Kush i ngriti topin Ramës?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bushatiNga Andi Bushati

Prej kohesh, Edi Rama, nuk ish parë të shkëlqente në një studio televizive, ashtu si në ditët e tij më të mira të kohëve kur nuk i duhej të përballej me akuzat për gënjeshtrat, mashtrimin dhe vjedhjen.

Kjo i ka ndodhur të enjeten në mbrëmje, në emisionin “Zona e Debatit” të Baton Haxhiut, kur ai u vu përballë një grupi gazetarësh dhe përfaqësuesish të opinionit publik.

Ashtu sikurse pritej, pjesa më e madhe e debatit u vërtit rreth marëdhënieve Tiranë- Prishtinë dhe vizitës së fundit të kryeministrit shqiptar në Serbi.

Por, nga pyetje – përgjigjet për këtë temë, që zgjatën më shumë sesa një orë, rezultoi se e gjithë furtuna se Rama kishte tradhëtuar Kosovën në Beograd, ishte një stuhi në gotë.

Akuzat se ai kishte folur në emër të Kosovës, se e kishte përmendur rrugën Durrës- Nish duke anashkaluar shtetin tjetër të shqiptarëve, se po i krijonte lehtësi Serbisë duke thënë se Tirana nuk ka probleme me të, për këdo që ndoqi debatin, u fashitën njëra pas tjetrës.

Për fat të keq, sejcila nga tezat e pompuara në ditët e fundit u shua në mënyrë qesharake.

Natyrisht, për këtë, nuk kishin faj as gazetarët dhe as përfaqësuesit e opinionit publik që debatuan me Ramën në Klan Kosova. Në një farë mënyre ata kishin mbi shpinë detyrën e vështirë për ta përballur kryeministrin e Shqipërisë me të gjitha shigjetimet që ishin artikuluar nga politikanët dhe media.

Dështimi në studio nuk qe i tyri, por i mendësisë që përcollën aty.

Në fakt kushdo që e ka ndjekur me vëmendje përplasjen e ditëve të fundit, për “tradhëtinë e Ramës në Beograd”, e ka pasur të qartë se ajo ishte fallco.

Ai qe së pari një debat i nxitur nga njerëzit e presidentit Thaçi, që kërkon monopolin në mardhëniet me Serbinë, si një urë e sigurtë për mbijetesën e tij politike.

Ai qe së dyti një sherr pa shkak, i një kaste drejt zvetnimit në Prishtinë, që për të mbuluar dështimin e saj, po i fryn borive të një identiteti të ri kosovar dhe ndasive artificiale me Tiranën.

Së treti, këto argumenta i importuan nga Prishtina, kundërshrët profesionistë të Ramës brenda Shqipërisë dhe i shumfishuan ato me shpresën se kishin gjetur një kauzë më shumë kundër armikut të tyre të përhershëm.

Dhe kjo fortunë arriti të vërtitej për disa ditë në trojet shqiptare.

Por, këtë të enjte, kur ajo u përball me targetin e saj, në “Zona e Debatit”, ajo rezultoi e shtirë, qesharake dhe provinciale.

Në vend që ta dëmtonin, ata që ishin përballë Ramës, e ndihmuan atë duke e nxjerrë normal përballë absurditetit, të matur përballë histerisë, modern, përballë mendësissë së shekullit të shkuar.

Natyrisht, të mos nxitohemi, këto epitete nuk kanë asgjë të përbashkët me kryeministrin real të Shqipërisë, me pushtetin e tij delirant, kleptokrat dhe të kriminalizuar.

Por, ato janë dëshmia më e qartë se çfarë ndodh kur dikujt i jep privilegjin ta sulmosh me akuza fallco, si ato që u përpunuan nga zyrtarët xhelozë të Prishtinës dhe nga idiotët e pafajshëm të identitetit Kosovar.

Ata së bashku i dhanë Ramës luksin e përballjes me një fabul haluçinante të cilën mund ta zhbëje dhe qesharakëzoje kollaj. Prandaj ai, këtë të enjte në Klan Kosova, u duk sikur pati një performancë që nuk ia shohim prej kohësh. (Lapsi.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

15 komente në “Kush i ngriti topin Ramës?”

  1. BUJARI JU DEGJON says:

    Shko dhe ti Haleee ne nje emision me Kryeministrin Edi Rama dhe te shohim se sa do e argumentosh “pushtetin e tij delirant,kleptokrat dhe te kriminalizuar”…Shko ne nje debat balleperballe me Edin dhe do ta kuptosh e do ta shohim te gjithe se sa te vlen lekura ty shpifes perballe fakteve…
    Na hiqesh sikur je me i zoti e me i drejti ne akuzat e shpifjet qe ben ne shtyp here pas here por ne realitet je nje skuth i peshtyre…

  2. lesheli says:

    Se ku i gjen keto akuza per qeverisjen e Rames, ti qofsh. Kjo qeveri eshte e vetmja qeveri ku Kryeministri nuk ka asnje skandal ashtu si Berisha, Nano apo Meta. Kjo qeveri po ben reformen ne drejtesi dhe po hap negociatat me BE-ne. Zoteri, nese Rama do ishte aq i korruptuar sa thua ti, a do e bente reformen ne drejtesi? Eshte i vetmi qe e kerkon reformen. Ti je nje gazetar denigrues, shpifarak dhe pa ndjesi per te verteten. Ti je thjesh nje gazetar qe perdor relativitetin per te perkufizuar te verteten.

  3. lond says:

    Ky leh si pun zagari dhe sa te shohin luanin e mbyll qenefin

  4. adriatiku says:

    “…s’kane asgje te perbashket me pushtetin e tij delirant, kleptokrat dhe te kriminalizuar.” Andi Bushati pasi nuk e mohon dot realitetin se jo vetem ishte ashtu , por dhe i fresket, keput edhe kete fraze qe u e kam shkruar ne thonjeza. Pra ky gazetar kundershton veten me argumentin e tij. I thote lules qe une s’e mohoj dot se je e bukur se te shikojne te gjithe, por po te te shikojne ne nje ambjent tjeter ti je me e shemtuar e dynjase. Gje e cila nuk shkon fare se lulen kudo ta shikosh , ajo ngelet lule. Por shume gazetare e konsiderojne kete shoqeri dhe kete bote si prone te fjales se tyre duke shpalosur vulgaritetin dhe injorancen ndaj natyres qe i kundershton. Dhe kur ben keshtu ngelesh pjesa me e keqe e saj. Ata kane mbyllur syte dhe enderrojne ate pjese te se keqes dhe nuk shikojne me perrreth, njesoj sikur jane ne ekstazen e ndonje gjykatesi te sotem qe hallexheshave u kerkon sex tu jap drejtesi! Une u bej thirrje, sa jane gjalle, te kthehen ne boten reale dhe te dashurohen me lulet.

  5. Militanti i PD says:

    Jam dakort me epitetin “Ckuth”qe i kane vene lexuesit per nje “gazetar” i cili me shkrimet e tij te pa bojë mundohet te dalë ne pah gjoja nje pene e shquar…..pika ckuthit , qe po ta shohesh edhe ne fytyrë ate pershtypje te jep

  6. NICK says:

    QENKA BERE ZERO SI GAZETAR. DO KETE NGELUR PA BUKE .

  7. orient says:

    ..Pash ritrasmetimin ,vetem pasi lexova shkrimin tuaj..nuk kam tagrin per ta analizuar Ramen,pasi ne debat,Ai ishte bindes ne ç’do sqarim..dhe ishte shume larg asaj qe prisja,teper i pergatitur..mbi nivel dhe i drejtperdrejte,por ne ç’do pozicion qe ju hodh topi .. Rama beri “gol” dhe ju si analist duhet te jeni i kenaqur..Rama atje zgjeroi terren dhe u njoh me teper …fitoi respekt edhe ne kosove..”u njoh”.

  8. capi dhia says:

    Te vdekur dhe te gjalle
    Shqiptare dhe Kosovare
    Hipur permbi kale.
    Kali i lavdise
    Per kosovaret
    Vdekja e Shqiperise.
    Kali i gjalleses
    Per shqiptaret
    Njofton
    Fundin e shpreses
    Qe na pergjon
    Te taneve,
    Fill
    Mbas ktheses.

  9. Edi Rama ju tha ,Srbeve ne ,Beograde ta pranjone pavrasine e ,Kosoves dhe ta pranjone ralitetin ne .Kosove.

  10. IP says:

    Bindja ime eshte se nje patriot qe mbron Shqiperine dhe Kosoven hapur dhe me dinjitet nuk mund te jete “kleptokrat dhe I kriminalizuar”. Ata qe s’kane lene gje pa thene per Edi Ramen kane akoma ne duarShikun, Prokurorine, Gjykatat e te gjitha niveleve dhe Presidentin. Besoj kete askush nuk e mohon ne Shqiperi. Atehere perse nuk e padisin ne Prokurori, perse Prokuroria nuk fillon hetimet ndaj tij e ta coje ne gjykim. Eshte njeriu me I sulmuar me akuzat me te ndyra qe kurre s’i kishim degjuar. Me duket se do fillojne t’i lepijne sepse po ju vjen fundi dhe nemos qofte ky fundi I tyre, cdo gje ka nje fund. Prisni dhe do shikoni. Gjynah per kete popull dhe kete vend te mjere. Andi nje dite ti do shkruash se Edi nuk eshte kleptokrat dhe kriminel.. po po ti dhe te gjithe ata si ti do ta beni

  11. Emigranti says:

    Shume u hodhe prapa mbete ,o skuth kenete .Sa mire, Edin tone e theret Zonja Merkel ,Sa mire samire …………

  12. Ti ne fakt nuk je si ata per te cilet flet. Ti je shume dinak dhe i kamufluar. Ata jane te trashe dhe shume injorante.
    Ti e ke kuptuar, me mire me thane urdherueait e tu e kane kuptuar se Edi Rama nuk mund te luftohet, ne me te miren e tije.
    Ne kete aspekt, ti nuk je nje zbatues i verber i urdherave te dhene nga padronet e tu. Ti je kreativ, o o hu, ti je ku e ku ne krahasim me axhendet e zakonshem te UDB se, je steke tjeter. Nuk je ushtare, je rreshter. Kjo duket nga menyra se si e trajton viziten e Rames ne Serbi
    Ti duke e ditur se kauza juaj humbet duke sulmuar Ramen ne piken e tije me te forte, del me tezen tjeter, duke e etiketuar ate si delirant dhe kleptokrat. Me kete rast, ti mundohesh ta shvleresosh Ramen si figure dhe lider pa dosje ne UDB por njekohesisht, ti si rreshter qe je rrekesh te shuplakosesh koleget e tu te toges, te cilet u vete dekonspiruan dhe u demaskuan keqas ne fushaten anti Rama
    Mos u lodh, soin tuaj populli shqiptare i kosoves dhe shqiperise e njeh mire, prandaj ju demaskoi dhe po vazhdon tju demaskoje pa meshire, ashtu siç e meritoni.
    Ta kam thane disa here, por po ta perseris prap, se ty nuk te merr koka vesh: Ka ike koha juaj dhe e padroneve tuaj ne Beograd
    Beni sa te doni shkërr vërr, nuk beni asgja tjter perveç çmendjes tuaj. E unë knaçem tuj ju kçyr. Çmenuni çmenuni e na knaçni sa ma shume

  13. Koco says:

    Zoti Rama eshte Lider historik i perkushtuar ne misjonin e tij si Krye Partiak dhe Kryeminister , dhe shume i nderua , i besuar dhe i vleresuar maksimalish edhe prej nderkombetareve . meriton Mirnjohjen dhe besimin mbare popullor .

  14. Mentari says:

    Edvin Rama eshte nje Idiot,Injorant,Pervers,Sadist,drogist, Hajdut ,genjeshtar dhe nje kryeminister Skizofren Amator i krimializuar nga te gjitha fushat e jetes sentij.Ai me kujton Enver Spekullatorin qe vodhi Agjenten shqiptare e 1944 dhe e konvertoj ate ne perfitime personale ne kurriz te Kombit shqiptar duke bashkepunuar me lloj lloj antishqiptari per te qendruar ne pushtet edhe ky eshte kpje e keqe e Enver Kriminelit,bashkepunoj e bashkepunon me te gjith kriminelet,drogiste e trafikantet qe ka shqiperia per te qendruar ne pushtet,per te shkaterruar shqiperine nga te gjitha drejtimet.Ka 4 vjet ne pushtet as shteti nuk funksionon,as ekonomija nuk funksionon dhe shqiptaret po morin arratine neprr bote dhe kjo eshte e viteve 2013-2017.Po si spaska te drejte Bushati? Edvin Rama eshte kryetari i Aleances se Qelbesriave dhe pike.Ka marre mbi 1 miliarde Euro Borxh se gjoja do te lante 180 milione dollar qe edhe ato nuk jane lare dhe borxhi i shqiperise nga 61% qe ishte para 2013 tani ka shkuar ne 75% te GDPdhe nuk ka bere asnje Investim Kapital ne shqiperi (Investimi Kapital eshte mbi 100-200 e me shum dollar..Ore kolere qe mbroni Edvin Ramen,Edvin Mahstruesin ku po e dergoni shqiperine ? ashtu sic e derguat per 50 vjet para demokracise.Mire se atehere ishin Idiote e injorante apo me mire ishin Bagetidhe ju falej,Po tani?

  15. Don says:

    O Andi Bushati
    Kur te lexoj ty
    Me forcohet bindja
    Se koqja nuk behet njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *