Pezullimi i “Vettingut”, Dokumenti i Venecias që diskretiton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

????????????????????????????????????

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me pezullimin e Vetting-ut dhe dërgimin e saj për opinion në Komisionin e Venecias, qartazi po del se ka qenë një vendim politik, me qëllimin e vetëm për të fituar sa më shumë kohë, për të ruajtur sa të jetë e mundur ndikimin e politikës mbi sistemin e drejtësisë, si dhe mosndëshkimin e kastës së gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë shkallmuar nga themeli konceptin e drejtësis dhe shtetin ligjorë në vend.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka përmbushur asnjë kusht të vendosur nga Gjykata e Drejtësisë së Komunitetit Europian, e cila ka përcaktuar kriteret që duhet të kenë parasysh gjykatat kombëtare nëse vendosin masën e pezullimit. Një gjykatë kombëtare, në gjykimin e pajtueshmërisë së normës kombëtare (kushtetutë apo ligj) me normën komunitare, mund të urdhërojë pezullimin në këto raste :

së pari, duhet të ketë një dyshim serioz në lidhje me vlefshmërinë e normës që do t’i nënshtrohet kontrollit; së dyti, duhet të ekzistojë një urgjencë; së treti, urgjenca duhet të jetë e tillë që të evitojë një dëm serioz dhe të pariparueshëm që mund t’i shkaktohet palës kërkuese të masës, së katërti, duhet të merret parasysh, në mënyrën e duhur, interesi i komunitetit.

Siç vihet re Gjykata Kushtetuese, në jurisprudencën e saj ka marr vendim për dhënien e një mase të përkohshme pezullimi:

1.pas një dyshimi të fortë për vlefshmërinë (kushtetutshmërinë) e normës së kundërshtuar, në prani të një urgjence,

2.për të shmangur një disavantazh të rëndë, tepër të vështirë e pothuajse të pamundur për t’u riparuar, që është në dëm të interesave të një, apo më shumë personave, dhe/ose veçanërisht të interesit të përgjithshëm publik (shtetëror),

3.duke vlerësuar me kujdes dhe vetë-përmbajte rastet kur implikohet një proces ligjbërës/ligjzbatues (me qëllim mospërfshirjen në lojërat e politikës),

4.duke peshuar mirë avantazhet dhe disavantazhet që do të vijnë si pasojë e dhënies së vendimit në dritën e një përfundimi të mundshëm të çështjes themelore.

Si përfundim asnjë prej këtyre kushteve nuk mendohet të jetë pasur në vëmendje në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për faktin e thjeshtë, sepse në rastin në shqyrtim, nuk ekziston ndonjë prej tyre. Kjo natyrisht do të kthjellohet sapo të publikohet edhe vendimi për pezullimin e ligjit të vetting.

Dokumenti i Venecias që rrëzon “alibinë” e Gjykatës Kushtetuese

Por edhe nëse nuk do të kiheshin parasysh këto elementë, qartazi Komisioni i Venecias me 12 mars 2016 është shprehur në mbështetje të ligjit për Vetting-un, ndaj është tërësisht e pakuptueshme se përse Gjykata Kushtetuese vendosi ta çojë edhe një herë për vlerësim Komisionit të Venecias ligjin në fjalë. Në dokumentin e dërguar nga Komisioni Venecias thuhet shqip fare se:

54. Në lidhje me masat e jashtëzakonshme për të vlerësuar gjyqtarët dhe prokurorët, Komisioni i Venecias është i mendimit që këto masa jo vetëm që janë të justifikuara, por janë të nevojshme që Shqipëria të mbrohet nga korrupsioni, i cili, nëse nuk trajtohet, mund të shkatërrojë plotësisht sistemin gjyqësor.

55.Projekt ndryshimet e rishikuara marrin parasysh kritikat që ka bërë Komisioni në Opinionin e Ndërmjetëm. Varianti i ri i Aneksit është shkruar në mënyrë më të saktë dhe shumica e sugjerimeve të Komisionit të Venecias janë marrë parasysh. E gjithë skema është më e qartë dhe jep garanci më të mira për individët që mund të preken nga vlerësimi”.

Ndërsa në konkluzionet e bëra nga Komisioni i Venecias, po të dokumentit të 12 marsit 2016 thuhet e zeza mbi të bardhë se:

“86. Komisioni i Venecias përgëzon autoritetet shqiptare dhe sidomos ekspertët e Komisionit parlamentar ad hoc për punën që ka bërë në përgatitjen e reformës kushtetuese të gjyqësorit. Gatishmëria e tyre për të marrë parasysh rekomandimet e Opinionit të Ndërmjetëm meriton vlerësim të veçantë

87.Projekt ndryshimet kushtetuese përmbajnë propozime të qëndrueshme për strukturën e ardhshme institucionale të gjyqësorit shqiptar; teksti në tërësi është koherent dhe në përputhje me standardet evropiane. Komisioni i Venecias beson që projekt ndryshimet mund të finalizohen pa vonesë dhe t’i paraqiten për votim parlamentit”.

Ky është opinioni i Komisionit të Venecias për ligjin e Vetting-ut. Përgjigje që s’ka  asnjë ekuivok. Ndaj është vërtetë i pakuptueshëm vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vettingut dhe dërgimin e tij sërish në Komisionin e Venecias. E vetma gjë që kuptojmë është se vetë Gjykata Kushtetuese është e trembur në palcë nga Reforma në Drejtësi dhe thjeshtë bën përpjekje të dëshpëruara për të fituar sa më shumë kohë për të mbajtur në këmbë një sistem të degraduar e kriminal drejtësie.

E natyrisht pa mbështetje politike ajo smund ta merrte atë vendim që mori, duke dëshmuar se thjeshtë është një gjykatë politike, aspak kushtetuese dhe e painteresuar për të shembur sistemin kriminal të drejtësisë që është në këmbë. (Armando Meta- Javanws.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

10 komente në “Pezullimi i “Vettingut”, Dokumenti i Venecias që diskretiton vendimin e Gjykatës Kushtetuese”

  1. TJ says:

    Nuk ka nevoje per shume fakte! Shikoni pjestaret apo antaret e GJ.K. Eshte edhe kandidati i Berishes per president! Keta jane te gjithe per ne burg dhe duan te pengojne vendosjen e drjetesise ne Shqiperi!

    1. adri says:

      Keta jane kriminelet ku e ka forcen sali berishe Maloku. Keta gjyaktes qe jane ne foto jane KOKA e KRIMIT TE ORGANIZUAR NE SHQIPERI.
      Pa u shkarkuar keta gjykates te gjykates Kushtetuese qe kane Shkelur Ligjin dhe Kushtetuten nuk ka Drejtesi ne Shqiperi.
      gani Dizdari Avokat personal i Sali Bersihes dhe militant i Partise demokratike.

    2. Feniks says:

      Keta po sillen me keq se pushtuesit nazi-fashiste.
      VDEKJE FASHIZMIT!
      LIRI POPULLIT!

  2. emigranti says:

    po prandaj saliu dhe pd-ja shesin mendje dhe tallen ne parlament e kudo sepse kane gjithe gjykaten-prokurorine dhe bujar nishanin.

  3. Tr says:

    Keta jane me kriminele se kriminelet.

  4. keli says:

    po ju te gazetes tani jeni bere dhe juriste, po lereni te flasin specialistet mjaft bete lojen e politikes, ambasadoret e be dhe amerikes nuk thane asgje dhe ju beni kompetentin, boll?????????????

    1. Gjykuesi says:

      Kesaj i thone te tallesh k…. me SHBA dhe BE.Kete e ben vetem pd – ja dhe gjithe te varurit prej saj…Bravo…kur ka fushe pse te mos luajne..!!!

    2. Peço says:

      Zoti Keli! Ato që në këtë rast nuk mund të thuhen nga abasadorët e BE dhe SHBA, ju duhet ta merrni me mënd se kjo, si rregull, ju ngarkohet për tu thënë zëdhënësve të autorizuar, të cilët as që kanë përgjegjësi direkte për ato që thonë. I till në këtë rast është shtypi.

  5. kopani says:

    Kjo Gjykata Kushtetuese ne rastin me te mire ben te ” Pa Aftin ” ?! dhe qartazi duhen te largohen duke u shkarkuar teresisht nga Parlamenti dhe te beje zgjedhjet e perzgjedhjet e gjyqtareve te duhur sipas Vitingut .

  6. ALBAN DEGA says:

    Mendime

    GRUSHT SHTETI ANTIKUSHTETUES I GJYKATES KUSHTETUESE

    – Konflikt i paster interesi… Per jete a vdekje

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ashtu sic pritej ndodhi e prapritura e pritur. Gjykata Kushtetuese vendosi te pezulloje dhe ti riktheje per rishqyrtim Komisionit te Venecia ate qe Komisioni i Venecias e kishte shqyrtuar dhe miratuar paraprakisht jo nje por disa here.
    Rastesi? Si objekt dhe Subjekt i Reformes ne Drejtesi dhe si shpirti i saj i miratuar me unanimitet nga organi me i larte ligjevenes i Shqiperise, Kuvendi i saj, me 140 prej 140 votave te mundshme, perfshi secilin dhe te gjithe deputetet e PDSH-se, qe e apeloi shpirtin e saj… Vetingun.
    A mund te ndodhte ndryshe. Me perjashtim te atyre qe vrasin veten nuk ka shembull ne historine boterore qe nje gjykates apo Gjykate te kete denuar me vdekje vetveteen. Aq me pak mund te ndodhte kjo me Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise, kryetari dhe anetaret e se ciles jane zgjedhur me minimum in e votave, 70.… 71 edhe ato te trafikuara, te shitblera!!
    Nuk mund te te ndodhte ndryshe me nje gjykate qe ka per anetare gjykates te kapur me ze e me figure ne biseda me mafioze duke deklaruar “ Jane duke na pergjuar !”!
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje gjykate anetaret e kryetari i se ciles kane pasuri e prona, llogari te fshehta bankare…. prej miliona dollaresh apo eurosh te pajustifikuara ligjerisht me rrogat e tyre dhe familjeve te tyre sikur te kishin punuar per 50 vjet apo 100 vjet, pa shpenzuar asnje cent , e jo me pak se 9 vjet me shpenzime marramendese nga ata vete e familjet e tyre…!
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje gjykate te perzgjedhur me lupe ala Xeni- Gita e ala Sali Karaxhici jo per te bere e dhene drejtesi por per te siguruar paprekshmerine ligjore te Kadafit shqiptar dhe familjes natyrore e “Cetes se gangstereve te tij” politike!
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” vetem e vetem per te kontrolluar e minuar cdo fushe e cdo qelize te shtetit shqiptar per gati 25 vjet!
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje gjykate e gjyqtare te inkriminuar e sterkorruptuar, te tredhur nga politika rrenimtare e shtetit shqiptar fizikisht si ne 1997-en e 14 shtatorin e 1998-es, te komanduar ne cdo vendim jetik per shqiptaret si “ autostrada e kusarise 500 milione eruoshe te kombit”, masakra makabre e Gerdecit, ekzekutimi publik e 4, plagosja e torturimi i qindra prtotestuesve paqesore e krejt te pafajshem te 21 janarit 2011, vjedhja e cdo pale zgjedhjeje parlamentare apo lokale me 8 majin 2011 si maskarada me e paturpshme e antidrejtesise shqiptare, pas asaj te 26 majit 1996.…
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje gjykate e gjykates qe ne vend te japin, shesin drejtesi e ligj atij qe paguan me shume, sipas ligjit te Saliqit e Luigjit te 14-te “Ligji jam une “
    Nuk mund te ndodhte ndryshe me Gjykaten Kushtetuese te 70 votave e cila i jep fuqi me te madhe vetvetes se ajo e shumices se cilesuar te 86 votave te organit kryesor legjislativ te Shqiperise ne baze te aritmetikes se Tom Ndrecajve e Gjin Gjoneve, Plepave e Vitrinave, Kristaleve e … gjirizeve te Berishes, qe ne vend te jepnin dije e dituri, shisnin diploma e tituj shkencore jo vetem brenda Shqiperise por ne mbare Boten edhe per persona qe nuk kishin shkelur kurre ne truallin shqiptar!
    Gjithcka mund te bente Gjykata Kushtetuese por kurrsesi nuk mund te denonte me vdekje vetveten e ceten e banditeve faqezi me otga te zeza ne radhet e saj.
    Pse?
    Sepse, ata qe i kishin emeruar me pagesa te majme e kontrata besnikerie ala Mafioze kurresi nuk mund ti hapnin driten jeshile e jepnin leje per te vrare vetveten dhe Padrinon e tyre, Sali Berisha me ceten e tij te kusareve dhe vrastareve.
    Jo pse Berishes i han palla per asnjerin prej tyre e familjet e tyre, por sepse drejtesia eshte mina me e sofistikuar dhe me jetike per ruajtjen e sundimit te tij kusar e vrastar. Duke vrare drejtesine e nje shteti ai rivret vete shpirtin e tij. Ligjin , shtetin ligjor para te cilit cdo qytetar e cdo shtetas eshte e duhet te jete i barbate para ligjit.
    Pse !? Sepse shtetin shqiptar Sali Berisha nga “ ne populli, me popullin e per popullin”, qe eshte shpirti dhe zemra e demokracise, e ka kthyer “ ne Saliu, me Saliun e per Saliun” nga shteti diktatorial barbar komunist i “Partise Shtet” e ka kthyer ne “Njeriu Shtet“, e ka kthyer ne nje Salistan.
    Me vendimin e saj per pezullimin e perkohshem te Vetingut, Gjykata Kushtetuese e Shqiperise sot ne fakt ka kryer nje grushti antikushtetues shteti.
    Aq larg shkon cmenduria dhe absurditeti i saj sa nje shoqate, nje sindikate, Unionit te Gjyqtareve te Shqiperise, para te cilit edhe kryemafiozet a Koza Nostras dhe Ngradhetas, Al Capone e Luciano Vito , John Goti e Carlo Gambino duken si engjej, i jep komepetenca ligjvenese gati te njejta me ato te Kuvendit te Shqiperise. Po citoj fundin e vendimit te saj absurd deri ne cnennduri !
    Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise vendosi :
    …” – Pranimin e kerkeses se Unionit te Gjyqtareve te Shqiperise per te marre pjese ne gjykim si subjekt i interesuar “( !? )
    Cili ligj, cila dispozite kushtetuese, cili nen i ligjeve te Republikes se Shqiperise i jep tager ligjor nje sindikate, nje shoqate, cilado qofte ajo, per te marre pjese ne gjykim si subjekt i interesuar!?
    Si mundet qe nje sindikate, shoqate profesionale te behet pjestar ne gjykimin e nje ligji kur cdo anetar e drejtues e saj jane objekt dhe subjekti kryesor i Vetingut, pra i Vleresimit te Gjyqtareve e Prokuroreve!?
    Me e pakta konflikt i mirefillte interesi, cka perben nje shkelje flagrante ligjore qe denohet nga kodi penal e nje varg ligjesh te tjera te Republikes se Shqiperise. A ka lapsus e shkelje me te hapur ligjore te Gjykates Kushtetuese se Republikes se Shqiperise se ky vendim i saj nul nga ana ligjore.
    Rastesi!? Aspak . Vete Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise eshte ne konflikt interesi kur behet fjale per kete ligj thelebesor per Reformen ne Drejtesi te miratuar me unanimitet nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise!
    Si i tille vendimi i saj eshte nje grusht antikushtetues i mirefillte shteti! Eshte nje perpjekje per jete a vdekje per te ruajtur statukuone e korrupsionit ne antidrejtesine shqiptare, nje orvajtje antikushtetuese per te vonuar dhe minuar krejt Reformen jetike ne Drejtesine shqiptare ne bashkepunim e ne sherbim te Mafias politike shqiptare e nderkombetare me ne krye Padrinon Sali Berisha dhe SHQUP-in.
    Reforma ne Drejtesi ne udhekryq! Shqiperia ne rrezik!
    Shqiptare vigjilence…
    Syceltesi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *