Ronaldo: Kritikët më bëjnë të suksesshëm. Me Mesi-n s'jam mik!

27 Tetor 2016, 16:23Sport TEMA

Është njeriu më i urryer? Nuk ka asnjë problem, futbolli e ka mësuar të përdorë personat negativë për t’u motivuar. Cristiano Ronaldo është i vetëdijshëm se shumë njerëz nuk e kanë aspak qejf por ai thekson se ka nevojë për armiqtë e tij. Në një intervistë dhënë për “Coach Magazine” shton se armiqtë e tij e kanë ndihmuar që të fitojë. Me pak fjalë, sulmuesit luzitan nuk i interesin aspak ajo çfarë thuhet për të pasi sipas tij, futbolli e ka mësuar të menaxhojë kritikat për të ndërtuar një karrierë të suksesshme:

“Messi? Nuk jemi miq të mirë por e respektojmë njëri- tjetrin. Mediat na atribuojnë një rivalitet të madh që në të vërtetë nuk ekziston. Mbrojtësi më i fortë me të cilin jam përballur? Ashley Cole. Nuk të le të marrësh frymë”.

Një koment, CR7 e shkëputi edhe për ish- trajnerin e tij, Jose Mourinho:

“Kam punuar me trajnerë të mëdhenj por Mourinho është njeriu që analizonte gjithçka deri në detaje. Zidane është shembulli perfekt se si mund të ndërtosh marrëdhënie të mira në dhomat e zhveshjes. Sezonin e shkuar e mbylla në mënyrën më pozitive me suksesin në Champions League dhe në Euro 2016”.

Pavarësisht elozheve për Mourinhon dhe Zidane, në zemrën e Cristiano Ronaldos, vendin kryesor do ta zejë përherë një emër tjetër:

“E konsideroj si një figurë atërore. Të gjithë trajnerët e mi kanë qenë të rëndësishëm por kur mbërrita te United isha një fëmijë dhe e gjeta veten në një nga klubet më të rëndësishëm të botës. Në ato momente kisha nevojë për një guidë si Alex Ferguson”.

2 komente në “Ronaldo: Kritikët më bëjnë të suksesshëm. Me Mesi-n s’jam mik!”

  1. adriatiku says:

    Po pse los me kembe topin dhe ka dhe zgjuarsine, intelektin apo dijen? E pa mundur, une nuk e di çfare shkolle ka mbaruar, por e shikoj si nje talent pa mendje, bile dhe pa respekt per ata qe e rrethojne. Kjo tregon boshllekun qe ka ky njeri ne vete-veten e tij.

  2. Totila says:

    Po cfare kontributi pate ti mor pispilluq ne Kupen e Kamioneve ?
    Shorti i Realit per edicionet 2014-2015 por vecanarisht per edicionin 2015-2016 ishte skandaloz dhe i MANIPULUAR 100 % derisa luajtet me ekipe te krevatit deri ne finale .
    Ne 2014 zgjidhjen ua dha Ramosi me ate gol te minutes se 95 kur loja ishte shtuar vetem 3 minuta dhe ne 2016 po Ramosi
    Kupa e Europes ?
    Ti nuk bere asgje pos qe vije verdalle si por. ha neper breke ku per me teper ne finale nuk luajtet .
    Ke ardhur ne Madrid ne 2009 dhe prej athere ke mare vetem 1 La- Liga per 7 sezone kurse Miu Messi ka mare 5 .
    Si ste vjen turp dhe lot me kombetaren dhe i shenon gola Gjibraltarit nje shtet me 18 mije banore dhe vetem 4 Km katrore si dhe San Marinos .
    Perndryshe sivjet ne 10 takime ke shenuar 4 Gola kurse Mijushi Messi ka shenuar 14 Gola ne 11 Ndeshje .
    Per me teper te Dyja te perditshmet Sportive te Madridit si “Marca dhe El mundo de portivo me tifoza Madrilene dukshem avantazhojne Messin si fituesin e “Topit te Arte”.
    E njejta gje ndodh dhe me ” France futboll”.
    Ka vetem nje zgjidhje qe :
    Perezi sic bleu Topin tend te Arte ne 2014 ne marveshje me Balten Blater qe u kenaq me kofshet e Irina Shaik- ut, apo dhe Ch-leaguen ne 2016 do te mundohet qe ta bleje prape kete Top te Arte Ose do te mundohet qe te manipuloje Votimet sic dhe sic beri ne daten 18 Nentor 2014 kur i anulloi votimet e dates 16 Nentor 2014 kur Messi pat fituar me 49 % kundrejt 25 % te Riberise dhe 22 % te Ronaldos.
    Kam frike se keshtu do te ndodhe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje