk u gjykua atehere, le te gjykohet tani pas vdekjes. Ata te vraret jane ne fakt viktima te luftes. Kaq, pikë, fund.
      Partizanet ishin popull. Njerez të thjeshte qe u ngriten ne luftë kunder fashizmit. Fakti qe Partia Komuniste mori pushtetin mbas luftes, nuk e ndryshon aktin heroik te çdo partizani, edhe te atyre qe me vone u denuan nga pushteti komunist, bile ata ishin me heronj. Por te krahasoje partizanet me ballistet eshte njesoj si te barazosh heronjte me tradhetaret.
      Edhe De Goli ne France, qe u treguar I zgjuar dhe nuk e la pushtetin ne duart e komunizteve, kurre nuk jua mohoi atyre rolin pozitiv gjate luftes kunder fashizmit. Shume komuniste te vrare ne luftë nderohen si heronj, ndersa ata franceze qe u bashkuan me gjermanet, edhe sot mbuloje me turp.
      Por presidenti yne ka kohe qe nuk e njeh turpin. Sepse nuk i ka mbetur me pike burrerie, qekurse doli si Vullnetar I Enverit te rivendoste bustin ne shesh.

      1. Baton Gostivari says:

        Grigor!

        Ka shkrime, reflektime të shkëlqyeshme të bëra nga njerëz të “thjeshtë! dhe drangallisje nga ata që kanë kontakte personale dhe botojnë mendime të pamenduara.
        Sa për dekorimin e 67 dhimbjeve, shpirtërave të pafajshëm, me atribut ” Martirë të Demokracisë” cështja nuk është thjesht e karakterit semantik. por semantik e poltik dhe është një atribut i paplotë. Ata janë”MARTIRË të ATDHEUT e të DEMOKRACISË”. Nëse ti nuk e kupton dhe atributi “demokratik” të duket i pakuptimtë, ahere fajin duhet gjetur tek thjeshtësia yte intelektuale. Unë nuk dua të luajë rolin e dhënësit të leksioneve se, thjesht nuk kam nge të debatoj me
        nivele thjesht horizontale.
        Kanë kaluar mbi 20 vjet dhe ju bolshevikët, qoftë edhe diploma akademike, tipi MILO, XHUFI, KOCI mendoni dhe i shikoni fenomenet ende në mënyrë partiake: tradhëtarë, reaksionarë, kullakë, armiq.
        Dukuritë politike dhe historike janë shumë më të ndërlikuara e më të gjera sesa fjalori yt klasor.

        1. askushi says:

          Ata jane pseudomartire qe zgjodhen anen e gabuar per injoranci apo me deshire pak rendesi ka,bari i njome digjet me te thatin thone…..te besh martire te atdheut ne emer te pseudoshkerdhatocise demokratike 67 persona qe zgjodhen te luftonin kunder interesave te popullit te tyre eshte tregues i vertet i vlerave morale qe ka sot ai vend,
          o te dhjefsha mendjen tende qe na i quan 67 shpirtra te pafajshem sikur ti ishe present aty e pe si rrodhen ngjarjet
          na hapet barkun e po na vin per te vjelle me kto dekorime pacavurre,zogollin na e bet atdhetar ,ballistet martire,kriminelet si azem hajdari heronj……ah lum me det qe nuk vin te na marri
          po i keni filmimet ku ballistet i betohen pushtuesve ne itali,keni dokumentat gjermane te publikuara qe vertetojen qe balli kombetar luftonte ne krah te gjermanve
          rrace e keqe

  2. landi says:

    Kastriot, askush nuk e kundershton se pushkatimi i tyre ishte jo vetem i pajustifikuar, por edhe nje akt cnerezor. Por kjo ngjarje eshte e njohur. Ato qe shkruani ju, njihen prej kohesh.
    Megjithate, te dekorosh ata si Martire te Demokracise eshte nje padrejtesi historike. Ata nuk kane luftuar per demokraci, ata ishin ne anen e gabuar te historise.
    Me gjeni nje vend ne bote, nuk flas ketu per vendet e zhvilluara demokratike, se aty nuk mund te ndodhe kurre nje gje e tille, por nje vend tjeter, qofte edhe nga vendet e lindjes, qe sot jane pjese e BE, ku bashkepunetoret e fashizmit te jene bere Nderi i Kombit apo Martir i Demokracise.
    Pse ndodh kjo ne Shqiperi? Sepse vendi yne, kjo per “merite” te drejtuesve tane, nuk ka bere ndarjen me te kaluaren. Kjo ndarje duhet bere, por jo ashtu sic e duan butket me shoke, duke denuar vetem krimet e komunizmit, por duke denuar te gjitha krimet. Pra edhe ato te tradhetareve te kombit.
    Shpesh flitet per hapjen e dosjeve dhe kjo nuk behet. Ju e dini pse. Sepse po te hapen te gjitha dosjet, atehere do shihet se shume nga ata qe kakarisin sot, do vendosen te “shtylla e turpit”.
    Dje u kerkua qe edhe Hamit Matjani te behet Nderi i Kombit. Po cfare do thone keta propozuesit, midis tyre edhe Fatos Lubonja, kur te shohe se cfare shkruajne amerikanet, pra CIA, se Hamit Matjani, jo vetem ka bere krime te panumerta, por ka bashkepunuar me Sigurimin e Shtetit ne zhvillimin e radiolojes “Liqeni i Vajkalit”?
    Historia nuk do i fali kurre veprime si ky i Nishanit, i cili cdo gje e ben sepse do qe te zere vendin e Lulezim Bashes, pasi te mbaroje mandatin e tij presidencial.
    Po ndodhi kjo, per kete po punohet ne radhet e PD, atehere kjop parti do semuret me keq se vete Nishani.

  3. nina says:

    more ju kriminelet ju po i bini ne qeveri more qen bir qeni Kastriot .. pse ti do te hedhesh posht luften e partizaneve??? qenee ju jeni pasardhesit e ballisteve , prandaj e shkatrruat Shqiperine dhe se lini te ec para.. qelbesira.

  4. zhaku i pamposhtur says:

    Populli thotë që qeni eka të vështirë të heqi dorë nga muti…
    ju kuptoj drejt ju enveristet që keni nostalgji për luftën e klasave e cila nuk eshte edhe aq e theksuar sa ishte dikur kur jetonte vet qoftelargu..tju rroj edi me saliun sepse ju e keni hallall spaçin..

    1. mirel says:

      Ju jeni muti historik. Ndaj jua tregoi Mehmeti vendin ku e keni, te haleja

    2. Bekimi says:

      Nga e mësuat këtë “qoftëlargu” mer amon?

      1. zhaku i pamposhtur says:

        Bekim ..fjalen ‘qoftelargu’e perdorte gjyshja ime rahmet të kete..me kete fjale. ajo nenkuptonte djallin apo satanane..ma do mendja qe kjo esht nje fjal e nje kohe te vjeter e nje kohe qe nuk kishte zhvillim dhe civilizim por kishte bese dhe ciltersi..un e solla kete fjalë dhe në të gjitha replikat e mia e përdor si fjalën e cila personifikon njeriun e lig njeriun qe u mohua ngababai që e solli në jetë njeriun që i futi tmerrin popullit të tij njjeriun që ‘shpiku’ spiunllikun ligësinë luftën e klasave njeriun që më burgosi gjyshin me një gjyq të stisur me dyer të mbyllura njeriun që na nxorri nga shtepia dhe na hodhi në rrugë njeriun që na njollosi brez pas brezi dhe na ndaloi të ëndërronim e të shkollooheshim etj etj..
        tani besoj se më kuptove Besim e kupton. që enverin do ta kishte zili edhe vetë qoftëlargu satana për dhimbjen që ai i shkaktoi popullit të tij..u bënë vite që qoftëlargu shkoi në ferr në vëndin e tij natyral mirëpo la mbrapa shumë nostalgjikë të cilëve u mësoi se duke qenë mizor dhe i pamëshirshëm mund të sundosh përjetësisht…pra bëmë baba të të ngjaj thot populli…

  5. heretiku says:

    Nuk mund te gjykohet e shkuara me kriteret e sotme, kjo eshte baza per nje vleresim sa me objektiv per ngjarjet e se shkuares. Behet fjale per nje periudhe lufte, ku pushtuesit e huaj ne bashkepunim me kolaboracionistet vendas kryenin akte kriminale e terrori te paster, siç eshte djegia e fshatrave, vjedhja e bagetise dhe bereqetit, vrasje pa gjyq te civileve etj. Ne keto kushte, ata qe i kunderviheshin pushtuesit, nuk mund te mos binin ne gabime , qe ishin te pashmangeshme ne rrethanat e luftes. Keshtu eshte rasti i ketyre ketyre 67 ballisteve. Rast tjeter eshte ai, i rreth 100 karabiniereve italine te zene rob dhe pushkatuar ne Labinot, ne fund Tetorit 1943 nga Xhelal Staravecka ( atehere partizan dhe kuadro drejtues i Brigades se Pare ) dhe Kadri Hoxha, e keshtu me rradhe. Qe keta balliste te pushkatuar nuk ishin engjej, kjo nuk do as mend e as kalem. Drejtuesit e bandave ku militonin keta balliste dhe balliste te tjere, dihej prej te gjitheve qe ishin hajdute dhe kriminele ordinere. Keshtu ishte Hamit Matjani, hajdut “i famshem” i gomereve te zones se Peqinit, ne “rinine” e tij, qe me vone u be edhe kriminel “i famshem”. Keshtu ishin edhe kriminelet e tjere ordinere Isa Manastirliu, Tefik Cfiri, Isa Toska etj. qe terrorizonin popullsine civile me bandat e tyre, dhe me vone u perdoren hapur prej okupatorit gjerman kunder levizjes Nac.- Clirimtare.
    Prane Shtabit te Pergjithshem te ushtrise Nac.- Clirimtare ishin te atashuar disa angleze, si mision ushtarak per te ndihmuar luften kunder okupatorit gjerman. Njeri prej tyre E. F. Dejvis ishte specialist ne pergatitjen e vendosjes se minave, per te hedhur ne ere ura, depo municioni, shkaterruar fortifikata etj. Te gjitha njohurite e tij ja mesonte partizaneve per ti aplikuar kunder pushtuesve dhe bashkepuntoreve te tyre. Ne kushte paqeje te gjitha keto quhen akte terroriste, ne kushte lufte konsiderohen gjera normale, nga te gjitha palet. Pra e perseris edhe nje here, eshte idiotizem te gjykosh ngjarje te se kaluares ( aq me teper ato te kohes se lufte ) me kriteret e sotme. Por idiotizem me i madh eshte ky qe ka bere presidenti i Shqiperise, qe dekoron 67 bashibozuke, te vene ne sherbim te hajdutve dhe krimineleve me damke, te permendur me siper.

  6. Moisi Golemi says:

    Po c’pergjigje u ka dhene enveristeve ky idiot? Ai vete po e nxjerr te faktuar me dokumenta, se Enveri e ka kritikuar ashper pushkatimin e atyre ballisteve. Pra, ku qendron pergjigja ndaj “enveristeve”? Enverist quhesh kur mbron pikepamjet dhe tezat e Enverit. E nqs ne kete rast, Enveri ka qene kunder pushkatimit, atehere rrjedhimisht Enveri na del pozitiv dhe enveristet gjithashtu pozitive. Atehere, cileve “enveriste” po ua dergon pergjigjen ky gomar?

  7. Te dhjefsha Mustaqet says:

    i Nderuar z.Dervishi:KETO QE PO NA I BENI JU “SENSASJON” i Di i Gjithe Brezi i viteve te 80-ta qe benin Konkurs te shkollave te Mesme “Vepren Madhore” te Xhaxhit TITISTET…Ne e dime se c´fare tha :AI ::AJO ATA::ATO….me kote kerkoni te Justifikoni ..
    1-Roberve Ballsiteve ju kerkua qe te Radhiteshin ne Radhet e Partizaneve , per te Luftuar Gjermanet SI ALTERNATIVE PER TU DHENE NJE SHANCE PER TE SHPETUAR KOKEN..por nga te Gjithe vetem NJERI Shkoj me Partizanet,…te Tjeret pra ata qe u Pushkatuan PREFERUAN TE SHKONIN NE SHTEPI….dhe “Shihnin punen e tyre”..por Kush na Siguronte se PO TE NESERMEN KUR TE KTHEHESHIN GJERMANET ATA TE BASHKOHESHIN ME TA….???Pra Pushkatimi ishte nje Mase Ekstreme e Pranojme ..por mos HARROJME Per kohen ne te cilen Flasim…Edhe Vete Mehmet Shehu e Pranon kete gje…tani pse u dashka Bere nje Dekorim..dhe kujt i Vlen ky Dekorim;??? E para Hedhje balte mbi Luften NACL-RE:si dhe me Urdher te Berishes Majonete Nishani KERKON VOTUES NE FAVORE TE PD-se ne Lushnje….lol

    1. zhaku i pamposhtur says:

      O te dhifsha mustaqet po ti si thu qe ta vazhdojm luften e klasave? shiko sa te fuqishem qe ndihen enveristet ketu ne forum e ne media…pothuaj cdo dite ke nganje lajm per qoftelargun env on line..madje paturpesisht palloshi rilindas citon xhaxhin duke i quajtur ‘pulaxhinj’ ballistet..saliu ishte me wnverist akoma por me fjal bente sikur e shante…un jam nga familje partizanesh dhe gjyshi im sot esht prej bronzi ne qender te qytetit por ama eshte gabim qe te citojme historin e enverit i cili e shkruajti sipas interesit..ballistet jane shqiptar dhe pjes e ketij pop.presidwnti esht i gjith popullit e sh mir beri qe i dekoroi..mos vazhdoni me me luften e klasave se jeni ber sh te nwveritshem po hani ato lek qe i vodhet ketij populli dhe u kerkoni falje ballisteve pwr persekutimet qe i bete ju e baballaret tuaj kesaj pjese te popullsise dhe mos u ndieni aspak…po te jeni me fat nese nuk vjen ne pushtet ndonje qeverri balliste dbe ju shkerdhen robt e ju degjeneron ne spac ju enveristet…

      1. mirel says:

        Po nuk vijne dot ballistet kurre, se ishin pakica e felliqur si puna e ketyre ndyresirave sot, qe ju kundervu popullit.
        Ku kujton ti se kane shkuar shumica qe iu bashkuan Luftes?
        Ska ikur te gjithe jashte jo.
        Ketu jemi.

  8. Totila says:

    O idioter !
    Ju kulishat e ish Zogisteve, Kuislingeve , Regjenteve ,Bashibuzukeve, Tradhetareve ,Ballisteve , Kolaboracionisteve , Fashisteve, Nazisteve harroni Gjene me kryesore qe:
    1- Gjykoni te kaluaren me mendjen e sotme
    2- Ishte lufte dhe perballe kishim Armikun qe ose do TA vrisje ose do TE vriste.
    3- E kuptoni ju plehra secdo te thote we te vritej shoku ne lufte perpara syve dhe ju ta linit te gjalle ate qe u vrau shokun ?
    4-Spiunet e Armiqve ne ekspeditat e tyre ishin shqiptare gjakprishur te cilet ishin rredhtusr ne Taborre te gabuar dhe prandaj moren ndeshkimin e merituar .
    5- Kohet qe erdhen dhe sidomos 9.5.1945 u dha te drejte Fitimtareve !

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Totila ty të ka bër dem të pandreqshëm corba e qoftëlargut…të jap të drejtë për ato që dhjeve nga goja këtu më lart por ti duhet të kuptosh një dicka që ajo e kaluara është rinia e humbur e babait tim ëahtë jeta në spac e gjyshit tim është diskriminimi që na bëri ai mentori yt…atë të kaluarën që nuk na lejoi të ëndërronim tipa sharlatanësh si puna jote na e paraqesin si një periudhë të lavdishme…zoti ju dhëntë hakën…atë që meritoni sepse ky popull është akoma i përcar dhe i paaftë që tju tregoj vëndin..

  9. Tralala says:

    Pervec se vrane pa arsyeja e sa deshen, tani behen keq perse po ngushellohen pasardhesit e te vrareve. Kjo ndodh ndoshta sepse kur u ndryshua sistem i, me 1990, vrasesit nuk dhane llogari. Po sikur me 90, per krimet gjate luftes, internimett dhe denimet pa gjyq, te ishin vrare po pa gjyq gjithe anetaret e byrose politike perfshi Vito Kapon dhe Nexhmijen, si do gjykonim sot keta qe jane kunder dekorimit?

  10. Qytetar says:

    Perfundimisht jemi popull i pandreqshem i indoktrinuar deri ne palce. Ky njeri qe po e shani me liber shtepie po ndan me ju nje informacion te baxuar ne dokumente konkrete. Mund te kerkoni sqarim per autencitetin dmth vertetesine e dokumentit dhe nga ka dale por kurrsesi te thoni qe nuk duhet te gjykohen gjerat me mendjen e sotme.

  11. razo says:

    o Kastriot koqe thari ke degjuar per Dresden ne gjermani apo jo? Forcat aleate e kthyhen ne germadhe ku me mijera njerez vdiqen megjithese ushtria gjermane kishte kapitulluar… Lufta o koqethare nuk behet me pordhe dhe fitimtaret e shkruajne historine. Ballistet ishin ne anen e gabuar te historise dhe i moren ne qafe sharlatanet dhe anadollaket e shqiperise se viteve 40 qe mbaheshin fort pas koqeve te nazisteve dhe fashisteve… Ne fund edhe ne boten demokratike i lane te vdesin kampeve te refugjateve dhe nuk askush nuk i mori seriozisht ashtu sic nuk i marrin seriozisht sot.. Cfare ti marresh seriozisht kete mbeturina fashiste kur pranojne qe kapterri i Enverit qe deshte te vendoste bustin e Enverit tek shkolla e bashkuar i dekoron..

    Ik tani o koqeiot dhe ha ndonje pjate pilaf me pace me mikun tend fahri surrat bytha..

  12. Petro says:

    Gjithe keta ketu, te shitur per nje grusht parashe apo per nje vend pune papune duan te mbulojne m… me sh…, po a munden? Dihet.Kriminelet vrane kriminelet, petritat vrane petritat.Po kane mbetur akoma te tille.Edhe bijte e tyre te tille jane.Lufte klasash gjer ne brezin e katert.Po Shqiperia ama nga kjo poshte e me poshte.

  13. Moni says:

    E ka pranuar Enveri gabimin? E cfare do te thote e ka pranuar Enveri? Le ta pranoj Enveri, por nuk e pranon populli.
    Mire ua beri Mehmeti atyre qe ngriten armet kunder rinise shqiptare qe kishin dale malit kunder gjermaneve si gjithe bota. Si ka mundesi qe ballistet leviznin me makina ne rruget automobilistike te vendit dhe gjermanet qe patrullonin gjithe nyjet rrugore nuk i ndalonin ballistet?
    – E ka pranuar Enveri, por kujdes se nuk e pranojne izraelitet, prandaj hap syte o bashkepuntor i nazizmit.

  14. Kurveleshi 1 says:

    Z.Kastriot,,,,,,Pak mender gazetari te ben mire……

  15. mirel says:

    Hakmarrje ndaj atyre qe iu bashkuan fashizmit dhe nazizmit ka patur ne tere Evropen. Dhe ne France dhe Angli njerezut jane qelluar dhe ekzekutuar pa gjyq vetem ose kane qene bashkepunetore apo jane shoqeruar me te tille..jane vrare edhe nga turmat bile.
    Por asnjehere tradhetaret nuk jane ngjitur ne altar8n e kombit.
    Kete e bejne vetem keta lloj plerash, qe ” merite te vetme kane shkaterrimin e Shqiperise, dhe ky akt eshte nje ne njemije pislleqe qe i kane bere ketij kombi.
    Secili nga ne e di mire eshte llogjike te ndodhe keshtu kur ka ndodhur rehabilitimi i Zogut.
    Kjo eshte vetem fasada e krimineleve.
    Ato qe po i bejne ketij kombi duke e vjedhur, shitur dhe vrare sic kane bere per 25 vjet, lahen vetem me nhe Enver te dyte dhe me nje Lufte te re partizane.
    Vetem keshtu vhen ne terezi ky vend i copetuar nga plerat.

  16. Mentari says:

    Lexoj me indinjate komentet e mbeturinave Enveriste;Keto derdimene kerkojne te cfajesojne Partizanet kriminele te kohes se luftes se gjoja ato krimet e tyre ishin denuar,ishte kohe lufte etj.Po cfar denimi eshte ai i Mehmet Shehut per vrasjet e mijera shqiptarve? Ai sa ishte gjalle nuk mori denim capital por me keq ai u dekorua si Hero dhe ngjiti shkallet e pushtetit absolut qe me vone u be edhe me i rrezikshem kunder shqiptarve(Ekzekutim) se ate meritonte per krimet Seriale qe bente por more nje laper duarve (Kritike) dhe nje te ferkuar kraheve sepse ai e perseriti e i riperserite ato vrasje deri me 1981.Te vrasesh 67-12=81 djem te ballit te moshes 15 deri me 23 vjec dhe pastaj te vrasesh partizanet e Brigades se tij kur ata u semureshin gjat udhetimeve dhe ngelnin me mbrapa se shoket Gjakpiresi Shehu jept urdhera ekzekutime kunder tyre dhe keto Enveriste iquajn gabime,kane qene te denuara nga Enveri (Kryekrimineli dhe bashkepunetor I nguhste I Shehut kunder Kombit shqiptar) Cfar Recetash jane keto o Vampire kriminele qe edhe sot me 2016 akoma nuk kerkoni qe te denohet vepra e atyre krimieneleve kunder shqiptarve por edhe me keq kerkoni ti mbroni me skizofreni,me kokefortesi dhe me idiotizem dhe me shpifje se gjoja ata balliste ishin tradhetar.Ata balliste qe ishin vetem djem te rinj nuk ishin te lidhur me asnje pushtue ,nuk ishin hajdute e kriminele dhe u vrane pabesisht nga Kultura kriminale;Koke lash e Koke mora” kultura antinjerezore e antihumane e Laberise se i kacakeve,banditeve qe nuk kishin asnje gje me njereun normal te asaj kohe por kur shoh qe edhe sot po ata Leberit kerkojne te mbrojne krimet e disa indiviteve te zones se tyre ajo me neverit dhe them me vehte qe Leberit duhe perzane nga Shqiperia e Mesme me shqelma ne bythe se akoma edhe sot nuk jane njerez por jane Kafshe qe vetem briret I mungojne. Qe te behet drejtesi per ata viktimat e terrorit komunist ata duhen denuar mbas vekjes (Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha)si armiqte me te rrezikshem te kombit shqiptar qe edhe varret e tyre te prishen dhe kockat tyre te hidhen jashte kufinjve territorial qe jetojne shqiptare ,mundeshst ne oqean dhe emri I tyre te zhduket nga Histira shqiptare se po na i neverisin gjeneratat e reja te ketij kombi.

    1. mirel says:

      Ne fakt mbeturibat jeni ju, ne jemi fitimtaret.
      Ju jeni c’ngelet nga Balli.

      1. Al says:

        Te dhjefsha enverin o Mirel pordha.

  17. Gari says:

    As italia fashiste nuk i dekoroi te vdekurit ne luften e tyre humbese , tani na doli Nishani qe mbron sherbetoret e fashismit se vdiqen ne lufte . Edhe ne i vrau quhen viktima lufte nuk quhen heronj se qe te jesh hero duhet te kesh cliruar vendin jo te ndihmosh pushtuesin .

  18. fieraku NGA ferrasi says:

    Duke u nisur nga komentet dal ne perfundimin se asnjeri nga keta qe komentojne si komunista nuk ka pase asnji partizane ne familje
    Po nuk perjsshtohet mundesia qe Jane pase spiuna te sigurimit perderisa keta pasardhes te tyre vazhdoje
    B lepirjen e pushtetit
    Neqenese ju shyni gjekundi ne kete muhabet me mire MOS flisni.

  19. Shoku shpati says:

    @ Gregor
    Ju e dine ti me lart se cdo shkruante Landi me poshte
    U diktove

    Je nje ko.entues me pagese
    Ske faj vjen nga 1200 e asaj kohe.

  20. Albert says:

    E dini qe ata nuk trajtohen me statusin e te perndjekurit ( pushkatuarit) politik.

  21. aida says:

    @shoku shpati…
    Landi ka shkruajtur para ores 11, kurse gregori pas ores 11. Administratori i faqes ka bere gabim ne radhitje. Mos te te shkoje mendja se Gregori e Landi jane i njejti njeri.

  22. mirel says:

    Plerat qe mblodhi Berisha ne vete nuk ju takon te komentojne.
    E kane humbur te drejten historike per te marre pjese duke qene faktor ne shkaterrimin qe ju be Shqiperise keto 25 vjet.
    Plus tradhetia kombetarw e Luftez se dyte.
    Me mire te ndjehen te harruar se te provokojne lojera te tilla

  23. aldivjaka says:

    o plehra qe shkruani ca ju inreson o te felliqur shkoni e pyesni familjaret e te pushkatuarve ne divjak se ja u tregojn ata historin me mir se askush tjeter.o te pa fytyr qe shkruani qe cfar i intereson politikaneve.ata njerez qe ishin nga divjaka dhe fshatrat rreth divjakes kulari xengu e miza u moren me zor nga shtepit e tyre nen kercenimin e armes nga ballistet e ndyr .moren nje person per fis i moren ballistet dhe i vrau mehmeti nje dit me mbas.ata njerez nuk e dinin se cfar ishte lufta te gith ishin bujq te pa shkolluar’i moren plehrat e ballit me dhun dhe i vran kriminelet e mehmetit te kodrat e golemit.disa prej tyre nuk u vran paten fatin te pyetshin nga partizanet nese donin te luftonin perkra tyre dhe ata pranuan por shum nuk u pyeten sepse ne mes tyre ishte nje ballist i betuar nga cerma qe kur e pyeten nese pranonte te shkonte me partizanet ai u pergjigj’ derr behem dhe partizan nuk behem,nga kjo thenje pjesa tjeter e roberve nuk u pyeten me por u pushkatuan pa u pyetur .’keshtu tregojn ata qe shpetuan dhe ata ishin shume qe shpetuan po me shum u vran’ishin nga divjaka dhe nga fshatrat perreth’pra i moren me dhun plehrat e ballit dhe i vran krininelet e mehmetit.

    1. askushi says:

      ik or dudum se po thote njeri qe qe gjest i mire,lufta eshte lufte…problemi i vertet ktu eshte se po ngrihen lart figura pa lidhje dhe po ulen posht me te vertet ata qe luftuan per te te dhene te drejten ty sot te shkruash idjotsira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje