Cila qe esenca e prezantimit të kryeministrit Edi Rama në Kosovë?

rama vucicCili qe thelbi i prezantimit të kryeministrit Edi Rama në Kosovë: të shpjegonte, të përgjigjej, të dëshmonte arrogancën e tij, t’u dërgonte mesazhe zgjedhësve në Shqipëri, apo të ofendonte mediat?

Nga Bahri Cani

Diçka të tillë nuk e kam parë kurrë. Ndonëse para mikrofonit kam pasur shumë persona të njohur publik në 28 vitet e kaluara sa merrem me gazetari: Shaban dhe Hamëz Jasharin, Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin, Rexhep Qosjen, Sllobodan Millosheviqin, Ivan Stramboliqin, Josip Vrhovecin, Mahmut Bakallin, Sali Berishën e Fatos Nanon, Zoran Gjingjiqin, Hashim Thaçin, Aleksandar Vuçiqin, Boris Tadiqin e Ivica Daçiqin, Isa Mustafën, Albin Kurtin (madje në kohën kur ishte në burgjet e Serbisë), Ramush Haradinajn e Shpend Ahmetin, e madje edhe kriminelët dhe të akuzuarit për krime si Arkanin apo Dragolub Ojdaniqin (po përmend vetëm disa nga personat e rajonit)… Dhe nuk më kujtohet ndonjë intervistë apo bisedë që pas saj të kem pasur më shumë pyetje, se sa përgjigje.

Shumë pyetje dhe dilema

Nuk e kuptova se cila ishte esenca e paraqitjes së kryeministrit Edi Rama para publikut të Kosovës, në emisionin Zona B. Të shpjegojë, të përgjigjet, të dëshmojë arrogancën e tij, t’u dërgojë mesazhe zgjedhësve të tij në Shqipëri, apo të ofendojë mediat dhe në veçanti portalet? Çfarë deshi t’u thotë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shtetasve të Kosovës? Se shqiptarët e ndihmuar nga ndërkombëtarët e kanë fituar luftën kundër Serbisë në vitin 1999?! Se Serbia duhet ta njohë Kosovën, nëse mendon të normalizojë raportet mes këtyre dy shteteve? Se ai kur flet për Kosovën, madje edhe për çështjet e brendshme të saj, nuk do të kërkojë lejen e askujt? Apo ishte qëllimi që me një qëndrim arrogant dhe përqeshës të ofendonte (disa) portale/gazetarë/analistë të Kosovës dhe njëkohësisht të Shqipërisë? E të mos flas për kulturën e komunikimit në këtë prezantim, sepse kryeministri nuk lejoi që të shtohej asnjë pyetje deri në fund.

E cili ishte funksioni i gazetarëve/analistëve të ftuar në studio? Të debatojnë, të shtrojnë pyetje, të sulmojnë dhe shajnë kryeministrin e Shqipërisë, apo ishin vetëm pjesë e shout të një kryeministri herë pas here tepër arrogant? Si mund të shkojë dikush në një debat i papërgatitur sa duhet? Pse lejuan kolegët e mi që në fillim, të edhe fizikisht të jenë më ulët, duke u ulur një shkallë më poshtë se bashkëbiseduesi? A kanë menduar vërtetë pjesëmarrësit që me dy-tri pyetjet e tyre dhe me një kohë tepër të kufizuar, do të hynin në ndonjë debat me një politikan, me një retorikë të mrekullueshme?! Apo ishin vërtetë vetëm një stoli e një shou të paramenduar mirë? Ka shumë pyetje dhe dilema, por mjaftojnë edhe këto.

Toni e bën muzikën

Në vizitën e parë të Ramës në Beograd dhe në konferencën e tij për shtyp me Vuçiqin kam qenë edhe vet pranishöm. Rama dhe shumëkush në Kosovë dhe Shqipëri me siguri mendojnë se kryeministri bëri mirë që i bëri thirrje Vuçiqit dhe Serbisë që ta njohin Kosovën si shtet. Por … a thua nuk kishte qenö e mundur të gjehet ndonjë ton më i sofistikuar për të arritur qëllimin? Apo ishte kjo vetëm pjesë e një shou – për të mbetur në librat e historisë si një “patriot”. Një fjali të ngjashme ia kam thënë Vuçiqit madje edhe unë personalisht – pas intervistës së tij të parë për media (dhënë Deutsche Welles), pas marrjes së postit të kryeministrit.

Rama dhe këshilltarët e tij me siguri e dinë (apo ndoshta edhe jo), por shqiptarët dhe serbët kanë shumë të përbashkëta, e një prej tyre është – inati, një emocion i cili shpesh nuk sjell ndonjë zgjidhje të mirë por mund të prishë shumë punë. Ndaj duhet ta kishte ditur se me këtë fjali vetëm sa mund të shtyjë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe kurrsesi ta përshpejtojë atë. Vuçiqi e di që pa normalizimin e raporteve me Kosovën si shtet, nuk do të ketë anëtarësim në BE. Vuçiqit dhe Serbisë kjo i duhet bërë e qartë në çdo takim, por në gjermanishte ekziston edhe shprehja: toni e bën muzikën.

Kosova ka nevojë për Shqipërinë në të gjitha aspektet

Kuptohet nëse qëllimi i Ramës ishte të ndihmojë procesin e normalizimit dhe të pajtimit në Ballkan, sepse profilizimi personal është diçka tjetër. Kosova dhe Serbia kanë nevojë për mbështetje në procesin e dialogut – jo vetëm nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, por edhe nga Shqipëria. Ndërsa Kosova ka nevojë për Shqipërinë në të gjitha aspektet – ato ekonomike, politike, diplomatike, kulturore, shkencore…

Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj kriminale, me krimet, dhunimet, gjenocidin, masakrat, me humbjen e luftërave dhe me humbjen e Kosovës. Por politikanët dhe diplomatët me pak më shumë sens e dinë që Serbia vërtetë ka nevojë për mbështetje në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën, sepse humbja e Kosovës është plaga më e thellë dhe trauma më e madhe e Serbisë. Kjo është në interesin e shtetit të Kosovës dhe të shqiptarëve, sepse Kosova duhet të ketë një ditë marrëdhënie normale me të gjitha vendet fqinje – pra edhe me Serbinë. Jo vetëm për shkak të anëtarësimit të mundshëm në Bashkimin Evropian, por për shkak të qetësisë, stabilitetit dhe zhvillimit të Kosovës dhe rajonit.

Ofendim ndaj profesionit të gazetarit

Sa i përket raportit ndaj mediave: kjo më dhemb edhe personalisht shumë, sepse ofendimet ndaj portaleve, pavarësisht faktit që disa portale e kanë ulur profesionin tim në një nivel tepër të ulët, i përjetoj si ofendim ndaj profesionit.

Në Gjermani nuk mund të përfytyrohet që kancelarja Merkel apo ndonjë politikan të ofendojë apo përqeshë mediat, që t’u gazetarëve se nuk dinë asgjë, nuk kuptojnë asgjë, apo dhe se po gënjejnë. Po flas për politikanët serozë dhe jo për ekstremistët.

DW

 

REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Cila qe esenca e prezantimit të kryeministrit Edi Rama në Kosovë?”

  1. Pd says:

    Deri ketu e paska ngritur infrastrukturen Saliu me Lulin?

  2. Drenica says:

    Sa ju ka djeg juve palimi i djeshem i Rames kunder gazetarucave te pordhtaleve lol

    Po ata nuk ishin gazetare por palaqo dhe portalet jane cirku i tyne. Ne Gjermani portalet dhe gazetat jane serioze,mbajn pergjegjsi per ato qe shkrujne,nuk jane shpifsa si jan ne Kosove.

    Ti Bahri Cani mos shfrytzo emrin e DW me bo politiken e dites.

  3. Injorant pa limit ky fare autori i ketij shkrimi alla-UDB_ist. Marrezia Berishiste e Rrugoviste + UDB-ja (e vjeter dhe e re, nje eshte akoma…), skane pune tjeter si ne Tirane dhe Prishtine por dhe ne Disapore; te shkruajne lloje-lloje shpifjesh e fyerjesh per Edi Ramen, nje cun Tirone, Kryeqytetar me gen e kulture, qe eshte me i preferuari i Perendimit Amerikan e Gjerman (dy fuperfuqive ne kuptimin e plote te fjales: Superfuqi). Vazhdoni o sahanlepires-sherbetore te peshtire, monstra e perverse rregjimesh gjakatare te djeshme dhe gjakatare te sotme (Tipi: Berisha dhe …spo ze emra te tjere, se Populli i njeh tashme si ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, etj), te shkruani me kete ton e ritem kundra Edi Rames, por me kot e kini; Ai akoma se ka perfunduar MISIONIN qe Perendimi demokratik i ka caktuar. Nese nuk e kuptoni, vazhdoni ne marrezine e te shkruajtures tuaj injorante, se Edi Rames i hani MUTIN (nuk ju kerkoj Falje aspak per kete fjanen MUT) edhe per shume vite ne Politike e Pushtet.

    1. E vertete says:

      Jo,s’ke cka kerkon falje sepse ti je i teri mut.

    2. Arturi says:

      Te lumte goja z. Rahmi!
      Pershendetje nga Tirana! 🙂

  4. Moni says:

    Perseri ju kosovaret. Po beheni pishman pse u shkeputet nga serbia?
    Te ardhka keq pse Rama i tha drejtperdrejte e ne sy Vuqiqit, NJIHE KOSOVEN, dhe nuk i ra rrotull e rrotull qe Vuqiq a kuptonte vete?
    Pastaj c’eshte ky krahasim i gazetareve te portaleve ne Gjermani me lekaxhinjte delenxhinj te portaleve ne Shqiperi e Kosove?

    1. suzana says:

      Jeni bere te neveritshem Zoterinj nga Shqypnia, asnjeri nuk don te behet me Serbine, as me kete lloj Shqiperie qe eshte sot…arroganca juaj ua kalon edhe serbeve, nese shikon komentet te duket si te ishte ne Korene e Veriut: rrofte Lideri Komunist, Rrofte Partia Komuniste, rrofte Edi Rama…nuk ka kritike ne mendimet tuaja, nuk ka debat, si thot shefi, ashtu eshte, nuk e luan topi…vazhdoni me tutje, por mos e luani “bishtin” me Kosoven se askush nuk ua ka lene amanet ta perqeshni ate vend dhe ate popull. Kosova do te mbijetoj edhe pa Serbine, edhe pa Shqiperine, Mali i Zi eshte vend me popullsi me te vogel se Kosova, dhe eshte shume para Shqiperise ne cdo aspekt te jetes.

      1. €piriiiiii says:

        Ojjjj Suzane Ojjjjj Suzane. Te dhjefsha ty edhe Malin e Zi. Kur kam kalu ne Mal te Zi akoma me rruget e Titos mbeta i habitur. Prej Dubrovniku deri ne Muriqan e kam bere per 7 ore dhe me thene drejten Mali i Zi nuk eshte me mir Shqiperia edhe pse ka gjith jeten ka qene ne EU bashke me Kosoven. Askush nga Ne te Shqypnis nuk thote qe Rama eshte Perfekt, por eshte shume me mir se Gjukanoviqi i M.Zi dhe Thaqi juaj. Duhet te kuptosh se Shqiperia u Shkatrrua nga Malsori i juaj i Malsis se Rugoves dobici i Sheqeres me Partizanin SerboBoshnjak Sali Ram Berisha bashke me Koqevaret e Bukoshit qe erdhen ne 97 ne Shqypni per te pushtuar jugun. Suzane mos ha mut kot por pranoje Realitetin. Rama eshe shum her me i drejtperdrej ne Politike ben Real Politik. Ndaj eshte edhe si me i “privilegjuari” ne lideret Europian. Rama nuk ka mentalitet Turkoshak apo Bizantin si Ballkanasit e tjere. Ketu qenderon Ndryshimi Suzane. Mos u hidhno nga Suksesi i 1 Shqiptari. Perkundrazi…..

      2. niko says:

        Ti qenke per gojore e as nje gjesend me shume. Po mos te ishte shqiperia. Ju nuk do jetonit gjat o kafesh me kok njeriu

      3. Para Laci says:

        Suzana, rrofte Tito.

  5. Epo kjo pune... says:

    or i panjohur qe mburresh qe ke intervistuar plot…. behuni blete e beni ca mjalt se vetem zukatni si grenxa pa bereqet

  6. Albania says:

    Nuk e njoh ket fare gazekari qe ka shkruar por me cudit DW qe paska punesuar nje idjot te tille..dhe dicka sa per muhabet a mund te na lini te qete te jetojme ne vendin tone qe quhet Shqiperi dhe ne djall vafshin kosovaret me gjithe shtetin e leshit te tyre, cfare pretendon kjo rrace prepotente qe ne duhet te durojme qelbsirellikun e tyre? Fuck.

  7. Nuk e kisha menduar kurre qe mbas clirimit te Kosoves ,do te kishte nji zhvillim kaq te madh te infrastruktures UDBashe !
    Edi Ramen , nuk e meritojne disa krimba te qelbur antishqiptare !
    ???⛔⚠⬆

  8. kombi says:

    Me vjen keq gazetaruc ,megjithese je munduar te shkruash gjate ,por pa esence . Nuk peshon as me shume dhe as me pak ,me nivelin e kolegeve te tu MEDIOKER .LUFTA QE KENI NISUR ESHTE E INSTRUMENTUAR NGA LART ,NGA ZYRAT E MINISTRISE . BUKOSHAT NUK KANE VETEM NJE ROL ,ATA HIQEN SI PATRIOTET ,LUFTETARET E FSHEHUR TE KOSOVES ,POR KANE DHE NJE FUNKSION TJETER ,TE ARMIQESOJNE RAPORTET SHQIPERI – KOSOVE ,ME ANE TE DISA HALELISTAVE ,SI PUNA E JUAJ .
    SA PER RAMEN KRYEMINISTRIN TONE , NE NA PELQEN NATYRA E TIJ ,SI DHE TONI I TIJ PLOT CILTERSI DHE SARKAZEM DHE MEQENSE ESHTE MJAFT POPULLOR , AI KA SHANCET QE TE JETE PERSERI KRYEMINISTRI I SHQIPERISE ,SEPSE E MERITON PLOTESISHT ATE POZICION . RAMA ESHTE AI QE E NDRYSHOI SHQIPERINE ,NGA VERIU NE JUG
    RAMEN E KEMI ZGJEDHUR PER VETE DHE JO PER KOSOVEN .

  9. england says:

    Ti zoteri gazetar thjesht deshe te na dehje me alkolin tend qysh ne krye te shkrimit,ku duke u mburrur me emrat qe ke intervistuar te mendojme WOW se cfare shkrimi do lexoj tani!Nderkohe qe me kalimin e rreshtave kuptova se perse i bere nje hapje te tille shkrimit duke mburrur veten qe ne fillim,pervec se te ngushelloj per koleget e tu gazetare qe ishin perballe Rames,qe per hir te vertetes mund te quheshin roje ferme,apo minatore,vetem gazetare JO!,do thosha se te jesh i hapur dhe i drejperdrejte me gazetaret nuk je aspak arrogant,si ti je munduar ta quash kryeministrin tim,dhe jo tendin,qe ti pervishesh disa portaleve me plot thashetheme dhe te pavertetabrenda tij,sic beri Rama nuk ben ndonje mekat,dhe qe te krahasosh portalet me Gjermanine apo kudo neper evropen perendimore,me keto kazanet,apo portale si i quan ti,eshte si te krahasosh diellin me henen!Perfundimisht ajo qe je perpjekur te besh eshte thjesht mbrojtja e vendit tend te punes,dhe kolegeve te tu te paafte.

  10. Florian says:

    Sa i ceket, inatçor dhe cmirxhi! O gazetaruc, po so dreqin nuk te beri Kosova ty president a minister?! Boooo sa kan humbur 🙂
    turp te vij burre pa force as fjale e as mendimi….

  11. vang says:

    MOS GENJE HAPUR.GENJSHTAR PA TURP. RAMA E THEKSOI SE NUK E KISH FJALEN NE PERGJITHESI PER SHTYPIN POR PERATA QE E BEJNE PER INTERESA TE CAKTUARA.NE SE I KE VESHET NE RREGULL KUJTOHU CFARE JU THA NE FUND GAZETAREVE KUR I FALENDEROI …MEQENESE EDHE TI ZOTERI PASKE NEVOJE PER PERKTHYES TI JE NJEQIND HERE ME POSHTE SE ATA.NE QOFTE SE NUK KE PARE ASNJE SI RAMA AQ ME MIRE.SEJCILI KA STILIN E VET DHE SKA PSE TI NGJAJE AS MERKELIT,AS MILOSHEVICIT. A E KUPTOVE APO DO TA PERKTHEJ.

  12. Jak-Boston says:

    Gazetaruci Canaj po e vertit penen e tij te helmatisur me antishqiptarizem si puna e atyre kalamajve qe zhgarravisin per nje karamele apo cokollate.
    Ky palo gazetar e tregon veten jo vetem te trashe po dhe te paafte qe nuk kuptoka dot arrogancen nga sarkazma.
    Me gazetare te tille arroganca eshte lluks per ta , pasi meritojne suxhukun bashke me torben dyvezoreshe.

  13. tonini says:

    Mire e ke ti ,po ne gjermani ka gazetare dhe jo gaztore.

  14. Aleko says:

    Asgje nuk kuptova ne kete shkrim te ketij gazetari.pervec nje perpjkje per te prezantuar veten si intervjus I I shume personaliteteve qe I permendi me emer..Ajo qe te befason nga ky iashtuquajtur gazetar eshte qe edhe pse nje pjese e mire e atyre qe paska intervistuar ky mjeran , , njeriun qe urreka me shume madje edhe me shume se super krimineli Miloshevic ,qenka kryeministri I shqiperise Edi Rama pa dhene asnje spjegim qofte edhe te mjegullte…Sinqerisht befasohem nga ky konfuzion dhe humbje drejtpeshimiqe per fat te keq kerkon te dominojeje sot ne nje pjese te mire te elites dhe medias kosovare Do zoti I therrasin mendjes sa nuk eshte vone…..

  15. tomi says:

    Po te qene kaq te paster kosovaret vertet dote ishin krenare per Edin kryeministrin .Por kosovaret kane qejf te kene kryeqytetin e tyre sikur te jene Kine . Ose me emira le te bashkohen me Anadollin turk .

  16. adriatik says:

    vet em kaq te kuptoni gjermania amerika ka gjetur rrugen mete mire per lirin dhe njohjen ekosoves per kete ka futur edi ramen qe te flasi ne beograd per kosoven prandaj vucic nuk del dote hapur para popullit te serbise qe te njohe kosoven prandaj sh b a dh e gjermaniafuten edin ne mes qe te fliste hapur ne beograd prandaj zoterinj jane cdo gje ekontrodhuar dhe z. vucic efalenderon ramen per kete fjalim qe kosova te jete shtet sovran se ai vete nuk flet dote se ka shume nacionaliste prandaj z. edi rama ekishte cdo gje te qrgqnizuar jo nga vetja ku do tja dije edi rama per kosoven apo per veriun eshqiperise edi eshte qytetar tiranas sdo malok apo kosovar se ka vuajtur ne kohen esali berishes dhunen emalokeve por jo te gjithe verin seduronte dote prandaj hiqeni mendje gazetar apo….kosovar ..ai eshte kryeminister sot dhe bene dadhimin shume mire beogradin me kosoven dhe per kete ai lidh maredhenie me serbin por per kosoven edo sa per ure kalimi ta dini eshte piktor ne radhe te pare nazist ibetuar prandaj eshte dhe hakmares ta dini mire si kosovaret dhe veriu ishqiperise prandaj edi ka shume te mira ne vendin tone bllokoi te gjitha rruget ekeqia po krijone shtet vetem nji gabim ka qe nuk le tregun elire si eshte gjermania qe te gjithe jetojne punojne vjedhin burokracine mete madhe ne cdo fushe njerezit jane te lire kur ka pune as njerezit smereshin me dhafe apo me politike prandaj mungon tregu ilire qe njerezit te ushqehen kjo eshte gjeja me kryesore zhvillimiimireqenies ska a snji humanizem

  17. Fshatari says:

    Ka edhe ne Gjermani horra plot

  18. pro says:

    …dmth e kishit nxjerre Ramen per ta” pushkatuar “dhe plumbat bene rikoshet ,duke ju vrare ju ne opinionin mbare kombetar e metej.Tjeter here pergatituni,se nuk jane te gjithe toça si ju.

  19. adriatiku says:

    Bari Cani i paska thene Vuçiçit qe te njohe Kosoven dhe kjo ishte e gjitha. Rama paska kopjuar Bari Canin dhe kjo nuk shkon. Tani e morem vesh qe Rama qenka dhe kopjac e thote ato qe i kane thene te tjeret me perpara, por edhe duke qene gazetar ai qe i kane thene, nuk ka mundur ti shkruajne ne gazete! Sot qe e degjuam Bari Cani qendron maje plehut. Nuk ka ironi me te madhe per keta lloj gazetaresh qe kemi sot. Po, hajde , do ta shtyjme si ta shtyjme.

  20. GJENOVEFA says:

    OOOOOOOO BARI LEGENI ,O CUB I NEKES ,O TRIM I XHA JAHOS ,O INTELIGJENT I BERE ME KUNJA FSHATI QE KE BO SHUM INTERVISTA TE SUKSESESHEM QE NOTEN KALUSE JA JEPNI VET VETES ,BERAT GAZETRECI JO BERRATI I UNESKOS ME NJE TE GODITUR DO E HIDHJE NE TOKE DO TI BEJE VAR E GROPE ,E BETE PO RATE VETE ,POPULLI I KOSOVES U DISTANCUAN NGA JU , ME MIJRA KOSOVAR E PERSHENDETEN RAMEN NE BISEDEN LEIV .PO ME E FORTA NA DEL CIMI GAZETAR I ZENIT NA HIQET SI TRIM DUKE KERKUAR DUEL TELEVIZIV, O BIR O SPLNAQ KUR E HA TE KENAQ U NGRITEN KEMBET TI BIEN KOKES,,KJO ESHTE NJE REVOLTE E NJEREZVE TE SHKOLLUAR ME LEK, KETA CUBA NUK DUAN NJEREZ TE ZGJUAR IRONIK SIC THONE ATA ,PO IRONIN E PERDORIN ATA QE KANE KOKEN PLOT ,,PER VEC KESAI Z RAMA KALON AFER ATYRE QE E LUFTOJNE QE JANE GOXHA. BASHKE ME JU ,JU FLET SIKUR SKA DEGJUAR AS KA PARE GJE JU LE TE DUKENI SI MIZA TE NGORDHURA ,KJO JU BEN ME PLAS ,PLASNI OSE VINI MEND,JU GAZETARUCA INATCINJ

  21. Kumanova says:

    Edi ,tii udheheqe karavanin e qente le te hajn mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *