Një replikë me ekstremistin e SFEVA që drejton OMONIA-n

28 Tetor 2016, 17:39Blog TEMA

Nga Arben Llalla

Kryetari i OMONIA, Leonidha Papas, doli me një reagim të dytë duke sulmuar shqiptarët që mbrojnë Çështjen Çame, por kësaj here duke u shfaqur si misionar i miqësisë greko-shqiptare. Por sa i sinqertë është Leonidhas Papas për paqenë dhe miqësinë greko-shqiptare?

Leonidha Papas është nga rrethi i Sarandës, djali i priftit të kishës ortodokse në Sarandë nuk u zgjodh rastësisht kryetar i organizatës më të madhe të minoritetit grek OMONIA, organizatë që dikton politikat e dy partive të minoritetit grek, PBDNJ dhe MEGA. Leonidha Papas vjen në krye të OMONIA me një aktivitet të ngjeshur ekstremist kundër Shqipërisë. Ai disa herë është shfaqur me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë-Autonomia e Vorio Epirit dhe ka njohje të vjetra me figurat kryesore të politikës dhe fetare të Greqisë.

Leonidha Papas që në moshën të re ra në kontakt me Mitropolitin e Konicës, antishqiptarin e dalluar, Sebastianos. Për dy vite Papas jetoi në Konicë ku u trajtua si paraushtarak i grupit të shenjtë ortodoks. Më tej, u dërgua me bursë të studiojë në Selanik me rekomandim të Mitropolitit Sebastianos, pasi ishte anëtarësuar më parë në organizatën ekstremiste antishqiptare të themeluar nga Sebastiano, SFEVA. Papas ka qenë nën kujdesin e kryetarit të SFEVA, dega Selanik, Grigori Drigojas, i cili ishte arkitekti i propagandës së SFEVA deri sa vdiq në vitin 2005.

Grigori Drigoja disa herë ka qenë në Shqipëri duke vizituar zonat nga Korça e deri në Sarandë i shoqëruar nga Leonidha Papas. (SFEVA ka ndikim të madh prej disa vitesh në fshatin Polenë të Korçës që konsiderohet si projekt pilot për asimilimin e plotë)

Pas mbarimit të studimeve disa vjeçare që nga viti 1990-2000, në Konicë dhe Selanik, Leonidha Papa me rekomandim të kryetarit të SFEVA, Grigori Drigoja vuri kontakte me kryepeshkopin e Shqipërisë Anastasios Janullatos. Takimin e parë sipas të dhënave u realizua në vitin 2000, në zyrën e Janullatosit. Pas bisedës me Kryepeshkop Anastasin, Papas u angazhua për ndërtimin dhe riparimin e kishave me fonde të siguruara nga Greqia si dhe për ndërtimin e 8.000 varreve boshe të grekëve. Me kalimin e viteve dhe botimin e disa shkrimeve për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, Leonidha Papas ka krijuar personalitetin e tij në klasën më të lartë të politike në Greqi. Në Kongresin e fundit të OMONIA-s atij ju çel rruga për postin e kryetarit. Ai u përball ashpër në votime me dy kandidaturat e rekomanduara nga Vangjel Dule, Alkis Pulis dhe Vasilis Kagjos, por me ndërhyrjen e organizatave ekstremiste dhe deputetëve grekë të forcave të djathta, Alkis Pulis u tërhoq nga gara dhe mbështeti Leonidha Papas.

Gjatë raundit të dytë për kryetar të OMONIA-s, Leonidha Papa bëri disa takime në Athinë me Asfalinë dhe Babis Karathanos për të siguruar mbështetjen e plotë. Papa u zgjodh në krye të OMONIA-s nga krahu ekstremist i minoritarëve grekë i mbështetur nga kisha greke, shoqatat nacionaliste, si nga kryetari i shoqatës Vorio Epiros, Babis Karathanos, një ekstremist i thekur dhe njeri i afërt me Mitropolitin e Konicës, të ndjerin Sebastianos, por edhe me kryetaren e shoqatës “Rinia e Vorio Epirit”, Eleni Dhimu, e cila kishte një sherr intim me Vangjel Dulen.

Pasi u vu në krye të Omonia, Leonidha Papa nisi takimet me krerët e lartë të shtetit grek, si dhe ato fetare. Papa pati ndikim të madh në disa kandidatura për kryetar bashkie që garojnë nën logon e PBDNJ. Kështu, ai mbështeti për Bashkinë e Konispolit, Anastas Gudas, me të cilin ka njohje qysh në fillim të viteve ‘90 në Selanik. Papas po punon pa u lodhur që një ditë Anastas Gudas të fitojë Bashkinë e Konispolit, me qëllimin e shkëputjes jo vetëm gjeografike të Konispolit dhe Finiqit nga jugu shqiptar, për të rënë nën ndikimin e Prefekturës së Gumenicës.

Leonidhas Papas ka kontakte të rregullta me Asfalinë greke, si dhe me krahun ekstremist të Agimit të Artë. Dyshohet se është stërvitur në kampet paraushtarake greke që synojnë realizimin e politik të bashkëngjitjes me Greqinë të Jugut të Shqipërisë. Leonidhas Papas ka bërë edhe piketimet në terrenin gjeografik në Shqipëri ku duhen bërë sulmet nga organizatat ekstremiste greke.

Pyetjet publike për Leonidhas Papas janë:

Çfarë e lidh Leonidhën Papas me grupin terroristë MAVI që bënë takime me krerët e kësaj organizate?

Përse Leonidhas Papas fotografohet me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë?

Përse ka kryer piketimet e rrugëve malore në kufirin greko-shqiptar nga Saranda e deri në Korçë?

14 komente në “Një replikë me ekstremistin e SFEVA që drejton OMONIA-n”

  1. tfgs1 says:

    ade gamisou re paliotsami Llallo,shiko bourdeloalvanine e halekosoven qe edhe pse sunite nuk po gjeni nje gjuhe…………plehra turkoshake!

    1. zef says:

      Në përgjithësi populli grek është miqësor, duhet të kemi parasysh se rreth
      4 milion grekë kanë origjinë shqiptare. Janë institucionet shtetërore dhe
      kisha ortodokse që nxisin racizmin dhe armiqësinë tek grekët ndaj shqiptarëve.
      Greqia trembet nga zgjimi shekullor i arvanitasve sepse nëse ata zgjohen, s’do
      ketë më Greqi, por Arvaniti. Nëse gurët do flasin në Greqi, ata to flasin vetëm
      shqip sepse s’dinë gjuhë tjetër.

  2. undefined says:

    Ky kurva e Omonias ta rruan majen e k… nuk behet “vorio epiri” me piketa e vizita poshte e lart por me burra me arme ne dore sic u ngriten kosovaret por puna eshte kush ta bej kete per “vorio epirin” ata 200 pleq qe kane mbetur ne minoritet apo kurvat grekofile te forumit entrr klimax hamza k… tgfs etj etj brek dhjere qe dhjesin gjak

    1. . says:

      O Llallush, o Hipokrit o Genjeshtar Bagetish, o i Peshtire, o Meshirim i te gjitha maskaralleqeve Arnaute…. A je ne Vete ore shredhat,….

      1- Leonidha ishte dhe eshte Ajka e Rinis, skuqej kur te fliste, nuk njifte gje tjeter vec Studimeve Matematike, Kompiuterike dhe Inxhinjerike. Nuk njifte ku jane Baret dhe Kafet, por vetem Biblotekat dhe Librarit.
      2- Perse e ngateron kete “Xhevair” me grupe Para-ushtarake, ekstremiste,….. (ka trupi dhe fytyra e tije te tille Struktur).
      3- Edhe qe duket ne foto me flamurin e V. Epirit ai thjesht ishte i Ftuar, Leonidha asnjeher nuk kishte dhe nuk ka Prirje Nacionaliste por vetem Paqesore dhe Bashkepunuese, shoqeria e tije e Tregon qarrte qe kishte sa shoke Grek aq edhe Shqipetar.
      4- Eshte Ajka e Politikes prandaj Sulmohet.

      1. Ervini says:

        Po ky k*** kush eshte babai i Lonit?

  3. vezhguesi says:

    Nje nga rastet e arta qe te celet cameria per camet eshte se ka budallenj si keta qe kujtojne se duke punuar per Greqine do na e hedhin.
    Lerini se qeni qe leh nuk ha dhe per me shume po na ngane ja cojme kufirin ne Preveze grekerve dhe mbarojme pune dhe me kete palo shtet.
    Jemi 10 milion shqiptare e jemi force sna bejne dot gje. Nje cerciz topulli me nje cete i ka

    1. . says:

      O Llallush, o Hipokrit o Genjeshtar Bagetish, o i Peshtire, o Meshirim i te gjitha maskaralleqeve Arnaute…. A je ne Vete ore shredhat,….

      1- Leonidha ishte dhe eshte Ajka e Rinis, skuqej kur te fliste, nuk njifte gje tjeter vec Studimeve Matematike, Kompiuterike dhe Inxhinjerike. Nuk njifte ku jane Baret dhe Kafet, por vetem Biblotekat dhe Librarit.
      2- Perse e ngateron kete “Xhevair” me grupe Para-ushtarake, ekstremiste,….. (ka trupi dhe fytyra e tije te tille Struktur).
      3- Edhe qe duket ne foto me flamurin e V. Epirit ai thjesht ishte i Ftuar, Leonidha asnjeher nuk kishte dhe nuk ka Prirje Nacionaliste por vetem Paqesore dhe Bashkepunuese, shoqeria e tije e Tregon qarrte qe kishte sa shoke Grek aq edhe Shqipetar.
      4- Eshte Ajka e Politikes prandaj Sulmohet.
      5- Nuk mjaftojne qindra Faqe te shkruash per Karakterin e ndritir te Leonidhes.

      1. Edmond says:

        Po ti I ke mbajtur kandilin o rote paske dale te mbrosh kete shkerdhaten, po ska nevoje te jete i ftuar o idiot por degjo se cfare thote qe maresh vesh se cbehet, Arben Llala te jep fakte konkrete dhe jo brockulla si ti o injorant dashakeq

  4. tito says:

    ky kurva bon kshu se ka vdek enver hoxha se kur ishte gjall enveri ato pak kurva dropullit qe jane ne shqiperi i puthnin komet enverit

  5. Alban Hamzai says:

    Arben Llalla eshte mjeshter I fallsifikimeve,genjeshtrave e te tjera te kesaj kategorie.Po te nisemi me karakterin e A.LLalles e te vazhdojme do te themi se A.LLalla(ne Greqi shkoi femije I vogel dhe ndenji aty deri rreth moshes 20 vjec) ne Greqi ka firmosur dokumente ne policine greke qe do te behej spiun I saj.Ka marre pjese ne mbledhjet dhe manifestimet e reaksonit grek ne Selanik,ka qene edhe antar I Agimit te Arte per te luftuar emigrantet e kombesive te tjera.Meqe nuk fitoi para sa donte dhe nuk fitoi te shkonte ne universitet,kaloi ne FYROM dhe filloi te shkruaje artikuj fyes per Greqine ,per tu bere I besuari I pronareve te rinj. U lidh me rrjetin islamik te vendit ,te cilet I dhane shume para per tu sherbyer atyre.Me keto para pagoi edhe dipllomen e universitetit,sepse kur vajti fliste e lexonte shume keq gjuhen shqipe.E keshtu mund te vazhdoje nje artikull I tipit “Arben Llalla” ku mund te shtohen disa emra e data pa asnje lidhje,por qe nuk kane rendesi,pasi tek te painformuarit,qe jane edhe me “patriotet”,kjo do te beje pershtypje.Nderkohe A.LLalla keta “artikuj patriotike” do ti botoje ne nje liber ne gjuhen shqip,anglisht,gjermanisht,turqisht me parate e islamikeve dhe do te bleje titujt “dr”,”Prof”.Ishalla-mashalla! Ju lutem botoni komentin tim!

  6. elitex says:

    Te jemi pak realist, se rastis qe e njoh personalisht ket Leonidha Papa-ne. Shkrimi eshte nje injorance e plote mediatike e mbushur me fjale shpifese dhe pa ndonje prove te vecante. Leonidha ne nje vend demokratik ka shume te drejte te flase per te drejtat e kombit te tij, minoritetit grek ashtu sic ka cdo shqiptar tjeter ne Luginen e Presheves, ne Tetove, Plave apo Guci. Pardje lexoja nje shkrim te mbushur me racizem qesharak ne nje gazete greke ku shiheshin disa shqiptare qe benin shenjen e shqiponjes dhe shkrimi thoshte: shqiptaret bejne shenjen e Shqiperise se Madhe!!! Kuptohet qe shkrimi qe dashakeq se duhet te jesh injorant komplet te thuash dicka te till. Po tani po lexoj nje shkrim nga nje gazete shqiptare me te njejten vije raciste!

    Leonidha eshte nje djale i shkelqyer, i ndrojtur e perhere ka qene mbi libra. Ashtu sic thote dhe nje parafolesi im, kur te fliste i skuqej fytyra.

    1. undefined says:

      Dhe ti nuk bie fare ne sy qe je ai PARAFOLESI hahahahahaha persa budallenj i mban te tjeret dhe persa te zgjuar vetveten ore carac ore pallat e k…te Janullo bythecit

  7. korcari says:

    Nuk e kuptoj pse gjith kjo urrejtje per nje komunitet etnik qe ne fund te fundit eshte autokton ne kete vend. Mos prisni te na respektoje bota kur ne sillemi si kafshe ndaj minoriteteve.

  8. Olga Michailova says:

    Personalities like Mr. Leonidas Pappas make proud not only the Greeks of Northern Epirus but all the civilized people in Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje