Vlorë: Nis procesi i popullimit, punësohen 1200 të rinj për regjistrimin e popullsisë

28 Tetor 2016, 17:03Sociale TEMA

Nga qyteti i Vlorës, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka njoftuar nisjen e një procesi shumë të rëndësishëm, ai i popullimit.  Në fjalën e tij ministri Tahiri deklaroi se jemi i vetmi vend në rajon dhe  Europë që nuk dimë me saktësi sa jemi dhe ku jetojmë. Tahiri tha se brenda 10 ditëve do të përfundojmë procesi i rekrutimit të 1200 të rinjve të cilët do bëjnë regjistrimin e çdo banese duke populluar nga njëra anë regjistrin civil dhe duke bashkuar regjistrin civil me atë të adresave.

’Në fund të këtij procesi ne do të kemi përtej çdo pritshmërie  më në fund një regjistër unik ku qytetarët të identifikohen me një banesë dhe ku regjistri të jetë i plotë i populluar pa mangësi dhe transparent, duke i mundësuar të gjitha institucioneve dhënien e shërbimeve përball qytetarit pa pasur nevojë për sorollatje, pa pasur nevojë për pritje të stërgjata, pa pasur nevojë për bredhje nga një zyrë në zyrën tjetër dhe kurrë  nuk të vjen shërbimi dhe mbi të gjitha pa pasur nevojë për korrupsion dhe për bakshish. Duhet të fillojmë brenda 15 nëntorit regjistrimin në çdo cep të Shqipërisë. Dhe brenda 15 nëntorit kemi gati kuadrin e profesionistëve që do shkojnë të intervistojnë çdo qytetar në çdo shtëpi në çdo cep të Shqipërisë. Pra 1.200 të rinj dhe të reja profesionistë që do trajnohen dhe do kenë infrastrukturën dhe teknologjinë e domosdoshme për të bërë në kohë reale atë që s’kemi bërë në 20 e kusur vjet ’’ tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se  aktualisht Regjistri i Gjendjes Civile dhe Regjistri i Popullsisë përdoren nga shumë institucione me mbi 5500 shërbime në muaj.  Ai shtoi se në përfundim të këtij procesi të gjithë qytetarëve do t’i garantohet e drejta e për të votuar.

‘’Zgjedhjet janë diçka një vit më pas, dhe ju e dini shumë mirë, veçanërisht përfaqësuesit e pushtetit vendor. E dini shumë mirë pamundësinë reale, dhe pamundësinë objektive të shumë qytetarëve për të mos votuar, sepse nuk kanë ende një qendër ku banojnë. Këta të ashtuquajtur me kodin 999, apo 888, apo 000 në listat zgjedhore, janë ata qytetarë që objektivisht i kemi ndaluar mundësinë që të votojnë, për shkak se nuk kemi bërë përputhjen e regjistrit të Gjendjes Civile me adresën. Pra për shkak se një qytetar banon në Vlorë, pavarësisht se gjendjen civile e ka të regjistruar në Himarë. Kjo nuk mund të ndodhë më, kjo nuk mund të vazhdojë më. Dhe përfitimi kryesor i këtij procesi është të garantojë që të gjithë të kenë objektivisht dhe të gëzojnë realisht të drejtën për të zgjedhur’’ shtoi ndër të tjera Ministri Tahiri.

2 komente në “Vlorë: Nis procesi i popullimit, punësohen 1200 të rinj për regjistrimin e popullsisë”

  1. miri says:

    Kjo eshte nje gje shume e mire.Por,siç duket Ministri nuk e di qe para disa vitesh eshte bere nje rregjistrim i tille(Mbase e kam gabim)
    Ky nuk duhet te quhet punesim.per arsyen e vetme se,ky punesim eshte i perkoheshem.

  2. Moni says:

    Me duket se ministri ne kete rast nuk e njeh fare gjendjen. Dhe po qe keshtu edhe kete here deshtimi ne regjistrimin e popullsise eshte i sigurte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje