DOKUMENTI/ "Menuja" e ballistëve, partizanëve dhe zogistëve gjatë luftës

29 Tetor 2016, 09:08Politika TEMA

Ish-­drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka zbuluar në “Facebook” një dokument që tregon se me çfarë ushqeheshin ballistët, partizanët dhe zogistët gjatë LANÇ-­it.

Publikimi i këtij dokumenti vjen pas debatit të fortë lidhur me dekorimin e 67 ballistëve nga presidenti Bujar Nishani.

Ja çfarë shkruan ai:

Menuja ushqimore e forcave politike gjatë Luftës së Dytë Botërore po merr më shumë rendësi sesa roli dhe veprat e këtyre forcave gjatë kësaj lufte. E siç ndodh rëndom, për fat të keq dalin “argumente” me origjinë nga propaganda e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste apo nga kinostudio e djeshme, sipas të cilave p.sh. ballistët duhen vrarë se hanin pula, a thua se pula si shpend është konsumuar vetëm nga ballistët se ballistët ishin shtresa në nevojë. Këtij aspekti të parëndësishëm i mungon fakti se me çfarë janë ushqyer gjatë luftës p.sh. zogistët. Po a ka pyetur kush se si ushqeheshin shtesat në nevojë, partizanët? Propaganda komuniste e cila i është imponuar publikut nëpërmjet kinematografisë kryesisht, e ka paraqitur figurën e partizanit gati humanist, që nuk ha nga trasta e popullit, që sakrifikon shumë, etj.

Partizani shqiptar nuk ishte gjë tjetër veçse një imitimi i trashë i partizanit jugosllav. Jo vetëm në veshje e simbole, por edhe në parulla përshëndetëse. Sikur të ishin tharë gjithë fjalët e gjuhës shqipe, partizanët shqiptarë që drejtoheshin nga Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, përdornin këtë parullë përshëndetëse: “Smërt fasizmu-sloboda narodni” (Vdekje fashizmit-liri popullit).

Për t’u kthyer te çështja, për të pasur më të qartë se me çfarë ushqeheshin partizanët gjatë luftës, më poshtë do gjeni pjesë nga historiku i batalionit të 3-të të brigadës së parë, marrë nga Arkivi i PPSH-së. Pjesa i referohet hyrjes së forcat të batalionit në fjalë në zonën e Dumresë. Pavarësisht se nuk janë vendosur data, referuar historikut të përgjithshëm të brigadës, është tetor 1943. Kësisoj, meqë opinioni është dërrmuar me propagandë mbi “pulat që kanë shqyer ballistët”, le të shohim se si dhe me çfarë ushqeheshin komunistët.

Pjesë nga historiku i batalionit të 3-të të brigadës së 1-rë komuniste shkruar nga S.T.

Mbas çdo aksioni ktheheshin në bazë të gëzuar se e dinim që do të na prisnin këngët dhe teatrot e bukura që vetë partizanët i hartojnë çast pas çasti. Pasi kaluan 10 ditë në punë të vazhdueshme, por gjithmonë të kënaqur, nisemi për në malin e Mnerit, për të marrë nja 4 topa që ishin atje të fshehur. Pas një udhëtimi prej 6-7 orësh mbërritëm në rrëzë të malit, në një fshat. Populli i pagdhendur fare, nuk kishin as më të voglën njofni për luftën tonë, nuk e njihfishin fare. Pas dy ditësh mundëm me gjete 3 topa të kalibrit 75-13 e pas këtyre ditëve u kthyem prapë në familjen tonë, domethënë në fushën e Erzenit.

Më në fund pas nja 3 ditësh u nisëm për t’u hedhur prapë në jugë. Kaluam natën mbi lumin e Shkumbinit, gjithmonë pa folur, të heshtur, pa pi duhan e pa u kollitë, e përshkruam varg, njëri pas tjetrit të gjithë ato kodra që vazhdonin njëra pas tjetrës duke u naltësue. Më kujtohet me sa kujdes kalonim në një heshtje të tillë, me veshët e ngrehur për të qenë gati për çdo të papritur. Pas një ecje të vazhdueshme, ndaluam faqe një kodre, prej aty, dukej qyteti i Elbasanit.

Pastaj natën përshkojmë në heshtje fshatrat aty afër Elbasanit, kemi kalue aq afër gjatë zallit sa mushkat besoj se dëgjoheshin. Pas një nate ecjeje të vazhdueshme hymë në Dumre, krahinë pjellore e Elbasanit, një vend krejt fushë. Aty partizanët ja nxorën inatin reaksionarëve, e kam fjalën për çifligun e Ibrahim Biçakut. Ushqim pa masë, duhan me rrogëze, por mbi gjithçka një mish prej dhije që kishte 4 gisht dhjamë. U kënaqën partizanët e bajshin shaka në mes tyre duke thanë “mos të lëntë Zoti pa reaksionarë”. Të nesërmen u nisëm për në katundin e Belshit që ishte qendër e reaksionarëve. Katundarët na pritën mirë sigurisht nga frika se ish brigada e 1-rë jo se ata e kishin kuptuar luftën tonë.

Pas një dite shkruam në një fushë të madhe afër katundit Seferaj, aty ngrehëm çadrat për të qëndruar disa ditë. Filluam të organizojmë këshillat e fshatrave e pas nja 5 ditësh, u formua këshilli krahinor, neve i dhamë një shije mbledhjes me korin që kishim formuar e me teatrot e ndryshme që lojtëm. Gati çdo ditë loznim teatro. Sa efekt që bëjnë hapat e para drejt njohjes së lëvizjes sonë. Qenë me të vërtetë ditë të bukura ato që kaluam në Dumre. Kishim lopë që thernim për të hëngër e për çudi lopët shtoheshin çdo ditë megjithëse neve hanim. E kjo sepse përditë ua merrnim reaksionarëve.

Pas një çlodhjeje të mirë, u nisëm për në Sulovë. Kaluam Devollin, e përshkruam njëri pas tjetrit katundet e Sulovës që në pjesën më të madhe qëndronin mirë. Më ka bërë përshtypje në disa katunde qëndrimi i pleqve që ka qenë shumë i mirë. Neve në çdo katund ngjallnim lëvizjen, iu tregonim katundarëve rrugën e vërtetë. Duke vazhduar kështu i afrohemi Beratit që ishte i liruar prej forcave partizane të rrethit të tij. pak përpara se të hymë në Berat, pranë një mulliri, na u nda një shok nga radhët, e ky qe partizani trim TelhaShahini, por mjerisht mjerisht jo nga lufta por nga pakujdesia e një shoku të ri që kishte një automatik anglez e që pa dashje me karikator brenda deshi ta pastronte.

(Shënim: Teksti botohet sipas origjinalit, me ndonjë korrektim të vogël letrar si p.sh. vendosja e pikës në fund të fjalisë. Shkruesi i historikut nuk e kanjohur pothuaj fare pikën pasi e ngatërron ndonjëherë me presjen).

18 komente në “DOKUMENTI/ “Menuja” e ballistëve, partizanëve dhe zogistëve gjatë luftës”

  1. B. K says:

    BANDAT ua merrnin pasurinë “reaksionarëve”, popullit dhe bënin qejfe revolucionare bolshevike dhe populli kishte ndërtuar shtëpi për t´ua falur partizanëve trima.

    1. Arti says:

      Shkoni more bij fashistash e nazistash, e ballistesh. Partizanet fituan e ju qine nenat e motrat. Ju syrgjynosen, ju moren te gjithe pasurite, ju vrane e varen dhe mire ja u bene sepse edhe pas 90 vjetesh ju keni ne gjak tradhetine dhe poshtersine. Vodhet gjithcka u dnertua e gjithe djersen e shqiptareve. Por mos u beni merak se do te jepni llogari prape per te gjitha vjedhjet qe keni bere. Do tja u nxjerrim parate e vjedhura me gjithe zorret nga goja. Kstroiot Dervishi qenke nje bir kurve! Demek dashke qe te na tregosh qe edhe partizanet kane ngere pula dhe nuk kane qene vetem ballistet. Po partizanet luftonin per clirimin e vendit morre morr dhe nuk bashkepunonin me pushtuesin dhe vrasesit e kombit. Partizanet ne fund te fundit ju bashkuan kombeve me te perparuara ne bote si SHBA, Anglise, Frances dhe shume vendeve te tjera per te shkulur nga rrenjet bishen fashiste. Ju jeni humbesit e historise dhe te luftes. Nuk mund te ribeni historine. Historia ju hodhi ne kosh te plehrave. Mallkuar e gjithe rraca e juaj e ndyre!

  2. Aso says:

    Eshte e vertete, partizanet hanin diku se ndryshe do kishin vdek. Ata nuk hanin si ballistet pulat e te varferve, po deshet, cjepet dhe lopet e te pasurve. Keto fakte dhe vrasja e 67 njerezve njeheresh tregon primitivitetin e atyre qe morem pjese ne lufte, po dhe idiotsine e komenteve te sotme mbi trimerite dhe patriotizmin gjate luftes. Ne vend tu largohemi fakteve kriminale dhe ashpersise te se shkuares, vazhdojme te mbetemi peng I saj, primitive si ata qe I bene ato krime.

  3. Korabi says:

    Tani partizanet do hanin, dhe ato perrallat qe lexonim ne shkolle ishin te besueshme deri nga mosha 10 vjec.
    Shtabi i pergjithshem merrte donde nga Anglezet me te cilat blinte ushqime dhe veshje. Metoda tjeter ishte kjo e zhvatjes se “reaksionareve”. Metoda e fundit ishte ajo e zhvatjes se fshatareve te thjeshte.
    Partizanet i vinin nje “gjobe” fshatit, dhe te guxoje mos ja dorezoje furnizilet qe kerkonin.

  4. Tom says:

    Kastrioti jo vetem i paditur, e pa baze, me gjera te kapura andej e ketej, si te gjithe ekspertet e PD, por edhe dashakeqas, e atdhemohues.
    Te bukur tregues ke gjetur.
    Edhe ne rradhet e partizaneve kishte rreth 90 perqind analfabet, sepse ky ishte edhe raporti i Shqiperise ne lidhje me analfabetizmin. Kishte te uritur qe hanin nje here ne jave. Kishte nga te gjitha llojet. te gjitha keto ishin shqipetare sepse njerezit qe bene luften nuk ishin jugosllave, apo angleze e amerikane te cilet ndenjen prane njesive partizane. Edhe parullat ishin internacionaliste dhe jo jugosllave. Parulla Vdekje Fashizmit Liri Popullit e ka origjinen nga lufta civile dhe internacionaliste e Spanjes.
    Parrulat qarkullojne ne te gjithe boten si : Stronger together, Zajedno, Se bashku, / yes we can, Po ne mundemi, Da mi mozhemo. etj etj
    Parrullat nuk vendosin se kush e ben levizjen apo luften. Levizjet dhe lufterat i bejne popujt, organizatat, partite.
    Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare jo vetem na siguroi pavaresine e Shqiperise per shkak te rreshtimit, por ajo eshte pika kulminante e nxjerrjes se Shqiperise nga antikiteti dhe mesjeta, dhe fillimi i ecjes se saj ne rrugen e civilizimit kombetar. Flasim per te gjithe popullin. Sistemi antianalfabetizem, sistemi shendetsor, sigurimi i bukes dhe ushqimit per popullin e uritur, reforma agrare mbi token e punueshme, sigurimi i punesimit masiv, zhvillimi i bujqesise dhe industrise. Harroje sistemin. Keto ishin reforma popullore per popullin e thjeshte e te varfer ne menyre te tejskajshme, qe u kryen me sukses dhe qe dhane impaktin e tyre edhe ne fshatin e prapambetur te Kastriot Myftarajt.

    1. nexhi says:

      koment me realist,si ky qe keni shkruar ju z.Tom.nuk besoj te kete. Te lumte,

  5. Rita says:

    Ju lutem menyne e Bllokut mos harroni te na dokumentoni me Foto öse vidio ne se ka !! Se c”hanim ne me ardhjen ne pushtet te cobaneve qe na premtuam dhe luge te florinjte e dijme mire ,madje e kemi dhe te dokumentuar me ligjin e Tollonave (triskave ) disa vjecare !! Shkruani per menyne e perditshme te Bllokut qe popullin e detyruan te hante dhe “Bar ” qe armikut mos i dorezohej !! Dhe menyja e nderuar e ketij Blloku zgjati me dekada e ndersa menyja e Ballisteve patriote zgjati sa zgjati dhe lufta Vella me vella !! Mallkimi rente ne forcat aleate qe na lane ne meshiren e komunisteve e forcacave britanike qe zbarkuan vetem ne Greqi e jo ne Shqiperi !!

  6. Moni says:

    Kam qejf qe ky Kastrioti te ne tregoje ndonje marshim te ballistev. Se si ata udhetonin nje jave te tere dhe si kalonin lumin ne kolone, si e canin deboren me gjoks dhe si u rridhnin kembet gjak . -He mo Kastriot dhe na bej ndonje film me keto heroizma.
    Dy balliste dhe nje balliste(femer), kapen rob nga gjermanet. -Tregoni shoket i thone ata dhe planet e luftes. -Ballistja e bukur, sic ishin te gjitha ballistet qe kishin mare armet per lirine e popullit nuk e cilte gojen. Atehere gjermanet vendosen ti varnin ballistat. Dhe ballistja si deshire te fundit kerkoi nje kreher qe te vdiste e bukur.
    Beje nje film te tille o Kastriot dhe do te shqyhen dyert e kinemave, jo vetem ne Shqiperi por ne te gjithe boten. Dhe bota do te njohe me ne fund se kush ishin trimat dhe trimneshat e Ballit.

  7. ini says:

    Kastrioti ka shperdoruar detyren. Ne post zyrtar ka fotokopjuar materiale qe nuk i takonin….

  8. adriatiku says:

    Kastriot Dervishit do ti lutesha ne na botonte ndonje dokument se si dhisnin partizanet dhe ku e benin, po ballistet dhe legalistet; se per sa hanin dhe do dhisnin. Dhe kjo duhet ditur nga brezat. Lume ne per keta njerez, intelektuale, politikane e sharlatane!

  9. Plaku Xhuxhumaku says:

    Dhite dhe lopet qe hangren partizanet e Clirimtares gjate luftes i kane quajtur “Deshmore te LNCl” dhe me gjithe ata nja dy a tre qe vrane njeri tjetrin plotesohet numri 28000 deshmore?

  10. Dardan Gashi says:

    Lidhur me dilemat per kohen e luftes se dyte boteore ne Kosove jane disa fakte:

    Italia e futi Shqiperine ne protektorat, sepse Jugosllavia dhe Greqia do te e okuponin. Kosova u qlirua ne kete kohe dhe poashtu u fut ne protektorat Italian.

    Ne perioden e protektoratit Italian Kosova ka qene vend i lire ne kuader te Shiperise. Vetem regjionet e Mitrovices dhe Podujeves ishin nen okupim te Serbise.

    Ne kohen kur jane themeluar celulat partiake te Partise Komuniste te Kosoves ne disa qytete siq jane : Prizreni, Peja, Gjilani, Gjakova, Prishtina…………ne Kosove kishte 85% Shqiptar dhe 15% ishin kryesisht kolonist nga Serbia dhe Bosnja dhe Mali i Zi.
    Celulat partiake komuniste kishin nga 24; 25 ose 26 anëtar…në te cilat ishin NJË ose DY Shqiptar Komunist, dhe 23 ; 24 ose 25 anëtar komunist Kolonist!
    Dmth ne celulat partiake komuniste 98% ishin Kolonist dhe vetem 1 deri ne 1.5% ishin Shqiptar te Konvertuar ne Komunist. Kjo eshte fakt i pamohueshmëm.

    Lufta qe e bente Partia Komuniste e Kosoves kunder Shqiptareve, Italianeve apo Gjermaneve , ishte lufte per idealet terroriste – komuniste e jo per liri Kombetare Shqiptare.

    Komunistet e Kosoves ishin renditur me komunistet e Rusise dhe Serbise.

    Ne Luften e dyte boterore Britania, SHBA, Kanada, Australia luftonin kunder Gjermanise , Japonise dhe Italise. Prandaj E ashtuquajtura levizje LNQ nuk iu bashkua fituesve kunder fashizmit Gjerman por iu bashkua Komunizmit ekspanzionist Rus.

    Rusia luftonte per te okupuar shtetet fqinje siq janë: : Finlanda, Letonia, Gjermania, Rumania, Moldova, Bullgaria, Polonia, Qekosllovakia, Hungaria, Estonia, Lituania, Mongolia…..dhe tentonte te i fute nen ndikim-okupim edhe shtetet : Greqia, Mbreteria Jugosllave, Shqiperia, Kina, Japonia.
    Rusia vetem formalisht luftonte kunder Gjermanise fashiste, e ne te vertete luftonte per okupim dhe influence komuniste….dhe ia arriti qellimit gati 100%.
    Vetem Finlanda, Greqia, Gjermania Perendimore dhe Japonia shpetuan nga kthetrat grabitqare Ruse.

    Përfundim: Shqiptaret e Kosoves të konvertuar në komunist , luftuan per ideale te terrorizmit komunist te bazuar ne Rusi, dhe asgje nuk kishin te perbashket me luften per LIRI kombetare apo pavarësi shtetrore Shqiptare.
    Po te ishin komunistet e Kosoves luftar per Liri, do te themelonin Partinë Komuniste te Shqiperise se bashku me Komunistet e Shqiperise, sepse ne kohen e themelimit te partise komuniste te kosoves, KOSOVA ISHTE NE SHQIPERI……..por Partia Komuniste e Shqiperise dhe Partia Komuniste e Kosoves u themeluan nga komunistet Serb, te cilet permes ketyre partive komuniste deshironin te e ri-okupojnë Kosoven dhe eventualisht Shqipërine.
    Po te luftonin per LIRI, per Shtet, apo kunder Fashizmit , ……..ata do ti bashkangjiteshin atyre qe luftuan kunder fashizmit e qe ishin : AMERIKA, BRITANIA E MADHE, CANADA, AUSTRALIA.
    Shtetet tjera Europiane ishin vetem veshtruese se qka po ndodhë ne kete lufte……

  11. komandant dulla says:

    ne menun e ballistave ishte edhe nje ushqim shum I shijshem. ishte si bicim kastraveci po prej mishi. dhe ballistat e deshironin aq shum ate ushqim saqe e merrnin dhe e fusnin direct ne byth,sepse nuk kishin durim ta fusnin ne goj,dhe te prisnin sa te vinte nga goja ne byth ai ushqim i gjat I trash dhe me kok t madhe.,se donte koh qe te tretej ne stomak. dhe keshtu I binin per shkurt. e fusnin direct ke brima e sumes se tyre. dhe a e dini se cfare ushqimi ishte ai?
    ishte hajdari manall partisan.
    car partizanesh kan ngren ballistat!

  12. toni says:

    Meqë ra fjala partizanë dhe ballistë, Në fshaatin tonë gjatë luftës kalunë brigaparë e parë sulmuese, dhe një kompani ballistë në dimrin e vitit 1943. Ndërsa partizanët kaluanë qetë, për balidtë kerkoje pula e raki, edhe familjeve më të varfëra.. Ju tthoni pse partizaanët shkuanë te i pasuri, ai kishte,po fshatari i varfër.

  13. Veterinari per komunist says:

    Menuje numer je e pakontestueshme e ushqimit te komunisteve ishte , eshte , dhe do te jete: muuuutiiiii.

  14. Ju nderojme dhe ju respektojme per LIRINE e fjales dhe mendimit
    qe keni shpallur ju te nderuar drejtues te gazetes “Dita: Po ne asnje menyre
    nuk do pranoni kete fjalor qe perdoret ne te ashtquajtur KOMENTE qe
    vetem komente nuk jane,ato mos i lejoni.Komente me argumenta dhe brenda
    normave shoqerore te komunikimit.Gazetae na i lexojne dhe femijet …kehtu
    do i edukojme ata. Mundesisht seleksionoini.
    Dashamiresi D.

  15. Ju nderojme dhe ju respektojme per LIRINE e fjales dhe mendimit
    qe keni shpallur, ju te nderuar drejtues te gazetes “Dita:
    Po ne asnje menyre, nuk do pranonim, ky fjalor qe perdoret, ne te ashtquajtur KOMENTE,
    qe vetem komente nuk jane, ato, mos i lejoni.
    Komente me argumenta dhe brenda normave shoqerore te komunikimit,pranoni..
    Gazetat na i lexojne dhe femijet …keshtu do i edukojme ata?!
    . Mundesisht seleksionoini.
    Dashamiresi D.

  16. Guri i Kamjes says:

    Jam djale partizani, biles komisari edhe ne batalionin e Dumrese qe flitet ne shkrim, por qe kurre s’kam degjuar prej tim eti urime te tilla qe shyqyr qe ndodhen reaksionaret. Per here te pare po degjoj qe paska dhi me kater gisht dhjame kur dihet se dhia eshte kafsha me me pak dhjame mbasi ha kryesisht gjethe e jo tagji te mirefillte Ne fshatin Rrembec te Korçes (ku u ngarkua me von me sherbim im ate ishte nje fshatar i pasur(Gani bej Shenepremtja i thoshin), njeri fisnik, i cili i priste partizanet sa here kishin nevoje me tere te mirat: jo vetem me pula, por edhe me rrosa, pata e shqera ne ndonje rast. Xha Ganiun mbas lufte e cilesuan kulak. U deshen disa vite qe ata partizane qe i kishte mirepritur (sikunder ne pergjithesi kane bere fshataret ne te tilla raste) me ane te deklaratave te njepasnjeshme mezi munden t’ia hiqnin ate titull perbuzes , qe fshataret nuk e dinin se ç’kuptim kishte. Nga fundi i ‘ 44 ne fshatin Voskopoje te Korçes, im ate u ngarkua nga Riza Kodheli t’i lutej Din Çales nese mund t’u jepte disa koke bageti per shkak te urise qe kishin. Din Çala qe ishte çelik (pronar i tufave te medha bagetish) ju dha jo nje e dy krere, por mbi 90 syresh. Mbas lufte Din Çala u fut ne burg Pavaresisht kesaj, duhet thene se partizanet ne pergjithesi kane vuajtur e kjo edhe per shkak te disiplines te larte qe kane pasur per te mos marre asgje me zor nga populli. Nga ana tjeter, kur familja e babait tim ishte larguar gjate luftes ,ne shtepine e tyre ne fshatin Bulgarec te Korçes kishin pllakosur ballistet. Atje hengren te gjitha pulat qe ishin, se s’kishin ç’te hanin tjeter. Asnjehere im ate jo vetem ne publik, por edhe ne familje nuk e ka permendur kete ngjarje mbasi ishte e zakonshme: po te vinin si miq po ato pula do te kishin ngrene, i hengren vete t’ju kene bere mire. Po te ishte gjyshi apo vellezerit e tij nuk do t’i perzinte ballistet per shkak se dy djem te shtepise kishin dale partizane. Shqiptari i vertete asnjehere nuk ta kujton buken qe te ka dhene. Gjate Operacionit te Dimrit ne nje gjendje mjaft te rende psikologjike me kembet gjithe gjak, ne mes te dimrit im ate trokiti ne shtepine e Bajram Goçes (ish komandant balli) ku u mireprit, u kurua e me pas u kethye perseri ne lufte. Bajram Goça per fat te keq te tij dhe shume te tjereve mbas lufte u pushkatua. I them keto se ne shqiptareve nuk na shkojne per shtat keto prralla. Ballistet nuk ishin specie sui generis qe te hanin vetem nje lloj ushqimi siç ishin pulat. Ata me partizanet ishin vellezer e ka pasur jo pak raste kur nje vella ka qene me ballin e tjetri me partizanet. Eshte tjeter pune per farren e perçarjes qe u mboll gjate lufte e mbas saj. Per filmat e kohes se socializmit (ata qe trajtojne situata te tilla) mund te them se jane qesharake. Efekti i tyre ne rast se shfaqen do te jete i kundert. Perpjekjet per heqjen e filmave me partizane e balliste i çmoj si nje shfaqje te re te luftes se klasave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje