Reagon Ilir Seci: Sali, ti e bane tanden! Qite pushkë me e vra Valbonën!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Ne kete foto eshte Burimi fillestar, Ama e Valbones, mbi Rrogam te Shales. udhes per ne Qafe te Valbones...

Ne kete foto eshte Burimi fillestar, Ama e Valbones, mbi Rrogam te Shales. udhes per ne Qafe te Valbones…

Ilir Seci, nje ish- bashkëpunëtor i RD dhe pedagog ne Shkoder, ka reaguar pas lajmit se qeveria ka anuluar 9 nga 11 HEC-e ne Valbone. Seci protestoi disa jave me pare, pasi firma e tij ishte hedhur ne listen e banoreve qe jane dakord me HEC, duke u fallsifikuar.

“Me shume kenaqësi lexova sot lexova ne lajme se jane anulluar 9 nga 11 hidrocentralet e aprovuara ne vitin 2013, me lejet e dhena nga kryeministri i atehershem Sali Berisha, i cili te pakten ne gjendjen civile e ka te shenuar si i “Lindur ne Tropoje”…

Ky vendim i qeverise aktuale duhet pershendetur dhe falenderuar sepse tek e fundit lejet per shkaterrimin e Valbones nuk jane dhene nga kjo qeveri…

-“Me i ra trup e mos me ja hanger hakun” – si themi ne ne Malsi, – “Rames duhet me i thane faleminderes per anullimin e 9 projekteve.”…

Kurse Sali Berishes duhet me i thane: “Marrja te mbulofte qe deshe me ja ba kete te zeze Malesise nga ke ardhe!

Per ty Sali Berisha sot Valbona do ishte kthey ne nje perrocke te thare qe do vdiste neper tubacionet e aprovuara prej teje!”…

Mixha yt i nderuem e i njoftun per mire ne mbare Malesi, me qene gjalle sot do te kishte thane :

-“Sali ti e bane tanden! Qite pushke me e vra Valbonen! Desht Zoti e nuk e muer qajo pushke por me e fale e ka fale pushka dhe jo ti!”

Kjo eshte e verteta e hidhur…

-“C’ka asht, asht!” – thanshin pleqte moti ne kullat malesore…

Duhet falenderuar deputetja e Tropojes, Mimoza Hajdarmataj, e cila e bani te veten, e ngriti zerin, e vetme mes nje grupi deputetesh “lepe-peqe”, me mandatet e leshuara si recete nga doktori…

Te lumte Mimoza! Me 90 per qind “lepe-peqet” sipas recetes nuk kane per te caktuar me kandidate por si themi na ne Malesi:

-“Ja ke lane veti!Taman bije Gashi e nuse Bytyci!”

Ja ke lane veti sepse shume malesore tropojane,intelektuale,ne politike ose jo heshten gjithe kete kohe dhe nuk i dolen zot Valbones qe eshte dhurata me e madhe qe na ka dhene Zoti ne malesoreve!

***

Ne prape nuk jemi te nuk jemi te kenaqur plotesisht me anullimin qe eshte ba sepse qeveria prape ka lejuar 2 hidrocentrale ne nje kohe qe aty nuk duhet lejuar asnje…ASNJE!

#mosmaprekvalbonen”, shkruan ai.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Reagon Ilir Seci: Sali, ti e bane tanden! Qite pushkë me e vra Valbonën!”

  1. mirel says:

    Kape nga fundi o Sec. Nuk duhet lejuar asnje.
    Pastaj falenderoje qeverine.

  2. arben says:

    Pasurite qe na ka falur natyra duhet ti mbrojme deri ne piken e fundit Te gjakut nga babezia e shpellareve.Jane e vetmja trashegimi qe do tu leme brezave.Ne Te kunderten mallkimi I tyre ka per Te bere Te dridhen kockat e Te pareve Te tyre neper varre ngaqe sa ishin gjalle u nenshtruan e shiten shpirterat tek hienat e cakejte berishjane.

  3. klaud says:

    Ilir Seci nuk ka qene kurre pedagog jo ne Shkoder por ne asnje universitet.Informohuni me mire para se te shkruani per te.Ai ka kryer studimet ne universitetin e Shkodres por nuk ka qene kurre ne jeten e tij pedagog.Ai ka qene bashkepunetor i RD-se dhe nje militant i flakte i PD-se saqe nuk guxoje as ta kritikoje sado pak PD-ne dhe S.Berishen kur ai ishte prezent sepse te hakerrehej ne fytyre si i terbuar.Edhe sot e kesaj dite qe jeton ne SHBA vazhdon e i thur lavde kohes se S.Berishes te pare dhe te dyte.Tani qe paska shkruar tre rreshta kunder nje vendimi te dikurshem te Sales na u emerua pedagog?

    1. vjeshta says:

      …dhe ka harruar fare zonjen amerikane Kathrin se mbiemrin nuk ja di. Nje grua e nderuar qe ka bere aq sa deputetja e Rama se bashku.
      Ajo po shenon ne hartë dhe ne terren te gjitha monopatet e Valbones qe do ti sherbejnë turizmit e neve brez pas brezi.

  4. Saliu says:

    Nuk kam car ti shtoj komentitte Klaud. Anullimi I te gjitha lejeve te ndertimit per HEC do ishte nje pune e pa cmuar qe do ngelte ne histori.

  5. Ben Dibrani says:

    Marrveshja eshte ligj dhe ai qe e shkel ka penalitete. Fati ishte qe 9 prej tyre nuk plotesonin kushtet e kontrates dhe ju anulluan, te tjereve nuk mund t’i besh si gangster. Eshte kontrate e nenshkruar nga qeveria. Mua nuk me duket se behet qameti nese perfitohet energji dhe respektohet ambienti. Cfare problemi ka? Te gjithe behen si patriote te medhenj, nuk duam, nuk duam, por kur vjen puna t’u zhvilluar ekonomia – Duam. Duam. S’po ben gje qeveria. Doni apo nuk doni? … dhe cfare doni?

Lini një Përgjigje te Ben Dibrani Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *