REPLIKAT/ Qytetari: Në Hipotekë më thane, ‘ik me helikopter’. Rama: Do fluturojnë nga dritarja. Ti tjetri ik freskohu pak

28 Tetor 2016, 13:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të premte në zonën e Perondisë në Kuçovë, ku ka bashkëbiseduar me fermerët e zonës.

Këta të fundit kanë pasur disa shqetësime.

Fermeri: Quhem Elmas Mema, kam shqetësim me zyrën e regjistrimit të Kuçovës aty është bërë katrahurë, të aplikosh që dy vjet më parë, e të më thonë ka humbur kontrata e regjistrimit, ku vajti kopja ime origjinale, atje janë njerëz të paaftë në zyrë. Më thanë, merr helikopter dhe shko te toka, c’janë këta kuadro, ty bravo të qoftë, se je djalë i mbarë, bravo të qoftë, fole pastër e bukur edhe si dielli që shndërrin të thotë për ty ec përpara se do të vijmë pas. Por ca kanë gurin dhe ca kanë arrën ne duam shtetin dhe ligjin dhe drejtësinë.

Rama: Elmas, për cështjen tënde para pak ditësh më ka vënë në dijeni Ermonela dhe kemi kërkuar nga zyra qëndrore ta zgjidhë këtë punë urgjentisht, do zgjidhet, ata që thonë ik me helikopter, do ikin pa helikopter dhe do të fluturojnë nga dritarja, dhe nuk do të puthin më në zyrë.

Fermeri tjetër: Ne mbjellim bimë bujqësore. Unë jo njëherë. Ndaj të ushqehemi me ato vështirësitë tona, por s`mund të zgjidhen të gjitha sot dhe nesër

Rama: Me Saliun e prishe pak, se është dhe kohë e mira na trembet moti dhe na fillon shiu. Apo e përmende me qëllim?”, iu drejtua Rama fermerit. “Mos më ndërhy se po flas unë.  Po të them për të kartën herë më ler të flas. Ne e morëm Shqipërinë më borxhe. Kur erdhën ne nuk punohej në asnjë rrugë sepse shteti s`kishte më para. Na u desh të shlyenim 720 milionë dollarë borxhe me të cilat do ti kishim mbaruar të gjitha rrugët rurale të Shqipërisë

Një fermer e ndërpret.

Rama: Mos më ndërhy po deshe, se nuk kam ardhur të ndërtoj rrugën tënde, a ka mundësi mos më ndërprit, të lutem, ashtu, shko freskohu tani se je i ngarkuar.. Pra, duhet të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin, se unë kam edhe eksperiencë, se jam rritur me këmbë përjashta. Pse ju nuk i shtoni kate të tjera shtëpisë, pse nuk i bëni gjërat menjëherë.

Rama: Se ai që ishte para nesh i bëri lekët rrush e kumbulla

Fermeri: Futeni në burg, një është ai

Rama: Ti do rrugën apo burgun? Unë po flas për rrugët këtu, do më lësh të mbaroj?

Fermeri: Fute në burg, një është ai

Rama: Do më lësh të mbaroj, po të them për të katërtën herë.

Rama: Të gjithë nga e djathta ime po flisni, ca nuk po e mbaj radhën mirë? Duhet Ilir Meta ta mbajë radhën mirë, ai ka eksperiencë me kuvendin

Fermeri: Është bërë një pistë që në kohën e monizmit..

Rama: Aman mos na fol për pista se na del Saliu në FB..

Fermeri: Opo ka qenë ajo aty, ne duam të hapet rruga aty. Tani u bë kaq vite në 800 metër rrugë nuk është hedhur një cakull.

Rama: Miku im, rruga Lushnje-Berat që Saliu tha ishte gati, kishte gjë aty? Si ishte ajo ore Fadil se me ty rrinte Saliu, thuaje tani a bëri bosht jugu Saliu. As bosht, as shtizë

Fermeri: Prit ore, se kam më…

Rama; Ca do thuash më tani?

Fermeri: Tjetrën e kam personale, kam djalin me familje në Greqi, nuk ka dokumente, fëmija ka lindur në Greqi, vijnë këtu nuk më regjistrohet fëmija.

Rama: Do e trajtojë Ermonela, edhe pse më duket e çuditshme, do e zgjidhim

Fermeri; Më fal zoti ministër..

Rama: Fol shkurt.

Fermeri: Ore nuk ia mbys kot unë, më shkurt nuk flet njeri, i them djalit u plaka, kush do më ndihmojë, ai më thotë merr shërbyese, me ca t’i marr me 100 euro, djali thotë kështu e ka Europa.

Rama: Epo unë ku hyj këtu.

Fermeri: Ti hyn tani, e merr vesh që s’më dalin paratë mua.

Rama: 15% për pensionet nuk kemi thënë kurrë ne.

Fermeri: Keni marrë skavatorë për kanalet, por për drejtësinë keni marrë?

Rama: Për pensionet si për gjithë cështjet e tjera. Për drejtësinë e kemi marrë, po është kanal i madh e me shumë llum, po ka shumë punë përpara.

3 komente në “REPLIKAT/ Qytetari: Në Hipotekë më thane, ‘ik me helikopter’. Rama: Do fluturojnë nga dritarja. Ti tjetri ik freskohu pak”

  1. Edkari says:

    a pyeti-sa kalamanj ke……….i ke bere te gjithe bashk apo nje e nga nje.
    po me nje vrime i bjen kavallit balli kazanit

  2. keli says:

    qendra e komunisteve eshte kucova, dhe merhumi emrin stalin ja kishte vene, sa bajate kur degjon ato fjale te fshatareve

  3. Arben says:

    GJITHE KETYRE KOMUNISTAVE MIRE TJUA BEJNE.

    MOS PAFSHIM NJE DITE TE BARDHE.

    VDEKJE KOMUNIZMIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje