Kolonja “xhelozon” Marubin! Ekspozita me fotografitë e rralla të Dhimitër Vangjelit

Ministria e Kulturës me Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore në bashkëpunim me Bashkinë Kolonjë ju ftojnë këtë fundjavë në Ersekë për një ngjarje kulturore të veçantë.

Ekspozita Fotografike dhe promovimi i albumit “Kolonja përmes fotografisë së Dhimitër Vangjelit, gjysma e parë e shek. 20-të”, me fotografi të përzgjedhura nga fondi i rrallë i fotografisë (negativë në xham) të fotografit kolonjar Dhimitër Vangjeli.
Ditën e shtunë datë 29 tetor, ora 12:30 në mjediset e Muzeut Historik Ersekë, Kolonjë për të zbuluar bashkë Thesaret e Kolonjës

Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore prej muajsh punon me kujdestarët pasionantë të trashëgimisë kulturore në Ersekë për zbulimin, inventarizimin, skanimin, dixhitalizimin dhe regjistrimin e këtij fondi të rrallë të fotografive negativë në xham të fotografit kolonjar Dhimitër Vangeli që i përkasin fillim shek. 20-të.

Imazhet e negativave në xham të kësaj pasurie, janë dëshmi e qytetarisë, traditës dhe modelit të familjes dhe shoqërisë së trevës së Kolonjës në fillim shek. 20-të.

Ministrja Kumbaro, lidhur me këtë ekspozitë të veçantë në Twitter shkruan, se  pas zbulimit të thesarevre të Kolonjës dhe Marubi do të ndihej pak  xheloz “Fundjave Kolonjare  te zbulojme Historia e Shqiperise permes Fotografise Kolonjare  :D, – shkruan ministrja.

-Dhimitër Kristo Vangjeli, lindi më 08.09.1872 në fshatin Prodan të rrethit Kolonjë. Në moshë të re, u largua nga fshati për të jetuar për disa kohë në Athinë. Atje punoi e mësoi disa profesione. Kur u kthye në vendlindje hapi një dyqan të vogël në qytetin e Ersekës, mbi portën e të cilit vendosi një tabelë ku shkruhej: Hëmbëltore, Orëndreqës e Fotograf.
Në sajë të pasionit të tij për fotografinë, ai brenda një kohe të shkurtër e shndërroi dyqanin në një laborator fotografik por jo studio, që sipas trashëgimtarëve e ka zanafillën që në fillimet e 1900-ës. Me pasionin e vizionin e fotografit dhe si njeri që e dashuronte punën e profesionin që kishte përzgjedhur, Vangjeli me aparatin fotografik në krah shëtiti në të gjithë fshatrat e Kolonjës duke u shndërruar në një person të njohur e të dashur për bashkëkohësit e tij. Si fotograf shëtitës, është ndër të paktët që ka në qendër të fotografisë jetën e pothuajse gjithë fshatrave me të gjitha ciklet e jetës, që nga lindja, pagëzimi, martesa deri edhe tek ceremonitë mortore. Fotot e tij janë pasqyrim i saktë i gjendjes së Kolonjës në gjysmën e parë të shek. XX.

Në një vështrim të përgjithshëm të negativëve xham të këtij fondi të vyer, prej afërsisht 1300 të tillë aq sa kanë mundur t’i shpëtojnë kohës, pasqyrohen në mënyrë domethënëse ndoshta gati unikale portrete individuale e familjare, çifte të sapomartuar, grupe njerëzish, vajza e djem, të rinj e të moshuar, ceremoni nga festat tradicionale të vitit për të dy ritet ortodoks e bektashinj, ceremoni dasmash e mortore, foto të kishave e teqeve shoqëruar me klerikët e tyre, shkolla me nxënësit e mësuesit, dhe manifestime me qindra njerëz duke festuar evente të festave kombëtare, luftëtarë të armatosur vendas dhe të huaj, peizashe, etj.
Të gjithë diapozitivat në negativ xham franceze që i blinte në Korçë e Selenik, të sistemuara në kuti kartoni të cilat shprehin origjinalitetin edhe sot, i ruajti si gjënë më të shtrenjtë në shtëpinë e tij në fshatin Prodan.
Dhimitri ndërroi jetë në Prodan, më 1 prill të vitin 1957 në moshën 85 vjeçare. Pa më të voglin dyshim që pasioni i tij i fotografit është një vlerë e shtuar për Kolonjën dhe Kolonjarët. Me anë të fotove të tij, qartas ky album do tregojë dhe flasi me gjuhën e fotografisë për ato vlera të jashtëzakonshme që mbart krahina e Kolonjës.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/vangjei-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/vangjei.jpg","attachment_id":573011},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/kolonja-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/kolonja-1.jpg","attachment_id":573012},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/kolonja2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/kolonja2.jpg","attachment_id":573013},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/unnamed-2-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/unnamed-2-1.jpg","attachment_id":573014}]

13 komente në “Kolonja “xhelozon” Marubin! Ekspozita me fotografitë e rralla të Dhimitër Vangjelit”

  1. tfgs1 says:

    Erseka-Giorgoutsati…..c’lidhje kane sunitet me istoria orth/xe dhe ajo greke me beqirat e Zike sumes!!???

    1. . says:

      Kolonjari, Dhimiter Kristo Vangjeli Fotograf (me 1872) dikure …… sote Kolonjari Xhihadist Al Mahmut Albani ra deshmor ne Siri.

  2. xhelaly says:

    p!dh! somes !
    car njerzish shqiptaret !
    si ata fiset e egra te afrikes se kohes se sklleveris.
    rrall gjen son ne xhunglat e amazons njeres kaq primitive si shqiptarert e ktyre fotografive “artistike”

    1. Theatrical says:

      Kolonja e patrioteve të medhenj të penes dhe të pushkes

    2. Theatrical says:

      po normal qe Erseka do bente tregeti me Greqine,Turqine,Tiranen,Durresin etj, se e izoluar nuk do rrinte de,si fiset e amazones hahaha
      hajde llogjike bre kico hajde
      zhvillimin dhe kulturen ne Kolonje dhe ne Korçe e solli diaspora shqiptare e USA ,berthama e të ciles ishin korcare (edhe Kolonjare,Gjirokastrite e nga Jugu i Shqiperise ne perghithesi)
      keta formuan dhe shoqatat patriotike shqiptaro-amerikane

  3. Bardhi Tolabi says:

    Figura te shquara te lena ne harrese,por qe dalja ne drite e tyre,na bejne te ndjehemi krenare me ta.Eshte per t’u habitur qartesia e fotove te tij,foto bardh e zi,cilesine e te cilave nuk e gjen as ne fotot e viteve ’60-te.

  4. maximus says:

    erseka-giorgoutsati eshte ruga qe hapen italianet , nga keto foto duket qe jugu i shqiperise ka qene shume i civilizuar se pjesa tjeter e shqiperise, po te krahasosh fotot e te njejtes periudhe ne veri dhe shqiperine e mesme., kjo si rjedhoje e kultures kristiane qe banoret e jugut e kane ruajtuar me xhelozine me te madhe.

  5. joel shkodra says:

    Keto foto jane dokumente me vlera te medha per historine e popullit tone. Ato pasqyrojne me se miri jeten e atyre viteve. Cfare faji kishte populli se ishte ne ate nivel?

  6. arben says:

    Ky eshte automjeti qe trasportonte posten nga Erseka e Kolonjes ne Jurgucat te Gjirokastres.

  7. Kiço Prifti says:

    Sa per sqarim per disa nga komentet e bera me lart, automjeti qe shihet ne foto sherbente per transportin e pasagjereve nga Erseka ne Jorgocat,qe
    eshte nje fshat ne Gjirokaster ne kufi me Greqine,sikunder mund te themi sot linja Tirane-Kakavije,ose Erseke-Kakavije,etj. Duhet te theksojme se fotografia e mesiperme eshte bere rreth viteve 1920-1923, pra qe ne ato vite midis Ersekes dhe Greqise ka patur linje te rregullt komunikimi,gje qe ndikonte edhe ne zhvillimin ekonomik dhe kulturor te asaj zone. Eshte shume interesante cilesia e kesaj fotografie bardhe e zi qe do ta kishin zili edhe studiot me profesionale te koheve te sotme. E pra keto fotografi te asaj kohe jane bere mbi negative prej pllakash xhami. Prandaj keto fotografi jane te nje rendesie shume te madhe dhe deshmojne per nje kulture artistike te krahasueshme me ate te Marubit ne Shkoder.

  8. NGA BRENDA says:

    Respekte per te ndjerin Arben Malo, ai i gjeti te hedhura dhe financoi publikimin e tyre.
    Turp per Ministren qe nuk e permend.

  9. antonijo prej tivoljo says:

    si jevgj duken ata ne fotografi.
    jevgjit duke knu kongen “mora rrugen per janin”
    kendon Jevgjit Gabeli
    orkestron Gabel Jevgu
    modern Cigan Arixhiu
    kercen Gabi Gabeli
    shoqeron Gabriela Ciganela

  10. Emi says:

    Ne c’plehra i gjeti more Zoteri?!!!! Dhimiter Vangjeli ka pasardhes te cilet i kane trasheguar dhe kane kohe qe ndodhen ne muzeum. Pse flisni kodra mbas bregut?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *