Video-skandali, merret në pyetje gruaja që denoncoi gjykatësin

Gjyqtari123-655x356Një ditë pas audio regjistrimit ku protagonist ishte kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, oficerët e Krimeve të Rënda janë nisur drejt këtij qyteti për të marrë në pyetje gruan e cila bëri regjistrimin, ku Guximtar Boçi kërkonte favore seksuale në këmbim të drejtësisë.

Gjyqtari Guximtar Boçi u shfaq në një regjistrim audio në emisioni investigativ “Stop”.

Sipas emisionit, gjykatësi Guxim Boçi i kërkon favore seksuale një qytetareje në këmbim të një procesi gjyqësor. Përgjigja negative e gruas ka bërë që ajo të humbasë procesin, sipas denoncimit.

Por, gruaja i është rikthyer çështjes duke regjistruar bisedat telefonike me gjyqtarin.

Nga bisedat e regjistruara, kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë i thotë qytetares se çështjen e kishte të fituar, pasi “jo se të bëj unë nder, por se të takon”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *