FOTOT e rralla nga beteja më e egër në histori, që përcaktoi L2B

29 Tetor 2016, 10:31Bota TEMA
FOTOT e rralla nga beteja më e egër në histori, që

Këto foto të rralla janë publikuar nga faqja “War History”.

Ato paraqesin disa pamje nga beteja më e egër e Luftës së Dytë Botërore, atë të Stalingradit.

Ajo nisi në 23 gushtin e 1942 dhe përfundoi në 2 shkurtin e 1943.

Gjermania naziste luftoi egërsisht kundër Rusisë.

Stalingradi shihej si kështjella e fundit, dhe pas saj gjithë Europa do të shtrihej në këmbët e nazistëve.

Ajo ishte një ndër betejat më frontale që janë bërë.

Rreth 2,2 milionë njerëz u përfshinë në këtë betejë.

Diku te 1,7 deri në 2 milionë u vranë, plagosën ose u zunë rob.

Fitorja e rusëve në Stalingrad ishte pika e kthesës për gjithë Europën.

10 komente në “FOTOT e rralla nga beteja më e egër në histori, që përcaktoi L2B”

  1. Shpatari says:

    Si eshte e mundur qe nje komb 60 milionesh mbajti per kater vjet nje lufte kunder thuajse gjithe botes?
    A di kus te ma shpjegoje?

  2. Malo says:

    Nuk ishte fitorja e Rusise , por e Bashkimit Sovjetik.

  3. Agron says:

    Se ai eshte nje komb liridashes dhe, kryesorja, me nje histori te madhe. Se ai komb, nen udheheqjen e Stalinit, te cilin sot vendi i tij po e ngre ne piedestal, duke e cilesuar si njeriun me te shquar te historise mijeravjecare te Rusise, te cilin e vleresuan dhe e vleresojne udheheqesit e medhenj te historise si Curcilli, De Goli, presidenti Rusvelt e shume te tjere (permend vetem udheheqesit e vendeve perendimore!!!), luftoi dhemb per dhemb me ushtrite e boshtit fashisto-nazist, i dha luftes 27 milion te rene ne fushen e betejes dhe ne kampet e vdekjes se Hitlerit dhe ngadhenjeu si kush ndonjehere. Historia e njerezimit do i jete gjithnje mirenjohese ketij kombi!

    1. Pelasgian says:

      Ngatrrove kekun me byrekun o muzhik .

      Ai cuni me shpat e kishte fjalen per Gjermanin bardhosh!

  4. Asnjeansi says:

    Eshte fare e thjeshte , more shpatar , mjafton te kesh lexuar nje çike histori . Ushtria gjermane , vetem nje e katerta perbehej nga gjermane ; pjesa tjeter , ishin ushtare te mobilizuar nga vendet e pushtuara , kryesisht rumune , hungareze , çeke , republikat balltike , etj . Sa per artikullin ne fjale , duhet pranuar qe , sovjetiket mbajten peshen kryesore te L2 Boterore , aleatet anglo-amerikane , hyne ne lufte , kur e pane qe fitorja po anonte ne anen e Bashkimit Sovjetik dhe Hitleri kishte marre tatepjeten . Por frika me e madhe e anglo-amerikaneve , ishte vrulli qe morri ushtria e kuqe sovjetike , qe po ndiqte ushtrine hitleriane dhe po binin nje e nga nje nen kembet e saj , pothua tere shtetet e Evropes lindore , deri sa ra edhe Berlini , ku sulmuan anglo-amerikanet , per te marre edhe ata trofeun e tyre (si kofini pas se vjeli) duke pushtuar gjysmen e Berlinit dhe gjysmen e Gjermanise , sepse ushtria e kuqe , arriti ne Berlin , e lodhur dhe e raskapitur . Ushtria sovjetike , kishte fituar disa beteja te njejta , si Beteja e Stalingradit , Beteja qe u zhvillua ne dyert e Moskes dhe qe nuk u shkel kryeqyteti , Beteja qe u zhvillua ne Leningrad , brenda qytetit te rrethuar per 6 muaj , ku u luftua rruge me rruge e shtepi me shtepi . Ndersa beteja vendimtare , pas asaj te Stalingradit , ishte beteja e Kurskut , ku u hodh ne lufte topi L2 , ose Katiusha dhe ku gjermani morri goditjen perfundimtare , pas se ciles , filloi ndjekja e ushtrise hitleriane deri ne Berlin , ne strofken e saj nga ku qe nisur , ku ushtria e kuqe , e lavdishme sovjetike , ngriti mbi kançelerine e qeverise hitleriane , ne Raishtag flamurin sovjetik te fitores .

    1. albi says:

      ne fakt ja ke fut icik kot per ca gjera:

      1. ushtria gjermane perbehej kryesisht nga gjermane te Gjermanise dhe te vendeve te tjera ku kishte pakica gjermane. Kishte ne perberje dhe popullsi te tjera, por ishin ne minorance. pervec kesaj, kishte aleate si Rumania etj, por qe kishin ushtrine e vet. Pikerisht fakti qe ishin kryesisht gjermane, e mbajti lart moralin dhe pregatitjen, sidomos ne pjesen e dyte, kur filluan te terhiqeshin, dhe kuptuan qe pas Stalingradit po luftonin per te mbrojtur Gjermanine, se ofensiva kishte deshtuar. Po te ishin kombesi te tjera, do e kishin lene luften goxha me heret, se nuk ka sens te luftojne per interesat e Gjermanise kur lufta eshte e humbur.
      2. aleatet anglo-amerikan (sidomos anglo) kishin qe ne filim qe perballeshin me Gjermanine, duke filluar nga pushtimi i Frances, Beteja e Britanise, lufta ne Afrike, prandaj mos i hiq merita anglezeve, se frontin perendimor e mbajten ata gjalle, dhe nuk lejuan qe gjemanet te perqendroheshin vetem tek BS. Anglezet kane merita te padiskutuara edhe per ndihmen e madhe financiare, logjistike, materiale qe i dhane levizjeve te rezistences kudo ne Evrope, si dhe BS. Amerikanet u futen disi me vone ne lufte, po te thuash qe u futen pasi pane qe Gjermania po humbte, do te thote mos t’ja kesh haberin kesaj pune.
      3. Anglo-amerikanet nuk e kane pushtuar Berlinin, ata arriten deri ne Elbe, pastaj me marreveshje Berlini u nda ne 4 pjese, pavaresisht se ishte i gjithi branda zones sovjetike (marreveshja e Jaltes)
      4. Rrethimi i Leningradit zgjati jo 6 muaj po 28 muaj, dhe ne fakt per mendimin tim eshte beteje me e lavdishme se beteja e Stalingradit, pavaresisht se u la ne plan te dyte nga Stalini (arsyet me duken te qarta)
      5. Katiushat jane perdorur qe me pare, ne Stalingrad dhe Moske, 2 vjet para betejes se Kursk, dhe gjermanet i njihnin mire. Sdq, nuk ishin katiushat ato qe bene diferencen ne Kursk, por tanket.

      etj etj etj

  5. nje lexues i zakonshem says:

    Lavdi Ushtrise se Kuqe Sovjetike , ushtri e pathyeshme , legjendare , qe çliroi Boten nga kuçedra naziste !!

  6. kapit says:

    Një gjerman e udhëheq një arnmatë !
    Dy italian e ndërtojnë një urë !
    Tre shqiptar i bëjnë 4 parti !

  7. Vedat Shehu says:

    Miku sulmoi Mikun: Hitleri Stalinin me shpres se si antibolshevik dote ndihmohej nga Perendimi per te mbytur komunizmin stalinist. Perse Perendimi ndihmoi Bolshevizmin Leninist qe se mundi dot me intervecionin 1918-1923? Askush nuk e permend qe Hitlerit i shpallen lufte Anglia dhe Franca per pushtimin e Polonise dhe perse nuk i shpallen lufte mikut te Hitlerit, Stalinit qe e sulmoi Polonine nga lindja? Edhe kesaj pyetjeje si pergjigjet dot askush. Persa u perket betajave, ato vleresohen nga ana e straegjise dhe taktikes ushtarake te ballafaqimit te forcave dhe lavderohet ana fitimtare. Ne betejen e Stalingradit nuk vleresohet Gjermania Hitlerian me Rusine Staliniste, por forcat e pakta ne territorin e forcve te shumta. Shihni fotografite; Hitlerianet me helmeta, Stalinianet me kasketa. Si fituan kasketat? Askush nuk e thote.

    1. albi says:

      ke harruar dhe nje detaj tjeter te rendesishem, ruset e kishin kemben nr 44 mesatarisht, gjermanet 42. Dhe prape asnje nuk shpjegon se si fituan, dhe as pse anglo-amerikanet nuk sulmuan ruset me kembe te madhe, po gjermanet me kembe te vogel…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje