VIDEO-SKANDALI/ Kryetari i Gjykatës kërkon seks për të vendosur drejtësinë!

stopSistemi i drejtësisë pritet të tronditet sërish mbrëmjen e sotme, kur emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan të publikojë aferën seksuale të një Kryetari Gjykate, i cili kërkon favore nga një grua, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.

Ngjarja do të jetë më pas në fokus të diskutimit në emisionin “Opinion” ku në panel do të jetë edhe një nga drejtuesit e emisionit “Stop”, që do të zbardhë gjithë rrethanat e videoregjistrimit.

Rreth një muaj më parë, ky emision denoncoi mitmarrjen e një oficeri të policisë gjyqësore, në këmbim të lirimit të një llogarie bankare, ndërkohë që në video përmendej edhe emri i një prokurori.

Ishte pikërisht ky momenti, kur në studion e “Opinion” gazetari Saimir Kodra njoftoi për ekzistencën e një tjetër video, ku një punonjës i rëndësishëm i drejtësisë shfaqet duke kërkuar favore seksuale për t’i dhënë çështjen një gruaje.

Cili do të jetë ky gjyqtar? Sot në orën 20:00 “Stop” do të zbulojë emrin e tij, ndërkohë që në orën 21:00 në “Opinion” debati do të zbardhë më shumë mbi ngjarjen dhe rrethanat e saj.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...