Kandidat për deputet në partinë e Merkel, 46 vjeçari nga Mirdita: Kancelarja, dhuratë për 28 nëntorin

28 Tetor 2016, 17:21Politika TEMA

Kolë Gjoka, 46-vjeçari nga Mirdita, dikur azilant, tashmë është i pari shqiptar që garon për tu bërë deputet në Bundestagun gjerman. Nën siglën e CDU-së së Angela Merkelit ai garon në Hamburg, ku numri i shqiptarëve është shumë i vogël. Por megjithatë ai synon të ngrejë lart imazhin e tyre si njerëz që me punë dhe mund arrijnë të zënë vendin që meritojnë në cdo shoqëri.

“Çdo garë niset me dëshirën dhe objektivin për të fituar, gjithsesi unë e kam nisur me një qëllim parësor për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Gjermani” tha ai për Report Tv.

Gjoka komenton dhe vizitën kryeministrit Rama në gjermani në fund të nëntorit dhe pritshmërinë për mbështetjen e Merkel për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në.

“Pritshmëritë e takimit janë shumë të mëdha, dua të them se Rama është bërë si i shtëpisë në Gjermani, kjo tregon vëmendjen e Merkel për Shqipërinë dhe vlerësimin për Ramën. 28 Nëntori është ditë e vecantë për shqiptarët dhe besoj se Merkel ka menduar një dhuratë për shqiptarët” deklaroi ai.

Zgjedhjet për Bundestagun gjerman pritet të zhvillohen në shtator të 2017-s. Kandidimi nga partia e kancelares Merkel i një shqiptari që në 96 mbërriti në gjermani si azilant, vjen pikërisht në kulmin e debatit në Europë për emigrantët. Pavarësisht politikës, Kolë Gjoka ka arritur sukses të konsiderueshëm dhe në biznes.

4 komente në “Kandidat për deputet në partinë e Merkel, 46 vjeçari nga Mirdita: Kancelarja, dhuratë për 28 nëntorin”

  1. tfgs1 says:

    Kole,kujdes Hasanet shqipfoles se ndryshe do te marresh te ”gjatin” ne zgjedhje……………

  2. lexuesi says:

    I lumte Koles! Ne Gjermani nuk te fal njeri gje, sidomos kur je emigrant, kush ecen ecen per merite te vet.

  3. Veis Gjoka says:

    Kolë Gjoka.
    Suksese në këtë nisëm kaq historije për të gjith.
    Shqiotarët.

  4. Gjon Bushkola says:

    Bravo Kol na ndero atje në gjermani se në pergjithsi shqiptart jasht venit tyne kan qenë të mirë po për venin e vet kan qan armiku ma i rrezikshëm (politikanë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje