Shqiptar apo kosovar?

halil matoshiNga Halil Matoshi

Presidenti i shtetit, si kontrovers i dëshmuar dhe me disa copëza mendimesh të palidhura mes vete, shpërndante fjalë e fjali konfuze pa asnjë kuptim etimologjik, botëkuptime pa themel politik e etik dhe së këndejmi fyese për inteligjencën e qytetarit mesatar.

Vetëm dy javë para se të jepte intervistën shumë kontroverse në “Opinion”, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte pranuar se Kosova kishte një kombëtare në futboll.

“Kombëtarja e Kosovës dhe sportistët tanë të talentuar janë duke e përshpejtuar ecjen tonë si shtet i ri drejt skenës ndërkombëtare” – kishte shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”.

Porse i përhumbur në mësymjet e tij pa fill dhe nën njëfarë presioni të habitshëm, ai po e mohonte këtë duke e quajtur “kombëtare” ekipin e futbollit të Shqipërisë, kurse atë të Kosovës e cilësonte “përfaqësuese”.

Sepse hise në linguistikën kombëtare del të ketë vetëm Shqipëria, por jo edhe shoqëria të cilën Thaçi e drejton…

Ai në dërdëllitjet e tij herë e sheh veten të varur në kornizë si një nga rilindësit kombkrijues (sipas doktrinës nacionalromantike shqiptare), herë e sheh veten pa fuqi, një vdekatar i rëndomtë, e herë një njeri i lidhur me ndërkombëtarët.

Sapo i largohet narkoza e hiperhistorisë kombëtariste dhe kthjellet, ai e sheh veten psikologjikisht një të persekutuar, të ndjekur…

President kot, të një shteti pa komb dhe që i nënshtrohet fabulës së turbonacionalistëve:

“Prish shtëpi e ndërto hajat”, sepse kosovarët vazhdojnë ta shohin shtetin si projekt të përkohshëm, përkatësisht derisa të realizohet ai projekti epik e legjendar i “Shqipërisë etnike” ose natyrale… e terma të tjerë të shpikur nga folkloristët shqiptarë.

Kosova e pavarur si një projekt perëndimor (ShBA me aleatët e NATO-s) më i madhi pas luftës së ftohtë, nuk shihet e përhershme porse nga disa grupe integristësh shqiptarë, të cilët po e pengojnë kombkrijimin, së këndejmi paqen me të tjerët dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë si titullar të kombit kosovar, modernizimin dhe perëndimorizimin e shtetit.

Ndër ta, i përhumbur së fundi shfaqet Hashim Thaçi.

Ai kishte harruar se televizionit NTV para do kohësh i deklaronte se ai ishte një politikan i moderuar dhe jo një luftëtar dhe tashti po u thoshte shqiptarëve se ai ka luftuar fort për bashkim kombëtar…!?

Mirëpo, nëse qytetarët kosovarë e ulin kokën dhe i dëgjojnë retorikat e pakuptimta të Thaçit, se si ata që thërrasin për kosovarizëm na qenkan të gërditshëm dhe si dikush paskësh recituar poezi për Titon mbi kontejnerë bërlloku, ai duhet të japë shpjegime përse një mori institucionesh shtetërore, politike e kulturore me bazë në Kushtetutë emërtohen me sufiksin “kombëtare”.

Pra, Thaçi duhet me urgjencë ose të ngrihet në nivelin e një presidenti real të një shteti të pavarur dhe drejtues i një kombi sovran – që e ka këtë të drejtë një herë të arrirë, shtetin kombëtar – ose të nisë procedurat e shpërbërjes jo vetëm të semantikës kombëtariste në institucionet e shtetit, por edhe vetë shtetin e kosovarëve, së këndejmi t’i shndërrojë ato në institucione përfaqësuese.

Sikur që e “shndërroi” kombëtaren e futbollit në një ekip të një mëhalle shqiptare.

E nëse e mohon procesin e shtetkrijimit dhe kombndërtimit kosovar (shtet dhe komb i ndërtuar nga amerikanët dhe aleatët evropianë), atëherë është dashur që kësaj punës së bashkimit kombëtar (edhe pse është vetëm një deklaratë boshe politike) me i hy vetë!?

Po kujt i shërbejnë këto retorika boshe?

Qeveritarëve aktualë për ta mbajtur më lehtë pushtetin.

Oponentëve të tyre për të siguruar më shumë vota përmes parullave populiste dhe natyrisht Beogradit zyrtar për ta përmbushur pikën 6 të Memorandumit të Dytë të Akademisë serbe të shkencave: Destabilizimit të qeverive të vendeve fqinje, duke provokuar pakënaqësi të brendshme dhe trazira dhe për ta topitur tehun e akuzave ndaj Serbisë.

A nuk po turren liderë shqiptarë që ta faktorizojnë Vuçiqin dhe Qeverinë serbe kur ajo pos Rusisë i ka dyert e mbyllura në tërë botën demokratike dhe a nuk po shkojnë këto mësymje në favor të realizimit të Memorandumit 2?

Të shohim se cila është kjo linguistikë që shpreh dhe u jep emër institucioneve të shtetit pa komb Republikës së Kosovës, si entitet juridik-politik në të drejtën ndërkombëtare (sepse kombi shqiptar pandehet unik.)

  1. Kushtetuta e Kosovës është derivat i Pakos Ahtisaari, pra dukja dhe rregullimi i simboleve nacionale/kombëtare buron nga Pakoja që thotë: 1.7 Kosova do të ketë simbolet e veta të veçanta nacionale, duke përfshirë flamurin, stemën dhe himnin, të cilët pasqyrojnë karakterin e saj shumetnik. Lexo edhe versionin në anglisht të këtij dokumenti që e ka derivuar Kushtetutën e Kosovës.
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës në nenin 126 (Forca e Sigurisë e Kosovës) e njeh për kategori kushtetuese një forcë kombëtare.

“ Forca e Sigurisë e Kosovës është forcë kombëtare e sigurisë për Republikën e Kosovës dhe mund të dërgojë pjesëtarët e saj jashtë vendit në përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj ndërkombëtare.”

E tash, forcë kombëtare e cilit komb është FSK-ja? Kombit unik shqiptar që e zotëron Republikën e Shqipërisë me kryeqytet Tiranën apo një kombi tjetër që Thaçi po ia shtrembëron emërtimin e vërtetë, pra po e cenon Kushtetutën? Një kombi fantom që po ndërtohet në terren, me gjithë refuzimin e integristëve shqiptarë dhe kreut të Beogradit zyrtar, që përditë po u thonë kosovarëve se ata janë të paqenë, inekzistentë e rrjedhimisht e paqenë është edhe Republika e tyre sovrane, e njohur nga 112 kombe të botës!?

  1. Po Teatri Kombëtar i Kosovës a është kombëtar zoti President apo Teatër përfaqësues i Kosovës?
  2. Po Biblioteka Kombëtare e Kosovës a është bibliotekë përfaqësuese apo…?
  3. Po çka na qenka kjo “Strategjia kombëtare e Republikës së Kosovës për menaxhimin e integruar të kufirit”, dokument ky që ka dalë nga zyra Juaj kur ishe kryeministër?

Mos vet për ty, je kapur në Corpus delicti!

  1. E ciceroni i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor se “Ku mund të sigurohen informatat për parqet kombëtare të Kosovës, a është me gabime shtypi a po u bëjnë sytë?
  2. Po kjo Agjencia e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore – AMRK, çfarë na qenka?
  3. Po ky Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike a do të duhej të ishte institut përfaqësues i shëndetësisë publike?
  4. Ose kjo Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut? Për cilin gjak flitet këtu a mos për ndonjë gjak të prishur, jokombëtar, por përfaqësues, po ku mbeti gjaku “i pastër” i shqiptarit që e luaje keq në studion televizive në Tiranë?
  5. Dhe në fund, a e ke lexuar se cili është identiteti yt kombëtar në pasaportën biometrike!?

Shqiptar apo kosovar?

Shqiptarësia është ETNIA dhe ajo është një konstantë (ne jemi shqiptarë), kurse identiteti kombëtar është subetnik pra një variabël president, një bashkësi imagjinare njerëzish, politikisht e konstruktuar, e ky është ENTITETI kosovar: Shteti Sovran, President!

President, duhet t’i drejtoheni Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar një verdikt nëse këto institucione emërtohen drejt dhe në bazë të Kushtetutës ose jo?

Nëse nuk e bëni këtë, ju po e shkelni përditë Kushtetutën duke përdorur emërtime jokushtetuese për agjencitë qeveritare dhe institucionet politike dhe kulturore!

Zoti President, i thuaj publikut nëse di ndonjë homolog, kudo në botë, që nuk identifikohet me kombin dhe shtetin që i drejton, ama vetëm një!?

Pra, a do të ishte absurde që presidenti Ivanov të thoshte se nuk ka komb maqedonas, vetëm pse ai është etnikisht një bullgar?

A do të ishte marrëzi sikur Gjukanoviq do të deklaronte se nuk ka komb malazias, vetëm pse rrënjët e largëta etnike të tij janë ngjitas me ato të serbëve?

Ose a nuk do të ishte skandal po qe se presidenti austriak do të thoshte në Bruksel se nuk ka komb austriak, ngase ai flet gjuhën e Goetës?

A nuk do të shokohej globi nëse Barack Obama do të dilte e të thoshte se nuk ka komb amerikan, ngase të parët e tij nga vija e babës ishin etnikisht Kenyan myslimanë?

Dhe, a nuk do të shkaktonte tronditje presidenti i Zvicrës të deklaronte se nuk ka komb helevet, sepse ai është një gjerman etnik, Johann Schneider-Ammann!

Dhe krejt në fund të intervistës suaj, plot ankth e frikë se mos po gabon e po thua najsen të vërtetë dhe po del nga rutina e retorikave populiste, megjithatë e ke bërë një “gabim fatal”, sepse e ke përmendur togfjalëshin “interes nacional” i Kosovës!

Kur po flisje për dialogun me Serbinë.

Pra, e pranon në ndërdije kombin kosovar – sepse ta ka ëndja me qenë i pari i tij – por s’ke guxim qytetar dhe nuk je asnjë patriot kushtetues, për ta thënë këtë zëshëm!

Dhe nga mungesa e guximit, fyen ata që guxojnë!

Bluan fjalë pa kuptim, pa asnjë përmbajtje…

Ashiqare, kurrë nuk e ke thënë asnjë fjalë në burimin e vet etimologjik.

Për këtë je shndërruar në kërcënues të vetë shtetit që e drejton dhe lirisë kombëtare dhe në një njeri që fyen shtetasit, vetëm e vetëm pse ata i japin dashuri atdheut të tyre, Kosovës!?

E tmerrshme!

Koha Ditore

REMOTE_ADDR:[]

28 komente në “Shqiptar apo kosovar?”

  1. Aso says:

    Halil! A mund te jesh me I qarte ne ato qe thua se nuk kuptohesh?

    1. I.Hoti says:

      Cfare do te kuptosh tek Matoshat??????? Ata jane askushi ….jo qe jo shqiptare…disa hale me pak!! Por duhen te fshihen pas ‘kosovar’ !!! ata jane serboromoturcoashkali ……. jane te deformuar e degjerneruar ne gjak-gene prejardhje ! stergjyshet e tyre ua kane perzier gjak -ndergjegjen …por mire qe e dine ! krizen e degjenerimin e tyre moral qe ne prejardhje …duan tja faturojne shoqerise shqiptare !!! O pis! mbaje e trashigoje ! Po serbet e kosoves, bosnjes kroacise ..etj cfare kombesie kane…Greket e ,maqedonet …Italianet……kinezet……….Po shqiptaret ne serbi maqedoni mal te zi greqi !!!! Sa ‘Kombe’ shqiptare o flliqesire e dekompozuat !!! po sa kombe kineze japoneze ruse a meksikane ? Jo o majmun i patransformueshem… Gjaaaaakun e perzier nga sperma te ndryshme, trashigoje per vehte …brez e rryp pas rrypi ! Mos u merakos per Shqiptaret ne trojet e tyre stergjyshnore!Pirdhuni atje nga ku buroni!

    2. I.Hoti says:

      Cfare do te kuptosh tek Matoshat??????? Ata jane askushi ….jo qe jo shqiptare…disa hale me pak!! Por duhen te fshihen pas ‘kosovar’ !!! ata jane serboromoturcoashkali ……. jane te deformuar e degjerneruar ne gjak-gene prejardhje ! stergjyshet e tyre ua kane perzier gjak -ndergjegjen …por mire qe e dine ! krizen e degjenerimin e tyre moral qe ne prejardhje …duan tja faturojne shoqerise shqiptare !!! O pis! mbaje e trashigoje ! Po serbet e kosoves, bosnjes kroacise ..etj cfare kombesie kane…Greket e ,maqedonet …Italianet……kinezet……….Po shqiptaret ne serbi maqedoni mal te zi greqi !!!! Sa ‘Kombe’ shqiptare o flliqesire e dekompozuat !!! po sa kombe kineze japoneze ruse a meksikane ? Jo o majmun i patransformueshem… Gjaaaaakun e perzier nga sperma te ndryshme, trashigoje per vehte …brez e rryp pas rrypi ! Mos u merakos per Shqiptaret ne trojet e tyre stergjyshnore!Pirdhuni atje nga ku buroni! Tek koqet serboromoturceliashkali!!!!!!!

      1. Mbesa e Radajve says:

        MOS HA KËLLIRË, o antishqiptar!

    3. Kaqaki Junior says:

      Hahahahaha, Halili-Halali el Xhelaili ibn Bilalli al Saladini bukur mire e ka mesua shqipen, mos ia ze per te modhe se oshte hala fillestare, ok?

  2. Lal Prenga says:

    Halli matoshi , Cim Peka, Agron Gjekmarkaj, Sali Berisha jane perfaqesuesit e llumit!
    Eshte nje fakt kokeforte dhe qe e has perdite!
    Nderkohe qe Greqia vazhdon me nguljen e gozhdeve ne territorin shqiptar, zoterinjte e mesiperm dhe adhuruesit e tyre jo vetem qe nuk ndihen por perkundrazi!
    Maloku eshte armiku me i madh i kombit shqiptar! Keta nuk kane armik as serb as Arab e as grek! Armiku i tyre eshte shqiptari, eshte zhvillimi! Mendoni sikur kombi shqiptar te ishte i gjithi geg! Fatkeqesi!
    Duke qene vete gege eshte akoma e me e tmerrshme! Keni marre pjese ne dasma gege? Muzike serbe, greke e tallava! Me i pasuri i fisit fton Bujar Qamilin e Sinanin dhe dasmen e hap kenga per Doktor Mortjen!

  3. Shqiptari nga Kosova says:

    Prandaj kombi yne ka vuajtur shume e shume do te vuaj sepse ne gjirin e vet ka pas e ka shume si ti .., bij bastard..!

  4. Asper says:

    I lodhshem i merzitshem

  5. Epo kjo pune... says:

    o filozof qe vetem per kontrapedal jeni, enderra eshte bashkimi, ndarja eshte endrra e serbit. prandaj mos qullosini kesi nocionesh… se do na e parcelizoni memedhene qe eshte nga Kosova e deri poshte ne Cameri.

  6. Emigrant i Thinjur says:

    Perse botohen idiotesira te tilla? Ju lutemi redaksi botoni gjera me me vlere apo halle qe na shqetesojne se si p.sh. te integrohemi si shqptar te tere ne BE. Ky idioti aq idiot eshte sa nu k e di gjithashtu p.sh. se austriaket skane asnje lidhje me gjermanet pervec gjuhes qu ja dha tere popujve qe erdhen kryesisht nga lindja ne trojet qe quhen sot Austri dhe formuan identitetin austriak. Shqiparet si ne Shqiper,Kosove ,Cameri, Maqedoni apo Mal te zi jane ne vijme nje popull nje gjak dhe nje gjuhe dhe kur e pyesin nje kosovar te huajt se se cfare je pergjigja eshte shqiptare por i Kosoves. Nuk thot Kosovar se i huaj do te ngrej supet se se kupton si nacion, por te huajt e njohin Kosoven si nje shtet me shqiptare. Boll me kete budalla qe ka humbur rrugen dhe po na besdise si je mushkonje.

  7. adriatiku says:

    Shikoji fytyren aq te piste dhe ashtu ka dhe shpirtin dhe mendimin; keta s’duhen perfillur: ne koshin e plehrave.

    1. bekimi says:

      I duket vehtja ‘filozof’ mutit “Gorille pylli! I degjeneruar e degraduar .. i dhier !

  8. Kultura says:

    Etnia dhe kombi jane e njejta gje, thjeshte termi i pare eshte nje huazim nga greqishtja i cili ne shqip perkthehet komb. Per kete arsye edhe identiteti kombetar nuk eshte subordinate e atij etnik por eshe e njejta gje.

  9. Gjergji says:

    Këto njerëz si ky Hale Palloshi e kam vendin vetëm në koshin e plehrave! Respekt për patriotët e Kombit Shqiptar!

  10. vang says:

    Matoshi.:::Je shume konfuz dhe ngaterrohesh keq.KOMBET NUK KRIJOHEN ARTIFICIALISHT.Kombi ka tiparet e veta kryesore 1)GJUHA 2)SHTRIRJA TERITORIALE 3)DOKET ,ZAKONET,KRIJIMTARIA POPULLORE, PSIKOLLOGJIA,ETJ.Kosovaret jane pjese e kombit shqiptar ne nje shtet te ndare.Me qe permend AHTISARIN,shteti i KOSOVES NUK MUND TE KETE KOMB TJETER SE E KA NJE KOMB. Por Kosova si nje shtet tjeter ka simbole te tjera shteterore sepse ashtu jane kushtet.Kosovaret plotesojne natyrshem kerkesat e kombit shqitar (gjuha,vazhdimi teritertorial dhe kultura materiale dhe shpirterore)Eshte e pa mundur te thuash artificialisht se duhet te “”krijoni kombin kosovar””.Cfare gjuhe do flisni???? Si do ta shkepusni rrjedhen teritoriale dhe historine.Kjo eshte e pa mundur.Mund te thote dikush ,jam zviceran,belg,amerikan,por nuk ka komb amerikan,as komb zviceran,apo beg etj.Ata jane shtetas amerikan ku i perkasin kombesive te ndryshme.Jane shtetas belg,me perkstesi franceze e flamande,pa le pastaj Zvicera me tre kombesi kryesore e dhjetra gjuhe.Perpiqu te kuptosh disa gjera aq te thjeshta dhe mos rremo kot.

  11. petrit says:

    Eshte plotesisht Agjent Serb .

    1. Kapit Tupalla says:

      Më para besoj se është IDIOT MENTAL !

  12. mirel says:

    Nje minute tani, te mos nxitohemi.
    Une Matoshin zakonisht nuk e pelqej se duket si kelysh serb kur shkruan.
    Sot me pelqen shume arsyetimi i tij dhe e ftoj tere shtresen dashamirese te bashkimit mbareshqiptar te lexojne me kujdes.
    Nga inati apo nga deshperimi, zoti e di..Matoshi padashur i ben nje sherbim te cmuar Kosoves ne planin politik.
    I jep argumentat me te cilat mbase Serbia lufton Kosoveb.
    Dhe jo mbase..
    Padashur Matoshi nxjerr palare spiunet e vertete te serbeve.
    Dy kryeministra..
    Ne vend qe keta te dy, sidomos ky pictori jone, te kishin bere politike faktike te bashkimit, behet vetem politike bujash dhe fjalesh.
    Per Ramutin. Tonin.
    Ramuti ka ta si lopa ne lakra dhe po hapet bythsh per patriotizem ne jye kohe kur bashkimi kombetar mund te behej pa pompozitet dhe pa buje qe rrezikon kunderpergjigje reale te Serbeclve.
    Ne vend qe Kosova dhe Shqiperia ye shkrijne tregun e perbashket, ndodh e kunderta. Tregu mbyllet per kosovaret dhe hapet per Serbine.
    Nderkohe qe Shqiperia duhet te bllokoje sa me shume negociatat e pranimit te Serbise ne BE si kusht per pranimin e pavaresise se Kosoves, Shqiperia me loqen qe kemi kryeminister lobon qe Serbia po ben fqinjesi te mire dhe te pranohet.
    Keto jane argumente te pakundershtueshme.
    1000 intervista te jape Ramiu ne Bepgrad..nga e thena ne te bere te ndan nje mal i tere.
    Ndaj dhe kryeministri Kosovar duket sikur i ka bere shume sherbime Serbise me gjithe Ramiun. ..dhe me thene te drejten shqipot qe gjoja duan bashkimin, nuk kane lene me gje pa the ne perkrahje te ketyre pisave, por ne ketellogjike te respektuar tw bashkimit kane share dhe shume vellezerit e tyre te Kosoves, duke u nxituar ti akuzojne per plangeprishesit e bashkimit dhe per me teper..nga nevoja e dukshme e patriotizmit cilesor , si ai i kafexhinjve shqipare, nxituan ti perjashtojne kosovaret nfa kombi.
    Sikur ketyre llapaqeneve iu takon e drejta e pranimit te shqiptareve te tjere ne komb.
    Me besoni, ..e di qe ne mes te ketyre llapaqenerve ka dhe shume te mencem..qe shkruajne si shqiptare te mire, por qe ti gervishtesh pak i nxjerr masken e minorikarit..po ama ne mes tyre ka dhe nga ata te vertetet qe pa hedhur asnhe pushke i japin Kosoves leksione pavaresie.
    Aq me keq..Ramiu. Ramiu mund ti tregohe botes si nxirret leku, si shitet shteti me koncesione, deti me koncesion, lumenjte me koncesione, nafta, minierat..emrat e liqenezave , me te njejten lehtesi qe mund tju tregoje bythen, sic bente kur pozonte nudo ne kohen qe po piqej..
    Pir ai kurre nuk mund te tregoje apo te jape leksione patriotizmi.
    Se eshte thjesht: nje Ra mut.

  13. Manti says:

    O kerriç analisti. Biblioteka kombetare dhe teatri kombetar aty ne Prishtine cilesohen per shkak se veprimtarine e tyre e kane veçse kombetare. Me sa duket ende enderon dhe perjeton kohen ku sherbeje nen regjimin e Millosheviçit idete e skenaret e tij jane te pavdekshme brenda zemrave tuaja. Nuk keni faj, E keni gelltitur nje luge çorbe te prishur… dhe po e vuani. Por nuk je i vetem. Ke nga pas qe te ndjekin. buzhalat e kompani qe as shqipen nuk e dine mire veç serbishten. . Mjere ata qe u lexojne dhe u degjojne kur mbroçkullisni si ujqerit ne naten pa hene. Tung

  14. Edjdhdhdhchdhdkdksjxgdufuebs says:

    Halil, mahonkshkarin.

  15. Baton KITA says:

    PA KUPTIM ETIMOLOGJIK!!! Hajde,or hajde, o anashlist!!

    …pa lidhje kuptimore etimologjike!!!
    Shkruajta para do ditësh se ky anashlist nuk di të lidhë dy kuptime të thjeshta dhe tashti, për të demantuar “gojëkëqinjtë” si unë, e lartëson profilin e vet prej anashlisti duke na thënë se dikush që shkruan nuk iu jep fjalëve kuptime etimologjike (!!!!) dhe na vazhdon ky anashlist kalli bosh e na mba muhabete duke e nisur fjalinë me një lidhëse “SEPSE”, që do të thotë se ka pasur një mësues të dobët të sintaksës shqipe dhe vetë nuk është i vetëdishëm për injorancën intelektuale të veten. Unë duheshkam ta lexoj këtë ideodhok e të kuptoj gomarllëqet e pohuara nga ky list.
    Anashlisti Matkoshi na demonstron edhe aspektin e tij edukativ të ulët dhe antikombëtar.
    Emërtimin, ose nocionin SHQIPËRI ETNIKE (NATYRALE) e quan SAJESË FOLKLORISTIKE, duke mohuar, nga injoranca, se kemi të bëjmë me një emërtim, forca argumentuese e të cilit është halë në sy për armiqtë tanë që bëhen të shurdhër e të verbër dhe e zëvendësojnë këtë atribut betonarme argumentimi, me groteskun e projektuar (jo imanent) SHQIPËRI e MADHE.

    Mos e zgjas, se skuadra e futbollit “KOSOVO” nuk është projektuar si kombëtare atë e kupton cdokush që ka dy fije tru.

  16. xhelaly says:

    as shqiptar as Kosovar! e c ju duhet me ken djall?!
    me mir me qen zezak afrikan sesa pordhac myslym albanistan!-ka pas thon shkrimtari nobelist Fejk Conytza nga Ibica kur pallonte plot femna me shum cica!

    1. Iliri says:

      ‘xhelaly; Jo mor qen sllavogrek….. Po kush te pyet ty o kalbesire ne tru …Po cfare di ti se ceshte shkrimtari…..!!!!!!! Po pirdhu o legen zagar atje ku ke kopene tende te dhier !

  17. B. K says:

    MATKOSH, kam njohuri solide nga disa shkenca shoqërore dhe nuk kam nge të shkruaj në mënyrë metodologjike.

    Provat tuaj, si parku nacional, fusha nacioanale, rugga nacionale, biblioteka nacionale, vetëm si emërtime nuk janë argumenta se dicka ka karakter kombëtar, ose nuk ka.
    Kur më thua, shtron argumentin, kombëtar p. sh. për bibliotekëm, ahere unë institucionin e bibliotekës e kuptoj si një institucion të thesarit kulturor p.sh. SHQIPTAR.
    Ke mundësi të më përkufizosh imanencën e kombit “KOSOVAR”. Nuk ka kulturë kosovare, or anashkalist, ashtu sic nuk ka kulturë “maqedone”, se ky nocion na shpie në antikë, ndërsa sllavizimi i këtij nocioni është një VJEDHJE, thuaj si ti thuash, por është vjedhje e, së pari historisë e sërë hajdutërish që pasojnë nga ndërlidhja dialektike.
    Nuk është faji yt, por i atyre që të japin azil në faqet e mediave. Je një lojtar shumë i dobët.

  18. saliu says:

    Kur brezat do te shkojne ne varreza dhe shkarazi do te ndeshen me varrin e Matoshit, do te shohin se nje lope ka kaluar aty pari dhe duke ngrene bar mbi varr ka leshuar edhe nje bajge te madhe. Te habitur nga “bajga” do te thone :
    More, po si nuk paska ndryshuar fare ky Matoshi, bajge qe, e bajge mbeti.

  19. veshguesi i zgjedhjeve says:

    foli Halili dhe Hajrija…

  20. aqif tahipi says:

    Halil mutoshi osht fort i zgjut ,osht njilloj me ni budall qi kena n shqypni me tos lljubjon .

  21. Me keto kafshe qe kemi ai artikullshkruesi dhe komentuesi, une perfundimisht do te jap doreheqjen nga shtetesia shqiptare dhe do te kerkoj ate serbe , greke apo sllave.Po juve sikur ju ka pjelle Serbi? Si eshte e mundur te kene kete urrejtje ndaj viktimave?
    Perfundimisht, duke pare se cfare kafshesh japin opinione, komente dhe mesazhe, qe jane aq te urryera saqe nuk me ngelet gje tjeter vecse te adhuroj armiqte me historik te shqiptarve Serbet bile do ti uroj qe te kene jete te gjate! Ndoshta keshtu eshte me mire qe te kuptoni dhimbjen qe u keni shkaktuar dhe vazhdoni te shkaktoni Atyre qe ju dhe fara juaj u moret jeten dhe lirine pabesisht, gje te cilen as serbet nuk e kane bere! Poshta fara e keqe kriminele e pashpirt komunist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *