Merret në mbrojtje nga policia gruaja e divorcuar me 2 fëmijë që përgjoi gjyqtarin manjak

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

kercenimi-933x445_1477603336-4237804Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra tregoi në “Opinion” të tjera detaje lidhur me skandalin seksual, ku është përfshirë kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Sipas tij materiali origjinal audio është rreth 1 orë e gjysmë, por në emision nuk mund të transmetohej i gjithë regjistrimi audio.

Gazetari Saimir Kodra zbuloi se gruaja kishte një proces gjyqësor me ish-bashkëshortin dhe ish-vjehrrën për çështje pronësie. Mësohet se ajo është rreth 40 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve.

“Që në momentin e parë ai palo gjyqtar i ka kërkuar favore seksuale. Ajo ka pasur një persekutim të tmerrshëm. Regjistrimet janë shumë. Ne kishim 1 orë e gjysmë regjistrime. Ajo është përballur me një dhunë të tmerrshme psikologjike dhe e regjistroi gjyqtarin dhe ai e kërcënoi më pas”, deklaroi Kodra.

Drejtuesi i emisionit ‘Stop” siguroi se ka bërë të gjitha kërkesat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e gruas, pas transmetimit të audio-skandalit në televizion.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit pohuan per ‘BW’ se gruaja dhe banesa e saj janë marrë në mbrojtje nga policia menjehere pas transmetimit te skandalit.

Në regjistrimin audio të publikuar në media, kryetari i gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi dëgjohet teksa i kërkon favore seksuale gruas, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Merret në mbrojtje nga policia gruaja e divorcuar me 2 fëmijë që përgjoi gjyqtarin manjak”

  1. morali says:

    Hallall i qofte asaj gruaje, ia corri masken nje peversi te tille, i ka vajt ne maje te hundes, perves se duan leke me thes duan te te ulin dhe moralin, soji i ketij dhe qe ka shume ne gjyqesor vajtshin ne ferr, zonje e nderuar dil pa frike se nuk ka per te bere gje, se ti kishe hallin ta zgjidhte sic ishte per te zgjidh dhe jo me ato menyra, atij ti tije turp dhe te futet shtate pash ne dhe, duhet tu tregohet vendi ketyre ndyresirave.

Lini një Përgjigje te morali Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *