"Të zhbllokojme kapitalet!"

27 Tetor 2016, 15:20Politika TEMA

Nga Artan Gaçi*

Une do flas per biznesin. Ketu ne sallen e parlamentit u be vite qe ka akoma ndjenje antibiznes. Karma e 40 vjeteve si duket vazhdon ende te na ndjeke.

Por realisht biznesi eshte motori i ekonomise dhe sipermarrjet private sot qe flasim jane institucionet me te ndershme, me te moralshme dhe me korrekte qe ka vendi, krahasuar me cdo institucion shteteror te cdo lloj rangu.

Gjate viteve te tranzicionit ka pasur shume tentativa per investime serioze shqiptare dhe te huaja qe ne shumice derrmuese kane deshtuar e sduan tia degjojne me emrin Shqiperise, por ka nga ata qe me shume veshtiresi fatmiresisht ia kane dale ne sektore te ndryshem.

Duke e nisur nga ajo qe u quajt dallendyshja e pare e investimeve private te huaja, Coca Cola ne autostrade, mund te vazhdoj duke permendur nje seri brandesh e kompanish, te huaja dhe shqiptare qe kane besuar e investuar ne Shqiperi te cilat nuk do lodhesha kurre ti falenderoja e inkurajoja per prezencen e tyre ketu dhe pasojat pozitive te aktivitetin te tyre ne ekonomine tone.

Emra te medhenj si Vodafone, AMC, Albtelecom, Eagle, Plus, Unica Group Austria, Sigal, Eurosig, Sigma, HOtel Rogner e Sheraton, Hotel Plaza, Conad, Aeroporti Nene Tereza, Intesa San Paolo, Raiffeisen, Banka Kombetare Tregtare, Banka Veneto, Banka e Tiranes, Credins,etj, Spitali american, Hygeia, villa Maria, Spitali Salus, QTU, City Park, TEG, ETC.. nder televizionet Top Channel, Klan, Vizion Plus, News24, Ora News,  Report Tv, Agon Channel, Fabricat e cimentos Seament dhe Titan Antea, Cotonella nder fasonet, Bankers, Tap, Petrolifera, Devoll Hidropower, Ashta, UET, Luarasi etj te gjitha keto jane investime private shqiptare a te huaja qe vetem ia kane ngritur vleren vendit dhe kane kontribuar jo vetem ne permiresimin e cilesise se jetes, rritjes se standardeve, por me sherbimet e tyre kane perafruar qasjen tone drejt Europes.

Shumica e ketyre, ne kohen e fillimit te aktivitetit te tyre jane kundershtuar per te thene me te pakten, eshte shpifur per to, eshte bere cmos per tu bllokuar privatizimet apo dhenia e licencave, jane akuzuar si vepra korruptive te lidhura me pushtetaret me ministrat a kryeministra e rradhes.

Ndaj disave jane bere protesta, disa jane kercenuar etj.

Nuk e di sa jane trembur dhe kane ikur por shoh keta qe kane rezistuar dhe cfaredo te jete folur, cfaredo te jete shpifur une jam i lumtur, si sipermarres, si qytetar i ketij vendi, por edhe si deputet i mazhorances qe ata jane ketu.

Do doja qe keto emra, qofshin te huaj apo shqiptar qe vendosin te investojne ne Shqiperi te kishim gjithnje e me teper.

Qofte me investime direkte, qofte me partneritet publik privat. Ne cfaredo lloj rasti jane para qe investohen ne kete vend per tu marre mbrapsh pas 20 apo 30 vjet.

Une e njoh biznesin, me biznes jam marre qe ne 1993shin. Per shkak te detyres per nxitjen dhe promovimin e investimeve italiane ne Shqiperi kam shoqeruar e kontaktuar mijera sipermarres te niveleve me te larta ne Itali te interesuar per te investuar ne Shqiperi.

Fatkeqesisht jane shume pak ne proces. Mendoja se do kishte shume me teper.

Dhe per kete mendoj se dy jane arsyet kryesore.

O tregu yne eshte shume i vogel e tashme eshte i ezauruar, ose duhet te kemi nje qasje me te kujdesshme per taksimin, stimulimin dhe thithjen e kapitalit, te huaj apo vendas ne Shqiperi.

Per te paren, per te cilen une mendoj qe do jete pas pak vitesh problem, mendoj se duhet te fillojme te punojme  qe tani per bashkimin ekonomik Shqiperi-KOsove. Kurre nuk do kemi nje ekonomi te forte kombetare pa bashkimin ekonomik. Edhe gjermanine po ta ndajme ne 6 shtete per pak vjet nuk don rezistoje si fuqi ekonomike.

Per te dyten, mendoj qe mbas 25 vjet qasjeje politike te vije cfare te vije e te rezistoje kush te rezistoje, nuk mund te vazhdojme me keshtu.

Te pakten puna e cdo ministrie nuk duhet te kete kritere sa ligje e paragrafe ndyshohen, por cilat jane rezultatet konkrete te ketyre ndryshimeve.. cilat jane keto kompani, sektoret ku investojne, vleren e investimit e numrin e te punesuarve.

Ne jemi nje province shume e vogel e Europes e perderisa ne Itali ben lajm cdo investitor me emer mbiermer, edhe ketu tek ne cdo emer e mbiemer i cdo investimi duhet promovuar ne driten e diellit.

E folura me statistika e presje dhjetore mund te vleje ne Amerike, por ketu ne fshatin tone te madh, per shkak te permasave, si ministri si drejtoret, kur te promovojne punen e tyre ti citojne me emra, me mbiemra, dhe nr punonjesish, e adrese te sakte ku ndodhen keto investime.

Cdo mengjes ne duhet te cohemi duke pyetur veten pse duhet te vije nje investitor ne Shqiperi e mos shkoje ne Serbi?

15% takse ne, 15% ata. Atje shkon kamioni per 4 ore nga Europa ketu tek ne vjen per 24 ore. Atje shkon per 200 euro, tek ne duhet 2000. Tek ne eshte tregu 3 mil banore, ata per shkak te marreveshjes se lire qe kane me Rusine jane 150 mil banore.

Ne nuk mund te kemi te vetmen oferte per investimet e huaja skllaverine per 150 mije lek. Nuk kemi numrat. S’jemi as Kina as India.

Pse duhet te vije nje investitor te beje hotel ne Shqiperi e mos ta beje ne Greqi a Mal te Zi ku ka treg te sigurte, siguri e spitale, infrastrukture, subvencione,me pak korrupsion dhe tvsh sa 1/4a jone.

Keshtu mund te vazhdoj krahasime pa fund per cdo sektor me te gjitha vendet e rajonit. Pse te vijen ketu e mos shkojne investitoret ne Maqedoni ku taksa eshte 10%, te cilet kane nje fuqi punetore me te kualifikuar e kane infrastrukture unike duke qene kryqezimi i ballkanit e ku gjithe investitoret subvencionohen dhe brenda 2 muajve u krijohen te gjitha kushtet per te nisur investimin

Une mendoj se duhet ripare sjellja dhe qasja e administrates ndaj biznesit. Jemi vendi i vetem ne Mesdhe ne Europe qe e ka sot sektorin e turizmit katastrofe. Ketu ka nje ngerc dhe mendoj qe pavaresisht kushteve te FMNse ne duhet te sillemi shume me ndryshe me biznesin.

Kemi nje nga popujt me te ri e me vitale ne Europe, per shkak te moshes, te etjes per zhvillim dhe te sakrificave unikale te shqiptareve ne cdo cep te rruzullit te cilet duan te investojne ne vendin e tyre. 10 miliade euro jane te bllokuara neper banka.

Nuk e di sa miliard te tjera jane neper duart e shqiptareve.

Ne duhet te jemi parajsa e investitoreve shqiptare e te huaj, jo te kthehemi ne bllokuesit e tyre.

Administrata duhet te jene sherbetoret e perulur nderkohe qe per shkak te korrupsionit dhe paaftesise se tyre jane kthyer ne bllokuesit kryesore te investimeve dhe zhvillimit te vendit.

Ne mund te jemi parajsa e investitoreve shqiptare e te huaj.

*Fjala e mbajtur në Parlament

1 komente në ““Të zhbllokojme kapitalet!””

  1. Naftetar i vjeter says:

    Nje BRAVO e madhe . U kujtua dikush mese fundi te flase edhe per biznesin.
    Parate ne buxhet nuk i sjellin te punesuarit ne shtet. Ata vetem i administrojne
    dhe ne pjesen me te madhe te kohes i administrojne keq. Mbroni njerezit qe
    bejne biznes.Deri me tani keta njeres (pjesa me e madhe e tyre )jane heronj.qe punojne me nje administrate
    totalisht (ne rastin me te mire) e paafte.Per mos te permendur kohen e Sali Largqoftit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje