Clinton apo Trump: Kush e fillon Luftën e Tretë Botërore?

trump clintonIu pëlqen Donald Trump apo jo, ka dicka për të cilën ai mund të jetë më i miri: Paqja. Një çështje ndoshta e parëndëshishme përballë tradhtive bashkëshortore (të supozuara) dhe skandalit të taksave, por që ia vlen të mendohet për një moment.

Cila është lidhja më e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndërtojnë për të siguruar paqen në botë? Pse, po e njëjta lidhje, kur shkon tmerrësisht keq, na lë të gjithëve të mendojmë se po shkojmë drejt luftës bërthamore. Po, marrëdhënia më e rëndësishme është ajo me rusët, ose, si i njihnin ne dikur, sovjetikët. Ata janë populli me të cilët duhet të merremi vesh.

Tani ky është vendi ku Donald Trump përballë kundërshtares se tij, Hillary Clinton, mund të jetë  i arsyeshëm, inteligjent dhe diplomatik. Donaldi ia del dhe e dini pse?  Sepse ai mund të vendosë ta drejtojë politikën e jashtme amerikane me parimin e vetëm udhëzues: “armiku i armikut tim është miku im” (të drejtën e autorit e ka vetëm Xhosep Stalini sigurisht.) Atëherë paqja, bashkëpunimi dhe aleanca me Rusinë do të ishin të mundura, me të vërtetë të mundura.

Rusët, më shumë se cinik,i  kanë kërkuar Perëndimit për dekada të tëra që te bashkohen me  luftën kundër “terrorizmit islamik”, por  ata kryesisht organizojnë lëvizjet separatiste në Çeçeni dhe gjetkë. Donald Trump është pretendenti i parë presidencial, më shumë se George W. Bush, i cili duket se me të vërtetë do dojë ta pranojë këtë ofertë. Trump është fiksuar me racizmin dhe dhunën e militantëve ekstremistë.

Është  shumë e lehtë të imagjinohet një vizitë shtetërore e Vladimir Putin në Uashington, ku ai pritet i nderuar masivisht dhe përqafohet nga krahët e Presidentit të dashur Trump (shpresojmë). Partneriteti strategjik SHBA-Rusi do të jetë edhe fryti i kësaj ndërlidhje të veçantë, me dispozita të fshehta, për vrasjen e udhëheqësve terroristë dhe zotimet publike mbi ndarjen e zbulimeve të inteligjencës. Ata do të ndajnë të njëjtin qëllim për të shkatërruar ISIS-in, edhe pse  nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë kohët e fundit, për shkak se nevojitet  një bashkëpunimi më i gjerë. I tillë do të jetë rendi i ri botëror.

Po Hillari Klinton? E pra, ajo sigurisht ka thumbuar Trump mbi interesin kombëtar amerikan  duke e akuzuar atë se është një kukull ruse, dukë thënë madje se ai lexon fjalimet e tij të përkthyera nga gjuha origjinale ruse. Ajo njësoj si presidenti Obama, mendon se puna e saj është të ndalojë agresionin rus në Ukrainë, në republikat baltike dhe në vendet e tjera në Europën Lindore. Hillari ka të drejtë, në kuptimin që kjo është ajo që traditat më të mira amerikane parashikojnë. Por ajo e ka gabim kur percepton vendosjen e interesit kombëtar amerikan në radhë të parë dhe në fund politikën e jashtme. Ndonjëherë, si në kohën e Nikson dhe Kisingerit, duhen bërë propozime për regjimet dhe duhet marrë iniciativa të guximshme në rrugën drejt një paqeje mbarë botërore. Edhe në qoftë se kjo do të thotë sakrifikimi i kombeve më të vogla dhe ish-aleatëve, Kjo është e shëmtuar, por funksionon

Ronald Reagan, ishte një rast i ndryshëm. Ai filloi presidencën si një luftëtar i Luftës së Ftohtë, doli përballë BRSS në fushën e mbrojtjes dhe më në fund bëri paqe me  Mikhail Gorbachev e rraskapitur. Reagan nuk kishte opsione të hapura, si për arsye ideologjike ashtu edhe strategjike, për të arritur një paqe të fortë me Bashkimin Sovjetik. Kjo është pikërisht ajo ku Trumpi ka përparësi dhe ai do ta arrinte një paqe të tillë. Ai do të përcaktonte interesat e Amerikës në një mënyrë të tillë që të përputhen me ato të Moskës.

Ndërsa premisat e Hillary Clinton në këtë drejtim na cojnë drejt mendimit se nën presidencën e saj mund të ndodhë përsëri diçka si kriza në Kubë; mund të shohim ultimatume të pazbatueshme për Putinin, sepse shërbëtorët e tij kanë rrëmbyer një pjesë të vogël të territorit në Kaukaz, gjë për të cilën shumica prej nesh nuk kanë dëgjuar.

Unë pajtohem, Trump nuk është zgjedhja duhur, ne duhet të kemi një figurë të civilizuar me një jetë të ndershme private që gjithashtu mund ta cojë Amerikën drejt paqes. Por mesa duket ky nuk është një opsion që na paraqitet më 8 nëntor.

Kështu Trump për Paqen? Edhe pse tingëllon si çmenduri në pamje të parë, kjo na mbetet për të thënë. “Trumpersat”  mund të fillojë të këndojnë  një melodi të re, një që John Lennon i tha botës para disa vitesh.

“Të gjitha së bashku tani le ti japim Trumpit një mundësi”.

The Independent – Koha Jonë

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Clinton apo Trump: Kush e fillon Luftën e Tretë Botërore?”

  1. paradoxal says:

    “Te sakrifikohen kombe te vogla aleate per hir te paqes me ruset?!” – well, how about u go and fuck yourself u fucking idiot….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *