Nikoll Lesi: Nuk vlen dekriminalizimi në politikë pa një dekriminalizim në media, zoti Lu !

lesiNga Nikoll Lesi

Tre janë shtyllat kurrizore të një Shteti: pushteti parlamentar, pushteti ekzekutiv dhe pushteti i drejtësisë. Ka edhe një pushtet të katërt që quhet pushteti i medias,i cili ka rol informues për qytetarët e kontrollues mbi tre pushtetet e tjera. Media është një pushtet real edhe në Shqipëri. Por nuk luan rolin e tij parësor në shërbim të publikut. Kryesisht media është kthyer shtojcë e tre pushtetëve të tjerë ose edhe me rrezikshëm që kontrollon të tre pushtetet për llogari të interesave të vetë pronarëve të mediave dhe grupimeve politiko-financiaro-bankaro-mafioze.

Kjo ndodh në Shqipëri. Ka media që nuk iu dihet burimi i financimit pasi në raport me të ardhurat legale apo të biznesit të tyre të deklaruar nuk justifikojnë kurrsesi shpenzimet marramendëse në investime e paga, shpërblime dhe pagesa nën dorë. Ka media ku pronarët e tyre kanë pasuri kolosale që nëse kontrollohen gjysma hyjnë në burg.

Ka një shqetsim serioz për demokracinë në Shqipëri. Mediat janë kthyer në biznese dhe informacioni përpunohet dhe lajkatohet duke e deformuar në shërbim të politikës, qeverisë apo grupimeve të biznesit që bëjnë pazare me qeveritë. Nga censura e dikurshme shtetrore për mediat tashmë ka kaluar në autocensurë, pra kur pronarët e mediave për interesa biznesi e sakatojnë rolin e medias. Nuk pasqyrojnë faktet, problemet apo nuk bëjnë investigime. Gazetarët me shumë ruhen nga pronarët e tyre se sa nga shteti. Arsyeja? Ajo që thamë se një numër i madh pronarësh në media kanë hyrë jo për hir të dhënies së informacionit, publikut, por për të bërë qokën e radhës me qeveritë për të marrë privatizime, tenderime, leje ndërtimi, pasuri, etj.

Nëse parlamentin e pastroi deri diku ndërhyrja dhe vendimmarrja e ambasadorit amerikan Donald Lu me ligjin e dekriminalizimit, në media nuk ka asnjë masë ligjore për të kontrolluar burimet e financimit në media dhe për ta ndarë median nga pushtetet e radhës. Njërëzit e dijnë shumë mirë se si pronarë mediash e mbajnë mirë me pushtetin dhe e ndërrojnë pllakën sa ndërron pushteti. Por duhet pranuar se janë profesionistë të ndërrimit të pllakës aqsa më shumë vështirësi e kap publiku. Në thelb media nga roli i tij në shërbim të publikut është kthyer, me kohë, në shërbim të pronarëve-biznesmenë për pazarin e radhës me pushtetin.

SPAK-u po krijohet për korrupsionin dhe shpërdorimin e zyrtarëve të lartë, por do të ishte mirë që edhe një ndalesë kontrolli e hetimi ta bënte në media. Jo në sensin e censurës, por tek pronarët e tyre se si kanë vënë pasuritë, pazaret me zyrtarët e lartë dhe drogën e mafien që ka hyrë  në media.

Këtë të mirë duhet t’ia bëjë popullit shqiptar ambasadori Lu duke bërë presion mbi politikën që të aprovojë një ligj edhe për dekriminalizimin e medias.

Nuk vlen dekriminalizimi në politikë pa një dekriminalizim në media zoti Lu.

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Nikoll Lesi: Nuk vlen dekriminalizimi në politikë pa një dekriminalizim në media, zoti Lu !”

  1. Briklona says:

    Po ti Nik, je i dekriminalizuar apo i pavarur?

    1. Marcus says:

      Po jo moj Briklona, Nikolles i ka djegur fort njoftimi mediatik i Fondacionit per Liri Ekonomike, ku lista me Sander Frangajn dhe ca emra te tjere te cilevr Nikolla u lepihet i ka ngjallur reminishencat e pishtetit ne te shkuaren e NL… tamam si “Shkelqimi dhe mjerimi i kurtizaneve” te Balzakut…. Lamtumire o Nikoll shantazhuesi!!! I perkohshem qofte kujtimi yt i neveritshem!!!

  2. kleptofagos says:

    Konstatimet jane te sakta sepse jane burime nga brenda..
    Por vlere do te kishin me shume, nese burimi do merrte statusin e “te penduarit”.

  3. Albania says:

    I pari je ti o nkoll lehesi sic te quante Berisha dikur dhe pastaj vajte dhe i lepiheje si nje qen kone….emrin sta kam shkruar me n te madhe se ti je burrec nuk e meriton sepse nje burre qe shkon nga te fryje era seshte burre.

  4. Enea says:

    Kush flet ky Nikolle Lesi mamuthi i korripsionit qe e heq veten per shenjt dhe eshte djalli vete. Kur kishte gazeten print nuk i pagite fare gazetaret po i linte 6 muj pa rroga dhe pastaj i jepte si kredi me keste. Ky ska goj me fol

  5. Tirana says:

    Po ky Nikolle lesi eshte i superkorruptuar dhe ska fytyre ky te shkruaje se e dine te gjitge se cfare klloini dhe megallomani qe eshte. Ky kujton se ne e kemi harruar qe ka qene dhe deputet dhe kruetar partie dhe qe e ka shot partine ke Nard Ndoka. Turp per ket vend kush perfaqeson median e pavarur.

  6. Nuk di cka ti shtoj komentit te Albania vec se ky Nikoll Leshi pse nuk i thote me emra kush ashte i kriminalizuar dhe i korruptuar ne media.Ketu ne Shqiperi ke kene dhe i njeh njerzit ma mire se amasadori Lu.

  7. Ali babai says:

    Nuk mbeti reforma e drejtesise qe tu sqarohet njerezve nga ky pseudo gazetar, pseudo politikan dhe pseudo biznesmen. Edhe luja ne qofte se nuk e ka njoft deri tani e ka kuptu se kush eshte Lesi dhe cfare perfaqeson. Nikolle ti je ai qe e ke fillu korrupssionin ne media ne emer te medias se pavarur si pronari i te pares gazete private ne vend. Ti je i superkorruptuari i medias ne kete vend. Fillo reformen nga vetja.

  8. Turiisti says:

    Fillo nga vetja Nikolle! Edhe te tjeret pas teje apo leh i pari se do me besojne dhe ndoshta shpetoj! Ik se je bere lolo.

  9. FREDI says:

    Dikur ne Shkoder i referoheshin si “gazetari me mbiemer qeni”…. leh kudo qe i hedhin kocka

  10. Iliri says:

    Kujtese:
    Kush i beri pergjimet e para me çimka tek Rogner, ndaj Nanos dhe gjyqtarit???
    Kush e perdorte restorant “Berlusconin” (pas Pallatit te Kultures) per inçizime dhe shantazhe???
    Nikoll Skuth Lesi i Mirdites, ky sahanlepires qe u kujtua shume vone se Sandri ia zhyti deri tek bajamet!
    Ky qe si sot e 25 vjet lepin floket si katundar qe eshte e ka mbetur!
    Po ik ore gjej ndonje arab ta genjesh, se te ka dale boja e nuk ka kush nostalgji per palaçolleqet tuaja!

  11. beni says:

    Sander frangaj asht bos dhe nuk e rruan per SPAK e SPUK.
    Gjithcka e ka me djersen ballit

  12. ango says:

    Rrofte media e sandrit te franjave qe doli i 19 ti si bzinesmeni me i pasur ne shqiperi. i ka me pune e profesionizlem eurot

  13. E.A. says:

    Me siguri Nikollaq Leshi mendon se mund te flirtoje me Lululu e Lalala fhe t’u shese lista emrash te mediave te korruptuara, gjithnje sipas versionit dhe kendvedshrimit prej Leshi.
    Po mire mo Nikollaq Leshi, pse nuk fillon me autokritike, pendese dhe rrefimet e defrimet tuaja mediatiko-bordelliste?
    Meqe ke diçka dhe dike kijt do ta trembesh si tiger prej letre qe je tashme, perse nuk e fillon nga vetja?
    Po ty ta dogji Sala gazeten dhe me pas te beri edhe zv/minister? A ishe ti?
    Ti ishe nje déjà vu e N.J. te cilin po Sala e beri zv/minsyer dhe e futi ne burg me pas, per ta rishperblyer me dh.t.i. Por ai e mesoi mesimin, po ti nuk je nga ata qe meson kollaj, se je spurdhjak nga jashte dhe vishnjak nga brenda. Prandaj kushdo qe te ka njohur ne çdo rast e me çdo kast nuk ka ndenjur pa ta futur e pa te perdorur.
    Ti ben mire te shkosb t’i bashkohesh ne heshtje Skender Gjinushit dhe ca fosileve te thera te harruara… ka ikur koha jote dhe askush nuk ka nevoje per sherbimet dala-boje tuaja…
    Sayonara, Nikollaq prej-Leshi!

  14. Mark Dash Hashashi says:

    Po ju more zagaret e kujt jeni qe po i pervisheni Nikoll Lesit. Po mos jeni lepirbythesit e atij Aleksander Frangajt te Klanit qe vesh pantallona te kuqe si pederast, apo si kurve politike. Ikni more qelbesira si nuk ju vjen turp, tjetri shtron nje problem te drejte ju si gore pazari dilni e lehni….Lepirbythsit e mediave, idiot te kalkuluar me tru te shplare qe ushqeheni me kakerdhi katundari qe shtate lekure ti heqesh qytetar nuk behet ai pordhikali ne dere te hanit te Klanit. Ju xhins kurvash….

  15. vaso says:

    Njerez qe kane per zanat spiunllikun.

  16. B.Blushi says:

    Nikoll Lesi po luan poker me kete deklarate,dhe ben bllofin,sepse letrat i ka 2 e 3 me ndryshe figure( Lesi eshte multi spijun i vjeter, qe nga koha e Sllobodanit)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *