Rrëfehet vajza e Shevqet Musarajt: E vërteta e “Epopesë për Ballin”

28 Tetor 2016, 08:30Politika TEMA

“Im atë ishte ilegal në Priskë në vitin 1944, kur shtëpia e Dajë Cenit ku ai rrinte, u bombardua dhe vdiqën 18 vetë. Pas kësaj, krejt spontanisht ai shkroi ‘Epopenë për Ballin’. Nuk ishte pjesë e ndonjë platforme a ideologjie. Babai u martua me nënën time, që vinte nga një familje balliste, pra nuk kishte gjë me ballistët”.

Kështu shprehet Lindita Musaraj, e bija e Shevqet Musarajt, autorit të “Epopesë për Ballit”. Në një intervistë për “GSH” ajo sqaron rrethanat në të cilat u shkrua ajo. Ndërsa, studiuesit gjejnë tek poemthi ‘humorin lab’ dhe e cilësojnë si një poezi që hyri në traditën e popullore si epopeja e Shevqetit, e ndikuar nga tabani, e bija, sqaron se ajo u shkrua gjatë luftës kur atij i vranë miqtë.

Në séance parlamentare të ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama e citoi poemën e Musarajt në fjalimin e tij.

Si e ka krijuar babai juaj “Epopenë e Ballit Kombëtar”?

Një krijim letrar lind spontanisht nga rrethanat. Babai ishte ilegal me Lëvizjen e rrinte atje me Gogo Nushin, Nako Spirun e Sejfulla Malëshovën. Kanë qenë një grup intelektualësh të majtë, por babai ishte dalluar si poet që në vitet 1930.

Kaloi me Lëvizjen, që iu duk përparimtare dhe qe në ilegalitet. Rrinte te shtëpia e një fshatari në katundet e Tiranës. I zoti i shtëpisë ku rrinte babai quhej Hysen, por e thërrisnin Dajë Ceni. Atë kohë, shtëpia e Dajë Cenit u bombardua nga gjermanët. I vdiqën shumë të afërm. Balli qe ndarë me Lëvizjen, e duke qenë i lidhur me Lëvizjen e duke qenë në shtëpinë e Dajë Cenit, krejt spontanisht e shkroi epopenë.

Ajo u krijua ndërsa ai ishte ilegal?

Po, më vonë u kthye në himn, por atij i doli nga shpirti, krejt spontanisht. Nuk pasur as direktivë, e asgjë tjetër për ta shkruar. Ishte ilegal në një familje madhe, e cila më 1944 u bombardua nga gjermanët. Në atë kohë kishte edhe ballistë të lidhur me gjermanët, ishte viti 1944.

Veç shtëpisë që u shkatërrua, u vranë rreth 18 veta nga ajo familje. Ne kemi pasur miqësi me Dajë Cenin tërë jetën. Në atë shkatërrim dhe me atë gjendje, duke menduar kush tregoi (që aty kishte ilegalë), i ndikuar nga këto – babai shkroi epopenë, në mënyrë krejt spontane, i doli nga shpirti.

Ka qenë i ndikuar nga lufta?

Po, nga lufta, sigurisht. Ishte momenti, ka qenë nga fundi i luftës kur u bënë bombardimet në Dajt. Nuk qe një platformë ideologjike ajo, ishte vlera e letërsisë, u përqafua dhe u bë shumë popullore. Nuk u nis të shkruhej që nga një lëvizje e madhe të bëhej revolucion, e shkroi i prekur nga ajo që pa, se Dajë Cenit i vdiqën të afërm.

A kishte inate me ballistët babai juaj?

Im atë edhe nënën time nga familje ballistësh e mori, nuk është se ka pasur inat përpara, direkt me ata, apo se ka pasur ndonjë gjë personale. Gjyshi im ka qenë i burgosur, dajat e mi kanë qenë në burg. Dihej si ishin të ndarë atë kohë, një vëlla me Ballin e një me partizanët.

Poema i ka dalë spontanisht, kur ka parë një realitet të tillë, kështu e mban mend edhe vëllai që e ka dëgjuar babain të flasë.

Pra, fraza ‘gjëmon Dajë Ceni’ është ndikuar nga familja ku ka jetuar si ilegal?

Po është Dajë Ceni i Dajtit, i Priskës. Nuk e kishte dajë. Është një banor i Priskës. Kemi ende miqësi me ta, babai ka qenë atje me Gogo Nushin në ilegalitet.

E ka botuar po në kohën e luftës këtë që ka shkruar?

Po, në atë kohë u botua, më 1944. Ai ka qenë rreth moshës 30­ vjeçare.

Ju a e mbani mend, a fliste ai për veprat e veta, apo për krijimet në kohën e luftës, pas luftës?

Nuk para fliste shumë për veten. Kur bëmë 100­vjetorin e lindjes së tij, unë zbulova poezi shumë interesante të para luftës. Kishte poezi të bukura, që unë nuk i kisha njohur. Po mendoja se nuk ka qenë vetëm me shkrime “partishmërish”.

Gjithmonë në fakt, është marrë më shumë dhe ka shkruar më shumë për anën sociale se sa për këto çështje. Ka edhe poezi të tjera, që janë të ndjera shumë.

12 komente në “Rrëfehet vajza e Shevqet Musarajt: E vërteta e “Epopesë për Ballin””

  1. orient says:

    …cilido qofte sebepi..epopeja e ballit kombetar eshte nje “kryeveper” e satires.

    1. alban says:

      sic eshte dhe historia e shqiperise , satire e gjitha :

      Gjate luftes :
      Ballistat luftonin komunistat. Gjermanet qe e njohen shqiperine e pavarur te bashkuar me kosoven, paguan dhe flori per trupat qe kaluan, ato jane pushtues kurse Ballasitat jane tradhetare. Partizanet qe lane kosoven jashte shqiperise jane clirues dhe kane dite pavarisie kur gjysma e hqiperise ngeli jashte.

      Sot : Partia Komuniste eshte e jashtligjshme nga te gjitha partite, Ate qe donin Gjermanet para 70 vitesh sot e bejna keta. Por keta te sotshim jane patriota se pobejne pikerish ate qe Ballistat luftuan.

  2. E VERTETA says:

    Rreth viteve 80te dikush gjen nje fotografi te shkelqyer te viteve 1930te, ku ulur ne karrike ngjtur ishin dy te rinje, rreth moshes 23-25 vjec.
    , me kostume, gravata dhe kepuce llustra fine. Nga fotografia dukej qe ishin ose shume te afert ose shume shoke. Nga sa mund te dallonte vuri re se njeri mund te ishte Shefqet Musaraj. Ja tregon nje te afermi te tij dhe i thote, tregoja, dhe poqe se eshte ai, ta mbaje, se mund te jete shume e rralle dhe eshte vertet e shkelqyer.
    Shefqeti e shikon dhe konfirmoi se ishte ai me me nje person tjeter dhe e pyeti te afermin: kush te dha. Ai i thote emrin….. Meqense ta ka dhene ai, nuk po e marr per provokacion i thote. Sic, spjegoi i afermi i tij, personi ne fotografi me te kishte qene nje nga kreret kryesore te Ballit Kombetare te jugut, i cili pas lufte u detyrua te migronte jashte shtetit…

    Kurioziteti do ishte, tashti mbas gati 90 vjetesh a ruhet kjo fotografi e plote, e pergjysmuar, apo nuk ruhet fare?

    Po te takoheshin tashti ne vitin 2016 a do gjenin me shume gjera qe do ti ndanin, apo do t i bashkonin?

    Nje fotografi flet sa 1000 fjale.

  3. joel shkodra says:

    Idealiste si Sh. Musaraj jane per t’u admiruar, por me vjen keq se idealet e tyre u shkelen me kembe. Dhe s’mund te ishte ndryshe. Ajo teori qe ndoqen te çon ne fundin qe pame. Por u deshen shume vjet per te pare ate fund dhe breza te tere “te djegur”.

    1. Gregor Lato says:

      Jo o trap, jo.
      Koha ne te cilen jeton, ngjarjet dhe bemat e kohes frymezojne nje person me dell letrar te shkruaje e pershkruaj kohen e veprimet ne menyre artistike. Keshtu kane lindur edhe kryeveprat.
      Mbase ke degjuar per KOMEDINE NJERZORE,te Balzakut te madh.
      Ishte koha ne te cilen ai jetoi, ta pershkruaje ate ne detaje, dhe te nxjerre ate kryeveper.
      Balzaku vete vdiq i varfer, megjithese la pas kryevepra.
      Koha beri Driteroin te madh, apo dhe Kadarene e te tjere. Le ta mohojne po te duan.
      Letersia nuk eshte thjesht imagjinate, por frymezim.
      Koha e sotme nuk te frymezon per ndonje gje, prandaj dhe krijimtaria artistike mungon.
      Ka vetem portokalli dhe al pazar, me humor bastard ku vene e argetohen ata qe s’kane lexuar as edhe nje liber artistik, njerzit e “kenduar” i percmojne me neveri.

  4. aferdita says:

    Turp per Musarajn, genjeu dh emashtroi brezin e ri qe nuk i njihnin kush ne te vertete ishin anetaret dhe kreret e Ballit Kombetar. Ata ishin ajka e kombit shqiptar, te gjithe te dipllomuar me universitete, etj. Kryetar ishte i biri i Abdyl Frasherit!!! pra, musaraj genjeu dhe mashtroi duke ii sherbuer komunistevet vellavrases.

    1. Lipe Gremi says:

      Ballistet ishin” trima”.Ata ja dhane gjermanit gjithe emrat per internimet .

  5. lemi says:

    …aferdita mi aferdita ti duhet te shtrohesh mire qe te vije kujtesa…rrace e ndyre, injorante e pashkolle…me universite thote kurva…po ne Shqiperi vetem 4 % e popullsise dinte shkrim e kendim ne ate kohe…partine komuniste e formuan pasaniket e Shqiperise per te marre pushtetin sic e moren dhe i lane me mut ne goje ballistet…
    grua shkerdhate dhe perhapese e mashtrimit…

  6. Nene Lija says:

    Vepra e shefqet Musarait eshte kryevepra e veprave te shkruara shqiptare pas Migjeni !
    Sa vete Ai qe sa e kemi njohur nje file floku per keq si gjenin Turp kush mer neper goje ate, Edhe cupa qe flet ne rezeva,Fol moj cuoe se nuk ta gjen gje burrin nga keto pune,
    Nje kishte bere nena si SHEFQET MUSARAJN. SHEFQETIN POET te “EPOPESE se Ballit Kombetar”qe ne fakt sqe EPOPE po thujani …..vete sipas rrimes…
    Nene Lija

  7. xhaferr martini nga rimini says:

    ballistat ishin spiun te gjermanit. free spiun. pa lek . e benin vec per hoby.

  8. Po juve sikur ju ka pjelle Serbi? Si eshte e mundur te kene kete urrejtje ndaj viktimave?
    Perfundimisht, duke pare se cfare kafshesh japin opinione, komente dhe mesazhe, qe jane aq te urryera saqe nuk me ngelet gje tjeter vecse te adhuroj armiqte me historik te shqiptarve Serbet bile do ti uroj qe te kene jete te gjate! Ndoshta keshtu eshte me mire qe te kuptoni dhimbjen qe u keni shkaktuar dhe vazhdoni te shkaktoni Atyre qe ju dhe fara juaj u moret jeten dhe lirine pabesisht, gje te cilen as serbet nuk e kane bere! Poshta fara e keqe kriminele e pashpirt komunist

  9. Humori i epopese eshte shume i bukur.Artistikisht s ke ci thua.Por koha tregoj se edhe ajo nuk i ka trajtuar drejt ballistet,por me frymen percarse kjomuniste.E kam ditur permendsh te gjithe. Por mbase pa dashje ka ndikuar per shtremberimin e te vertetes dhe perkrahjen e komunizmit klasor,tye pameshirshem dhe frymes sllave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje