Vladimir Gjuta lirohet përfundimisht: Është i papërgjegjshëm

gjutaVladimir Gjuta, personi që u arrestua, hetua dhe më pas u lirua për tritolin në farmacinë e babait të Saimir Tahirit rezulton të jetë një person i papërgjegjshëm për veprimet që kryen.

Prokuroria mbylli për të dytën herë hetimet ndaj tij. Kuksiani Vladimir Gjuta u lirua nga burgu në Mars të këtij viti pasi nuk u gjetën prova që e fajësonin atë për vendosjen e tritolit në formë presioni ndaj ministrit Tahiri. Por, sakaq pas disa muajsh ai u arrestua sërish për dhunë në familje.

Me vendim gjykate, Gjuta u la në arrest shtëpie, por u konstatua se e kishte shkelur masën duke dalë nga shtëpia.

Sot, prokuroria mbylli sërish hetimet ndaj tij. Pra Vladimir Gjuta lihet përfundimisht i lirë. Organi i akuzës ka kërkuar mjekim të detyruar për të, pasi rezulton të jetë i papërgjegjshëm. Për këtë vendim, Prokuroria është bazuar tek dy akte të ndryshme ekspertimi, të cilët kanë konstatuar se Gjuta është një person jo i përgjegjshëm.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Vladimir Gjuta lirohet përfundimisht: Është i papërgjegjshëm”

  1. infermjeri says:

    kuksjan mer!
    me te meta mendore!
    kuksjan,tropojan,matjan,pukjan, … malokjan… saliqjan…. te gjith kta jan njeres pa pergjegjsi,sepse ngaqe kan shpirt te lig e mbysin arsyen dhe llogjiken.
    esht njisoj si te denosh nje hijen pse hengri gazelen.
    hijena me jarg s ka tru ,ka vec shpirtin e zi prej hijene…. plot poshtersi dhe ndyresi…
    edhe malokaret.
    jan e keqja me e madhe e planetit. do vij koha qe bota e qytetnume do I izoloj neper spitale psiqike krejt maloket dhe do I perdori per eksperimente shkencore…

  2. jani says:

    Bravo. Dmth e nxoret jashte dhe ky tipi mund te beje c’te doje dhe eshtw me te meta. Mund te vrase por skemi c’bejme se eshte i papergjegjshem. Sistem i kalbur. Nese eshte me te meta e mbyll ne spital dhe nuk del me qe aty. Ky qenka bombe levizese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *