Çështja Çame, dy nismat e Idrizit në Kuvend që do acarojnë Athinën…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shpetim-Idrizi-ne-KuvendDy nisma të reja të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në funksion të zbardhjes, zgjidhjes dhe ndërkombëtarizimit të më tejshëm të Çështjes Çame, pritet të përshkallëzojë më tej tensionin dhe nervozizmin mes Tiranës dhe Athinës zyrtare, tension që, ditë e fundit, ka kaluar në kërcënime dhe përmendje të forces ushtarake nga ana e Greqisë.

Nismat do të vënë në provë edhe Partinë Demokratike, e cila deri në 2013, i ka përdorur çamët vetëm për të mbushur thesin e votave në zgjedhje, ndërsa në pozicionin të vështirë politik do të vendosë edhe Partinë Socialiste, si partinë më të madhe politike pushtet shkruan “Shqiptarja.com”.

Nisma e parë

Për herë të parë, PDIU do të depozitojë në Kuvend një kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për hetimin dhe zbardhjen e genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, në qershor të vitin 1994, ku u shfarosën 20 për qind e popullsisë, ndërsa zonat u spastruan etnikisht nga shqiptarët e Çamërinë. Lajmi është konfirmuar për Shqiptaren.com nga deputeti i PDIU, Tahir Muhedini. Ky i fundit pohoi se, një grup juristësh të PDIU, po hartojnë objektin e komisionit hetimor, ndërsa kërkesa do të depozitohet në Kuvend në ditët në vijim. “Aktualisht, ne si parti po hartojmë kërkesën dhe objektin e komisionit.

Më pas, çështjen do ta shtrojmë në Kuvend. Kemi besim së kërkesa do të mbështetet si nga PD ashtu edhe nga PS, meqenëse çështja kombëtare, është prioritare për të gjitha forcat politike. Nisma do të merret tani. Pra, këto ditë”, tha Muhedini.

Objekti i komisionit pritet të jetë zbardhja e ngjarjeve të qershorit 1944, rrethanave që prodhuan gjenocidin, pasojat e masakrës, sjelljet e mëvonshme shtetërore të dy vendeve etj. Me sa duket, partia që mbron Çështjen Çame ka hequr dorë nga kërkesa e vazhdueshme për të marrë një ministri, duke u fokusuar në avancimin e mëtejshëm të kauzës.

Nisma e dytë

Përpos kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor për Çështjen Çame, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka paralajmëruar edhe një nismë tjetër, e cila gjithashtu pritet të nervozojë Athinën. “Është regjistrimi i të zhdukurve, të vrarëve dhe atyre që humbën jetën gjatë gjenocidit grek mbi popullsinë çame.

Organizata botërore për të zhdukurit do ketë gjithë të dhënat e të afërmve tanë, e të afërmve tuaj që humbën jetën dhe bashkë me të dhe varret. Ky është detyrimi ynë moral dhe këtë nuk e shesim e nuk e blejmë për asnjë qëllim apo vota”, ka deklaruar Idrizi.

Acarimi i Athinës

Ngritja e komisionit hetimor për hetimin e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë në qershor të vitin 1994, mund të provokojë acarimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Athinën, e cila vijon të refuzojë të njohë ekzistencën e Çështjes Çame.

Përfshira e Çështjes Çame në axhendën e Parlamentit Shqiptar, pas deklaratës së Johanes Hahn, raportet mes dy vendeve mund të marrin një rrjedhë të paparashikueshme. Vetëm disa ditë më parë, diplomacia greke paralajmëroi Shqipërinë që të tregohet më e kujdesshme lidhur me Çështjen Çame, pasi sipas ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, Greqia është shumë herë më e fortë se Shqipëria, duke përmendur këtu dhe sistemet e mbrojtjes apo ato të sigurisë.

Partitë në provë

Për shkak të një sikleti dhe kompleksi që i karakterizon ligjvënësit shqiptar, aktualisht, mësohet se aleatja e tretë më e madhe e PS, po negocion me deputetë të caktuar, për të përgatitur terrenin për konstituimin e komisionit hetimor.

Ka një kureshtje për qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj kërkesës për komisionin hetimor, akti i vetëm i së cilës, në funksion të zgjidhjes së Çështjes Çame, është miratimi i një rezolute para zgjedhjeve të 2013, rezolutë e cila ishte miratuar një herë nga Parlamenti, ku kryetar ishte Servet Pëllumbi. Ndërkaq, kërkesa do të vërë në pozitë të vështirë edhe socialistët, megjithëse qeveria “Rama” e ka përfshirë Çështjen Çame në procesin e dialogut me Greqinë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Çështja Çame, dy nismat e Idrizit në Kuvend që do acarojnë Athinën…”

  1. GR says:

    ?????? 1994 ???????
    Jeni te sigurt per kete date te permendur???

  2. ILIRIA E BASHKUAR says:

    A HARUAT CFARE I THANE GJERMANET RAMES SE “ARMIKU” JUAJ NUK ESHTE SERBIA POR GREQIA.
    KESHTU MOS E HAPNI THESIN PARA KOHE SE DO TE MBETENI PAS GJE.
    BEHUNI TE LLOGJIKSHEM DHE VEPRONI HAP PAS HAPI. MJAFT ME ZHURMA GAZETARIE.

  3. Per socialistet , nuk ka absolutisht asnji lloj kompleksimi !
    Kociu ,ministri i qeverise greke me 80% shqiptar , i tha qeverise shqiptare ,:se rruga per ne Europe e Shqiperise, kalon ……??? nga Athina !
    Kurse pergjigja i gjigandit Rama ,ishte ;
    Po qe se rruga kalon nga Athina………nuk vemi fare ne …..Europe ⚠
    Eeeeeeppppppppp !!!!rrup-sup ⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠⚠…….⬆

  4. spata says:

    Ceshtja came eshte nderkombtarizuar tej kufijve te mundesise per tu zgjidhur sic pretendon Idrizi .Ajo tashme dihet dhe eshte pranuar si genocid ndaj nje popullsie te pafajshme e te ndeshkuar .Por pyetja shtrohet thjeshte .A mund te zgjidhet kjo pa nje mirekuptim midis dy shteteve ?Kete Idrizi nuk e llogarit por jep ultimatumin .Ne kemi te drejte dhe e shtrojme per zgjidhje .Qe kane te drejte kete se veme gjithe ne shqiptaret ne dyshim .Te zgjidhet kjo nuk varet vetem nga ne .Eshte shprehur nje dipllomat i larte gjerman por kjo nuk mjafton qe Idrizi e Dashi i Havase te ndezin motorrat.
    Ne keto situata, te disfavorshme per ne, ku politika e brendshe e shqiptarve eshte acaruar se tepermi ,kerkesa e avancuar e Idrizit eshte vetem nje presjon qe e demton ceshtjen came . Pse pikerishte tani e jo ne kushte me monolite te gjithe spektrit politike shqiptare .Sot, aktualishte, camet jane me komod si asnjehere ne token Meme . Nuk dua tu ze ne goje perfitimet e pamerituar, gje qe ka krijuar nje ndjesi, tek pjesa tjeter bashkjetuese,se po e teperojne duke imponuar kushte politike . Nuk po shohim se qeveria aktuale po e tolerone, nje ceshtje te drejte te tyre, por kerkesat me ngut dhe presjon nuk prodhojne zgjidhje vec se acarim te metejshem te asaje qe kerkojme .
    Ballkani ,ky rajon qe jetojme,ka ceshtje shume here me te medhaja se ajo came .Perzjerjet etnike jane ne kufijte e konflikteve rajonale. Ajo qe na bene te tregohemi me te mencur eshte maturia per ti kaperxyer ato pa konfrontime. Ne e dine se c’force kemi tua imponojme fiqinjve . Ato ndryshuan me dhune qe duan kohe te zgjidhen me dialog .Ne nje situat me te favorshme per ne shqiptaret do te marrin rruge zgjidhje jo vetem ceshtja came por dhe ato te shqiptarve ne troje e tyre por ne shtete fqinje .

  5. nick says:

    Rruga e Athines te con ne Afrike dhe Lindje, se kemi25 vjet qe e bejme ate rruge dhe vetem ne Europe nuk na coi. Shkurt Europa i vari melcite ne qafe Athines. MQS Athina i hengri melcite , pa realizuar detyrat qe mori per siper ne zhvillimin e vendeve te Ballkanit ne rrugen europiane, rruga e Athines u prish dhe Europa nuk ka ndermend te investoje per te. Rruge te tjera po hapen Tashme Europa di shume gjera.

  6. abu idriz ramiz says:

    kujdes Alvanoza ,mos e kruani me fiq deti ,do ju djegi shume po ju them,mos u genjeni nga camet,ata vetem tu fusin ne sher me fqinjet duan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *