Tentuan ta vrisnin, biznesmeni në gjykatë, “harron” atentatin

27 Tetor 2016, 19:28Kronika TEMA

Për 7.500 euro tentuan ta vrisnin dy vjet më parë, por shënjestra e atentatit, Edmond Çakmashi, nuk mban mend asgjë.

Ndryshe nga qëndrimi i prokurorisë, e cila shpjegon skemën se si u porosit me telefon prej Admir Tafilajt vrasja e biznesmenit, ai i tha gjykatës se nuk e njeh të pandehurin megjithëse ka dëgjuar të flitet për të.

Edmond Çakmashi u qëllua me armë zjarri nga bashkëpunëtori aktual i drejtësisë Kristi Pine, që ka pranuar të rrëfejë se së bashku me të pandehurin tjetër Alfred Qefalia dhe shtetasin Klajdi Shermadhi u organizuan për ta vrarë.

Në fakt, Tafilaj në këtë vrasje të ngelur në tentativë është vetëm ndërmjetësi, pasi sipas prokurorisë, porositësi i krimit është i pandehuri tjetër Adrian Ozuni.

Por Edmond Çakmashi mohoi të kishte patur ndonjëherë konflikt me Ozunin, duke thënë “po, e njoh dhe përshëndeteshim”, raporton TCH.

“Isha duke folur në telefon – kujtoi Çakmashi – kur një djalë i ri, nuk e mbaj mend se kush ishte, u afrua dhe më qëlloi.

Më tej nuk e di, nuk mbaj mend gjë”, ka theksuar biznesmeni, i cili për shkak se ndodhet i arrestuar për një vepër penale u soll me pranga në gjykatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje