Bojkoti i Parlamentit, aleatët kundër Bashës?

29 Tetor 2016, 11:37Politika TEMA

Partia Demokratike po shkon drejt bojkotit parlamentar, por aleatët e saj shprehen kundër këtij vendimi.  Kryetari i opozitës, Lulzim Basha është shprehur se PD nuk përjashton skenarin e bojkotit të Parlamentit, si shenjë kundërshtie ndaj ligjeve që po miratohen. Por aleatët e Partisë Demokratike parimisht janë kundër këtij skenari.

Në një prononcim për gazetën SOT, Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, thotë se bojkoti është rruga e fundit që mund të ndjekë një parti. Ai thekson se debati dhe zgjidhjet politike vijnë nga diskutimi dhe përballja mes palëve në Parlament.

 “Unë personalisht gjykoj se bojkoti është skenari i fundit që mund të ndërmerret. Unë si kryetari i një partie gjykoj se bojkotimi i Parlamentit do të ishte vendimi i fundit që unë do të ndërmerrja. Parlamenti është vendi i debatit, ku zgjidhen problemet politike. Bojkoti është e drejtë e çdo opozite por gjithmonë kur nuk ka rrugë të tjera”, theksoi Duka.

I pyetur nëse do të ndjekë vendimin e Partisë Demokratike në rast se bojkoton Parlamentin, Duka nuk ka ende një përgjigje. “Unë do të vendos ashtu siç do të mendoj se është më e drejtë, jo sepse merr një vendim PD. Unë jam anëtar i Parlamentit dhe kryetari i një partie dhe vendimi im përfaqëson edhe mendimin e një grupi njerëzish. Unë mund të jem në parlament edhe nëse PD bën bojkot, nëse e gjykoj të arsyeshme”, tha Duka në prononcimin për gazetën.

Edhe Nard Ndoka shprehet kundër bojkotit. Aleati i PD thotë se bojkoti është arma e fundit që mund të përdorë një forcë politike për të kundërshtuar politikat e mazhorancës.

“Në parim unë jam kundër bojkotit, por kjo është një e drejtë kushtetuese e opozitës. Skenari i bojkotit është arma e fundit që mund të përdorë një forcë politike, por kur ke përballë një mazhorancë që me forcën e kartonit miraton çdo ligj, që refuzon çdo argument i Presidentit dhe nuk përfshinë asnjë propozim të opozitës, është një ndër rrugët që mund të ndiqet. Por, unë parimisht jam kundërt bojkoteve”, tha kreu Partisë Demokristiane të Shqipërisë.

5 komente në “Bojkoti i Parlamentit, aleatët kundër Bashës?”

  1. un,ti,ai,ajo,ne,ju,ata,ato says:

    lulushi ja fut pordhes kot kur pretendon e shpreh se do bojkotoj parlmentin dhe me tej ,duke bojkotuar zgjedhjet.kur pretendon se do bojkotoj zgjedhjet ,ai ose eshte nje i cmendur qe nuk di se cben ,ose eshte nje super i paafte i cili vuan nga deliri ,ose jan disa presione qe vetem injorantet qe e votojneun ta hane.
    besoj se dhe ai vet e di se nese ai nuk futet ne zgjedhje ,do ti japi shum dore partive te vogla per tu fuqizuar .keshtu pd perfundon forc e 7 e madhe ne vend.
    mendoj se dhe lulushi e di mir se sistemi zgjedhor ne shqiperi ,nuk eshte monopol vetem ndermjet dy partive.
    keshtu qe…….
    u bej thirrje gjith demokrateve qe ta zhdukin nga skena politike kete te pa afte .nese ka demokrat qe besojne ne ideale …
    nese jo..
    atehere ,,,.
    tall palloshin edi rama se te erdhi dita.talle dhe per 20 vjet te tjra.se sa te jet ky i paafti dhe gjith shpura servile nga mbrapa ketij si kundershtare,mbret do te behesh!!

    1. Kujtim says:

      BASHA ESHTE NJE LEGEN nuk ka arsye per bojkot, ky njeri do vetem ta demtoi imazhin e ketij vendi , cdo dit leh si qen neper ruge cfar nuk thot po gjith populli Shqiptar e di mir kush eshte Lulush Sala po ka ikur koha e tyre qe benin cte donin. Kerkon te detyroi aleatet per bojkot po pergjigja e tyre duket ndryshe nga ky ndyresire ,mashtrus shpifes hajdut ………….

    2. Kujtim says:

      BASHA ESHTE NJE LEGEN nuk ka arsye per bojkot, ky njeri do vetem ta demtoi imazhin e ketij vendi , cdo dit leh si qen neper ruge cfar nuk thot po gjith populli Shqiptar e di mir kush eshte Lulush Sala po ka ikur koha e tyre qe benin cte donin. Kerkon te detyroi aleatet per bojkot po pergjigja e tyre duket ndryshe nga ky ndyresire ,mashtrus shpifes hajdut ………….,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

  2. Konica says:

    Ku po e con PD or Sali ??
    Se Lulin se pjerdh njeri…

  3. kopani says:

    Po si ka surat ky i pa fytyre , ky vrases , hajdut , tradhetar kontigjent i drejtesise ndaj te pa nenshkuarve te kerkoje largimin e Krye Socialistit , Kryetarit te Maxhorances , Krye Ministerit te dale e mandatuar nga vota plebishitare e popullit shqiptar ?! si ka mundesi keta Halabake , keta Llapaqene , keta felliqesira ti diktojne ” vullnetin ” e kesaj bande ndyresirash popullit duke i diktuar Sovranit ” Revolucion Demokratik per vendosjen e regjimit e Sartapit, Xhihadistit Salhi Qen Islamikut ” drejtuar nga “Gjenerali ” Lilipudi Luli Loq . . ! Gjithesesi ky do jete sherbimi me i mire qe do i behet politike bersave te subjekteve realisht te denje te cilet do garojne e perfaqesojne denjesisht te majten e te djathten shqiptare me alternativa , dinjitet e qytetari .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje